E vërteta e shëmtuar një FOTOJE që preku botën...

20 Janar 2014, 07:03Lifestyle TEMA
E vërteta e shëmtuar një FOTOJE që preku botën...

Kjo fotografi preku mbarë botën. Por e vërteta është krejt ndryshe nga ajo, për të cilën u përdor.

Fotoja e një djali që fle mes varreve të dy prindërve të vdekur, i mbuluar me batanije, thuhej se ishte realizuar në Siri.

Kjo foto u shpërnda në Twitter, duke u thënë se ato ishin varret e prindërve të vrarë nga forcat e regjimit.

Por Indipendent shkruan se kjo nuk është e vërtetë.

Foto u realizua nga 25-vjeçari nga Arabia, Abdul Aziz Al Otaibi, për një projekt arti.

Djali në foto është i motrës së tij.

“Unë jam i tronditur se si njerëzit e kanë shtrembëruar kuptimin e saj për propagandë”, tha Otaibi.

Ai tregon se si një amerikan i konvertuar në islam, kishte marrë foton e tij dhe e kishte shpërndarë në internet./EXPRESS

3 komente në “E vërteta e shëmtuar një FOTOJE që preku botën…”

  1. 78k says:

    Kshtu eshte komplet demokracija
    Nji shtrembrim.
    Per propogand bejn cdo shpifje
    Do vij koha kur demokracija te konsolidohet 100% ,kur njerzit do jen 100% mashtrusa,genjeshtar kriminela
    Kjo esht e ardhmja e demokracis
    Dhe shqiptart si gjithnji jan ne avanguard

  2. lupeni says:

    ne e jepni edhe ne kete fat te fleme nje dite keshtu mes saliut dhe liries!

  3. dajti says:

    Keta rrjetet sociale e bejne “pordhen ne shishe”. U trumpetua nga demagoget e islamit si fakt per krimet e Asadit(natyrisht qe eshte kriminel).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje