Deputetja e Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, Merjeme Delishi, ka dhënë dorëheqjen nga mandati i saj, vetëm 20 ditë pasi bëri betimin në Parlament.
Delishi ka marrë mandatin pas dorëheqjes së ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Merjeme Delishi, sipas Kodit Zgjedhor, pritet të zëvendësohet nga një deputete tjetër femër, Mirela Neli (Syku), që është kandidatja e fundit në listën e PS-së në këtë qark.
E kontaktuar nga gazeta Panorama, Delishi ka deklaruar se dorëheqja e saj vjen vetëm për arsye shëndetësore.
“Vetëm për arsye shëndetësore. Unë bëj dy herë në javë dializë dhe është e pamundur që të ndjek seancat dhe të punoj në komisionet parlamentare. Është shumë e vështirë për mua. Kur hyra atë ditë dhe bëra betimin në Parlament, dhe tani e shoh të arsyeshme të jap dorëheqjen për arsye shëndetësore”, është shprehur ajo.
E pyetur nëse ka pasur presione, Delishi u shpreh: “Unë këto muhabete nuk i di fare, sepse nuk jam nga ajo kategori njerëzish që mund t’i bëjë presione kush. Unë jam 30 vjet juriste dhe absolutisht jam njeri me reputacion në Lezhë dhe nuk guxon kush në Lezhë të më bëjë mua dhe familjes sime presion. Asnjeri. Janë gjëra që sajohen nga njerëzi dhe nuk ka asgjë të vërtetë”.
Cfare gjuhe therese dhe me presa te kalitura si ne kohen e diktatures…
Si perkthehen keto dy fjale… Me reputacion dhe nuk guxon njeri jo vetem mua por dhe
familjes sime….. Zot ruaje vendin tim nga psikologjia e cmendur e robeve te vete.
Te njejten gjuhe te fortesh perdorin si injorantet pa shkolle si ata me diplome shkolle a karriere..
apapa ju shikona fantazma ne cdo rrjesht aman..late nam.. jeni mire me edi paloqet e di une.
Spikatje me shume vend.
Pas kesaj do jape doreheqjen edhe deputetja tjeter qe do vije ne rradhe. Rama duhet te sjelle nje bandit ne parlament… po ja hap rrugen Arben Nokes
Shikoni endrra ju te PD.
Juve po ju ben zap ca kalamaj Bushati dhe Tahiri, ajo e Doganes.
Kaq trima jeni.
Edi nuk ka nevoje per te forte, se ju tashme keni mbushur breket.
Rilindje !!!! ah vaj medet per ne
KOT FARE
Pse, nuk e dinte kjo para dy javesh qe eshte semure?! Perfundimin nxirreni vete.
Nga fotografia si dhe komentet, marshalla nuk duket e sëmurë fare.
Po nuk e dinte zonja qe ishte me dialize, apo e vuri re 2 jashin e parlamentit ket pune. Njerez pa lidhje dhe matrapaze, qe bejne pazare per cdo gje.
He mo ju lumte ju juristeve me pervoje dhe me reputacion, qe s’u dridhet qerpiku nga presionet”…
Ju, si “te perzgjedhurat me te mira” te votuesve te 23 qershorit keni deshmuar se jeni mjaft “te afta per te mbaruar pune”, e jo per te rrjepur hallexhinjte e shkrete.
Ju na rrofshi ngahera se mezi ju kemi. Dhe tani vetem perpará… o ripjellsit e mi te dashur.
Po ste ben dot njeri presion , athere thuaj sa leke ke marre … Zgjidh e merr se keto brockulla si beson njeri.
kjo e shkreta e paska pas koken e lare.tash rama do ju bjer ndoni griselda.
Ja si shpehet deputetja ma e re ne parlament, (femer) ” nuk guxon kush ne Lezhe te me beje mua dhe familjes sime presion “!!!!!!???????
Nga komuniste u tjetrsuan ne demokrate dhe socialiste te renovuar!Mund te ndodhi vertete ky transformim,ka mundesi njeriu te kete dy bindje,dy ideologji qe perjashtojn njera tjetren ne nje person???
30 vjet juriste!!!
Paska pasur “fatin” e madh te vajtoi Xhaxhin Enver juristja.Sali Berisha,Spartak Braho dhe Gramoz Ruçi gjithashtu e kan qare me oiii Xhaxhin,kurse Nasip Naço nuk e ka vajtuar,sepse esht diplomuar 30 vjeç e kusur.
Pergjigjja e saj duket sikur eshte ne takimin e mafjozeve, …. ”Nuk guxon kush ne Lezhe..” Ceshte ky dhespotizem ? Mjere vendi im duket se te ardhmen e civilizuar e ka shume larg ! ?
Ndoshta menyra e te shprehurit eshte e gabuar (ose keqinterpretim gazetari), por zonja eshte me vertet e semure. Zonja ishte ne liste per te mbushur listen,,,sja merte mendja njeriu se do merrte aq deputete PS-ja,qe te dilte zonja deputete.,ose qe Mimi Do behej ministre.
mire ishim me Haxhi Qamilin ,cna duhet rilindja ne jemi si ktu e para 500 vjetesh , ne dum baben
Në parlament shkondte Andreotti që ishte 95 vjeç!
Te shkuara zonje dhe paç nje jete te gjate dhe te shendetshme. Por, nuk e dije valle qe ishe me dialize kur pranove te hyje ne listen e PS-se ?! Po kur shkove te beje betimin ?!
Me cdo cmim Arben Ndoka ne parlament. Dorehiqet Kodheli, Delishi, tani radhen e ka Neli. Ky eshte Edi Rama, po a eshte kjo partia socialiste???
Dha doreheqjen nje zonje qe per arsye te ndryshme dhe nuk ka pse perben tabu! Keq interpretimi ne media dhe perfolja e nje zonje ” familjare ” ne menyren me te keqe eshte e turpshme! Kam pershtypjen qe kjo zonje duhet ti drejtohet organit te prokurorise dhe te beje kallzim penal per gjith’kend qe i keqperdore emrin sipas bindjeve politike dhe aludimeve keq’dashese!Mediat kane vendin e tyre, mund te shprehen lirshem po shpifja eshte veper penale e denueshme!