VIDEO/ Topi akuzon Berishën: Drejtësia ka shumë punë për 21 Janarin

21 Janar 2014, 18:51Politika TEMA

Ish-Presidenti Bamir Topi, aktualisht Kryetar i Frymës së Re Demokratike, e cilësoi 21 Janarin 2011 si një ngjarje ende të pazbardhur plotësisht nga drejtësia. Topi artikuloi akuza të forta në drejtim t ëish-Kryeministrit Sali Berisha, sikundër i kërkoi mazhorancës së re parlamentare që të angazhohet për të vendosur në vend dinjitetin e shtetit. Sipas tij më 21 Janar 2011, u cënua autoriteti i shtetit.

“Politika ka punë me 21 Janarin, por drejtësia ka edhe më shumë punë, pasi deri më tani janë zbardhur cështje pak të rëndësishme, ndërkohë që ato më të rëndësishmet mbeten të pazbardhura”, theksoi Topi.

Në këtë mënyrë ai kërkoi nga organet e drejtësisë të zbardhin sesi është urdhëruar në 21 Janar, kush ka dhënë urdhërat, pasi nuk janë urdhëruar vetëm forcat e Gardës së republikës, por edhe mjekët, të cilët u vunë në shërbim të të njëjtit skenar.

“Njeriu më i ekspozuar në lidhje me 21 Janarin 2011 është ai që nuk i vuri fre gojës pas kësaj date dhe ai është ende me gojë hapur duke akuzuar të tjerë. Dhe sa kohë do të ketë njerëz të emëruar politikisht në sistemin gjyqësor, ai dhe të tjerë do të vazhdojnë të flasin dhe të hedhin akuza monstruoze pa i ardhur turp”, theksoi Topi.

Një tjetër pyetje për të cilën ai kërkoi një përgjigje nga mazhoranca e re parlamentare ishte ajo e Komisionit hetimor që u ngrit për ngjarjet e 21 Janarit, por që punën e mbylli pa një raport.

“Është rast ekzemplar që puna e një komisioni hetimor parlamentar, megjithëse u shty dy herë, nuk ka një raport. Në rast se duan t’i japin dimensionin real politik cështjes së 21 Janarit, jo për të respektuar individë, por për të respektuar shtetin, sepse ata njerëz që u baltosën në atë komision nuk ishin gurë shahu, por autoritetet më të larta të shtetit, atëherë ta nisin nga ky komision”, theksoi Topi.

Sipas tij, në rast se nuk kthehet në dimensionin normal politika me shtetin, atëherë ne do të vazhdojmë të bëjmë bilance me jetë njerëzish, të një rendi publik që ende nuk po vjen.

41 komente në “VIDEO/ Topi akuzon Berishën: Drejtësia ka shumë punë për 21 Janarin”

  1. Lisander says:

    Ore po emerimet ne drejtesi i ke bere zotrote me doren tende tek xhepat e atyre qe ke emeruar. Ti je i fundit qe duhet te llapesh Bomir

    1. Kadri Mane says:

      Do te besh anetare?

      Dil e deshmo o TOPE
      dhe leri intervistat pa bereqet.

      http://goo.gl/tdQBQw

      1. Pilo Lala says:

        Ky ka lindur dhe do vdesi “FRIKACAK”!
        Berisha nuk futet ne burg me deklarata. Ulu dhe shkruaj nje cope leter per Prokurorine, kjo quhet PADI!
        Po mbajti shpresa tek ty Edi Rama, do e kishin vrare me kohe.

    2. sAVO dUKATI says:

      Bamir Topi mirë që ndëjte si mumeno dhe nuk mbrojte popullin, por e vrau Viçitolasi dhe sërbi që denoncoi UÇK-në, Ti heshte. Ti Bamir të paktën të kishe marrë hakun që të cenoi burrërrin duke të thënë puçist horr, Bair Shqipëtari qoftë malësor Lab, Mzzeqar dhe kushdo djalën ta fal po ofendimin nuk ta fal. Vetëm tyj, Fatos Nanoja, dhe Edi Rama njohë që kanë falë ofendime që ai Gega Viçitolas ju ka bërë në nder. Ai arriti të bëjë ofendimin kriminal Edi Ramës duke e akuzuar se vuan Kompleksin e Edipit. Ata që e njohin legjendën do dridheshin nga ky ofendim. Edi i bën veri Berishës që të rrojë sa më gjatë deri sa të akuzojë edhe djalin e edit për Kompleks të Edipit. Edi lidhur me këtë ngjarje do ju tregoj një episod orgjinal mtë një DUKATASI NË llogorain e Dukatit, të cilit ju kini vendosur ti prishni godinat.
      Në kohën e socializmit ishte një pik ushtarake, me një roje civile nga Dukati. Një ditë po bënte drejtim zjarri një grup marinarëah pranë kësaj pike. ndërkohë fillon një shi me rrebesh. Oficeri i marinës i zrdhroi marinarët të futeshin në barëngën ushtarake pa i marrë leje rojes së Dukat. Me gjithë rezistencën e rojes oficwri i futi ushtarët. Roja i heq një pëllëmbë oficierit sa që ju rrëzua kapelja më tokë. Oficeri si njeri me”kulturë” Mori kapelen e vuri në kokë dhe ju drejtua dukatasit kërcënueshëmË “Ke të drejtë ti i tha se ç,ti bëj zllit pa ta tregoja unë tz trimërin dhe drejtoi gishtin nga zllz. Një i Dukat që u ndth atz i tha oficerit prot sarkazmë” Mos bën gabim ta qëllosh, prit tëtë vijë urdhër nga Vlora”. Këshu e talli fshatari i Dukat i cili nuk mbrojti dot auteritetin e ushtris por fali pëllëmnën, merre me mënt të mbronte atdheun kz frikacak. Dhe unë do ti drejtohem Edi Ramës i ofenduar ç,do ditë në nder ngaq Berish, i cili i shan, i vret “Prit tëtë vijë urdhër nga Amerika paqstaj e arrestoni ose e rrini berishën. Po lint pzetja do do lerë ndonjë gjallë Berisha sa të kujtohet Amerika. Vaj halli ç,na gjeti ne si popull që na muar pronat po na marrin dhe atdheun

    3. Andrea says:

      Sa here duhet ta shpjegoje Bamiri qe presidenti ne Keshillin e Larte te Drejtesise eshte nje vote dhe nuk eshte urdherues apo diktator, qe te vendosi vete. Njerez si ti flasin pa njohur rregullat e demokracise dhe qe jane ende me mendesi komuniste. Ne ate kohe po te thoshte Enveri nje gje apo te jepte nje urdher, te gjithe nuk benin gje tjeter por e zbatonin. Keshtu e perfytyron edhe ti presidentin ne raport me emerimet? Ke mbetur mbrapa.

  2. babec says:

    Ik ore Fabene Canone! Ti ishe ne krye te sistemit te drejtesise! Je bashkpergjegjes…

  3. arsen says:

    Si politikan “i zgjuar” qe ishe… Pate shume raste qe te provokoje Zgjedhje te Parakoheshme… Nuke e bere.
    Pra ne nje fare menyre edhe ti je bashkefajtor me mbajtjen e Saliut ne pushtet.
    Ben mire te lutesh per viktimat dhe te kerkosh falje sepse ke qene ne pushtet.

  4. petro says:

    Vleresim shume i drejte nga ana e Topit.Eshte tregues i standartit demokratik ,rivendosja e peshores se drejtesise ne gjykimin e rastit te 21 Janarit.Nje shoku im qe punonte ne ate kohe ne kryeministri,tregon ulurimat qe ka degjuar ,nga bisha Berisha qe jepte urdhera ne ate kohe ,deri ne zhdukjen e filmimeve.O zot cfare kafshe!!

    Petro Mare

    1. Dardanet says:

      Or ti Kral Petro,ai qe ka bere skenarin per protesta te dhunshme me qellim puci,eshte pergjefjes.Edhe ky Topi ka pergjegjesi te madhe.Ky injorant dhe dezertore akuzon kundershtaret per qellime personale,pasi nuk arriti te behet perseri President dhe u zu duke keqperdore voten e tij.Petro,bajgo i sigurimit Klosit.mos fol nga injoranca militante.Secili qe tenton te hy ne Kryeministri e pret plumbi.Edhe sot mund te jete ashtu,Po policet e Tahirit perse vrane at te semurin?

  5. Kendveshtrim tjeter says:

    Komisioni hetimor duhet te ringrihet nga Parlamenti,per ti shkuar deri ne fund vrasjeve te 21 janarit.
    Topi se fundi del nga “muzeu”,forca e tij eshte shkatrimtare,aksionet per partine e tij do njohin ritje,po te flas hapur per prapaskenat e Berishes.
    Zjarr i Topit,qofte i vertet !

  6. Danjel says:

    Kushe tregon te verteten pse nuke prangoset Berisha ku flene lepuri????????

  7. skypion says:

    Do ishte e nderit te popullit shqiptare qe ai te arrestohej ne kete dite, ne 21 janar.
    Populli shqiptar ne 21 janar ti jape fund pushtetit mafiozo diktatorial.
    Pas kesaj kjo dite te ngeli ne histori si dita e pare e lirise se vertete

  8. favelas bidonvil says:

    O bamir kur i tregon te verteten ketyre te pedes ,nuk u vjen mire se ti i njeh mire se kush jane.Te lumte per misionin qe ke marre per ta sjelle ne vete te djathten e vertete.

  9. bulevardi says:

    A ishte 21 janari shetitje ne bulevard?

    1. pardesia e bardhe says:

      Jo 21 Janari nuk ishte sheitje ne buevard.Shetitje ne bulevard ishte ajo e 1998

  10. Atdhetari says:

    DREJTESI eshte thirrja jone ,eshte thirrja per jete !

  11. Lulip says:

    Me kete qendrim dhe vendosmerishte forte si asnjehere tjeter eshte kenaqesi qe Topi po orjentohet ne detyren dhe rolin e tij ne krye te FRD-se per ta vene kete parti ne rolin udheheqes per shendoshjen e te djathtes.Kjo do te arrihet me qendrimin e sotem dhe forcen e sotem per te zberthyer Berishen e vertete,krimet qe ka bere ky njeri ne deformimin e se djathtes ne emer te Pd dhe shkaterimin qe i kabere shqiperise ne te gjitha fushat.Fuqizimi i FRD-se eshte fuqizimi i se djathtes dhe arrihet duke mbajtur ne shenjester Sali Berishen duke sjell vazhdimishte fakte e argumenta te lidhura me te dhe dikreditues per Berishen.Keshtu del dhe e verteta se ku eshte katandisur PD dhe interesat e kujte perfaqeson kjo parti e familjes.

    1. Çerri skizofren says:

      Po FRD eshte parti e majte mer bole. Ajo ne zgjedhjet lokale ne Korce u rendit hapurazi ne krah te partise socialiste. Keshtu qe mbajeni Bamirin, bejeni minister, biles zevendes te tij vendosni Kreshnikun, se bashke i kane mare leket per gjykatesit qe jane aktualisht ne detyte.

  12. GABIME BEJNE TE GJITHE I NDODHUR NE SITUATA PRESIONI – I PASIGURT PER JETEN MUNDET QE TOPI MOS TE KET QENE I AFTE TE VEPROJ ASHTU SI DO DUHEJ ,
    POR KJO SDO TE THOTE ASPAK SE BAMIR TOPI ESHTE DUKE BERE SEHIR SOT !
    BAMIRI ESHTE QYTETARE TIRANAS DHE AI DUHET TE MARRI NE DORE DREJTIMIN E PARTISE VERTET DEMOKRATIKE -PARTIA E SALIUT -ESHTE NJI PARTI KUKULL E FAMILJES BERISHA NE SHERBIM TE FASLLIQAVE .
    ME MIR VONE SE KURR I THEMI NE SHQIPOT .
    TOPI PO TREGON INTERES MAXIMAL PER VENDIN E NE DUHET TA FALENDEROJM
    E JO KUNDERSHTOJM ATE KUR AI FLET CDO DITE PER DREJTESI E LIGJE.
    UN BESOJ SE SE SHPEJTI TOPI DO JET NE KRY TE PARTISE DEMOKRATIKE QYTETARE

  13. Hp says:

    Ka faj Berisha qe nga agronom te beri president . Ku ishe ate dite qe su degjove kur po digjej kryeministria o palaco.

    1. Rudina says:

      Ka qene me ate bjonden, ne vend qe te shkonte direkt ne bulevard tek vendi i ngjarjes, per te shmangur tragjedine.

      1. Tironsi2 says:

        Ky eshte agronom i kafshve te trasha dhe injorant i pa pare.Ky pasi tradhetoi partine e vete do tradhetoi te gjithe.keti edhe Esat Pasha do ia kishte zili.Skenari i tij ishte te rrezoi Qeverine dhe te mbese edhe dy vite President.Ende ka Shqiperia kriminel qe synojne destabilizim me arrestime,vrasje dhe lufte civile.

  14. VL.HAS says:

    Po ti zoti Bamir , ate dite te zeze per keta fatekeqet , qendrove FORT ne ate karrike presidenciale , por ama edhe fole shume SHTREMBER . Ndoshta DHE MUNDET TE MOS e keshe patur mendjen fare tek problemi mbare kombetare i atyre diteve ; se kurva me te cilen kishe lidhje jashte martesore te tehiqte vemendjen me shume se hallet e popullit ,more hor horri . Po te doje ti qe ate dite , Saliun , do ta kishe quar , o ne biruce ,burg , ose tek lopet e katundit te Vicidolit ne Tropoje . Popullit nuk do i ishin shtuar kaq shume halle dhe c’eshte e verteteta PS ja nuk do te kishte nevoje per tu aleancuar me LSIne dhe do ta kishte shume me te lehte per ti dhene zgjidhje te menjehereshme problemit te 21 janarit 2011 . .

    1. islami says:

      Me duket lo , se jeni duke i kerku shume tironcit .
      Po ku njofin atdhe kta mer taj ,kta petlla e pajdh dun ,
      e sjan per asnji tjeter pun .
      me qen burra kta si kishin q! malokt e trapojant ,qi ebon tironen lesh e li. I morren tokat e i qine lokat.
      Ky o presidneti mo degjenrate ne bote . ishe me maorr vetem rrogen dhe tokat ,duke i fitu miljonat etj . Ky merito nji kollaqitje surratit,sepse i sherbeu kriminelit sali berisha me vetedije ,kaqol burr legen.

  15. Ajdi says:

    Cerit skizofren i them se ke te drejte. Meqenese komunisti Sali te duket i djathte domosdo qe Bamiri do te duket i majte.
    Mesa duket gjithshka qe sheh e degjon perrreth te shembellehet ne tru ne te kunderten e vet.
    Ka plot si puna tende skizo.

  16. nuri says:

    Po cfare i djathte eshte Bamiri more i mjere. Ai eshte vetem nje politikan sharlatan qesharak, hipokrit dhe mashtrues.

  17. olsi says:

    Ky osht gjubaf..te gjithe shoket ja kane fut dhe ja kane pase me hile. Vetem nji hasem ka pase dhe ka ne jete,Sali Berishen, dhe ai per cudi e boni president. Ja nji kjo oshte e gjithe jeta e ketij cunit te bute prej Tirone.

  18. Analisti Politolog Qim Nurellari says:

    Ik o Bamke se te ka kaluar ora.
    Te ma gezoc pensionin, dhe shijo ato pare qe ke mbledhur majtas e djathtas.

  19. Uji i ftohte says:

    Ku ishe me 21 janar kur u vrane 4 qytetare,ishe President.

  20. Ajet Delaj says:

    January 21, 2014

    DREJTESINE E VENDOS NEPERMJET LIGJIT VETEM SHTETI LIGJOR I SE DREJTES, NE PARLAMENTIN E SHQIPERISE SI SHPREHJE E DREJTEPERDREJTE E VULLNETIT TE POPULLIT.

    21 Janari eshte nje date perkujtimore per viktima te pafajshme te pushtetit ne vazhden e shume datave te tjera qe kane shoqeruar jetet tragjike te shume shqiptareve ne 68 vitet e fundit per te mos thene me gjate.
    Pas cdo krimi makaber e marrje jetesh te pafajshem pergjate 23 viteve te fundit eshte shoqeruar nga opozita e radhes me premtime e perbetime per ti zbardhur krimet e ndeshkuar autoret pasi pergjate diktatures kriminale komuniste nuk kemi guxuar as tju perendim emrat viktimave se xhelateve nuk behet fjale. Fatekeqesisht duhet thene se me ardhjen ne pushtet, opozitat qe perbetoheshin ngrinin ndonje permendore te radhes dhe kaq shpresojme te mos vazhdoje keshtu.
    Viktimat e krimit politik e ordiner kane qene te shumta pergjate 23 viteve te fundit e mjaft pak prej tyre kane patur fatin e nje gjysme zbardhje dhe ndeshkimi per autoret se udheruesit as edhe nje rast te vetem pasi nekomunistet kane preferuar qe terrorin komunist ta zevendesojne me terrorin e rruges e natyrshem ne kete situate kane fshehur edhe duart e tyre te pergjakura.
    Ne forume e media te gjithe ne bejme si eksperte e zbulues te medhenj e shume prej nesh mbajme syze te kuze e blu e ne vartesi te ngjyres se syzeve shikojme edhe krimet e viktimat e pak prej nesh e dime qe krimi ka vetem ngjyren e zeze e pak i referohemi faktit se vetem ligji eshte ai qe ndal doren e krimit pasi hakmarrja primitive pjedh vetem krim te ri.
    Therasim per denimin apo ndeshkimin e njerit apo tjetrit dhe harrojme se shoqerite e civilizuara ku aspirojme te shkojme edhe neve kane ngritur shtet funksional demokratik e institucione te specializuara ne sherbim te jetes, prones e dinjitetit te njeriut e natyrshem edhe qe pecaktojne dhe realizojne ndeshkime per ata qe marrin jete njerzore e shteti demokratik I dergon edhe ne karrige elektrike.
    Thirrjet per te ngritur shtetin ligjor te se drejtes jane te domosdoshme por kur ato bashkohen me thirrje per denime e vrasje individeh e kompromenton tej mase domosdoshmerine e misionit dhe te vete forces politike qe pretendon se mbeshtet.

    – Presumimi i pafajsise eshte nje e drejte kushtetuse ne nje shtet demokratik e shoqeri e lire.

    Cka do te thote se hetimi shkon nga veprimtaria kriminale drejt personit dhe jo e kunderta.

    – Shoqeria shqiptare ka zgjedhur nje pushtet me vote te lire qe ka premtuar ne fushate ndeshkimin e krimit e rithemelimin e shtetit. Pushteti duhet te realizoje pritshmerite e popullit nepermjet drejtesise ligjore e jo hakemarrjes primitive qe nuk te shpie askund pasi pritshmeria ka nje kufi e te jeni te qarte se mekataret synojne ta cojne shoqerine shqiptare edhe nje here ne kaos total si rrugen dhe mundesine e vetme per te shpetuar edhe nje here tjeter e aprovuar amnistine e radhes mbi gjak e vuajtje shqiptaresh.
    E para drejtesia nuk vendoset me seleksionim te vraret e mi e te vraret e tu pasi kalojme ne shoqeri tribale megjithse nuk e mohoj se te vraret ne bulevard jane te fresketa e dhembin me fort por shoqeria duhet te kerkoje drejtesi per te tere pasi qytetrimet po kerkojne shkaqet e vdekjes se mbretit Tut para 3 mije vjetesh e natyrshem shteti duhet te realizoje pritshmerine e shoqerise per drejtesi.
    Nuk eshte hetuar e zbuluar realisht as te vraret e 2 Prillit ne Shkoder te deputeteve Hajdari , Xhindi e Olldashit , te komunarve gjykatesve e ficerve te policies e po te doni edhe vdekja e Mehmet Shehut e rreh 4 mije viktimave te komunizmit qe familjarve nuk ju jane kthyer akoma eshtrit e njerzve te tyre te dashur.
    Megjithate te qendrojme te 21 Janari meqe eshte edhe pervjetori i kesaj date dhe sipas FBIse 21 Janari eshte mjaft kompleks gje qe eshte e vertete gje qe e perseriti edhe kopetenti Prokurori Llalla por rekomandimet e agjensise me prestigjoze te botes FBIse nuk I kane zbatuar e marre ne considerate akoma.
    Megjithate ka fakte te pakundeshtueshme qe drejtesia e korruptuar e pa afte , politike duhet ti japin pergjigje nese duan qe te vazhdojne te firmosin cdo pesembedhjete ditesh per te marre rrogen nga taksat e shqiptareve . Dhe jo vetem kaq port e tera krimet qe kane trazuar jeten dhe zemrat e Shqiptareve pergjate 23 viteve e me gjate.
    Kete po e them une por kete hapur dhe me vendosmeri nese e ka duhet ta thote , Kryeministri i Shqiperise z Edi Rama ai qe eshte mandatuar per te prure drejtesine ne emer te atyre qe kane ikur e te zhuriturit e atyre qe lane pas nena, baballare femije , motra e gra

    – Ka kater te vrare te pafajshem me duar ne xhepa ne bulevard

    -Ka prishje te provave (shkaterrimin e serverit te Kryeministrise} e moslejim te mbledhjes se provave nga prokuroria Brenda rrethimit te Kreministrise pergjate nates qe pasoje krimin.

    – Ka grusht shteti te pranuar nga ish-Kryeministri pasi ka bllokuar hapur zbatimin e urdher arrestit per zhinxhirin komandues te gardes e moslejimin e prokuroreve Brenda Kryeministrise mbas krimit.

    – Ka plagosjen e komandantit e Gardes brenda Kryeministrise besoj cdonjari e ka shikuar syrin e nxire te z Prendi

    – Dhe ne fund ka edhe nje proteste te dhunshme.

    Qe te dyshuar kryesor per tera keto eshte ish-Kryeministri e Ministri i tije i Brendeshem besoj se nuk e ve kush ne dyshim pasi ata ishin atoritetet kryesore ne Kryeministri pergjate 21 Janarit e ne vazhdim.
    Kryeministri Rama duhet t’ju thote shqiptareve se gjate 4 muajve te qeverisjes e 6 muajsh te fitores se te majtes si kryesues i kualicionit e Kryeminister a jane thirrur ne Prokurorine e Repuplikes zoterinjte Berisha e Basha thjesht per te dhene sqarime rreth kesaj ngjarje madhore e sensitive per shoqerine shqiptare e me ndikim te madh ne humbjen e pushtetit nga njera nane e fitimin e pales tjeter.
    Se dyti a eshte e turpshme per Kryeministrin Rama qe ben memorandum me Kryeprokurorin per te arrestuar ndonje fshatar qe hedh nje tel te paligjshem ne shtyllen e tensionit e nuk therret Kryeprokurorin per bashkepunim per te hetuar ceshtjet madhore qe shqetesojne shoqerine shqiptare me “Gerdecin”, “21 Janarin” “Cacin, Tacin e Nanon” e shume te tjera.
    Une mendoj se nuk duhet harxhuar asnje sekond kohe kunder Berishes Bashes Nanos e kompani pasi ata ligjerisht nuk kane asnje fuqi ekzekutive ne Shtetin Shqiptar por i duhet kerkur Kryeministrit Edi Rama qe te beje reforma te thella ne te tera drejtimet pasi shteti shqiptar i ngjan nje thesi te kalbur qe ku ta kapesh e leshojne penjte dhe thellesisht mendoj se per kete arsye eshte votuar e mandatuar.
    Nese i ka duart e lidhura duhet te dali para shqiptareve e te tregoje sa projektligje ka te bllokuara nga Kryetari i Parlamentit e Komisionet Parlamentare kur dihet se projekt ligjet i inicon Qeveria dhe i aprovon Parlamenti.
    Mbas kesaje te kerkoje zgjedhje te parakoheshme pasi zgjedhjet e parakoheshme nuk jane fundi i botes kur dihet se Italia ne 50 vjet ka realizuar 50 pale zgjedhje dhe eshte fuqia e peste e botes.
    Nese nuk eshte i zoti per asgje apo thjesht eshte loje e Berishes te largohet sa me pare pasi vendi po shkon me shpejtesi te madhe drejt kaosit total nga mosqeverisja pasi Shqipria ka qene ne kaos permanent

    Bota eshte teater njerzit jane aktore mjere ata qe nuk luajne rolin e vete ka thene Shekspiri I madh. Kjo vlen per kombe popuj qeveri e natyrshem edhe per individe qofshin keta e Kryminister i nje vendi.

    AJET DELAJ

    NEW YORK

  21. MEMEDHETARI says:

    Une do ta shikoj ne nje kend tjeter Komisionin Hetimor Parlamentar:
    O Mero,a e ke verifikuar se sa eshte paguar ky Komision,pavaresisht se nuk ka dhene perfundime???!!!!!!!!…
    Saliu qe shperbleu vrasesit nuk e besoj se ka lene pa shperblyer Halimet Bythelepiresa…

  22. Agron says:

    Ne banken e te akuzurve si fallsifikatore duhet vene komisioni me ne krye Dashnor Sulen, katundarin dhe surrat bretkosen nga vashaj i Peqinit, hajduti dhe mafiozi me pushtet se pa pushtet eshte nje vemje e kalbur, njeri qe mund ta ofendosh pare e mbrape e nuk skuqet e zverdhet, thjesht nje cope hale, sherbetor e sahanlepires i te gjitheve.

  23. ali says:

    Drejtesia vendoset ne Shqiperi atehere kur vrasesit e 21 Janarit te dalin para gjyqit me ”byzylyqe,, ne duar !!!

  24. ali says:

    Ky Ajet efendiu, me sa duket nuk ka pune atje ne N/Y dhe na ben ”theorira,, . Cdo dite pergatit nga nje gazete
    duke na dhene ”vijen,, ! Shkruaj shkurt o derezi !!

  25. ali says:

    Shenim : ka dy lloj demokracise , ajo representative qe shprehet permes parlamentit , e cila faktikisht nuk
    eshte shprehje e ”drejtperdrejte e vullnetit te popullit,, por shprehje indirekte e vullnetit te popullit dhe e
    dyta eshte demokracia participative qe shpreh direkt vullnetin e popullit , ku populli merr pjese direkt ne
    problemet e shtetit, ne zgjidhjen e problemeve madhore ,fundamentale , vitale qe ka nje vend . Kjo e dyta
    ka si praktike referendumet ,ku populli merr pjese drejtpersedrejti dhe voton pro ose kunder nje vendimi
    shteteror . Demokracia participative eshte ne fakt demokracia reale ne nje vend , ku populli vendos dhe jo
    nje grusht njerezish, qe megjithese se jane te zgjedhur apo te emeruar nuk meshirojne vlerat dhe deshirat
    e popullit sepse edhe ne regjimet me demokratike ka dhe do te kete subjektivizma te pushtetareve …..

  26. Bubureci i patates says:

    Zoti Bamir, mos na fol me fjalë të mëdha, sikur më 21 Janar, ke qënë President i SHBA-së. Jo, ke qënë President i Republikës së Shqipërisë në kohën e vrasjeve dhe nuk pate vullnetin, ose guximin, që të bëje detyrën tënde Kushtetuese…Prandaj, në një farë mënyre, je dhe vetë bashkëfajtor, të paktën për rrjedhën e ngjarjeve pas 21 Janarit…Mos na u hiq si “pëllumb i pafajshëm”, duke fshehur bishtin…Pastaj mos harro që Partia e Salës të bëri President…(me kontributin e Nanos, sigurisht…që besoi se Sala, do ta bënte më vonë President…ha,ha,haaaa)

  27. ali says:

    Shume bukur ka folur z. Topi , por me insinuata ! Vrasesit e 21 Janarit kane emra dhe mbiemra zoti Topi !

  28. Liridon says:

    Me 21 janar ishte ky i pari qe duhet te fliste.Te shash Berishen tani eshte gjeja me e lehte,sic ka qene edhe fare e lehte per kete tip tja lepij b..then te njejtit person.Po turperon tironsit.Nuk e di por sa here ky faqezi del ne mexhlis me kujtohet kjo histori :
    Hajnat shkuan ne nje shtepi per te vjedhur.E zonja e shtepise kishte hypur ne carac e po i shijonte ato.Kur pa hajnat filloi te bertas.Nje nga hajnat i tha mbylle gojen plake se po te vi e te q..j.Plakes filloi ti punoi fantazia e zbriti poshte per tja lehtesuar deshiren hajdutit.Hajnan moren cfare deshen dhe iken.Plaka filloi te ulerase akoma me shume:Mire qe jeni hajduta por qenkeni dhe genjeshtare.
    Shqiptaret gjate kohes qe Ky ishte ne krye te drejtesise filluan ta uronin njeri-tjetrin “Mos pac pune me drejtesine”,ata kurre nuk mund ta harojne dekorimin e klerit mysliman ne diten e festave te krishtera.Ti je personi me i vleresuar pa merite nga PD,e mqs ne PD pyetej vetem Berisha je me i vleresuri nga ai.Por edhe ketij mire ti behet perderisa preferenca per te mbajtur rreth vetes vetem servile e hajna,prevalonte mbi cdo deshire tjeter.
    Karakteri Juaj servil ju coi deri atje sa te nderonit padron.Aleanca juaj krejtesisht e panevojshme per PS me PS,per zgjedhjet lokale ne Korce,ishte nje nga kulmet e ketij servilizmi.Gjithkush e kupton pse Rama te degjeneroi deri ne kete derexhe.Dhe shume mire ta beri,sepse ai si duron servilat e grades tuaj.

  29. Sankt Georg says:

    Te vjen te gajasesh kur lexon disa komente militantesh, te cilet nuk shprehin asgje me teper se sa urrejtje te pajustifikueshme ndaj gjithshkaje qe u duket sadopak e dyshimte. Eshte ndryshe t’i lexosh e t’i komentosh artikujt duke qene ne pozitat e nje lexuesi asnjanes, dhe eshte ndryshe te zhgaravisesh ca pacavure duke qene ne pozitat e nje qeni besnik qe terhiqet me pahir pas hunde nga i zoti.

    Keta bien menjehere ne sy, se ata e para as qe u permbahen aspak asaj qe shkruhet ne artikull, dhe e dyta dalin komplet jashte temes duke hedhur gjepura apo parrulla pacifistesh.

    U jane erresuar syte te shkreterve njerez… te vjen gjynah kur shikon se si ata ngjallin ne vetvete urrejtje kunder gjithshkaje qe u duket e dyshimte. Ata nuk arrijne dot te kuptojne e te bejne dallimin midis nje te mire qe s’duket, nje te keqe te vogel, dhe nje te keqe te madhe, e cila eshte dhe shkaktarja kryesore per gjendjen e veshtire ekonomike, per demoralizimin dhe cuarjen drejt degradimit moral e psikologjik te tyre.

    E si mund te hidhet njeriu e te vere me shpatulla per muri dike qe nuk u ndodh personalisht ne vendin e krimit, dike qe e pa me syte e tij ngjarjen dhe heshti apo nuk reagoi ne kohen e duhur?

    Edhe sikur detyra t’a detyronte dike te mbante qendrim e duhur ndaj ngjarjes se rende, ajo nuk e ve ate aspak ne pozita te njejta fajesie me shkaktaret dhe pergjegjesit kryesore te krimit.

    Fakti i doreheqjes se tij nga posti i zevendeskryetarit te partise si dhe largimi perfundimtar nga PD-ja (gje te cilen jam i sigurte se shume nga kritiket e tij edhe ketu ne blog as qe do ta kishin marre mundimin…) pa dyshim qe ishte dhe nje reagim dhe qendrim i ashper ndaj ish-bashkepunetoreve te tij te dikurshem.

    Ish-presidenti me te drejte perserit dhe ngre me te larte zerin per domosdoshmerine e zbardhjes nje per nje te aktit kriminal te 21 janarit 2011, si dhe mosparaqitjen nga ana komisionit hetimor parlamentar per te dyte here radhazi te raportit rreth kesaj ngjarje kaq tragjike.

    Zoti Topi me shume takt ne te vertete ka dashur t’i thote shpifesve te pacipe qe t’a qepin gojen e tyre te shthurrur, nese nuk deshirojne te behen objekt replikash apo kunderpergjigjesh si kjo e sotmja.

    Une shoh ke FRD-ja e themeluar prej tij nje force progresive e te domosdoshme per te djathten inekzistente ne politiken shqiptare, e cila nese do te gjeje mbeshtetesit te mjaftueshem do te behet ne zgjedhjet e ardhme nje nga forcat me shpresedhenese per te balancuar traun e ekujlibrit, i cili ka se paku 68-vjet qe anon vetem nga njera ane.

    1. Juli says:

      Nuk eshte per tu gajasur me injorancen qe ka kapur vendin.
      Nuk eshte faji i tyre, por i asaj elite politike,intelektuale,njerez te bisnezit qe kane ne dore ndryshimin radikal te shoqerise.
      Per ish-presidentin doja te te thosha vetem nje reflektim.A mund te bente me shume si president i asaj kohe zoti Topi? Apo i mjaftoi vetem dalja nga partia per te dhene nje mesazh politik?

      1. Sankt Georg says:

        Sigurisht qe pajtohem edhe me ato qe ke shprehur me lart, z. Juli.
        Por per mendimn tim, mungesa e reagimit te menjehershem pas asaj qe ndodhi, eshte dhe pika e vetme qe mund te konsiderohet “si dobesi”, ku mund dhe te kapen e te hedhin bresheri sulmesh kundershtaret e tij politiko-ideologjike, shume prej te cileve sic dihet jane te zhytur koke e kembe ne llumin e korrupsionit e te krimit dhe e kane te veshtire te dalin prej andej. E pare te pakten nga ky kendveshtrim zoti Topi qendron ne pozitat qe i takon te jete nje personalitet i respektuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje