Disa dhjetëra qytetarë shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova, duket janë rekrutuar nga celulat e luftës në Siri në përpjekje për të themeluar një shtet mysliman mes Sirisë dhe Irakut, siç deklarojnë në objektivat e tyre. Disa raporte gazetareske rreth mënyrës së rekrutimit të tyre janë shqetësuese pasi flasin për vatra rekrutimi dhe xhami konkrete në Shqipëri dhe Kosovë si dhe adresa të njohura në rrjetet sociale dhe ueb.
Në Kosovë ka një iniciativë të ndërmarrë nga Ministri i Jashtëm i Kosovës që këtyre qytetarëve t’u hiqet shtetësia e Kosovës. Iniciativa ka rëndësi për të distancuar shtetin e Kosovës nga këta elementë, por nuk zgjidh çështjen e përgjegjësisë së shtetit ndaj këtij zhvillimi.
Për këtë do të ishte më e udhës që Shqipëria dhe Kosova të ndërmerrnin iniciativa të përbashkëta ligjore për të ndëshkuar këtë fenomen, por dhe për të rritur përgjegjësinë shtetërore në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.
Duhen amenduar kodet penale dhe duhet parashikuar në to, që persona të tillë të hetohen dhe gjykohen në Shqipëri dhe Kosovë për vepra penale në ndihmë të terrorizimit ndërkombëtar. Heqja e shtetësisë nuk është zgjidhje, pasi ajo forcon agresivitetin e tyre dhe distancon shtetet tona nga përgjegjësia në luftën kundër terrorizmit. Hetimi dhe gjykimi i tyre në vendet përkatëse, është një masë më e përgjegjshme dhe më serioze në luftën kundër terrorizmit.
Institucionet e inteligjencës në Shqipëri dhe në Kosovë duhet të hetojnë dhe çojnë para drejtësisë vatrat frymëzuese të tyre. Edhe pse dy shtetet tona janë laike, veprimtaria e institucioneve fetare duhet t’u nënshtrohet detyrimeve ndërkombëtare që ne kemi për të qenë një vend që nxisim paqen dhe marrëdhëniet e mira ndërkombëtare. Çdo xhami apo fondacion, që është burim i këtij frymëzimi, duhet të konsiderohen të paligjshëm dhe duhet të ndalohet veprimtaria e tyre duke u konsideruar si një vepër që cenon sigurinë tonë kombëtare dhe fut vendet tona në konflikt me ligjet ndërkombëtare.
Para se të merren me veprimtari politike dhe t’u shërbejnë klaneve të ndryshme politike, shërbimet informative është mirë të merren me një objekt pune, që rrezikon seriozisht imazhin dhe detyrimet e vendeve tona ndaj paqes në botë. Për këtë arsye duhen ndërmarrë ndryshime të nevojshme ligjore që të parashikojnë penalitete për institucione apo organizata që nxisin rekrutime për konflikte ndërkombëtare, në të cilat Shqipëria apo Kosova nuk janë të përfshira në rrugë institucionale.
Shqipëria është vend i NATO-s dhe në platformën e sigurimit të saj kombëtar, ajo e ka të përcaktuar kontributin e saj në botë përmes institucioneve të sigurisë ndërkombëtare. Përfshirja e elementëve të tillë në konflikte ndërkombëtare në emër të një frymëzimi fetar ekstremist, u heq atyre identitetin si qytetarë shqiptarë, por nga ana tjetër i detyron vendet tona t’i hetojnë dhe gjykojnë për veprimet e tyre këta qytetarë.
Në Shqipëri deri më sot nuk ka asnjë iniciativë juridike apo politike kundër këtij fenomeni, edhe pse disa xhami në periferi të Tiranës dhe shoqata bamirëse myslimane, po bëhen frymëzim i kësaj fushate rekrutuese në emër të një luftë të shenjtë fetare, e cila nuk ka lidhje as me sigurinë tonë kombëtare, as me Shqipërinë dhe as lidhet me të drejtat dhe detyrimet e shtetasve shqiptarë.
Beteja me terrorizmin ndërkombëtar dhe luftërat fetare është një sprovë e re jo vetëm për shqiptarët. Ajo është sot një sfidë botërore. Por ne, më shumë se çdo komb tjetër, duhet të jemi qartazi kundër këtij fenomeni, pasi bashkëjetesa me ta na dëmton më shumë se një ndarje e qartë.
—-un e kam zgjidhur kete problem , jam ateist , kush beson ne fe i takon te jete 100 vjet me pare — un adhuroj vetem – Ismail Qemalin
Mero degjo Badigardi! mos MOS merum me gjera kote (mysliman o ordhodoks)….Por dhuaje TROCE ti rrjepim sa me pare (Salen me shoke)…………………………………………………….
Ah, more Sali! Ti e ke fajin!
Edhe me pare zoti Baze ka shkruar artikuj ku shpreh nje shqetesim te tille.Shqetesimi i tij eshte,ne te njejten kohe,edhe shqetesimi i mbare opinionit publik shqiptar;per kete nuk ka dyshim.
Por,dhe ketu ka nje POR te madhe,edhe ky fenomen shqetesues,si cdo fenomen tjeter,duhet pare si i tere,qe nga rrenjet,e jo vetem ne shfaqjen e tij.
Cfare dua te them me kete?!
Dihet se fenomeni i ekstremizmit fetar,gjegjesisht atij islamik, ne hapesiren shqiptare,eshte i viteve te fundit.Shkakun kryesor te tij,shume intelektuale dhe politikane,e shohin tek ndikimet e ndryshme qe vijne nga jashte,nga bota arabe, islamike ne pergjithesi.Dhe,ketu rrine e mbahen fort.
Une,e kam thene edhe me pare,se ky nuk eshte shkaku kryesor.Argumenti im eshte i thjeshte fare:nuk kemi pasur probleme kur vendi ishte pjese e perandorise teokratike otomane.Pra,pikerisht,ne ate periudhe kur vendi ishte totalisht vulnerabil ndaj ekstremizmave dhe percarjeve fetare,shqiptaret kane deshmuar,si rralle popull tjeter,tolerance dhe harmoni fetare(nje lloj globalizmi ka qene edhe koha otomane,kete e them per rrufjanet qe kane argumentin e globalizmit dhe ndikimeve qe vijne prej tij).
Shkaku kryesor i ketij fenomeni dhe shqetesimit qe vjen prej tij,ka te beje me prishjen e BARAZLARGESISE ndaj feve te ndryshme ne vend,nga shume intelektuale dhe politikane shqiptare.Per here te pare,qe nga Rilindja Kombetare,eshte thyer tabuja e shenjte e harmonise fetare,duke shkelur pikerisht kete barazlargesi.
Muslimanet shqiptare jane shumice si komunitet,dhe gjithe intelektualet dhe studiuesit serioze,meriten kryesore te harmonise fetare,e shohin sidomos tek ky komunitet,per arsyen e thjeshte,qe megjithese shumice derrmuese,ka pranuar me vullnet te plote dhe me deshire,qe te trajtohet i barabarte me komunitetet e tjera pakice.Kjo eshte nje mrekulli shqiptare,qe nuk e ka shoqen ne bote.
Mirepo,keto dy dekada ka ndodhur nje gje shume e keqe:eshte prishur kjo barazi.Eshte prishur jo nga muslimanet,por nga ata qe nuk do te duhej ta benin kurre:nga intelektualet dhe politikanet.Cudia dhe paradoksi qendron ne faktin qe,shumica muslimane ndjehet,dhe eshte ne te vertete,e diskriminuar.Fakte jane te bollshme dhe mund te sjell pafund,por nuk po zgjatem se i kam thene edhe me pare.
Tani,per te ardhur tek argumenti i ekstremizmit fetar,dihet dhe eshte nje e vertete elementare ne fushen e sociologjise,qe ,jo vetem ky lloj ekstremizmi,por edhe cdolloj tjeter i tille, fetar e ideologjik,vjen ,pikerisht, nga te ndjerit i diskriminuar,ne te gjithe kuptimet e fjales.Prandaj,ilaci me i mire,antibiotiku i vetem ndaj kesaj semundjeje,eshte BARAZLARGESIA ndaj feve ne vend.Kjo dhe vetem kjo.
Por,kjo per fat te keq,eshte prishur kohet e fundit.Eshte prishur,per ironi, nga vete ata qe llapin tere kohes per harmonine fetare.
Mesa duket,harmonine fetare,keta rrufjane,e shohin si njelloj perparesie te dy komuniteteve te tjera te krishtera ndaj komunitetit musliman!
“Argumentet” qe japin ne kete rast – se jemi popull europian, Europa eshte e krishtere dhe ne kemi objektiv integrimin ne kete Europe – jane totalisht antieuropiane dhe antiperendimore ne qasje,filozofi dhe mendesi.
Keshtuqe para se te tregojne me gisht ekstremistet,keta gazetare,intelektuale apo politikane,duhet te shohin nese jane ne rregull me veten;se mos me anesine fetare qe mbajne,anipse te kamufluar ne shumicen e rasteve,jane vete ata qe e ushqejne ekstremizmin dhe shfaqjet e ndryshme te tij,si ky i xhihadisteve islamike.
ah sa larg i re ore skypion. barazlargesia thua. po te jete ky shkaku? sa per dijenine tende skorpion, shumica e muslimaneve te shqiperise nuk e perjetojne kete siç ti e paraqet. mjaft intelektuale por edhe shtresa te gjera te shoqerise nuk u intereson shume se kjo apo ajo fe eshte superiore apo me e favorizuar. kjo fale instiktit qe kemi ne si shqiptare per te mos i radikalizuar problemet me besimin. nje gje tjeter qe me duhet te ta kujtoj eshte se shqipetaret jetojne ne europe dhe qasja e tyre natyrshem eshte europiane e jo arabe. fenomeni i ekstremizmit ka ardhur si pasoje e financimeve te organizatave islamike duke ngritur kulte me shume se sa nevoja reale, e duke bere rekrutime ne shqiperi apo edhe gjetke. ti skypion ke mendimin tend dhe je i lire ta shprehesh. po do ishte e turpshme qe pas saj te fshihen qellime te mbrapshta ,pasoje e se ciles do ishte nxitja e konflikteve nder fetare.ky fenomen nuk do ti bente ndonje dem te madh sirise apo ndonje vendi te perafert, po do fillonte te brente si nje semundje e pa sherueshme shoqerine tone ne kete hapsire .
Skypion, qenke me te vertete shume tinzar. Ti me kete pacavure te radhes nuk i je pergjigjur aspak komentuesit homeri.
Ti “bajgen tende” e leshove me 16 Janar, 2014 në 8:29 am, cfare do te thote se duhej te publikohej poshte komenteve te te tjereve dhe jo ketu lart. Kush nuk respekton radhen, nuk ka pse te merzitet kur e qortojne dhe nuk e respektojne.
Une e lexova shkrimin tend dhe te them te drejten, ne vija te pergjithshme me pelqeu, pavaresisht ndonje shkarje apo devijimi te vogel te tipit “alla skypion”.
Ti shkruan pshm. “..studiuesit e shohin meriten kryesore te harmonise fetare tek komuniteti mysliman, qe megjithese shumice derrmuese, ka pranuar me vullnet te plote dhe me deshire, qe te trajtohet i barabarte me komunitetet e tjera ne pakice…”
Jo shume e sakte Skypion. Merita kryesore per paqen dhe harmonine e pashembullt midis komuniteteve fetare, te pakten per periudhen qysh nga Rilindja e deri me sot, qendron ne perpjekjet e perbashketa qofshin nga ata te komunitetit mysliman apo te krishtere, te nxitura kryesisht nga atdhetare mendjendritur, te ndershem, dhe perparimtare. Nuk po dua t’i reshtoj me emra gjthe ata mesues te shkollave te para shqipe, por po te kujtoj vetem nje strateg te madh te te gjitha koherave, i cili me politiken e tij largpamese (edhe pse per vete ishte “myliman ateist”) mundesoi mes besimtareve te heshtur por te shumte, paqen me te sigurte dhe harmonine me te pashembult ne bote. Ti do thuash se kush ishte? Prit dhe ca kohe, dhe bustin e tij do t’a shohesh aty ku sot qendron shurrtorja e atij matianit nga anet e tua.
Shume fjale per te promovuar nje te pavertete. Qendra e terrorizmit eshte Arabia Saudite. PIKE. Ajo eksporton ideologjine dhe financon keto grupe. Shqiptaret si ne Shqiperi si ne Kosove ishin plotesisht te sekularizuar. Ideologjia u i injektua nga imamet qe shkuan ne shkollim ne vendet arabe. Ata perveq mesimeve fetare edhe u rekrutuan per xhihadin global dhe leshuan kete murtaje ne tokat shqiptare.
Barazlargimi thua u prish. Po cfare muslimani eshte nje emrin e ka Erald ose Robert, vesh xhinse, pin alkohol dhe degjon rok muzike. Kur u thyen ambasadat nuk zgjodhi njeri te shkone ne Arabi ose Turqi. Ju kujtohet parulla “E duam Shqiperine si Europa”. Leni dokrrat keto gjepura per pabarazine e muslimaneve nisen ti perhapin keta imamet qe i permenda per te prishur status-quon. Pastaj erdhen kerkesat per shami, futjen e fese ne shkolla, sharja e flamurit kombtar dhe figurave kombtareqe gjoja nuk i perfaqesokan muslimanet shqiptar per te ardhur tani ne stadin kur rekrutojne shqiptar pe xhihadin global dhe kerkojne sheriatin dhe kalifatin. Eshte nje ideologji komplete anti-shqiptare dhe anti-civilizuese qe me sofizma te ndryshme kerkon qe te fuqizohet gjoja me kerkesa per barazi me qellim final te marr pushtetin dhe pastaj t’ia imponoje tere shoqerise nje regjim si ai saudit. Nuk do te kete me zgjidhje te lira sepse sipas tyre muslimanet nuk duhet te votojne dhe pushteti vjen nga Zoti. Cdo njeri qe mendon me koken e tij e din se behet fjale per TERRORISTE me crregullime maniako-depresive.
Skypi,ke komplekse inferioriteti megjithse shqipen e shkruan bukur.
Ne radhe te pare duhet te ndalohet me ligj financimi per kisha apo xhami nga jashte.
Te hetohen shoqatat bamirese me baze fetare per veprimtarine dhe financat e tyre.
Te ndalohet me ligj predikimi fetar ne gjuhe te huaj. Kjo mund te ndodhe vetem ne zonat minoritare te njohura si te tilla.(Te gjithe jemi deshmitare te predikimit arabisht ne xhami dhe predikimit ne greqisht te Janullatusit).
Flm Mero per shkrimin. Fatekeqesisht kjo dukuri eshte injoruar gjate. Frikohem se gjerat jane me keq dhe demi eshte me i madh. Behet fjale per nje levizje qe ka objektiv hiq me pak se zhberjen e kombit shqiptar ashtu si njohim ne dhe bashkimi me umetin musliman. Nuk duhet nenvleftrsuar sepse kane arritur t’ju bejne lavazh truri nje numri jo te vogel shqiptaresh.
Kesaje i thone me pase halla …….i thone xhaxha. Po ku eshte shteti shqiptar me institucionet e sigurise e inteligjences. Kane plot 15 vjet qe nuk guxojne qe te hyjne thjesht per parullim rutine e nje fshat. Shtetaret tane e kane mendjen me vjedhe ndonje gje se per me tej as qe mendojne. Nuk mendoj se situata eshte me mire edhe ne Kosove. Shqiptare me instalimin e fondementalizmit islamik ne Shqiperi dhe Kosove klasa politike po kryen edhe aktin e fundit te tradhtise kombetare duke humbur shtetesine e pamvarsine. Te tjerat i dini vete se jeni vete te zgjuar e aq me pak tju japin mend nga diaspora pasi ne Kosove kane bere universitetin tek gjyshja e ne Shqiperi kane Kristalin tashme.
Tung
PO hidhet balte mbi fene tone SHQIPTARIZMI, dhe ma do mendja balta e ifektuar nga fondamentalizmi po hidhet neper xhamite SHQIPTARE,po spekullohet ne veshtirsite ekonomike te individit dhe ne “GOGOLIN” e kristjanizmit fese te armiqve tane shekullore,po riperseriten betejat e (TEMPLAREVE)POR TANI MYSLYMANE ne lindjen e aferme,ne kete menyre vellezrit tane SHQIPTARE i japin materjale te rezikshem SERBEVE E GREKERVE per te na luftuar ketu ku jetojme ne EUROPE.Ata qe kane vajtur nuk harijne ta kuptojne se SUNITET PO LUFTOJNE KUNDER SHITEVE,dhe do fitoje ai qe eshte akoma ne pushtet pavarsishte edhe se ka helmuar dhe foshnjat ne barkun e nenes,keshtu eshte vendosur me RUSIN, AMERIKEN DHE IZRAELIN se te tjeret jane mbushesa topi.
Duhet nje levizje e mirefinancuar nga perendimi (nje tanzimat oksidental) nepermjet te cilit shqiptaret ti rikthehen fese se tyre te vjeter kristiane, dhe te hedhin tutje kuranet dhe mbeturinat orientale qe na rrenojne e poshterojne perdite. Konkretisht te stimulohen financiarisht nga shtete apo fondacione njerezit me perkatesi fetare kristiane, te kete levizje te lire vetem per ata shqiptare qe deklarohen kristiane, te kene shume me teper perfitime krahasuar me ata qe perqafojne (kaç) islamin, te perndiqen me forma legjitime dhe ilegjitime te gjitha institucionet e kultit synet deri ne shfarosjen e plote te tyre. Dhe e gjithe kjo levize te pasohet me nje census per orjentimin fetar te popullsise. Rezultati do jete i shpejte dhe konkret, shqiptaret VETEM ne kete menyre do jene qytetare te nderuar te globit.
Ti more kermill je po aq ekstremist dhe fanatik, sa edhe ata kokeshpuarit qe kane vejtur per xhihad ne Siri. Nga fara juaj Shqiperia rrezikon te kthehet ne Liban apo Bosnje. E vetmja gje qe duhet bere eshte forcimi i shtetit laik. Injorimi i riteve dhe personaliteteve fetare te çdo krahu qofshin. Forcimi i identitetit kombetar dhe dobesimi e atij fetar- eshte detyre e çdo shqiptari. Feja duhet te mbetet çeshtje private, si per ata qe besojne si per ata qe nuk besojne. Une jam i bindur qe shumica e shqitareve nuk duan t’ia dine per fene, prandaj komuniteti me shumice absolute ne Shqiperi eshte ai laiko – ateist. Njekohesisht shteti duhet te ndaloje meshat ne gjuhe te huaja. Kushdo klerik i huaj qe jeton ne Shqiperi duhet te detyrohet te mesoje shqip. Ndryshe perjashta. Njekohesisht shteti duhet te kontrolloje te gjitha te hyrat dhe te dalat financiare te kater feve kryesore ne Shqiperi, dmth asaj katolike, synite, ortodokse dhe bektashije. Ndryshe shqiptaret do te vriten me njeri – tjetrin. Te gjitheve u intereson qe te prishin bashkejetesen fetare ne Shqiperi, duke filluar me greket, serbet, turqit apo edhe fuqi te tjera. Lufta dhe armiqesia nderfetare eshte shume ne mode sot. Prandaj kujdes nga ekstremizmat, qofte nga te krishteret, qofte nga muhamedanet.
Komenti me i bukur dhe ndoshta me i goditur se dhe vete editoriali.Me pelqeu shume ideja qe cdo person qe drejton misionet e fese ne shqiperi duhet jo vetem te mesojne shqip me detyrim por dhe cdo lloj ceremonie fetare te mbahet ne shqip me perjashtim te 2% dhe jo me teper te disa fshatrave qe njhen me ligj komunitete jo shqiptare.Nderime komentuesi katarakt qe ju kam ndjekur komentet e tua te lavderueshme por kete te sotmin e ke bere shkelqyeshem.Dhe une nuk besoj tek keto fete qe jane biznesi me i vjeter ne bote.Kam idene qe njerzimi eshte primitiv akoma duke krahesuar milionat vjet te egzistences planetit tokes dhe infinitin e kozmosit ku planeti yne eshte pambarimisht i paperfillshem.Me kane pelqyer njerzit e mij nga nena dh nga babai qe luteshin atehere dhe sot per BABA TOMORR qe besoj se ka qene dhe para krishtit apo muhametit.Po e mbyll me thirrjen cudiberese “Feja e shqiptarit eshte shqiptaria…FALEMINDERIT KATARAKT
SHISH eshte nje institucion qe me taksat e shqiptareve paguhet te jete ne sherbim te plote te Berishes,familjes se tij e agjendes se tij. Eshte e turpshme qe Ajazi eshte ne krye te Shish, eshte e turpshme qe Nishani eshte president. Eshte e turpshme qe Rama premton Rilindje, njerezit e besojne e i japin voten e ai na e shperblen duke na lene drejtesine e Berishes,presidentin e Berishes,prokurorin e Berishes,Shish-in e Berishes.
Kasapi sali fliste hapur kunder “kasapit sirise” dhe furnizonte me arme keta kriminele.
Shume komentues I quajten keto monstra luftetare te lirise qe po clironin popullin e sirise nga diktatori I tmerrshem qe po vriste e priste.
Si u kthye keshtu?
Shume.njerez lexojne lajmet por si.kuptojne.
Dicka ndodhi ne arenen ndetkombetare. U firmosen letra. U bene kompromise.
Kanceri.i botes meka, preu finamcimet e ketyre plerave. Turku spo I furnizon me arme.
Edhe rama e dhjeu sa hypi ne fuqi per tu treguar besnik I aleateve filloi te flase per kasapin e sirise dhe domosdoshmerine per tu rrexuar.
Fatkeqesisht politikem e bejne mjerezit pa karakter.
Ata we shesin bythen per pyshtet.
Z. Mero duhen hetuar saliu, edi dhe imami per kete ceshtje?????
Mero, varet si ta kuptosh kete pune. Me sa di une rebelet ne Siri ndihmohen fuqimisht nga perendimi per te permbysur regjimin e Asadit. Atehere del se “vullnetsret” tane luftojne per liri dhe demokraci. Megjithate keto grupe ekstremistesh duhen cfarosur qysh ne renje mbasi eshte nje fare e helmatisur qe gjen teren te pershtateshem tek ne dhe ne Kosove. Nga kjo kolere askush nuk eshte i imunizuar. Kamikazi qe hodhi ne ere autobuzin ne Vollgograd ishte nje djale 26 vjecar Rus, sllav, i krishtere nga nje qytet buze Vollges por i indokrinuar deri aty sa te hedhe vehten ne ere. Prandsj ketu behet fjale per nje ideollogji,e cila vihet ne sherbim te politikave si nje makine vrastare.
Mercenarizmi ka qene e do jetw njw zanat i shqiptarwve.Tw tjerat janw lloqe pa bereqet.
Punë dembelësh dhe frikacakësh, në vend që të marrin përgjegjësitë e veta për të çrrënjosur fenomenin, thonë i heqim shtetësinë dhe lajmë duart.
Shqiptaret sakrificen sublime duhet ta bejne per clirimin e tokave shqiptare te uzurpuara para nje shekulli nga fqinjet tane,pamvaresisht se ne krah te lolos rus te Sirise jane reshtuar ushtare te mirepaguar serbe.
Duhet te clirojne nje nga shtyllat e pamvaresise te nje vendi nga Uzurpatori.
Njeri nga keta muhaxhedinetqe ben propagande dhe meret me rekrutime padyshim qe eshte edhe net.
Jo Lola e ke gabim. Edhe netin tim e kane rekrutuar, i kane dhene uje terbimi mi xhan. Te lutem shume mos fol keq per tim shoq, po me ndihmo ti gjej ndonje hoxhe e ti kendoj, qe ta sjell prape ne terezi. ?
Bravo Mero.Me dashje apo pa dashje i ke bere platformen e punes kunder terrorizmit budallenjeve qe jane ne SHIK me ne krye Dervishin.
Shqiptaret pergjithesisht kane qene edhe jane Besimtar Fetar Tolerant.
Shqiptaret nga veriu & jugu & lindja & perendimi jane Shqiptar.
Shqiptaret besimtar & jobesimtar jane Shqiptar.
Shqiptaret mysliman & kristian etj jane Shqiptar.
*** Refreni Shqiptar :
* FEJA E SHQIPTARIT ASHT SHQIPTARIA *
Shqiptaret le te besojne ku te deshiroj shpirti i tyre.
Shqiptaret le te besojne ku te deshiroj mendja e tyre.
Shqiptaret duhet te vene perpara pergjegjesise ekstremizmin fetar.
Shqiptaret duhet te vene perpara pergjegjesise shfaqjet e ekstremizmit fetar te kujtedo ngjyre qofshin edhe kur shfaqen me petkun e feve lindore edhe kur shfaqen me petkun e feve perendimore.
Shqiptaret jane nje nga vendet e Botes shembull i larte pozitiv per lirine harmonine tolerancen bashkepunimin bashkejetesen fetare, kjo eshte nje nga vlerat tona te perbashketa, nje nga vlerat tona me te spikatura te cilen duhet ta ruajme me kujdes me vemendje dhe te krenohemi per ate si qytetar te denje te Europes dhe Botes.
Shumica e rinise nuk pjerdhin fare as per kisha dhe as per xhami.
Ashtu si politika dhe institucionet fetare nepermjet financimeve perpiqen te terheqin sa me shume pasues dhe ata qe shkojne pas tyre jane ose te varfer, trushplare, ose snobiste koti. Te pakte jane ata qe besojne me shpirt. Feja e shqiptarit eshte SHQIPTARIA.
Por sidoqofte shteti duhet te kete kontrollin per financimet e institucineve te kultit, dhe ne projektet e ardhme ( se sot jane njemije halle te tjera) shteti duhet te vere dore dhe te mos lejoje qe hoxhet e lagjes te na nxjerrin gjumin qe ne tre te mengjesit dhe duke i kthyer ato ndertesa ne qendra te organizimit te terroristeve.
O zoterinj qe lihni badiava. Edhe une jam fetar (mysliman) por as qe me shkon ne mend te luftoj askund. Nuk jane fetare ato qe shkojne ne siri e vriten si berrat. jane injorante e asgja ma teper. Lerini fete te rrine ne strofullat e veta. 90 % e shqiptareve nuk e rruajne fare per asnjelloj feje, prandaj ato trimat qe shkojne ne siri ose paguhen (kjo ka shume te ngjare se ne shqipot jemi mercenare te klasit te pare) ose jane DOWN>
Ne kete editorial shohim nje fryme te paster atdhetare te publicistit Mero Baze i cili me finese i jep dhe alarmin strukturave shteterore por dhe propozon rruget konkrete dhe per kete meriton mirenjohje dhe respekt.Por a eshte ky problemi me i rendesishem dhe me akut sot ne Shqiperi ?
Problemi i ekstremisteve shqipfoles qe shkojne ilegalisht ne Siri ka shume muaj qe diskutohet dhe ketij artikulli i bie vlera pamvaresisht se eshte shkruar me nje nivel te larte
pergjegjsie dhe atdhetarizmi.Kjo sepse ne harkun e ketyre diteve te fundit ka patur levizje dhe ngjarje 1000 here me te rendesishme se problemi i Sirise sepse te komentohet sot per masakrat e Assadit kur deshmoret e masakres se 21 janarit po pshurren nga vrasesi Lul Berisha nga frikacaku Edi Meta dhe nga hipokriti Arvizu Seqiu.
Ngjarja me e shemtuar ishte takimi i Arvizuse me Berishen dje qe eshte ne vazhden e nje “dirty job” qe po vazhdon te beje ky ambassador para,gjate dhe pas 21 janarit 2011 qe per mendimin tim eshte fajtori kryesor sepse jo vetem ka mbuluar me sukses krimin e vrasesit berishe por dhe e nxorri ate me dhelperi pas 23 qershorit 2013 aq te fuqishem sa jo vetem qe nuk do dali para drejtesise por ka potencial qe ta rrezoje qeverine Rama ne cdo kohe kur ti shkelin “syrin” ato qe graduan mbi kufomat e 2 prillit 1991.
Dalja e djeshme e Arvizuse duke i rene ne gjunje devilit Berishe 5 dite para trevjetorit te vrasjes nga qeveria te 4 protestuesve te pafajshem tregon se kjo dyshe se bashku me debilin Luludbashi duhet te cohen ne gjyqin e Hages si fajtore te ketij krimi te perbindeshem.Qendrimi zyrtar amerikan ne tolerimin e ketij krimi nga gjaksori berishe tregon se Amerika e ka humbur moralisht Shqiperine duke abuzuar ne menyre te frikeshme me ndjenjat e nje populli me pro-amerikanizem natyral.
Famijaret dhe jetimet e 21 Janarit ,1 mijon votuesit e 23 qershorit dhe mbi 1 miljon emigrantet shqiptare ne Perendim duhet ti thone STOP hipokrizise dhe impotences te padrueshme te dyshes Rama-Meta te cilet me shume po veprojne si pastrues te fekaleve dhe krimeve qe ka lene banda e 3B se sa te jene te predispozuar qofte dhe me fjale per denimin e tradhetareve te kombit.
Pasarela me lidhjen e Prizrenit dhe pikniku i ardhshem ne Beograd ne nje kohe qe shteti shqiptar eshte inegzistent plotesojne tabllone e Edit si DON KISHOTI te Ilirmetes si SANCO PANCO dhe te berishes si ROSINANTI te cilet po luajne pjese e SERVANTESIT qe dihet kush eshte ne lufte me mullinjete e eres.
Prandaj dhe zoti Mero ne respect te luftes se tij titanike kunder Bajlozit Berish,ne respect te qindra mijrave mbeshtetesve te tij nuk duhet te merret sot me punet e VISHO AJAZIT dhe me disa te cmendur qe shkojne ne masakrat e Sirise kur MASAKRA E 21 JANARIT u perdor nga qeveritaret e rinj per te marre pushtetin dhe sot jane bere per tu meshirur qe po sakrifikohen me nje plake perkujtimore ne boulevard dhe ai Beqoja po denon doktort e spitalit ushtarak pe diametrin e plageve ne nje kohe qe doktorri vrases ben marreshje per riardhjen e LHL me mikun e tij te 21 janarit qe i tha burre shteti dhe yll ne qitje dy kryekrimineleve.
Pse i bini rreth e rreth. Feja që shqiptari ka në gjak, në ADN e tij, është feja e krishterë, bile orthodokse, ndërsa feja myslimane, përveç që është relativisht e re, është dhe e imponuar…
Une per vete deri me sot as nuk kam pare as nuk kam degjuar as me kane thene ndonje te kete lindur ndonje foshnje me kryq ose me gjysemhene ne bark.
Ndoshta mund te kete ndonje Buburrec te patates qe ka ne gjak ne ADN kryqin por une personalisht nuk e di sepse nuk jam marre dhe nuk merrem me studime buburrecash qofshin me kolor dhe pakolor.
Une nga prinderit dhe paraardhesit e mij trashegoj natyrisht gjenet ADN madje edhe grupi i gjakut eshte nje kombinacion i grupit te gjakut prinderor, ndersa megjithese nena ime ishte besimtare fetare e madhe dhe babai im me pak, une personalisht thuajse nuk jam besimtar fetar aspak.
Per sa i perket edukates, kultures, sigurisht kam mesuar shume nga prinderit e mij dhe vazhdoj te mesoj me tej gjithmone dhe me shume pa u ndalur.
Ne perndim ku shqiptaret duan te shkojne kisha , xhami etj kulte paguajne taksa per ato objekte dhe besimtaret te pakten katolike paguajne per kishen takse.Ketu shteti merr cdo kjoske taksa sigurime shoqerore
etj dhe ketyre grehinave qe nuk ju shkon kush ne dere nuk u merr asgje.Le te marre taksa se I shikon mbas nje viti kur ti prishin vete xhamite qe kane mbjelle si shkurre ne cdo cep te Shqiperise, arabet dhe shoket e tyre ketu. Sa per ate qe shkojne te luftojne ne Siri nuk mendoj se eshte ceshteje feje eshte ceshteje fukaralliku , ata marrin para nga ky mercenarizem ndoshta 1% e tyre luftojne per fe.A e dini se nje ushtar Shqiptar per te shkuar ne Afghanistan apo ne Irak me trupat e Natos duhet te fusi mik te .forte ka konkurence pasi paguhet mire nuk shkon per ideal atje.Edhe keta shkojne per para e thjeshte vetem se nuk jane me Naton.
Leksione falas per komentuesin Skypion.
Nje nga komentet ku ky komentues e tregon veten me shkalle inteligjnece afer zeros eshte ky i sotmi qe arrin deri aty qe i quan myslimanet si te perndjekur nga te krishteret.Eshte humbje kohe ti kundervihesh ketij provokatori profesionisht.Per ti mbushur mendjen se ka deformime psiqike i kujtoj se Shqiptaret e moshave deri ne 45-50 vjec kane vetem nje perqind emra islamike.E dyta me e pabesueshme eshte se ne regjistrimin e fundit grupi me i madh ishte ai jo i besimtareve qe shkonet ne shifrat deri ne 40 perqind.Keto te dhena u fallsifikuan direkt nen dirigjimin e Berishes dhe ky fakt ka qene kryesori i vonese se tyre.
Nqs se ka disa aresye per ta reabilituar dhe ri-nderuar Enver Hoxhen eshte ndalimi i fese qe edhe pse ishte i gabuar ne pamje te pare ai ne fakt dizinfektoi merimangat fetare qe kishin shekuj ne ate vend dhe e kam pare me syte e mij veshjet me penvreke,shallvare,citjane etj etj.
Nuk ka familje shqiptare ka kryqzim martesash te ndryshme qe eshte nje nga meritat e atij sistemi qe shume veta kane turp ti thone.
E kunderta sa thote Skypion leshi ka ndodhur me injektimin e islamizmit ne shqiperi duke filluar nga talebanet berisha dhe gazidede.Shprehjet e berishes se kemi gjak turku dhe futja e ne konferencen islamike eshte nje turp kombetar qe ka dhe do kete pasoja.PA HARRUAR DHE TRADHETINE ME JANULLATUSIN.
Per tu bindur se sa larg ka shkuar Berisha ne ndyresite e tij ne lidhje me islamiket radikale lexoni keto rrjeshta qe tregojne se komentuesi Skypion ose eshte budalla i mencur ose…..
Duke i kerkuar ndjese zotit Mero qe po i kopjoj pjese nga libri i tij shikoni sa me mjeshtri autori i ben autopsine kufomes berishe qe po qelb vendi sepse nuk ka kush ta varrose.
Biseda mes Berishës dhe Mero Bazes për Abdul Latif Saleh
Dëshmia në librin e Mero Bazes për marrëdhëniet e ngushta të Berishës, Gazidedes dhe Tritan Shehun me veprimtarin e Al-Kaedës në vitet 90-të dhe një episod me disa gazetarë amerikanë në Tiranë
Nga Mero Baze
Një figurë misterioze për të cilën ai pati probleme ishte Abdyl Latif Salehu. M’u kujtuan bisedat e gjata të Berishës për të, si dhe fakti që asnjëherë nuk përtonte për të dhënë sqarime rreth tij.
– Çfarë problemesh ke me këta islamikët, që të sulmojnë amerikanët? – i thashë papritur, më vonë, kur Berisha ishte vënë në qendër,të sulmeve si njeri që kishte ndihmuar veprimtarët më të rrezikshëm të Al Kaedës për të krijuar bazat e tyre në Shqipëri.
-Janë shpifje, – më tha. – Më akuzojnë për “Doktorin”.
-Ç’është ky?
– Dr. Abdul Latif Salehi, që është një njeri i tyre, – këtu kishte parasysh amerikanët, – por që duan të ma rrasin mua tani. Nuk e njeh ti, s’di si të ta shpjegoj. Janë ca punë shërbimesh, që nuk i thua dot as në opinionin publik. Shiko, po ta them ty këtu, por mos e shkruaj, se është me zarar. Ai ishte spiun i tyre. Shërbimi ynë u premtoi se do ta përdorte për të identifikuar të gjithë tipat e rrezikshëm që vinin nga Lindja e Mesme këtu dhe që mund të iknin në Evropë. Pra, ai bashkëpunoi me ne. I dhashë edhe shtetësinë shqiptare. Janë të pandershëm, se ua kam çuar emrin përmes shërbimit në ambasadë dhe kanë dhënë miratimin.
-Ka shkresë për këtë? – e pyeta. Nuk e di se si m’u ngjall instinkti i gazetarit për ta parë deri në fund këtë histori.
-Po ku di unë a ka shkresa…. Unë nuk merrem me shërbimet, jam president i vendit. Shërbimi im më tha që e verifikoi dhe ishte në rregull, ndaj dhe mund t’i jepej shtetësia.
M’u duk bindës në shpjegimin për pafajësi në këtë pikë.
Në vjeshtën e vitit 2001, në Tiranë erdhën dy gazetarë amerikanë, që ndiqnin gjyqin e të akuzuarve për veprimtari terroriste bazuar në marrëdhëniet me Al Qaedën. Ata kërkuan takim me Sali Berishën dhe celulën e SHIK-ut që merrej me terrorizmin. Berisha i takoi me tre ish-oficerë, në atë kohë të papunë, që u shpjeguan atyre të njëjtën histori: që dr. Salehu ishte agjent i dyfishtë. Por Berisha nuk pranoi të citohej për këtë.
-E di ambasada, – u tha atyre, – pyesni në ambasadë. Gazetarët ikën, por ishin skeptikë për atë që u tha Berisha. Nga mënyra se si fliste Berisha, m’u krijua ideja se dr. Salehu mund ta kishte marrë shtetësinë diku nga viti 1994 ose 1995. Pasi i hodha një sy të shpejtë listës së shtetësive, pashë që ai e kishte marrë atë në vitin 1992, pra sapo Berisha kishte ardhur në pushtet. Ishte pak e dyshimtë që ai të kishte pasur aq kohë sa të ishte që atëherë agjent i dyfishtë dhe të verifikohej edhe nga amerikanët. Për më tepër, ai kishte marrë dy herë pasaportë shqiptare, në vitin 1993 dhe pastaj në vitin 1995.
Më pas, kur vendosa të gërmoj për të, mësova se ai kishte ardhur në Shqipëri qysh në vitin 1991, si këshilltar për probleme mjekësore. Kishte punuar disa vite në Spitalin Ushtarak dhe shumë mjekë të atij spitali e njohin shumë mirë. Fjalimet e tij për xhihadin e nevojshëm edhe në Shqipëri, mjekët tanë, shumica ateistë, i kanë pas marrë me të qeshur. Por Salehu ishte serioz në projektet e tij. Në mes të fushatës elektorale të vitit 1996, Sali Berisha e kishte atë në krah, kur filluan punimet për një spital në Sauk, që do të ndërtohej nga fonde të rrjetit të tyre bamirës, por që nuk u ndërtua kurrë.
Berishës iu kthye në kompleks ky njeri dhe mbaj mend se shpenzonte shumë kohë që ta hiqte nga vetja përgjegjësinë pse ai kishte marrë shtetësinë dhe pse amerikanët dyshonin se ishte lidhja e Berishës me klanet e errëta të botës arabe. “Doktori”, siç njihej gjerësisht prej Berishës dhe Gazidedes, dukej se ishte bërë njeriu kyç në investimet e nëntokës së botës arabe në Tiranë. Ai ishte pjesë e investimit në dy kullat binjake në qendër të Tiranës, zanafilla e ndërtimit të të cilave nis me pushtetin e Berishës dhe kompensimin e disa figurave të larta të pushtetit në atë kohë, përfshi edhe Tritan Shehun. Gazetarët amerikanë që erdhën në Tiranë, i dhanë gazetës Albania edhe disa përkthime të gjyqit që u zhvillua ndaj njerëzve të arrestuar në Tiranë. Aty shihet se “doktor” Salehi kishte mundësuar futjen në Shqipëri të Ahmed Ibrahim Al Nagarit, i cili u dënua me vdekje dhe u ekzekutua si pjesëmarrës në atentatin e dështuar ndaj ish-kryeministrit të Egjiptit në vitin 1995. Në dëshminë e vet në gjyq, Ahmed Ibrahim Al Nagari thotë se, pas atentatit ndaj kryeministrit të Egjiptit, ai u fsheh disa kohë në Siri dhe pastaj u dërgua në Shqipëri. Në mënyrë banale, korrupsioni i doganierëve shqiptarë ka dështuar për futjen e tij në Rinas. Doganieri ynë i ka kërkuar një bakshish dhe Ahmed Ibrahim Al Nagari nuk ia ka dhënë. Kaq i ka mjaftuar që të kthehet mbrapsht në Stamboll. Pas një peripecie disa javore, ai kaloi në Damask, ku siguroi një biletë tjetër dhe u përcoll në doganën shqiptare nga Abdyl Latifi.
Marrë nga libri “Viti 97” i M. Bazes
Mero Baze, po vjen 21 Janari, pse nuk ja u freskon memorjen dhe nje here shqiptareve me ato shkrimet e tua para 3 vitesh? Shkruaj dhe nje here ato qe shkruaje per Hajdutin Meta. Po me duket dhe ti je bere nje palaco qe ato qe beshtyn I lepin. Rifreskoja pak kujtesen ketyre “Rilindasve” te tu, mos u merr me gjera qe kane me pak rendesi.
Ju i nderuar kometuesi (unknow)mos kujtoni se jeni i panjohur.Sa do qe je bere si puna e ujkut qe qimen ose pseudonimin e nderron por zakonin nuk e harron.Gjurmet e gishtave tuaj sipas informatoreve dhe eksperteve tane na cojne te ky nick name i juaji qe e ke perdorur me pare qe tregon edukaten tuaj te shkelqier.Ketu flitet per terrorizmin islamik qe nuk eshte cudi te jesh dhe ti i nderuar duke ushtruar terror psikollogjik ne keto komente si do ta lexosh me poshte se cfare surrati je.
kelmendasi — 6 Shkurt, 2013 në 4:05 am
Me qense komentin ma ke fshire atere more Mero Qeni ty qeni ta qifte nanen me gjithe Ramen se ne qershor do te shkosh ne pith te satame me gjithe Ramen e co more klyshi i sterkurves more antishqiptar qe je vu ne sherbim te greko sllaveve
Shqiptaret te religjionit islamik jane tolerant ndaj shqiptareve kristian! Europa kristiane, nuk ishte, as nuk eshte tolerante ndaj islamizmit fundamentalist.Ndoshta edhe me teper. Religjioni, edhepse u zbut, nuk u zhduk. As gjate sundimit te Enverit. Nuk u zhduk as hakmarrja. Shkopi, dhe vetem shkopi, nuk mund te formonte vetedijen. Rilindasit me duken te pazavendesuashem. Me eleminimin e konflikteve ne mes te dy ideologjive ne bote, komunizmit dhe kapitalizmit, religjoni po behet nje faktor gjithnje e me i rendesishem. Nuk mund te krahasohet religjioni me komb. Kombi eshte komb, religjioni eshte religjion. Cdo ekstremizem i cilido religjion esdhte i rrezikshem. Por, eshte fakt, qe sot ne bote eshte i rrezikshem fundamentalizmi islamik. Gadi sikurese kristanizmi ne mesjete.
Ne praktike, pas vitit 1948, ne Lindjen e Mesme, kishim dy shtete jo-islamike: Izraelin dhe Libanonin. Pas formimit te shtetit te Israelit, me qindar mije jevrej u desht te ikin nga shtetet arabe ne shtetin e ri, te posainformuar. Nuk muaren kurrfare kompenzimi nga shtetet qe u shperngulen. Ngadale, shteti i Libanonit, qe ishte 70%i krishtere u shendrrua ne shtet me 70% musliman. Shteti i Izraelit gjthnje eshte ne gjendje lufte. Prej lutes te Irakut e mbas, me miliona te krishtere u deshi te shperngulet nga vendet arabe.
Ne Ballkan, kemi tri shtete ku dominon religjioni musliman: Bosnja, Shqiperia dhe Kosova. Kombi boshnjak formohet si komb nga kroatet dhe serbet e religjionit musliman.Boshnjaket jane i vetmi komb ne Europe qe per identitet ka religjionin. Boshnjaket(serbe apo kroatet e religjinit musliman) figurat kombetare te ketyre dy etnoseve i konsiderojne se armiq dhe anasjelltas).Deri ne fillim te luftes ne ish-Jugosllavi, ne Sarajeve ishin afro 30% te martesave te perziera. Ne Bosnje kishte me se shumti jugosllav. Gjate luftes te gjitha keto u zhduken.
Ne Shqiperi, per fat te keq, religjioni si faktor filloj me antarsimin e Shqiperise ne Konferencen Islamike. Me antarsim ne kete Konference, shtetasit shqiptare te tri religjioneve u konsideruan jo te barabarte. Perkatesia religjioze te perjashtonte apo te jepte perparesine dhe nga strukturat e kesaj organizate. Me vone, religjioni perdoret edhe si faktor zgjellor. Dhe shume gjera te tjera.
Berisha dhe disa udheheqes e Kosoves mendonin se BE dhe SHBA i kishin lane shqiptaret ne kujdes te Turqise. Per te pengua depertimin e fundamentalizmit. Erdogani jo vetem qe nuk raujti mosndikimin e islamizmit fundamentalist ne Ballkan (Europe) por endrroj te pertrij Perendorin e e vjeter Osmane. Ne Lindje te Mesme e ndali Sisi. Ne Ballkan do e ndali Europa.
Gjergj Fishta, Noli, Naimi dhe te tjeret duhet dhe jane shqipatre te medhenj per te gjith. Per te gjitha koherat.
Ata shqiptare te cilet i ndrrojne bustet e heronjeve shqiptare mvaresisht se kush viziton Shqiperine, ata as nuk jane shqiptare.
Fotografia e Nenes Tereze duhet te gjindet ne muret e cdo shqiptarei. Jo per aresy se ishte katolike. Per ate as nuk e mori Cmimin Nobel dhe Kuroren e Arte te Kongresit te SHBA.
Sali Berisha dhe disa lider te Kosoves na drejtuan rruges te gabuar.Dashte zoti qe Saliun e largoi populli. Te shofim cfare rruge do vazhdojne lideret e rinje. Kurre nuk duhet harrua se jetojme ne Europe e jo Europa tek ne.
Ne bote shqiptaret permendeshin se shembull i nje kombi me tri fena. Te tille edhe ishin dhe jane.
Krizat do zgjillen me sukses. Se paku kemi te drejte te shpresojme.
Perndryshe nuk ka as Shqiperi e as shqiptare pa tri fena.