Grushti që nuk i dhamë dot pushtetit

20 Janar 2014, 20:49Politika TEMA
Grushti që nuk i dhamë dot pushtetit

Sali Berisha dhe Ndrea Prendi

Të martën shqiptarët përkujtojnë trevjetorin e vrasjes së katër protestuesve në bulevard. Pavarësisht disa dënimeve qesharake të drejtësisë, familjarët e viktimave kërkojnë dënimin e atyre që vranë, por edhe të atyre që urdhëruan vrasjet. Këtë vit, 21 janari përkujtohet me opozitën e majtë në pushtet, ndërsa më poshtë është një rrëfim i gazetarit Mero Baze për këtë ngjarje të rëndë

Nga Mero Baze

 

Ne “katër pucistët” nuk ishim bashkë më 21 Janar. Filip Çakuli nuk ishte fare në Tiranë, pasi i kishte vdekur vjehrra në Divjakë. Sokol Balla ishte duke ndjekur protestat për llogari të vet, ndërsa Andi Bushati u ul në tavolinën time pak pasi në bulevard filluan krismat. Artan Hoxha, kamera dhe instinktet e tij gazetareske i bënë gjëmën Berishës, ishte me mua qysh në minutën e parë të protestës, në ballkonin e dy kullave binjake në katin e katërt, përballë zyrës së Berishës, por ai nuk është në listën e puçit. Rudina Xhunga, së bashku me Dudajn, iu bashkua tavolinës kur plumbat u bënë më të frikshëm, ndërsa dhjetëra reporterë të rinj, të thuajse gjithë gazetave, ishin po aty në këmbë duke ndjekur atë çfarë ndodhte. Filmuam snajperat pa filluar të gjuajnë, dhe pastaj u mbështetëm tek kolona e betonit, që mund të priste plumbat, duke ndjekur TV. Telefonat na u bllokuan dhe për fatin tonë të keq nuk kishim as kë të njoftonim dhe as kush të na njoftonte. I vetmi personazh misterioz u shfaq në tavolinën tonë diku nga ora 3 mbasdite, një burrë i vjetër rreth të gjashtëdhjetave, devolli, i punësuar në polici tatimore, i angazhuar atë ditë nga Agim Shehu si roje për tavolinën e gazetarëve. Ishte i veshur keq, me bukë me vete dhe i paqartë për punën që i kishin dhënë. E shikonte i çuditur Rudina Xhungën që e kish aq afër, ose Bushatin dhe qeshte me vete. Pastaj bënte prova fonetike të na shqiptonte emrat. E qetësuam se ne nuk i mbanim mëri dhe e ulëm mes nesh. Xhunga herë pas here ndikohej prej tij kur matej të ndërsehej me fjalë kundër plumbave, por nuk shkaktonte asnjë bezdi tek ne të tjerët. Po të rrinte dhe pak aty, ishim të sigurt se mund të kthehej në demonstrues.

Të parin që pashë duke u rrëzuar në tokë, edhe pse nuk qenkësh i vrari i parë, ishte Hekuran Deda, i cili u rrëzua nga tavolina ku ishin gazetarët. Mu duk sikur u rrëzua se e shtyu dikush, por në të vërtetë ishte qëlluar. Hodha sytë nga TV Klani. Për shkak se redaksia e TV Klanit ishte boshatisur dhe aty kishte mbetur vetëm Desada, që komentonte duke u përpjekur të kuptonte çfarë ndodhte, ai ishte ekrani nga i cili informoheshe më shumë. Shto dhe faktin që kamerat e tij ishin fokusuar tek dera e kryeministrisë, duke i mëshuar idesë se po sulmohej dhe po dhunohej policia, aty ngjarjet ndiqeshin më mirë, Top Channel e teproi në ekstrem duke mbajtur në studio komentatorë që ishin shumë herë më pak të dëgjueshëm se sa brutoja e ngjarjeve që po ndodhte. TV e tjera ishin me shkëputje nga sheshi.

Sapo pashë rrëzimin e Hekuran Dedës, ngrita sytë nga TV Klani dhe aty pashë një njeri që ishte rrëzuar, por jo tek vendi i Hekuranit. Diçka më lart afër derës. Desada as e kuptoi fare dhe vazhdoi të komentonte e qetë. Ishte e pabesueshme për të gjithë se ato që po shikonim ishin vrasje. Kur i ripamë më vonë në mbrëmje, dukej që vrasja tek dera kish ndodhur disa sekonda më parë se vrasja tek tavolina e gazetarëve, por gjithsesi nga e njëjta batare.

Nuk dija kë të pyesja nëse ishin vrasje apo plagosje. Me sytë nga rruga shiheshin pak çaste më vonë persona që transportonin të plagosur të tjerë. Një koleg i Vizion Plusit më tregoi si i rrëmbyen furgonin e transmetimit për të çuar në spital një nga viktimat, ndërsa shiheshin njerëz të plagosur dhe të trembur që po shpërndaheshin. Tentova t’i telefonoj disa herë Preç Zogajt, por nuk funksiononte telefoni. I nisa një SMS ku i thosha afërsisht se dikush mund të jetë vrarë. Ishim krejt të paqartë. Telefoni funksionoi me sms, por me thirrje jo. Pak më vonë Edi Rama doli në konferencë për shtyp. Bëri thirrje të qetësoheshin dhe të ktheheshin në shtëpi. Nuk përmendi të vrarë, edhe pse vrasjet kishin ndodhur. As ai nuk dinte gjë. Ja përsërita thirrjen Zogajt, por pa sukses. Mu bë fiksim që kishin qëlluar njerëzit sipër kryeministrisë. Aty u shfaq dhe komandanti i Gardës dhe një bodigard i familjes Berisha, dhe disa tipa që mu fiksua se mund të kishin qëlluar. Disa orë më vonë rreth orës 20:00, Tom Doshi u kthye nga Spitali Ushtarak me një CD në dorë. Kishte marrë skanerin e Aleks Nikajt, të vrarit ende të pavdekur. Ishte qëlluar me një plumb që i hynte nga sipër poshtë. Ata tipat sipër tarracës mu kujtuan përsëri. Më vonë mësova se aty kish qenë dhe dikush nga Lezha, dhe kjo e komplikonte historinë duke menduar se mund të ishte dhe qitje selektive. Kështu ishte vrarë dhe Faik Myrtaj.

Në mbrëmje, kur Artanit i kërkova të më nxirrte prej kameras qitësin anash kryeministrisë, ata sipër tarracës dhe ata që ishin tek shkallët, ndryshoi gjithë historia. Artani, pasi më nisi fotot e para, mori i lumtur për zbulimin që kish bërë. Duke riparë gjithë filmimet e kameras, në të vërtetë kishte zbuluar kush kish vrarë. Fotot nuk bënin më punë. Instikti i tij prej gazetari kishte bërë histori.

 

 

Kjo ishte dinamika e ditës sime më parazitare të mundshme si gazetar. Në mbrëmje versioni i parë i Berishës ishte ai që kishte përgatitur kur kishte marrë vendimin për të vrarë. Kishte vendosur që të vriste dhe t’ia linte të vdekurit në kurriz opozitës. Dy mjekë të Spitalit Ushtarak u përfshinë të parët në një spirale manipulimi. Edhe pse janë mjekë që përgjigjen për jetën e njerëzve, folën para kamerave si ekspertë kriminalistike, duke folur për qitje nga afër, dhe plumba të çuditshëm. Më pas foli Sokol Olldashi, i cili kishte informacionin e “sigurt” se një makinë e çoroditur që turma e lëshoi drejt derës, që rrinte vazhdimisht e hapur, kishte 40 kg dinamit. Pastaj doli Arben Imami, Ministri i Mbrojtjes, dhe simboli i trazirave të vitit 1997 në Jug të Shqipërisë. Foli për armë të sofistikuara të përdorura nga demonstruesit dhe vrasjet brenda llojit. Po plotësohej skenari i vrasjeve të bëra nga vetë opozita. Kur Artani më tha në telefon se duket qartë kush ka qëlluar dhe vrarë, e kisha të pamundur të mendoja se skenari B ishte “puçi”.

Sali Berisha e nisi zbatimin e tij qysh në datën 22 janar. Foli për pistoleta stilolaps, për çadra pistoletë, për thika me helm nga gjarpërinjtë e jugut, për plan të përbashkët president, kryeprokurore, lider opozite, SHISH… Një përrua psikik i neveritshëm dhe i padëgjueshëm deri në fund. Ishte i qartë në atë marrëzi që bënte. Prokuroria kishte mbërritur në oborr të kryeministrisë ku ishin 2800 gëzhoja armësh dhe plumbat kishin grirë kangjellat nga brenda, çka tregon se është qëlluar në lartësi të kokës së njerëzve dhe në drejtim të tyre. Serveri i kryeministrisë ishte fshirë, serveri i Gardës po ashtu, ndërsa oficerët e plagosur të Gardës u mbajtën në oborr të kryeministrisë. Sali Berisha kishte një frikë të fshehtë prej daljes së tyre jashtë gardhit. Jo se do të arrestoheshin, por se mund të flisnin. Mund tu tregonin grave, vëllezërve, miqve të tyre. Ata u izoluan thuajse në gjendje pengu brenda mureve të ndërtesës, e cila u kthye në një super-ambulancë ku mjekohen të lënduarit që nuk duhet të dorëzoheshin. Thashethemet për episodet nga brenda ishin nga më të ndryshmet. Shquante një fabul mbi rezistencën e Ndre Prendit për të qëlluar dhe një njeri i afërt i Berishës që e kishte qëlluar me grusht tek syri, që dukej qartazi i nxirë nga një goditje. Prendi ishte mbi ndërtesë të kryeministrisë dhe zor se gurët arritën atje.

Sali Berisha kishte konsumuar ndërkohë bisedat me ambasadorin amerikan, të cilin e kishte kapur krejt në befasi kjo situatë. Për çdo kërkesë të ligjshme të tij si përfaqësues i një shteti të madh mik me Shqipërinë, Berisha kishte një kusht të vetin. Dhe mungesa e përvojës për të punuar me Sali Berishën, e shtyu ambasadorin të përfshihej në një histori të rëndë. Pranoi të negociohej arrestimi i gjashtë zyrtarëve të Gardës. Berisha kundërshtoi ndalimin e tyre, në një gjest flagrant që po të kishim një prokurori të pavarur duhet ta arrestonte. Unë e përjetova me gëzim informacionin, pasi mendova se këtë nuk do t’ia falte askush. As shqiptarët, as ndërkombëtarët. Në fakt ia falën të gjithë, dhe ai vazhdon të krenohet që ka kundërshtuar për shkak të shpikjeve të tij, një urdhër prokurorie, duke shkelur rëndë Kushtetutën për autoritetin e prokurorisë.

Të dielën në mbrëmje ai mblodhi parlamentin në një seancë urgjente tragjikomike. Deputetët e frustruar nga ideja se mund tu kishte ikur pushteti, filluan të flasin me zë të lartë dhe duarbosh për grusht shteti. Ilir Meta shkoi më tutje dhe i quajti kokëpalarë. U ngrit një Komision dhe në krye të tij u emërua Eduard Halimi. Detyra ishte e qartë: Të terrorizonte prokurorinë dhe të baltoste sa të mundej Presidentin, SHISH-in dhe median kritike me Berishën.

I njihja thuajse gjithë deputetët e Komisionit. Dy prej tyre pak më shumë se të tjerët. Genc Strazimiri, të cilit tashmë i ka mbetur në dorë ky Komision, dukej i frustruar, por dhe i gatshëm të binte në sy. Atë e njihja më mirë se të tjerët. Njihja raportet e mosbesimit të Berishës me të dhe telashet që i ishin krijuar si zëvendësministër i Brendshëm ngaqë kish denoncuar Kuliçin tek Berisha si njeri që lidhej me kriminelë në Fier dhe Durrës. Prej atëherë Berisha i kishte prerë vështrimin, dhe ky ndoshta i dukej një rast i artë për tu riafruar me të. E kuptova që e kish marrë kështu këtë shans kur dëgjova që emrin tim si gazetar puçist e lexoi ai. Qesha për herë të parë kur mendova sa do ishte kënaqur Berisha duke e parë ta lexonte emrin tim. Perversiteti i tij në këto raste shkon larg. I shijon shumë përdorimi i atyre tek të cilët nuk beson. I shijon kur i shikon duke dhënë prova besimi.

Shkova në Rogner për një kafe për tu takuar me Andi Bushatin. Vendosëm ta merrnim me humor. Balla dhe Çakuli po ashtu. Vizion Plus kërkoi një koment, dhe i thashë pak a shumë se nuk kam tabulate, por atë që nuk ia tregoj gruas sime, nuk jam i gatshëm t’ia tregoj gruas së Berishës. Ishte pak e tepruar si deklaratë, por fakti që ai po e bënte këtë gjest ndaj meje në emër të sulmeve që unë i kisha bërë korrupsionit të familjes së tij, ishte logjike t’i tregoja kujt i duhej përbaltja ime. Gazetari qeshi dhe iku. Çakuli bëri një gjë më me humor. Një letër të hapur ku shpjegonte pse dështoi puçi, dhe si e kishim organizuar. Balla dhe Bushati e injoruan tërësisht.

Por ndërsa ne qeshnim, Perëndimi e kishte marr seriozisht. Në Bruksel u dukej skandal i madh që të na kërkoheshin tabulatet. I dërguari për krizën, Lajçak, ia kish kërkuar këtë nga Brukseli Berishës dhe ky ia kishte bërë të vështirë. Ne po na dërgonin sinjale se kjo punë do zgjidhej. Më vinte të plasja, pasi e dija që tabulatet tona nuk kishin asnjë rëndësi. Maksimumi i duheshin Berishës tablatet e Çakulit për të parë me kë kish folur ditët para transmetimit të videos së Ilir Metës. Ne të tjerët ishim për arsye krejt të tjera. Unë për hakmarrjet e tij primitive, Sokol Balla ngase quhej njeri i afërt i Ramës dhe gazetari kryesor i Top Channel-it, dhe Andi Bushati si një gazetar i pakompromentueshëm që stërmundohej dhe vazhdon akoma të jetë i paanshëm, një pozicion që Berisha e urren më shumë se sa atë të gazetarit armik.

Vendosëm të mos bëjmë asnjë kundërshtim për të shkuar në Komision. U konsultuam dhe për ato që do tu thoshim deputetëve. Nuk jam i sigurt nëse na e përgjuan atë bisedë, por të nesërmen e “të vetmit plan” që bëmë kundër pushtetit, na çliruan nga akuza dhe nuk pranuan të shkonim në Komision. Ishte dështimi ynë real. Deri atë ditë nuk kishim bërë asgjë. Atë ditë që vendosëm të bëjmë diçka, na e hoqëm mundësinë.

E keqja ishte më e madhe se kaq. Mosthirrja jonë, që ne e quanim dështim, po quhej si fitore e Perëndimit që na kishte shpëtuar nga Berisha. Në fakt Berisha kishte shpëtuar nga ne. Isha i vendosur që pak me humor dhe pak me cinizëm, të dëshmoja çfarë dija për aferat korruptive të Familjes dhe të “justifikoja” me to arsyen pse kjo qeveri duhej përmbysur qoftë dhe me dhunë, duke justifikuar kështu veten si “puçist”. Ishte një rast i artë që na u hoq nga duart falë miopisë së disa zyrtarëve perëndimorë, që u dukej sikur po na shpëtonin. Në fakt po shpëtonin Berishën. Kishin shkëmbyer nxjerrjen tona nga skema e puçit me tolerimin e vrasjeve, kishin barazuar tabulatet e katër gazetarëve me jetët e katër të vrarëve nga Sali Berisha dhe Lulëzim Basha, kishin zëvendësuar kuriozitetin e dy djemve të mi për lakimin e emrit në ekrane, me vajin e 8 fëmijëve jetimë që s’do t’i shikonin kurrë baballarët në shtëpi. Kishin falur dy herë Sali Berishën, një herë që po i toleronin vrasjet dhe sulmin ndaj institucioneve dhe herën e dytë që po na e hiqnin nga duart ne katër puçistëve, që së paku mund t’ia bënim “fytyrën si këpuca” siç ka qejf të thotë ai. Kishim dështuar të ushtronim të drejtën tonë si puçistë, përballë atyre që sapo shihnin kamerat, na fyenin dhe sapo iknin, na dërgonin sms se nuk kishin çfarë të bënin, kishin urdhër… Nuk kishte dështuar asnjë grusht shteti, kishim dështuar të ndalnim grushtin që Berisha po i jepte shtetit duke e marrë peng nga makthi i njeriut që kish vrarë.

Pse i vrau? Kjo ishte një pikëpyetje e madhe jo vetëm për kundërshtarët e tij, por dhe për ata që e njihnin nga afër Berishën. Ne që pamë si u rrëzua nga tavolina e gazetarëve Hekuran Deda, apo si u këput Ziver Veizi me duar në xhepa në bulevard, e kishim të qartë se po qëllohej me vetëdije. Kur protesta ra, kur njerëzit thuajse ishin shpërndarë, kur policët thuajse ishin shpartalluar dhe njësitë speciale zyrtare dhe jo zyrtare të Berishës ishin brenda oborrit, u qëllua me vetëdije për tu vrarë. U qëllua kur vdekjet nuk trembnin dhe nuk frymëzonin askënd. U qëllua kur askush thuajse nuk e mori vesh nëse ata vdiqën apo u plagosën. Askush në bulevard nuk ishte i vetëdijshëm se kishte viktima. Lajmi erdhi pas orës 16 nga Spitali Ushtarak dhe sërish nuk ndikoi mbi ata pak vetë që kishin mbetur në rrugë. Pra, nuk u vra as për të trembur turmën, as për të trembur opozitën, as për të inkurajuar forcat e mbrojtjes. U vra me ligësi dhe urrejtje, u vra me burracakëri, ndërsa gjithçka po përfundonte si një demonstrim i ashpër me episode dhune të zakonshme këto për çdo protestë të tillë, ai vrau. Tek rrija përballë dritares së zyrës së tij në kullat binjake, kur më erdhi lajmi se dy vetë kishin vdekur, (i treti u njoftua pak më vonë) mu shfaq tërbimi i tij, pikërisht kur gjithçka po mbaronte. Si një njeri që nuk pranon të ketë një betejë pa bilanc, ai nuk mund të pranonte në karakterin e tij një demonstrim force nga opozita. Mijëra njerëzit e grumbulluar kundër tij, fuqia e tyre për të shpartalluar policinë me duar në xhepa, bënin kontrast të madh me krekosjen e tij publike. Nuk mund ta pranonte dot këtë. Jam i sigurt se vendimin për të vrarë nuk e ka konsultuar me askënd. Njerëzit afër tij ma përshkruan Lulëzim Bashën thuajse të lebetitur nga frika dhe hutimi. Komandanti i Gardës, i cili mund të përfundojë në qeli, është po ashtu një ushtarak i përmbajtur, edhe pse besnik i tij. Ai u detyrohet shumë fëmijëve të vet që e kanë emëruar aty, por ka një raport me ligjin dhe një distancë të fshehur nga gjestet e rrëmbyera të Berishës. E kam parë me sytë e mi kur ka kundërshtuar urdhrin që Berisha i dha në vitin 2006 për ta nxjerrë zvarrë Ilir Metën nga salla e parlamentit pasi hipi mbi tavolina. Refuzoi dhe ishte gati të ikte. Ç’kish ndodhur me të? Mund të ishte kompromentuar gjatë rrugës, mund të kishte detyrime ndaj një rrethi më të afërt të familjes Berisha, por jo deri tek vrasja. Si mirditor, ai ka dhe peshën e Kanunit mbi supe për çdo gjak të hapur. As me atë nuk e ka konsultuar. Me Gjergj Lezhën jo e jo. I gjori Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë, kushedi sa përpjekje ka bërë mos t’i shfaqej përballë atë ditë… I sillja të gjithë ndërmend dhe bindesha më shumë se e kishte marrë vetë atë vendim. Përfytyrova si ka thirrur “dikë të vetin” në zyrë, ka ngritur pak zërin e televizorit nga ideja se përgjohej dhe i ka dhënë shenjë të qëllonin. Pak më vonë është qëlluar. Momenti kur filloi të qëllohej mbi turmë ishte episod gati dhjetë minutash. Vetëm në ato dhjetë minuta tytat e armëve u drejtuan mbi qytetarët dhe kangjellat e Kryeministrisë janë sharruar nga brenda nga plumbat. Ata që kanë qëlluar ishin qitësa special të Gardës. Në mendjen e tij të hallakatur dhe dalldisur nga ideja se Edi Rama i “kishte bërë rreshtore”, vërtitej ideja e hakmarrjes. Mendimi se ata mund ta përsërisnin këtë gjë vazhdimisht derisa ai të rrëzohej nga pushteti e tmerronte. Nuk jam i sigurt se bashkë me idenë se duhet të vriste, kishte ndërmend dhe mënyrën se si do t’i fshihte, por pak pasi i vrau, duket se e kishte fiksuar skenarin A: Viktimat i ka vrarë vetë opozita. Pasi kjo u hodh poshtë, lindi skenari B: U vranë se ishte grusht shteti.

 

Lindja dhe shuarja e skenarit A

Në daljen e tij të parë publike më 21 janar në mbrëmje, e tha qartë atë: “Në këto përleshje kanë humbur jetën 3 qytetarë, janë plagosur dhjetëra policë dhe demonstrues. Përgjegjësia e plotë totale për të gjitha këto bie mbi organizatorët e skenarit tunizian, mbi pinjollët e benalive shqiptarë. Duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta, familjarëve të viktimave, theksoj se të dhënat paraprake flasin se secili prej tyre është qëlluar nga afër me armë pistoleta të lehta, të cilat nuk gjenden në armatimin e Policisë së Shtetit dhe as të Gardës së Republikës. Duke theksuar këtë, i kërkoj Prokurorisë të zbardhë sa më shpejt të vërtetën e këtyre jetëve të humbura.

Përshëndes, ndonëse në fatkeqësi, familjarin e njërit prej këtyre viktimave, i cili do t’i thoshte në Spitalin Ushtarak njërit prej këtyre drejtuesve kryesorë të kësaj dhune: Largohu kriminel, na vrave vëllanë, dhe në prani të personelit do ta nxirrte jashtë nga dhoma. Motra e shkretë, megjithëse kishte në gjendje shumë të rëndë vëllain, por që nuk kishte humbur arsyen, i dha atë që meritonte këtij shoku.”

Kush e lexon këtë deklaratë të kryeministrit kohë më vonë, e kupton qartë se kur doli para medies ai ka qenë i vendosur t’i hidhte kufomat në shpinë Edi Ramës. Deklarata tregon qartë po ashtu se Berisha ka mbajtur kontakt thuajse të drejtpërdrejtë me Spitalin Ushtarak. Dy mjekët, që u bënë strumbullari i skenarit për “vrasje nga afër”, duket se e kishin furnizuar dhe me përralla për fajësimin e opozitës nga familjarët. Paragrafi që Berisha flet për një gjoja incident, i vishet Preç Zogajt, kur ka shkuar tek dhoma e Aleks Nikajt. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Siç më shpjegoi vetë Zogaj, Aleksi ishte një mik i shtëpisë së tij dhe ai ishte realisht i dërrmuar nga ideja se Aleksi mund të vdiste. Ishte vëlla i vetëm i katër motrave dhe kishte dy vajza të vogla. Berisha ishte vigjilent ndaj këtyre detajeve, dhe e kishte kompletuar skenarin e tij, që nga mënyra si ishin gjuajtur deri tek detajet se si populli fajësonte opozitën për vrasjet.

E përsëriti këtë dhe kur e pyetën gazetarët: “Opozita organizoi një skenar puçist, e paralajmëroi atë, organizoi skenarin tunizian. Përgjigje opozitës i dhanë familjarët e njërit prej viktimave, i nxorën jashtë ata: “Dil jashtë kriminel, na vrave vëllanë”. Të dhënat paraprake të ekspertëve dhe të mjekëve të reanimacionit janë se ata janë gjuajtur nga afër me armë të lehta.”

Shihet qartë se e kishte të qartë planin në kokë. Sokol Olldashi dhe Arben Imami u lëshuan nëpër ekrane duke shtrënguar muskujt të zhduknin efektin e alkoolit të mbasdites dhe përsëritën të njëjtën gjë. Në mbrëmje Edi Paloka me disa lezhjanë “të fortë” kërcënuan Zogajn ndërsa dilte nga studioja e TV Klan dhe situata mund të kishte degraduar nëse nuk do të kishte qenë i shoqëruar nga djali i tij dhe disa miq. Në ekranet e pushtetit filloi të keqpërdorej një pamje e vdekjes së Ziver Veizit duke shpjeguar sipas oreksit lëvizjen e një plaku të hutuar nga vrasja.

Por në mbrëmje vonë Artan Hoxha publikoi pamje të plota, filmuar nga vendi ku ne rrinim në Kullat Binjake. Këndi i gjerë i pamjes i përfshinte të gjithë vrasësit dhe të vrarët. Shihej qartë që gardistët kishin qëlluar dhe vrarë. Shihej qartë një ushtarak i Gardës që kish qëlluar në drejtim të njerëzve. Kamera kapte flakën e automatikut dhe rrëzimin e viktimës në një kohë. Ishte një mrekulli optike. Berisha nuk e priste këtë. Vetëm pak çaste më parë, në orën 19:30 ai kishte spekuluar pikërisht me këtë fakt. Ja si ju drejtua në mënyrë cinike gazetarëve: “Mund t’ju bëj një pyetje: ju që ishit në të katër anët e kësaj situate me kamerat tuaja, pse nuk arritët të filmonit njërin prej tyre. Si nuk arritët ju të filmoni qoftë dhe njërin prej tyre. Çfarë ndodhi me kamaret tuaja? Ju i keni dhënë të gjitha, madje unë dëgjova një telekronist tuajin që tha se më ka marrë plumbi, pastaj doli se nuk e kishte marrë plumbi. Ndjeva keqardhje, por  fatmirësisht doli se nuk e kishte marrë plumbi dhe tha se më shtynë.”

Ishte i sigurt se askush nuk kishte filmuar vrasjet në mënyrë diskredituese. Dhe mbi të gjitha ishte i tërbuar që Fatos Mahmutaj, reporteri i ABC Neës, një kanal i perandorisë së tij korruptive, kishte qenë në krah të Hekuran Dedës kur u vra, ishte plagosur dhe kishte rënë i lemerisur nga tavolina. Vëmendja e Berishës shkoi deri tek ai. Donte ta poshtëronte që të mbyllte gojën. Dhe padronët e tij tentuan t’ia mbyllin. Në një histori të paprecedent në medie, drejtuesit e ABC Neës nuk pranuan të quanin gazetarin e tyre të plagosur vetëm pse kështu prishej Skenari A i Sali Berishës.

 

Nevoja për skenarin B: Grushti i Shtetit

Dalja e kamerave të Artan Hoxhës e kishte tërbuar. Të nesërmen në një dalje të re para mediave volli vrer dhe për të. I zënë ngushtë nga gazetarët të komentonte pamjet e tij, ai iu vërsul atij me epitete fyese. “Informatat e para janë ato që kam thënë dje, por kam thënë edhe se Prokuroria e Shtetit duhet të zbardhë të gjitha rrethanat, nga kanë dalë, nga kanë ardhur, kush ka qëlluar e të gjitha me radhë. Unë shoh një media që po me një tjetër çakall të Sigurimit bën po atë që bëri çakalli i Ramës me videon tjetër dhe përpiqet të bëjë dhe gjykatësin, dhe prokurorin dhe të gjitha. Kjo është zgjedhja e tij.”

Ishte destabilizuar. Skenari A i ishte shfryrë si flluskë sapuni. Kufomat e viktimave që tentoi t’ia faturonte opozitës, i kishin mbetur në oborr të vet. I kishte mbetur gjaku brenda gardhit të tij.

Tani duhet tu jepte zemër vrasësve që të mos e tradhtonin. Pasi i mbajti peng në oborr të kryeministrisë, pasi i mjekoi dhe i shpërbleu me rroga shtesë, pasi u premtoi shtëpi pjesëtarëve të Grupit të Zjarrit, dhe pasi u shfaq publikisht me Komandantin e Gardës me sy të nxirë nga rrahja, filloi të flasë për një fenomen të ri, për një Grusht Shteti organizuar nga Presidenti, Kryetari i Opozitës Kryeprokurorja, SHISH dhe media.

Njoftimin zyrtar e bëri në mbledhje të qeverisë më 23 janar ku foli për “skenarin e një puçi, e një përpjekje të qartë, evidente për të marrë pushtetin me dhunë, nga një treshe, tashmë e njohur, Edvin Kristaq Rama dhe dy ministrat e diktaturës komuniste Gramoz Ruçi dhe Skënder Gjinushi.”

Por në retorikën e Berishës në atë mbledhje më tërhoqi vëmendjen një fakt. Ai përmendi Gjergj Lezhën. Jo me emër, por me post. Tha se kishim videot e serverit të kryeministrisë që provonin gjithçka. Citoi për këtë Sekretarin e Përgjithshëm. Është e shkruar e zeza mbi të bardhë në fjalimin e tij në mbledhje të qeverisë më 23 janar. “Pas konferencës së shtypit i kam kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave të vërë në dispozicion të Prokurorisë të gjithë videon e kryeministrisë. Kryeministria ka një sistem videosh te vetin, përveç asaj që ka Garda, përveç asaj që vendos policia. Kamerat tuaja ishin të plota. Në këtë kontekst, me bindjen time kishte një material të plotë për të saktësuar se nga erdhën plumbat, si u vra dhe ku u vranë, pra të gjitha rrethanat.”

Sipas kësaj deklarate të bërë në datën 23 janar, i bie që më 21 janar rreth orës 20 në mbrëmje Sali Berisha të ketë thirrur në zyrë Gjergj Lezhjen dhe t’i ketë thënë këto që thotë më sipër, pra që të kontrollojë serverin e Kryeministrisë dhe të nxjerrë andej pamjet filmike dhe t’i vërë në dispozicion të prokurorisë. Këtë e thoshte më 23 janar. Hëm. Siç doli më vonë nga ekspertiza amerikane, serveri i Kryeministrisë është fshirë rreth orës 1 të natës duke u gdhirë 22 janari. Pra i bie që Gjergj Lezhja e ka marrë porosinë, ka kontrolluar pamjet filmike, është tmerruar nga ato çfarë ka parë, ka bërë një kopje ia ka çuar Berishës në zyrë dhe kanë fshirë serverin. Djallëzia e Berishës shkon në ekstrem. Ai qëllimisht flet më 23 janar për server të paprishur të Kryeministrisë që sot të ketë alibi se ai nuk dinte gjë që ishte prishur. Që atë ditë ai ka menduar si ta fusë në burg Gjergj Lezhën, si bedelin e parë të këtij akti kriminal. Ligësia e kësaj deklarate tani duket më e plotë. Një vit më pas, kur FBI ka sjellë ekspertizën në Tiranë dhe paraqet si problem faktin se ky server është fshirë natën e 21 janarit, shihet qartë se Berisha çdo hap drejt alibisë së tij e ka bërë me vetëdije. Siç bëjnë vrasësit profesionistë.

Një ditë më parë Ina Rama i kishte çuar Ministrit të Brendshëm gjashtë urdhër- arrestesh që përfshinin zinxhirin komandues të Gardës që nga Komandanti deri tek qitësi i dyshuar për vrasës. Ministri i Brendshëm ka refuzuar. Arsyeja sipas tij është se nëse ai dorëzon ata, Garda kapitullon pasi ushtarët dëshpërohen. Është një arsyetim që të lë pa fjalë. Në logjikën infantile të atij që quhej Ministër i Brendshëm, kishte një psikozë lufte. Ai e quante Gardën një repart që duhet të ruante moralin e lartë për të mbrojtur pushtetin e tij. Dhe sipas kësaj logjike, shteti ligjor po u ngatërrohej nëpër këmbë në luftën e tyre me armiqtë. Kryeprokurorja është detyruar t’ia bëjë më të lehtë duke i thënë se ata thjesht do merren në pyetje dhe mund të lihen të lirë. Por asgjë nuk ka  funksionuar. Tensioni është rritur dhe Ministri i Brendshëm me ligësi i ka kërkuar të shprehet dhe Presidentit, për një gjë flagrante, për një kundërshtim të Kushtetutës. Ai i ka treguar ligjin dhe kjo ishte sikur t’i tregoje burgun. I vetmi që ka pranuar t’i dëgjojë ka qenë ambasadori amerikan. Ai ka hyrë në mes të këtij konflikti të pastër ligjor, duke inkurajuar prokuroren për hetime, por dhe duke bindur  Berishën se vetë nuk është “pjesë e puçit”. Për herë të parë në historinë e një shteti ligjor, një kryeministër mori përsipër moszbatimin e urdhrave të kryeprokurores, duke u vetëshpallur vetë agresor, vetë gjykatës, vetë prokuror dhe vetë garant i Kushtetutës. Në të vërtetë ky ishte i vetmi element real i Grushtit të Shtetit atë ditë. Atë e kishë bërë Sali Berisha.

Rezistenca e Berishës për të mos dorëzuar gardistët vazhdoi dhe mbasdite, në komunikimin mes Prokurorisë dhe Drejtorisë së Policisë. Më në fund Drejtori Burgaj kishte gjetur zgjidhjen. Urdhër-arrestet kishin “lapsuse të papranueshme”.

Dhe Berisha e gjeti lidhjen mes puçistëve. Meqë Bamir Topi refuzoi të futej në këtë mes, meqë Ina Rama këmbënguli gjithë ditën t’i arrestonte gjashtë të dyshuarit për vrasje dhe meqë Edi Rama në mbasdite vonë kishte deklaruar se Berisha po refuzonte të dorëzonte vrasësit, atëherë dilte që Bamir Topi, Ina Rama dhe Edi Rama kishin një plan të koordinuar. Tragjikomedi. Mbasditen e së dielës në seancën e posaçme në Kuvend, teza kishte avancuar. Ishte futur në listë dhe SHISH. Sipas Berishës, në zarfin që SHISH i kishte dërguar në zyrë në datën 20 janar, kishte zero informacion për “puçin”! Aq shumë ishte autosugjestionuar nga ideja se ishte para një puçi sa tani i kërkonte dhe SHISH ta kishte parë atë ëndërr një ditë para se t’i fanepsej atij. E vuante shumë idenë se SHISH-in nuk e kishte nën kontroll. E vuante më shumë që ata raportonin më shumë tek ndonjë vend mik i Shqipërisë se sa tek ai. Dhe ju duk rast i artë t’i hiqte qafe me këtë rast.

Para deputetëve shpjegoi qartë dhe skenarin. Foli për dy lloj zarfesh me lek, një për transportin dhe një për “luftën. I pari kishte 10 deri 20 mijë lek, i dyti 200 deri 300 mijë lek. Shpjegoi se si para Dajtit ky grup kishte marrë një drogë sintetike. “U shpërnda thuhet një lloj droge sintetike, për këtë duhet të bëhen analizat se për këtë nuk kam dijeni, u shpërndanë gurë dhe të gjitha mjetet e tjera…”.

Por edhe pse Komisioni u ngrit, edhe pse u bë kujdes të gjendeshin deputetë që nuk prishnin punë dhe nëse bëheshin qesharakë, e shihte se skenari nuk po ecte. Perëndimi po u jepte mbështetje “puçistëve” dhe ky ishte një problem i madh për të. Presidenti i Republikës dhe Kryeprokurorja u bënë destinacioni i ri i diplomatëve. Berisha u tërbua dhe shpërtheu. Në një takim më 24 janar me efektivë të policisë dhe familje të tyre, iu turr me një fjalor rrugaçëror Ina Ramës dhe Bamir Topit. Të parin e quajti horr bulevardi, të dytën lavire bulevardi. Sofistikimi i tij për “puçin” kishte ecur përpara.

Argumentet pse ai nuk dorëzonte gardistët tani ishin të ndryshme nga një ditë më parë. Më 22 janar argument ishte demoralizimi i zinxhirit komandues të gardës, më 23 janar bënte thirrje të merrej filmimi i serverit të Kryeministrisë që vetë e kishte fshirë qysh më 21 janar dhe më 24 janar thoshte ata nuk kanë prova, dhe provë të vetme kanë rregulloren e Gardës që lë përgjegjësinë tek zinxhiri komandues. Ishte duke sulmuar “skenarin B të puçit”, që sipas tij lidhej me marrjen e pushtetit përmes gjyqësorit dhe prokurorisë. Skenari A përmes armëve kishte dështuar. Në të vërtetë kishte dy skenarë, por ato ishin tek Berisha. Skenari A i tij ishte që vrasjet i bëri opozita dhe skenari B ishte që meqë u bë grusht shteti, vrasje do ketë. Siç e tha vetë në parlament dhe para policëve, në raste të tilla nuk ka rëndësi sa vriten. “Në një grusht shteti mund të mos vritet asnjë, mund të vriten 3, 30 apo 300. Grushti i shtetit nuk mund të kalojë. Kjo është absolute. Forca e institucioneve të një shteti demokratik është e hekurt. Mjerë ata që e provojnë!…”

 

Rikthim tek puçi

Kjo është një pjesë e shënimeve të mia për ditën kur Berisha shpikte puçin e 21 janarit për të shpëtuar nga gjykimi për vrasjen e katër qytetarëve shqiptarë. Gjatë një viti kanë ndodhur shumë gjëra. Një prej përgjegjësve për vrasjet, Lulëzim Basha, u detyrua të lërë karrigen e përgjakur të Ministrit dhe të hyjë me dhunë në karrigen e kryetarit të bashkisë së Tiranës. “Ushtria” e 21 Janarit përdori çdo mjet dhe në fund gjykatat për të rrëmbyer atë mandat. Sali Berisha u duk sikur e vuri përkëmbësh prokurorinë, SHISH dhe drejtësinë, dhe hetimet për 21 Janarin u bllokuan. Gardistët u paraqitën duke qeshur një ditë në polici dhe të nesërmen u lanë të lirë. Një gardist i Sali Berishës, bash ai më i afërti i familjes, më i afërti i djalit të tij dhe bizneseve të tij, del që ka shkuar tek familja e Hekuran Dedës dhe i ka ofruar para dhe foton e vrasësit të Hekuranit, në shkëmbim të vizitës së Sali Berishës në shtëpi të tij. Të njëjtën gjë tentuan të bëjnë me familjen e Aleks Nikës, duke shpikur një revoltë të saj ndaj opozitës. Fëmijët e Ziver Veizit i terrorizuan në fshatin ku rriten jetimë, duke u kujtuar se do tu vrasin dhe mamin se nuk janë demokratë. Djalin e Faik Myrtajt e vranë nga dëshpërimi për të mos gjetur dot drejtësi për ikjen e babait. Por të gjitha këto duket se nuk e qetësuan përfundimisht Sali Berishën.

Mjaftoi një intervistë e ambasadorit të SHBA, Aleksandër Arvizu, disa ditë më parë ku shpjegoi se kishte shkuar në zyrë të Sali Berishës dhe i kishte kërkuar të pranonte ekspertizën e FBI si provë zyrtare. Foli dhe për faktin se dikush ka dhënë urdhër të qëllohet. Kaq mjaftoi dhe Sali Berisha u destabilizua përsëri. Ashtu siç FBI mund të ketë ringjallur serverin e fshirë në mesnatën e 21 Janarit, Sali Berisha ka disa ditë që po ringjall në makth skenarin e pucit që kishte harruar. Ligësia e tij ndaj ushtarëve të Gardës që ka përdorur për vrasje dhe që i shet tek familjet e viktimave, është e njëjtë si ligësia e tij ndaj Gjergj Lezhës, Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, të cilin më 21 janar e ka urdhëruar të fshijë serverin dhe më 23 janar e urdhëron të dorëzojë serverin e Kryeministrisë sikur nuk di gjë. Ai tashmë ka humbur qetësinë dhe po matet a ta pranojë apo sulmojë publikisht ekspertizën e FBI. Dhëntë Zoti e sulmon si pjesë e puçit dhe FBI. Na duhet një aleat pak më i madh për të futur në shtrat këtë plak të dalë jashtë kontrollit.

30 komente në “Grushti që nuk i dhamë dot pushtetit”

  1. . says:

    ***************************************************************************************

    …. Z.Rama, politikan i pakrahasushem “MODERN EURPIAN”.

    …. Nese nuk do ishte shpellari s-Ali Bisha, Z.Rama do t’a bente Shqiperine “Zvicer” dhe popllin te “kulturuar” si vendet Skandinave.

    ***************************************************************************************

    1. Shqipetari i Shqiperise says:

      Zoti Rama eshte nje mut i madh ashtu si eshte. I plasi bythe atij per shqiperine. te vjedh pak me Lilon e pastaj prape ne France te luaje pjesen e 3. te filmit TEJKE

      1. Skypion says:

        Ajo qe ndodhi me 21 janar te 2011 ishte epilogu i nje skenari kriminal te pergatitur me kujdes per muaj me radhe nga me i papergjegjshmi politikan shqiptar i ketyre viteve demokraci,nga psikopati i rrezikshem Edi Rama.Por,jo vetem,sepse,pati ndihmen po aq kriminale te medias se tij qe u be pjese e ketij skenari qe perfundoi tragjikisht.
        Perhere kur flitet per 21 janarin,njerezit,rendom,kujtojne vetem cka ndodhi ate dite,sepse,propaganda kriminale e Rames dhe bashibozukeve te tij mediatike,ua ka fshire nga kujtesa gjithe cndodhi,nga marrja e videos korruptive nga Dritan Prifti,e deri ate dite;gjithe kjo pjese historise eshte fshire nga kujtesa e idioteve te dobishem,e trushkulurve dhe trushpelareve.
        Ne fakt,pikerisht kjo pjese e historise,eshte historia e vertete e tragjedise se 21 janarit,sepse,vete dita si e tille,pra ajo 21,eshte thjeshte epilogu i nje tragjedie te paralajmeruar me vakt.
        Verej keto dite ne mediat e pushtetit Rama-Meta,tek flitet per skenare te ndryshme ,A apo B e ku di tjeter se c’fare;dhe jepen edhe detaje(keto,vecanerisht te rendesishme ne procesin e trushpelarjes,se paraqiten ,kinse,si “faktet kokforta”).Dhe e gjitha kjo behet per te lene ne hije,madje per ta fshire krejt,skenarin e vertete te 21 janarit,skenarin e vetem,skenarin kriminal,qe eshte ai i cili u pergatit per muaj me radhe nga Rama ne bashkepunimin po aq kriminal te medias se tij.Pra,21 janari i 2011 ishte pergatitur qe ne 2010,kur Rama i lutej Priftit t’i jepte me cdo cmim videorgjistrimin.Pasi e merr,ai hyn ne detajet e ketij skenari kriminal bashke me Filip Cakulin;te dy sebashku pergatisin me kujdes fabulen tragjike;ingredienti kryesor i se ciles ishte Ilir Meta;per kete, media e Rames,gazetaret ,analistet,opinionistet e saj,e paraqiten Ilir Meten si “hajdutin”,”kryehajdutin”,”me te korruptuarin zyrtar te larte”,”Ilirin e bllokut”,”djallin apo derrin e korrupsionit” etj etj;synimiishte i qarte: te ngjallnin zemerim ne popull per ta yshtur pastaj ne nje proteste te dhunshme.Kjo ishte pjesa a pare e skenarit kriminal.
        Pjesa e dyte e tij,ka te beje me pergatitjet ne fshehtesi te nje nukle kriminale prej 200-300 kriminelesh qe Rama-Tahiri i mblodhen anekend vendit,te cilet do te ishin ata qe do te pergjaknin policine e shtetit per te provokuar me cdokusht reagimin e shumedeshiruar.
        Ky skenar kriminal,pati edhe anen e vet te dukshme:200-300 kriminelet e dhunshem ne krye te protestet perzier me popullin e thjeshte e te pafaj;kurse ideatoret e dhe organizatoret e vertete te protestes,ishin,si kurre me pare ne historine e demostratave,ne bisht te saj,ne fund te turmes;edhe gazetaret qe do te duhej ta ndiqnin nga afer ate,ishin ulur duke pire ne kafenete aty rrotull,cka tregon se keta pisa ,keta zuzare ishin ne dijeni te plote te asaj cka ishte pergatitur te ndodhte;sepse,ishin pjese e saj.
        Ky eshte skenari i vertete dhe i vetem i 21 janarit;ska tjeter;gjithe c’llomotitet per gjoja “skenare” te tjere,behet me qellim per te fshehur,pikerisht,kete.

        1. Mir says:

          Po mire more skypion, eshte e drejta jote ti thuash trurit “ik p..u”, po sa per kuriozitet – ku futen “skenarin tend te vertete” thikat me helm, cadrat pistolete, e 40 kg e dinamitit ne bagazh te makines ? Si ka mundesi qe policia e Sales nuk arriti te gjeje asgje nga keto ?

          Nga te gjitha keto llomotitjet e tua, une kuptoj qe Sala t’a ka bere vertete trurin pershesh

    2. Shabon Tirona says:

      Po ty tparin dot kish dergu n’venet Skandinave nja 3 muj per t’thith cik kultur, aaa kaqol a kaqol, menje budallai pret prej politikes kultur skandinave, msoju mer njer me hedh plenat nkosh t’plenave e jo n’rrug, e pastaj fol. debil

  2. SARA says:

    BURG PER SALI BERISHEN & LULKA BASHEN

    VETEM ATEHERE DO TE KEMI DREJTESI

  3. intelektuali says:

    nje nder shkrimet me realiste.. qe ncjerr ne pah figuren e Berishes se sa komuniste ishte.. vetem per te mbajtur me cdo kusht pushtetin… irritur me idealet PPSH qe ncirrte grupe armiqesor… Nuk e kuptove kush qe krytari i grupit pucist te gazetareve ..

  4. learti says:

    Te lumte o Mero ……..por Shqiperia pati fatin e keq qe ne krye te saj pati nje kriminel shume te rrezikshem Sali Berishen . Eshte nje tragjedi per ne . Jeta eshte e shkurter dhe 20 e ca vjet nga jeta jone na i hengri ky moster . A do ta denoje valle zoti per krimet e tij ?
    Le te shpresojme.

  5. agostin says:

    Imagjinoni çfar do kish ndodhur,sikur mos te ishin filmimet e Artan Hoxhes. Ju kujtohen vrasjet ne Shkoder ne 1991 ,dhe sot nuk ka autor,dhe abuzohet me ato vrasje .Jam i bindur se n.q.s do ishte teknologjia e sotme ,edhe per 4 Deshmoret e Demokrazise sot do tu njihnin nga te gjithe autoret.Nuk mund te kete drejtesi,pa u denuar autoret e vertete , te vrasjeve si per 4 Deshmoret e Shkodres ashtu dhe 4 deshmoret e Tiranes

  6. Treviso says:

    Zoti Mere, dhe ne qe jemi ne distane e kemi ndjekur ngjarjen e 21 Janarit sukur kemi qene ne proteste. Ju i keni ringjallur edhe nje here dhe e keni bere mire. Qe ta pershkruash ngjarjen deri ne ikjen ne Belgjike te gazetarit Mamudaj per ndjekjen qe i beri Fatmir Skeja kemba kembes, per ta eleminuar, nuk arrihet ne nje faqe. Gazetarit qe ju aprovua kerekesa per azil kekrkue ne kryeqytetin e Europes nuk qe lemoshe qe i bene. Hetuesit e kryeqytetit te Europes e kane zberthyer njarjen ne detaje dhe kan dalur me konkluzione. Nuk e kerkon kot Bashkimi Europin zgjidhjen e veasjeve te 21 Janarit.

  7. Agim Tare says:

    KOMENTUSE! DHE NJE NAIVE E KUPTON SE Sali-serbi eshte ant-shqiptar! kerkon GJAKE SHQIPTAR KERKON TE VRITEN ME SHUME SE NE 97-te ….C’PRET qeveria Edi!!? perse nuk e areston ( Salen e Lulin si NXITES E TERORIS !? VETEM LITARI per Salin DHE PER (gazetaret e analistet e emeruar nga Sala)…, partia e quajtur PD Eesht partia e “ish-anetaret PPSH-se, ish-bashkepunetoret e sigurimit”…O SOT O KURR NA TE GJITH NE Tiranin e Fazllicit, ShkelzenitTE Sllobodankes domethen sgjentet E UDB, TI VAREM SA ME PARE….”21 JANARI KUSHE ME SEPAT, KOSOR, HANXHAR, LITAR,GOZHDE TI VRASIM (spiunet-berishist)….

  8. eduard shehu says:

    aman more, nuk keni turp te krenoheni me nje veper gansteresh si ajo e 21 janarit? nuk kishte ngelur xhepist e horr pa ardhur me 200 euro ate dite.

    1. tik says:

      kriminel!
      nuk mbulohet dielli me shoshë.

  9. A. Hoxha says:

    Sali Berisha, që erdhi në pushtet me moton
    “Me Duar të Pastra”

    Kërcënon deputetet:

    Jua baj prap si më 21 Janar!
    (Video)
    http://goo.gl/Vwt0np

    1. ibrahim says:

      mekat qe nuk ju a beri.si qausheskut eshte dashte te ja bej rames,raizit,negjmijes ruqit,gjinushit,dokles etj kokepalare komunist.berisha i futi ne burg ramizin e negjmijen ju kokpalaret pasardhes te stalinit i liruat.

  10. Kendveshtrim tjeter says:

    Ajo qe me ben shume pershtypje negative eshte qendrimi i Prec Zogajt,eshte bashkuar me vrasesin e mikut te tij.
    Ne malesi,kesaj i thone bese !

  11. Historia says:

    Po lexoje se te gjithe kerkoni denimin e saliut ?
    PO jeni ne vete o popull ?
    Skenderbeun tone kekoni te shikoni mbas hekurave ?
    Jeni mosmirnjohsa per demokracine qe e solli SKENDERBEU SALI.

  12. drejtesia says:

    O zoti unknown, lexoje mire artikullin ku thuet se Ilir Meta i cilesoi si ”kokpalare”demostruesit.

  13. MEMEDHETARI says:

    Mero,mire grushtin qe nuk e hengri atehere Sali Krimineli por A NA LEJOHET
    SOT T`JA LEME DUART TE PALIDHURA ME HEKURA KETIJ MASKARAI???!!!…
    Eshte ribotim ky shkrim por e lexova si per here te pare…
    Ja ku e ka pretencen per Sali Berishen Prokurori i Pergjithshem qe na thote “21 Janari eshte ceshtje shume komplekse”(!!!)…
    Edi Rama ka thene qe “Nuk kemi mandat per te falur krimet”por megjithe pengesat qe ka aktualisht nga kapja e Drejtesise prej njerezve te Saliut,une do t`i thoshja :
    “Ti Edi Rama KE MANDAT PER TE VENE NE VEND DREJTESINE!!!!!!!!!!!!!!!!
    NE PO PRESIM DHE SHPRESOJME!!!!!!!”…
    Krimineli Sali Berisha nuk duhet lene i lire,burgu ka kohe qe po e pret…

  14. england says:

    Mero si cdo dite ne kete dekaden e fundit ka ditur te ja perplase ne fytyre cdo kujt krimet qe ka bere,perfshire ketu dhe Ilir Meten,qe nje i panjohur ne komentin e tij fajson Bazen sikur po e mbron meqe eshte kryeparlamentar,por ky i panjohuri ne anglisht,na qenka dhe i paditur,ose nuk e ka lexuar fare shkrimin dhe akuzon Meron.Ti unknown pervec se lepires bythe,je specie ne zhdukje pasi ai vend ka dit te ja tregoj vendin bythelepiresve si puna jote monster.

  15. AHA says:

    Mero ,respekte ,pratikisht na paraqite nje skene te njohur ,sigurisht parseritja eshte nena e dijes pooor , prisja te them te verteten nje kritike ndaj qeverise (te shendeteshme)ndaj kesaj vonese…
    “No news is bad news” thuhet ne anglisht ne keto raste ,c’do dite qe kalon aq me shume largohet dita e drejtesise ,simbas teje a ka fuqi Ed Rama te kryeje veprime kaq te forta apo i ben hesapet me laps ne dore e i intereson me mire kjo gjendje terhiq e moskeput sa te kaloje mandatin?
    Pse nuk permend Kryeprokuroren e atehereshme e si do te mund te rikthehej kjo ceshtje ,c’fsheh heshtja e komandatit te gardes e syri i tij i nxire, kush ka qelluar me armen e tij e pse , si mund te kontribuojne amerikanet per zbardhjen e ceshtjes dhe a duan ata te zbardhet kjo ceshtje ,eshte e vertete se serveri i fshire nuk ka zgjidhje apo vetem laptopi i Priftit mund te tregoje te fshirat ,qendrimi i Metes a perputhet me ate te Rames apo…etj ,etj!

  16. itreg says:

    grushti nuk u dha ne kohen e duhur por tani nje shqelm mbas byhe e duan mbetjet e pushtetit…

  17. sokol says:

    edi rama nuk ka bythe per ate pune akoma se kuptoni?ai dhe te tjeret e dine mire se po u hapkutija e pandores u duhet dhe atyre te shkojne ne burg.rilindjen po e shifni te gjobat e makinave dhe prishjet e ndertimeve “pa leje” ne jug.ne gjirin e lalit jane te gjitha me leje.Personalisht jam teper pessimist se do ndodhin ndryshime atje;te gjithe hane ne nje Kazan te majte e te djathte.po vertetohet teorema se shqiptaret nuk jane ne gjendje te veteqeverisen ne demokraci.

  18. Bubureci i patates says:

    Zoti Mero, gjersa ju vetë, kini kaq prova të pakundërshtueshme për korrupsion dhe vrasje të Berishës e familjes së tij (që unë personalisht besoj plotësisht çdo fjalë që keni shkruar), pse nuk bëni një denoncim në prokurori si qytetar i këtij vëndi?

  19. Bubureci i patates says:

    Në çdo shtet tjetër, të paktën të Evropës, n.q.se Kryeministri i tij do të bënte qoftë edhe 1/10-ën e atyre që bëri monstra Sali Berisha në Shqipëri, këto 20 vjet, dë të ishte tani prapa hekurave…Ne qofshim! Prototipa si kudo…Dhe pastaj fajin e kanë të tjerët që nuk dinë të njohin “meritat” tona…Në këtë shkrim real dhe të pastër të Meros, me një gjë nuk jam dakord: Më duket se përpiqet të justifikojë qëndrimin e ambasadorit amerikan në ato momente, që për mua ka qënë të paktën, negativ, për zhvillimet që ndodhën…Me qëndrimin e tij (por dhe dipllomatëve të tjerë), në fakt favorizoi (për të mos thënë mbrojti) vrasësin fashist, Sali Berisha.

  20. Arberi says:

    Vetem burgu i atyre qe dogjen dhe e destabilizuan Shqiperine dhe vazhdojne ta bejne edhe ne keto momente permes akteve te shumta te dhunes per te cilet eshte krijuar teren i pershtatshem ,do ishte shpetimi.Andaj sa me pare t`i vehen prangat se pari Berishes e me pastaj vartesve te Tij Shqiperia do filloi te merr frym lirisht…

  21. WWW says:

    Z.Mero,leri pallavrat, ishte grushti qe nuk donit t’i jepnit shtetit, e per meteper nuk doni t’ia jepni edhe sot e kesaj dite. Shkurt muhabeti: C’ju pengoi e ju pengon sot e kesaj dite te hapni nje proces ndaj Berishes e zareve te tij, qofte edhe per shpifje e demtim te imazhit tuaj? . Ua them une: Ju mungojne kellqet!

  22. realiteti says:

    Keta nuk kane per tu denuar asnjehere me duket.Do te shohim vitin tjeter

  23. Ajet Delaj says:

    DREJTESINE E VENDOS NEPERMJET LIGJIT VETEM SHTETI LIGJOR I SE DREJTES .

    21 Janari eshte nje date perkujtimore per viktima te pafajshme te pushtetit ne vazhden e shume datave te tjera qe kane shoqeruar jetet tragjike te shume shqiptareve ne 68 vitet e fundit per te mos thene me gjate.
    Pas cdo krimi makaber e marrje jetesh te pafajshem pergjate 23 viteve te fundit eshte shoqeruar nga opozita e radhes me premtime e perbetime per ti zbardhur krimet e ndeshkuar autoret pasi pergjate diktatures kriminale komuniste nuk kemi guxuar as tju perendim emrat viktimave se xhelateve nuk behet fjale.
    Viktimat e krimit politik e ordiner kane qene te shumta pergjate 23 viteve te fundit e mjaft te pakta ne raport me krimet kane qene zbardhjet dhe ndeshkimet pasi nekomunistet kane preferuar qe terrorin komunist ta zevendesojne me terrorin e rruges e natyrshem ne kete situate kane fshehur edhe duart e tyre te pergjakura.
    Ne forume e media te gjithe ne bejme si eksperte e zbulues te medhenj e shume prej nesh mbajme syze te kuze e blu e ne vartesi te ngjyres se syzeve shikojme edhe krimet e viktimat e pak prej nesh e dime qe krimi ka vetem ngjyren e zeze e pak i referohemi faktit se vetem ligji eshte ai qe ndal doren e krimit pasi hakmarrja primitive pjedh vetem krim te ri.
    Therasim per denimin apo ndeshkimin e njerit apo tjetrit dhe harrojme se shoqerite e civilizuara ku aspirojme te shkojme edhe neve kane ngritur shtet funksional demokratik e institucione te specializuara ne sherbim te jetes, prones e dinjitetit te njeriut e natyrshem edhe qe pecaktojne ndeshkimet per ata qe I thyejne rregullat e shoqerise.
    – Presumimi i pafajsise eshte nje e drejte kushtetuse ne nje shtet demokratik e shoqeri e lire.

    Cka do te thote se hetimi shkon nga veprimtaria kriminale drejt personit dhe jo e kunderta.

    – Shoqeria shqiptare ka zgjedhur nje pushtet me vote te lire qe ka premtuar ne fushate ndeshkimin e krimit e rithemelimin e shtetit. Pushteti duhet te realizoje pritshmerite e popullit nepermjet drejtesise ligjore e jo hakemarrjes primitive qe nuk te shpie askund.

    E para drejtesia nuk vendoset me seleksionim te vraret e mi e te vraret e tu pasi kalojme ne shoqeri tribale megjithse nuk e mohoj se te vraret ne bulevard jane te fresketa e dhembin me fort.

    Nuk eshte hetuar e zbuluar realisht as te vraret e 2 Prillit ne Shkoder te deputeteve Hajdari , Xhindi e Olldashi e po te doni edhe vdekja e Mehmet Shehut.

    Megjithate te qendrojme te 21 Janari meqe po vjen edhe pervjetori i kesaj date. Sipas FBIse 21 Janari eshte mjaft kompleks gje qe eshte e vertete.

    – Ka kater te vrare te pafajshem me duar ne xhepa ne bulevard

    -Ka prishje te provave (shkaterrimin e serverit te Kryeministrise} e moslejim te mbledhjes se provave nga prokuroria Brenda rrethimit te Kreministrise pergjate nates qe pasoje krimin.

    – Ka grusht shteti te pranuar nga ish-Kryeministri pasi ka bllokuar hapur zbatimin e urdher arrestit per zhinxhirin komandues te gardes e moslejimin e prokuroreve Brenda Kryeministrise mbas krimit.

    – Ka plagosjen e komandantit e Gardes brenda Kryeministrise besoj cdonjari e ka shikuar syrin e nxire te z Prendi

    – Dhe ne fund ka edhe nje proteste te dhunshme.

    Qe te dyshuar kryesor per tera keto eshte ish-Kryeministri e Ministri i tije i Brendeshem besoj se nuk e ve kush ne dyshim pasi ata ishin atoritetet kryesore ne Kryeministri pergjate 21 Janarit e ne vazhdim.

    Une do doja te dija gjate 4 muajve te qeverisjes e 6 muajsh te fitores se te majtes e z Rama si kryesues I kualicionit e Kryeminister a jane thirrur ne Prokurorine e Repuplikes zoterinjte Berisha e Basha thjesht per te dhene sqarime rreth kesaj ngjarje madhore e sensitive per shoqerine shqiptare e me ndikim te madh ne humbjen e pushtetit nga njera nane e fitimin e pales tjeter.

    Se dyti a eshte e turpshme per Kryeministrin Rama qe ben memorandum me Kryeprokurorin per te arrestuar ndonje fshatar qe hedh nje tel te paligjshem ne shtyllen e tensionit e nuk therret Kryeprokurorin per bashkepunim per te hetuar ceshtjet madhore qe shqetesojne shoqerine shqiptare me “Gerdecin”, “21 Janarin” “Cacin, Tacin e Nanon” e shume te tjera.

    Une mendoj se nuk duhet harxhuar asnje sekond kohe kunder Berishes Bashes Nanos e kompani asi ata ligjerisht nuk kane asnje fuqi ekzekutive ne Shtetin Shqiptar por i duhet kerkur Kryeministrit Edi Rama qe te beje reforma te thella ne te tera drejtimet pasi shteti shqiptar i ngjan nje thesi te kalbur qe ku ta kapesh e leshojne penjte dhe thellesisht mendoj se per kete arsye eshte votuar e mandatuar.

    Nese i ka duart e lidhura duhet te dali para shqiptareve e te tregoje sa projektligje ka te bllokuara nga Kryetari i Parlamentit e Komisionet Parlamentare kur dihet se projekt ligjet i inicon Qeveria dhe i aprovon Parlamenti.

    Mbas kesaje te kerkoje zgjedhje te parakoheshme pasi zgjedhjet e parakoheshme nuk jane fundi i botes kur dihet se Italia ne 50 vjet ka realizuar 50 pale zgjedhje dhe eshte fuqia e peste e botes.

    Nese nuk eshte i zoti per asgje apo thjesht eshte loje e Berishes te largohet sa me pare pasi vendi po shkon me shpejtesi te madhe drejt kaosit total nga mosqeverisja pasi Shqipria ka qene ne kaos permanent

    Bota eshte teater njerzit jane aktore mjere ata qe nuk luajne rolin e vete ka thene Shekspiri I madh. Kjo vlen per kombe popuj qeveri e natyrshem edhe per individe qofshin keta e Kryminister i nje vendi.

    AJET DELAJ

    NEW YORK

  24. Juli says:

    Tani qe PD nuk eshte me ne pushtet, reflektimet e Mero Bazes e kane humbur ate llogjikshmeri qe kane pasur.
    Pse nuk shkruan per zgjidhjen qe kryeministri do i japi 21 janarit?
    Cfare eshte kjo propagande qe kryeminstri eshte duke bere me 4 te vraret?
    Kryeministri perfaqeson shtetin, por ata shteti i vrau. Tani shteti te ben ceremoni!!
    Apo do bejme dallime midis partive qe vijne dhe drejtojne shtetin?
    Atehere, ka nevoje per nje reflektim te thelle kundrejte perkufizimit te shtetit dhe si mundet qe shteti te kete nje sistem imunitar ndaj grupeve te korruptuar brenda tij.
    I vetmi sistem imunitar qe funksionon eshte vota e popullit ne sistemin e drejtesise.
    Boll bete lojen e politikaneve duke sharre njerin me shume se tjetrin..
    Ne shqiperi nuk eshte denuar asnje politikane per korrupsion jo me per vrasje.
    Gjithmone fajin drejtesise do ja japim, sikur te jete nje organ i emeruar nga shteti fqinj!?
    Apo keshtu i behet mire PS sepse ul presionin ne popull.
    Shteti ka nje parlament qe duhet te funksionoje, dhe jo vetem te marrin rrogat e te gezojne privilegjet. Duhet te japin pergjigje konkrete tek populli sovran.
    Pra, PS nuk ka me justifikime mbi sistemin e drejtesise sepse tani shumicen ne parlamente ata e kane.
    Me shume reflektime mbi qeverisjen e PS zoti.Baze, dhe me pak mbi drejtesine sepse eshte PS qe nuk do qe drejtesia te ndryshoje!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje