Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i shoqëruar nga deputetët Klodiana Spahiu dhe Dashamir Shehi, mori pjesë në Sesionin e VIII të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut në Marseille, France me ftesë të Kryetarit të Asamblesë Kombëtare te Francës Claude Bartolone dhe Presidentit të Senatit të Frances Jean-Pierre Bel. Në fjalën e mbajtur, Kryeparlamentari Meta pasi vuri në dukje vendosmërinë e koalicionit te ri qeverisës në avancimin e reformave të ndërmarra, theksoi se Shqipëria i mban prioritetet e në krye të axhendës së saj politike dhe sociale dhe se bashkëpunimi konkret ndër-qeveritar dhe ndër-parlamentar do të kontribuojë në ruajtjen e rajonit të Mesdheut në fokus të investitorëve ndërkombëtare.
Duke u ndalur në zhvillimet në Shqipëri, Meta tha se vendi 23 vite më parë, nuk kishte as liri, as treg të lirë, as lirinë e fjalës, as mirëqënie, as të drejta sociale dhe vendi ishte totalisht i izoluar dhe i ndarë nga pjesa tjetër e botës. “Shqipëria si dhe vendet e tjera të Ballkanit, pavarësisht problemeve dhe sfidave të përbashkëta, gëzon një demokraci funksionale dhe qytetarët e saj gëzojnë të drejta të plota sociale dhe politike. Njerëzit në Evropën Jug-Lindore kanë arritur shumë gjatë dy dekadave të fundit, falë inciativave të integrimit rajonal, dhe çka është më e rëndësishme, falë perspektivës së integrimit Euro-Atlantik që ka inspiruar ndryshimin e vërtetë dhe stabilitet në nën-rajonin tonë. Ne kemi shumë për tu krenuar!”, tha Meta
Kreu i Kuvendit vuri theksin në reformat që po ndërmerren në Shqipëri. “Duke qenë se qeveria e re ka trashëguar një situatë ekonomike kritike, veçanërisht sa i takon financave publike, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar muajin e kaluar një paketë të re fiskale që synon të sjellë besim për ekonominë. Pavarësisht faktit që ne i kemi shpëtuar reçesionit, ekonomia shqiptare ka perjetuar nje rritje ekonomie modeste, e cila për vitin 2013 është vlerësuar 1,3%, me një përmirësim te pritshem prej 2% në vitin 2014. Ndërkohë që kërkesa e jashtme nga Eurozona është pakësuar, aktualisht ekonomia jonë po operon nën potencialin e saj të vërtetë”, tha Meta. Në vijim ai u shpreh se Qeveria shqiptare sapo ka mbyllur një marrëveshje me FMN-në dhe Bankën Botërore për rreth 1 miliard dollarë për një periudhë 3 vjeçare, për të stabilizuar ekonominë dhe për të krijuar hapësirën për zhvillim dhe investime. “ Në muajin mars Qeveria do të paraqesë në Kuvend një paketë nxitëse për të përmirësuar në mënyrë drastike klimën e biznesit për të gjithë sektorët e ekonomisë (veçanërisht sektorin e prodhimit), duke përfshirë reduktimin e procedurave burokratike dhe barrat e taksave administrative. Fokusi ynë kryesor është në krijimin e infrastrukturës për tërheqjen me sukses të Investimeve të Huaja Direkte. Ne po ulim taksat për bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat përfshijnë 95% të të gjitha bizneseve në Shqipëri dhe përfaqësojnë 80% të forcës së punës në sektorin privat. Papunësia mbetet në rreth 13%, por ndjehet më shumë tek rinia jonë, si kudo tjetër në Evropë”, tha ai.
Në lidhje me situatën politike në vend, Kryetari i Kuvendit theksoi se pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të qershorit 2013, të cilat demonstruan standartet e lira dhe demokratike, shumica e re ka një mandat të qartë për të çuar përpara një program ambicioz, i cili do të rrisë gjithashtu kredencialet e Shqipërisë në rajon. “Shqipëria ka filluar të trajtojë çështjet e saj të menjëhershme dhe afatmesme mjedisore përmes një programi të ri që fokusohet në qeverisjen e mirë të mjedisit, menaxhimin e burimeve tona ujore dhe zhvillimin e potencialit tonë të energjisë së gjelbër. Në një përpjekje më konkrete, gjatë 3 muajve të fundit, qeveria shqiptare ka nisur një inisiativë të guximshme për të shkatërruar të gjitha ndërtimet e paligjshme në të gjitha zonat tona jugore bregdetare, e cila do të kontribuojnë jo vetëm në drejtim të një strategjie më të mirë të turizmit për Shqipërinë, por gjithashtu do të jetë një kontribut modest drejt degradimit të mjedisit të ekosistemit të brishtë të Mesdheut”, theksoi Meta. Sipas tij, Shqipëria po harton një plan për të trajtuar rritjen e shpejtë të prodhimit të mbetjeve, duke nxitur alternativa të riciklimit dhe duke ndërtuar lehtësirat e duhura dhe të nivelit më të lartë për menaxhimin e mbeturinave, përmes një partneriteti publik – privat, i ndihmuar edhe nga Bashkimi Evropian.
Në lidhje me politikën e jashtme, Kryeparlamenti u shpreh se Shqipëria krenohet që ndjek një politikë të jashtme konstante, e drejtuar drejt marrëdhënieve konstruktive dhe pozitive me fqinjët e saj. “ Shqipëria është e vetëdijshme për rolin e veçantë dhe peshën e saj në rajon, duke marrë parasysh popullsitë shqiptarë që jetojnë në te gjithe Ballkanin. Filozofia jonë ka shumë të bëjë me një qasje pragmatike në aspektin e mirëqënies së qytetarëve, në favor të zgjidhjeve konkrete që rrisin punësimin dhe mirëqenien”, tha ai.
“Kriza Globale që ka goditur Evropën gjatë viteve të fundit na ka vene të gjithëve perballe një situate te re dhe na detyron të mendohemi me kujdes për politikat tona ekonomike si dhe per natyrën e bashkëpunimit tonë për të ardhmen. Është e qartë që në kohë krizash rritja e papunësisë lë vend për refuzimin e të drejtave sociale dhe kërcënon stabilitetin social dhe ekonomik. Kjo është dhe më e vërtetë për Mesdheun, ku ndarjet e thella midis vendeve të pasura dhe atyre më të varfëra, midis Veriut dhe Jugut, midis Perëndimit dhe Lindjes janë ende shumë të dukshme dhe pengon ndërvarësinë e vërtetë në këtë pellg”, theksoi Meta.
Në vijim ai shtoi se sot sfida kryesore është si të nxisim tregtinë e lirë dhe lirinë e lëvizjes, pa kërcënuar interesat kombëtare të secilit vend. Në këtë kuadër, Kreu i Kuvendit tha se nuk mund të ketë zhvillim të vërtetë dhe të qëndrueshëm pa lejuar tregtinë e lirë dhe lirinë e lëvizjes së njerëzve përmes Mesdheut.
“Zhvillimet në Bashkimin Evropian janë vendimtare për të ardhmen e rajonit dhe për popujt tanë. Kriza globale ka pasur efekte shqetësuese sociale dhe ekonomike nëshoqëritë e Vendeve Anëtare të BE-së, gjë që ka ndikuar tek ne të tjerët. Le të jemi tëqartë: kjo nuk është një lloj krize normale. Kjo është një kthim faqeje e historisë që na detyron të angazhohemi në një reflektim të qartë për të ardhmen tonë në pellgun e Mesdheut. Kriza ekonomike aktuale, lindja e lëvizjeve politike ekstreme në disa vende të rajonit, sfidat e fundit të migracionit dhe krimit të organizuar, me të cilat ne të gjithë përballemi, kërkojnë një lloj të ri angazhimi dhe një formë të re platforme integrimi dhe bashkëpunimi mes vendeve Euro-Mesdhetare”, u shpreh Meta.
LIKE , po ktheve leket e bllokut , rritja do te jete 4% , po ti si gjithmone merr perqindjen prandaj del 2%, TI like e ke fifti fifti me popullin , dhe kete e dime.
Si thua like do ti denojme Kok palaret e 21 janarit. Profesioni mundes qe ju keni , them se ti e ke hedhur TUç DREJTESINE .
Mire ishte mos ndyje ate vend se pari me nje dnyresire te se drejtes njerzore dhe se dyti me trashesin tende kulturore Me dhimbet Shqiperia kur shikoj se perfaqesohet ne ivenimente nderkombetare nga prapambetje te shoqrise si ju more Meta
Like hajde na jep nje paçe kembe , dhe pilaf , ne kete dite me shi , mos harro te marresh edhe bllokun me vete , se perqindjet jane 7% e jo dy .
HAJDE LIKE se kemi edhe raki thane te djekur dy here , edhe na trego ndonje barxalete , me hajduta , se ti i tregon shume bukur.
Hajde , te intregohemi me perqindjet e qofteve , te zgares , duke folur per SKRAPIN , DUKE KENDUAR kenge patriotike partizane nga skrapari , dhe keshtu integrimi behet me i plote.
Ne vijim ai shtoi se sot sfida kryesore eshte si te nxisim tregtine e lire…..E qarte dhe ato dogana qe kan ngel pa u mare nga Firma LSI Shpk me pronar I.M dhe M.K te kalojne menjehere ne pronesi te tyre dhe do shikoni se per gjashte muaj e leme Gjermanine mbrapa.
bravo ilir meta,ne po presim per zhvillim por kemi 23 vjet qe nuk kemi ndryshuar asgje,mos valle ne shqiptaret jetojme me shume se 500 vjet dhe kemi kohe per ti pare keto ndryshime,se per dhe shume shqiptareve te tjere endra per nje shqiperia evropjane eshte shuar,se ne 1991 ishim 28 vjec tani po i kalojme te 50-at,kur te hyjme ne europe me te drejta te plota ai brazi i atershem ka vdekur i tere,keshtu qe nuk pame lumturi as ne komunizem dhe as ne pluharizem po me ju komunistet ne krye,nuk shkoni te gjithe ne HELL BASHKE ME EUROPEN DHE BASHKE ME PERPARIMET QE KENI BERE OR SHQIPTARE TE NDYRE POLITIKANE.NE DJALL TE GJITHE JU PLERAT QE VAZHDONI DUKE GENJYER QE NE KEMI ECUR PERPARA ASHTU SIC THOSHTE AI DJALLI TJETER PARA 5 MUAJVE QE JEMI TE DYTET MBAS GJERMANISE.maskarenje.
Jepi ilir blloku jepi………………..
Po mos perdoresh bllokun ti rritja do te shkoje edhe 4%.