Kryeministri i Kroacisë, javën e ardhshme në Tiranë

13 Janar 2014, 15:41Politika TEMA

Kryeministri i Kroacisë Zoran Milanović, pritet të vizitojë Tiranën të hënën në datat 20-21 janar.

Vizita është konfirmuar nga Ministria e Jashtme shqiptare, pas një takimi mes zv,ministrit Sokol Dervishaj dhe Ambasadorit të Republikës së Kroacisë në Tiranë Aleksandar Stipetić.

Bashkëbiseduesit e vlerësuan si një shenjë mjaft pozitive në marrëdhëniet dypalëshe vizitën e pritshme të Kryeministrit të Republikës së Kroacisë në Tiranë, më 20-21 janar 2014.

Gjithashtu anëtarësimi i Kroacisë në BE, është një vlerë e shtuar për të gjitha vendet e rajonit, u shpreh zv/ministri Dervishaj.

Gjatë takimit bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimin shumë të mirë mes dy vendeve, si dhe konfirmuan vullnetin reciprok për mbajtjen e një dialogu politik intensiv nëpërmjet shtimit të vizitave dhe takimeve në nivel të lartë.

Dervishaj vlerësoi rolin konstruktiv dhe mbështetjen e dhënë nga Republika e Kroacisë në proceset integruese rajonale dhe evropiane, si ndaj Shqipërisë ashtu edhe ndaj Kosovës dhe përfshirjes së saj në të gjitha nismat rajonale. Nga ana e tij, ambasadori Stipetić shprehu vullnetin e vendit të tij për të forcuar bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, veçanërisht atë të ekonomisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje