Basha: Do nxjerrim përgjegjësitë për humbjen

13 Janar 2014, 19:33Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama në lidhje me atë që e konsideron si mosmbajtje të premtimeve elektorale dhe shembjen e shtetit ligjor.

Në vijim të takimeve me strukturat e PD-së, Basha ishte i pranishëm në Lezhë me rastin e 23 vjetorit të themelimit të kësaj dege.

Sipas kreut demokrat, Rama ka mashtruar shqiptarët dhe është përgjegjësi i vetëm për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian.

“Shembja e shtetit të së drejtës është e dukshme. U pa edhe sot kur në Lezhë filluan të duken maskat. Policia është nën trysninë e tmerrshme të drejtuesve të saj politikë”, tha deklaroi Basha.

Sipas tij, PD do të nxjerrë përgjegjësitë për humbjen në zgjedhjet e 23 Qershorit, ndërsa ka bërë thirrje për bashkimin e të gjithë demokratëve në këtë parti.

6 komente në “Basha: Do nxjerrim përgjegjësitë për humbjen”

  1. Agushi says:

    O Lulka i Birishes, PS dhe Rama nuk kane mbajtur premtimet(sipas jush), po Pd dhe ti Lulke qe deklaruat se dote korrnit nje fitore plibishitare ne 23 qershor 2013, çduhet te beni????????????????????????????????????

  2. Cun tirone says:

    o lulke pergjegjesite jane te thjeshta,
    – nxirrni salen ne pension ( se te thoni ne burg eshte teper e kuptoj)
    – behuni pd e 92 qe njerezit jepnin dhe jeten se varen shpresat te ju ( vetem targen TP do keni kundra si atehere)
    – kthejini pronat pronareve te ligjshem dhe abrogoni ligjin 7501
    – mos beni me programe elektorale te tipit hajdut ( dmth mos sill me fazllice ketu)
    – behuni antikomuniste me vepra jo me fjale .
    – dhe mos i ktheni kurrizin njerezve tuaj , qofte dhe per interesa pushteti si ne 2009 qe mu lidhet me ate plehun nga skrapari dhe harruat ata qe ju mbeshteten dhe ne vitet me te errta.
    – kush ju ka mbeshtetur pa qellim ne 92 do ju vije mbrapa dhe tani po ama tregohuni te sinqerte me njerzit tuaj , se dhe nqs ne numra jeni ne minimumin tuaj historik , po hoqet dore nga dallaveret dhe po u puqet te gjithe te djathtet ne nje krah do ja dalim.

    po kam frike se eshe vone per
    gjithe keto endrra.
    dhe si gjithmone kur te vojne zgjedhjet komunistet do shkojne te votojen qe ne 7 ne mengjes kurse ju do keni vazhdura percarjen dhe njerzit tuaj do vazhdojen te zgjedhin bojkotin.

    1. beksi says:

      o cun tirone ,kto te pd, jane partija e ramiz alise.

  3. ore basha po perpiqet qe te qullose dicka ne pd, por jamarber malltezi eshte ai qe do ta zevendesoje. kot nuk e thote se basha po humbet besimin e doktorit. jo xhelalin po edhe saliun ta mbaje ne krah, fryma po i soset
    http://dielli.al/lajme.php?id=33476&k=4141

  4. Tani-Deutschland says:

    Po kush tha qe ti je i humbur o Lulke?!
    Ti kryetar bashkie ishe kryetar perseri je, madje pas zgjedhjeve dopio.
    Leket e pallatit do ti marresh mrapsht madje kete here te pastruara.
    Tallni menderen me popullin shqiptar qe e keni ndare ne parcela, dhe pushtetin me rrotacion.
    Urime per Xhelalin.
    Vejani popllit qeleshen sipas kaptines – thone tironcit.
    Suksese Luli, vetem per gjah mos dil he te keqen.

  5. Petro says:

    Kontribuam qe ne fillim, u thinjem, por qeme te ndershem dhe idealiste.Erdhi nje dite qe PD u uzurpua nga skorjet e komunizmit, me ndihmen e shefit.Ai bente perzgjedhjet.Po nuk kishe dosje dhe po te kishe treguar integritet nuk te donte, te perzente.Keshtu erdhem drejt fundit,qe do te jete ne zgjedhjet vendore.Analize dhe largim te gjithe te korruptuarve dhe te paafteve.Nuk mund te kthehet historia me 92 in.Deshperimi eshte i madh po i pariparueshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje