KQZ shpërndan fondin për partitë, PD-PS përfitojnë mbi 65 % të fondit

20 Janar 2014, 12:55Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton projektvendimin ‘Për shpërndarjen e fondeve vjetore, partive politike për vitin 2014’. Me votat e 4 anëtarëve, KQZ vendosi të shpërndajë fondin prej 190 milionë lekë partive politike, nga të cilat mbi 65 % i përfitojnë vetëm dy subjekte: Partia Socialiste dhe ajo Demokratike. Ndërkohë partia e tretë që përfiton më shumë fonde është Lëvizja Socialiste për Integrim dhe në vendin e 4-të renditet PDIU.

1- Partia Socialiste e Shqipërisë 75.938.521 lekë
2- Partia Demokratike 59.441.771 lekë
3- Partia Lëvizja Socialiste për Intergim 22.837.891 lekë
4- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 9.779.951 lekë
5- Partia Republikane e Shqipërisë 8.893.981 lekë
6- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 6.392.441 lekë
7- Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë 6.392.441 lekë
8- Partia Fryma e Re Demokratike 323.000 lekë

3 komente në “KQZ shpërndan fondin për partitë, PD-PS përfitojnë mbi 65 % të fondit”

  1. Shume i kane dhene shoqates Pd. Ajo 27 deputet ke ne parlament.Ka marre parat e partive te vogla.

  2. Anda says:

    Me kaq para qe kushton lufta e ketyre njerezve per pushtet (te te gjitha partive), nese do ishin perdorur per ne popullin, do ishin rregulluar kopshtet, shkollat e spitalet….
    Dhe ky eshte vetem fondi qe marrin nga shteti…shtojini pak dhe fondet qe marrin nga bisneset….e ne bejme gam gam jo PS, jo PD, jo po LSI…
    E pastaj shteti yne nuk ka nje shperblim tu japi pensionisteve….

  3. Hm... says:

    Absurdi vazhdon. Njesoj si fituesit te vjetshem ne futboll ti jepen aforfe pike para kampionatit te rradhes sepse hyn si kampioni I vjetshem. Konkurreca e lire presupozon start te barabarte. Ndryshe, hame e grihemi po llokmat I ndajme bashke dhe te tjeret te fshijne kusine….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje