Ku ka seks dhe pushtet, ka dorë edhe mafia...

13 Janar 2014, 19:16Politika TEMA

Nuk mjaftojnë telashet që janë hapur tashmë për presidentin e Francës, François Hollande, 59 vjeç.

Prej ditësh mediat shkruajnë se ai ka një aferë seksuale me aktoren e njohur, Julie Gayet, 41 vjeç.

Por mediat franceze thonë se në lojë është edhe… mafia.

Le Parisien dhe portali Mediapart shkruajnë se pallati, ku takohej presidenti me dashnoren e tij, është vetëm 165 metra larg pallatit Elysee dhe ka lidhje me mafien e Korsikës.

Sipas Mediapart, apartamenti në katin e katërt është marrë me qira nga kolegia e Gayet, Emmanuelle Hauck.

Ajo dhe Gayet luajnë në të njëjtin teatër, fëmijët shkojnë në të njëjtën shkollë.

Sipas Parisien, Hauck ia ka dhënë çelësin e apartamentit mikeshës së saj gjatë Krishtlindjeve, duke injoruar faktin që ai mund të përdorej për qëllime të tjera.

Në derën e apartamentit është emri i Michel Ferracci, 64 vjeç, ish- bashkëshorti i Hauck.

Para pak kohësh ai është dënuar me 18 muaj burg pasi është arrestuar si pjesë e një grupi të lojërave të fatit, përfitimet e të cilit shkonin në duart e mafies korsikane.

Por jo vetëm kaq. Hauck dikur ka qenë e lidhur me François Masini, që drejtonte mafien korsikane dhe që është ekzekutuar në maj të vitit 2013.

Tjetër fakt pikant: pronarja e banesës është gruaja e drejtuesit të një koncerni francez. Ajo mendohet se ia linte rregullisht banesën e saj ish- presidentit Jacques Chirac në vitet ’90. “Apartamenti përdorej për takime private, që duhej të mbeteshin sekret,” shkruan Le Parisien./ep

14 komente në “Ku ka seks dhe pushtet, ka dorë edhe mafia…”

  1. Era e Malit says:

    Po e duan edhe presidentet franceze ate “trekendeshin magjik”…njesoj si paraardhesit e tyre mbreter te Frances. Vive l’Amour, pour toujours !

  2. predatori says:

    Gjithe Presidentat Franceze bekan gome tek e njejta ndertese. Do kete ndonje oferte aty.

    1. Nini says:

      hahahahahahahahahahahahaha e para gje qe me shkoi nder mend

  3. fl says:

    ha ha – cfare lidhjesh leshi. ketu tek ne ja ben fakti muuuu e s’pjerdh njeri

  4. Gezimi says:

    Ka nje rast tjeter te pakten qe beri buje me 1961, kur Sekretari Britanik i luftes, John Profumo, u diktua te kishte nje afere seksuale me Christine Keeler. E pushuan nga puna, dhe lordi nisi nje pune te paimagjinuar me pare, ate te pastrimit te tualeteve ne Toynbee Hall. Daljen e fundit ne publik e beri ,e 2005, nje vit para se te ndrronte jete. Sigurisht qe mafia ka patur, ashtu sikurse ka dhe sot, rolin e vet te padiskutueshem ne keto aspekte.

  5. Darsiani says:

    Hajde François hajde ku na e bere Francen çorap…I çudite te gjithe,nuk e prisnim nje gje te tille nga ty. http://darsiani.jimdo.com/dars-klos-news-albania/news-2014/

  6. X says:

    Ka ardhur kohe e keqe. Mafioz merre qe nga senatoret e kongresit Amerikan multimilionera e deri tek mafiozet franzese, edhe kinezet nuk jane mbrapa nje sekretar partie ka 4 gra dhe milioner. Nuk ka as kapitalizem dhe as komunismus.

    1. Argita_B says:

      Ne çdo lloj kategorie biznesi ka konkurence te eger dhe kapitalizmi bazen e tij e ka te konkurenca ne ideologji, pra ne teori, ne praktike kapitalizmi ashtu si dhe komunizmi jane siteme te ndertuara nga njeriu.
      Duke qene se vet njeriu nuk eshte perfekt, dhe sistemet e konceptuara e te ndertuara nga ai nuk mund te jene perfekte.
      Po ndryshe nga te gjitha bizneset, politika eshte “biznesi” qe ka konkurencen me te eger ku njeriu mund te shperfytyrohet me te vetmin qellim per te triumfuar. Nese njeriu arrin deri ne ate shkalle, do te thote se perfitimet jane me te vertete maramendese.
      Populli vazhdon ne menyre thuajse te verber te besoje e voton perseri per njerez qe mbrojne interesat e klaneve te tyre e jo te atyre qe i votojne.
      Nese ne kushtetuta do te saksionohej me ligj qe ne politike nuk mund te besh me teper se dy mandate, pra te mos besh kariere, ndofta nje pjese e problemeve mund te rregulloheshin..

  7. kaurri says:

    PPP:
    Pushtet
    Prostituta
    Pàre

  8. Nuk jam dakord me degjenerimin gjeometrik!
    Nuk kemi te bejm me probleme me trekendsha por me rombe.
    Rombi esht ai qe fut shejtanin n kafaz.

  9. ANALISTI ZVICER. says:

    SEXI ekzistone shume para NJERIUT,pra nga MAJMUNAT,QENET,sex majmuni me derrin sipas shkenctarve etj.pra nuk eshte diqka e RE dhe presidentat kane jeten e tyre sexuale,por per te dashuren e HOLLAND-it shume keq se ne ket menyre HALLAND ka tradhtuar edhe SEGOLEN ROIAL ish kandidate per PRESIDENTE te FRANCES ku ka 4 femije ma holand DRAGORIN pa qene e martuar me te dhe ka braktisur SEGOLENEN.
    po edhe SARKOZI ka bere te njeten gje me KARLA MANIKENEN.

  10. llapa says:

    Ka ardhur kohe e keqe q(.) njeriu, njerin!

  11. Tarras Zhapkoqi says:

    Po sa kushton nje romb ne France, bre burra?

  12. Era e fushes says:

    Qenka femen e mbajtur mire, duket si 31, jo 41.
    @plaku dhe deti
    Nga keta te urtet ruaju, se jane si ato geshtenjat qe i harron ne zjarr , e ja bejne pafffff.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje