Indeksi për Liritë Ekonomike: Shqipëria arritje pozitive,e 25-ta në renditje

14 Janar 2014, 08:55Politika TEMA

Gazeta prestigjioze “The Wall Street Journal” dhe Fondacioni Heritage publikuan raportin mbi Indeksin për Liritë Ekonomike në botë. Shqipëria renditet e 25 mes 43 vendeve të rajonit të Evropës ndërsa në klasifikimin global ajo është mbi mesataren botërore, në vendin e 54. Një pikë e dobët për liritë ekonomike në vend vazhdon të mbetet lufta kundër korrupsionit dhe e drejta e pronës.

Shqipëria ka 66,9 pikë në klasifikimin me 100 pikë të Indeksit për Lirinë Ekonomike për vitin 2014 duke u radhitur e 54-ta në botë.  Shqipëria renditet e 25 në mesin e 43 vendeve të rajonit të Evropës ndërsa në klasifikimin global ajo është mbi mesataren botërore.

Në historinë 20 vjeçare të këtij Indeksi , Shqipëria ka përparuar në klasifikimin e lirive ekonomike me rreth 17 pikë, duke u renditur mes 20 vendeve me përmirësimet më të mëdha.

Me rritjet e shënuara në nëntë nga 10 kategoritë e lirive ekonomike, Shqipëria është ngjitur gradualisht në kategorinë “mesatarisht e lirë” duke çaluar ende në kategorinë e të drejtës së pronës.

Sipas raportit, reforma të rëndësishme strukturore kanë përfshirë liberalizimin e tregtisë, privatizimin , zbatimin e taksës së sheshtë konkurruese, si dhe modernizimin e mjedisit rregullator .

Megjithatë, në aspektin e zbatimit të ligjit, raporti thekson se gjyqësori mbetet subjekt i ndërhyrjeve politike  dhe se reforma më të thella institucionale për të çrrënjosur korrupsionin e vazhdueshëm dhe rritjen e pavarësisë së gjyqësorit janë kritike për të siguruar një liri më të madhe ekonomike në Shqipëri.

Klasifikimi i përgjithshëm i Shqipërisë është rritur me 1.7 pikë nga një vit më parë, me përmirësime të dukshme në lirinë e investimeve dhe atë të tregëtisë.

6 komente në “Indeksi për Liritë Ekonomike: Shqipëria arritje pozitive,e 25-ta në renditje”

  1. jozi krytare says:

    hahahahah cbohet .Ky vend ka marr fund ne cdo drejtim si shtet ,
    ktu na rreklamohen statistikat qe si hyjn ne pune asnjerit ne kte bote

    1. KALLAMBOQI says:

      Ti jozi i din ma mir kto pun.

      E ke nga kallamboqi i shumt qe ke hanger ?

      http://goo.gl/iyOEy9

      1. jozi krytare says:

        Asht cashtje kohe dhe ne kena me ken persri ne pushtet.
        Kena me i hyp rames tuj lart . Ne kena mbshtetjen evropit ,
        juve s’ju don kush ,komeunistat e djallit.
        E keni cu ket popull n’kriz e sju vjen marr ,njerzia rrijn tuj lup .pensionistet asnji shtes rrogesh .Me europen deshtut ,
        ilir meta ne vendin tem ? Pasha zotin kjo asht flliqja ma modhe qe mujt mi ba ju komunista asaj karrige te kryparlamentit .Jo se asht jemja ,por ai fshatar i qelbur jugu sduhet me ul at kok atje ku un ulnja menderen time. Jeni njilloj si baballart tuj ,vidhni miljona e bani foto ,bani terror naten vet dhe ja hidhni brrishs .ai a plak tash e ska ma fuqi me mbajt 30kg tritol me e cu tan naten ke shtylla ,po ju skeni tru . Eshkatarrut venin , ju cuem pran statusit dhe jue na hoqet shpresat .Posht socialistet ,ngrihu o popull rrexoni ramen se po shkattarron shqipnin tone te dashtun .

        1. patrioti says:

          te jesh kuuuuur nuk eshte kollaj si puna xhozit nuk rrezohet rama me kuuur-va por me pune sic po bejne kto tani qe nuk po len legen qe te ngrihe mo se i njofim mir ato qe patet ju ne qeveri njerz pa shkoll si puna jote edhe un jam nga shqiperia e mesme qe pritem te gjith ato bethpalaret e veriut

    2. Lisander says:

      Zbatimi i takses se sheshte !!!

      E qarte por ju nuk merrni vesh. Ne kemi nje piktor qe i bje me dor

  2. Po te mos kishte fatkeqesine te qeverisesh prej nazisteve serbe
    me emri PD

    Shqiperia do te ishte sot ,besoj mbi 5 here me larte !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje