Kuvendi u mblodh sot në seancë plenare që shënoi çeljen e sesionit të ri parlamentar. Seanca e cila zgjati vetëm pak minuta drejtua nga zv.Kryetari i KuvenditVangjel Dule, i cili uroi që ky sesion parlamentar të thellojë frymën e konstruktivitetit dhe bashkëpunimit me të cilën nisi kjo legjislaturë parlamentare.
“Të nderuar kolegë deputetë, më lejoni së pari që t’ju uroj të gjithëve një vit të mbarë dhe të shpreh urimin dhe besimin se ky sesion parlamentar do të thellojë frymën me të cilën nisëm këtë legjislaturë parlamentare: atë të konstruktivitetit dhe të bashkëpunimit, duke e shndërruar atë në një sesion të frytshëm, i cili do të jetë në gjendje nëpërmjet këtij konsensusi dhe sinergjisë së veprimeve të garantojë ato zhvillime politike në vend që do të na garantojnë të gjithëve, shoqërisë, qytetarëve, vendit atë që nuk arritëm dhjetorin e shkuar, marrjen e statusit të vendit kandidat në qershorin e vitit në vazhdim”, tha Dule.
Në vijim, ai njoftoi për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve dhe miratimin me konsensus të Programit të Punës së Kuvendit për periudhën 20 janar-28 shkurt 2014 dhe të Kalendarit Tre javor të Punimeve për periudhën 20 janar-6 shkurt 2014. Gjithashtu, Dule njoftoi së është dakord që ditën e mërkurë, 22 janar 2014, Konferenca e Kryetarëve të mblidhet sërish për të diskutuar kërkesën e ngritjes së komisionit të posaçëm parlamentar për reformën administrative.
Një nga pikat në kalendarin e punimeve të Kuvendit është edhe shkarkimi i Kryetares së AMA-s, kërkesë kjo e depozituar nga deputetët e PS-së.
Jo vetem reforma administrative !!
Do kesh haruar per ate te Drejtesise!
Urime Kurve-vendit.