PD: Tahiri fsheu për 3 ditë plagosjen e një shtetasi në postën e policisë. MB: PD po shpif

19 Janar 2014, 13:45Politika TEMA

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në lidhje me fshehjen e ngjarjeve kriminale. Në një konferencë për shtyp, Zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi u shpreh se ministri i Brendshëm dhe Policia e Shtetit kanë arritur të fshehin për tre ditë një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Mamurras, ku brenda postës së policisë është plagosur një shtetas. “Sipas të dhënave të sigurta dhe referuar asaj që raporton sot media, protagonistët e ngjarjes kanë shkuar në zyrat e policisë për të gjetur siguri, pas konfliktit që kanë pasur. Por në prani të punonjësve të rendit, njëri nga shtetasit e përfshirë në ngjarje ka qëlluar me armën e tij, duke plagosur rëndë shtetasin me inicialet G.K”, theksoi Vorpsi. Sipas saj, duke ndjekur porosinë politike të ministrit Tahiri,  “po nuk doli në media, krimi nuk ndodh”, policia nuk e ka raportuar dhe nuk e ka bërë publike ngjarjen.

Në vijim Vorpsi thekson se Partia Demokratike denoncon përdorimin e policisë nga ministri Tahiri dhe Kryeministri Edi Rama për zbukurimin e realitetit, ndërkohë që kjo vazhdon të mbetet një mision i pamundur për shkak se ngjarjet janë shumë të rënda për t’u mbajtur të fshehta, dhe janë shumë të shpeshta për t’i mbajtur larg syve të publikut e medias.

“Në mënyrë të përsëritur, dhe çdo ditë, po zbardhen krime që policia e Tahirit i mban të fshehta.  Partia Demokratike i kërkon Policisë së Shtetit të ushtrojë përgjegjësitë e saj për të siguruar rendin, të bëjë transparencë e të zbatojë ligjin, dhe të qëndrojë larg lojërave politike të Ministrit e Kryeministrit për të transformuar realitetin e rëndë kriminal.  Sepse realiteti nuk fshihet dot. Përpjekje të tilla vetëm sa e shtojnë edhe më shumë pasigurinë publike, stimulojnë krimin, dhe ulin edhe më shumë rezultatet dhe efektshmërinë e Policisë së Shtetit”, përfundon deklarata e Partisë Demokratike.

 

Ministria e Brendshme përgënjeshtron PD-në

 

Ministria e Brendshme ka përgënjeshtruar akuzat e Partisë Demokratike për fshehjen e një plagosje në Mamurras. Ministria shprehet se kjo ngjarje është publikuar, ashtu si gjithë ngjarjet e tjera kriminale.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit është e detyruar të përgënjeshtrojë përsëri deklaratat e subjektit PD, sipas të cilit një plagosje me armë ka ndodhur në mjediset e Postës së Policisë Mamurras më datë 17 janar.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit ripërsërit angazhimin dhe përkushtimin për të bërë transparencë, lidhur me punën e saj, shifrat e kriminalitetit dhe rezultatet në luftën kundër krimit të organizaur e korrupsionit.

Edhe këtë rast ngjarja nuk është fshehur dhe për më tepër nuk ka ndodhur në ambientet e Postës së Policisë në Mamuras.

Konkretisht nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, që më datë 17 janar është dhënë njoftimi përkatës, i cili i është përcjellë përfaqësuesve të medias.

Lidhur me këtë ngjarje, më datë 17 janar, Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë ka informuar se:

Më datën 17.01.2014, rreth orës 01:00, u bë  arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-Elson Bukurosh Kalaveri, 27 vjeç, banues në Thumanë-Krujë,

Arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi më datën 17.01.2014, rreth ores 00.45, në qytetin e Mamurrasit, ka plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin G. K., vjeç 36 banues në Thumanë Krujë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Ushtarak Tiranë.

Falë ndërhyrjes shumë të shpejtë nga ana e Patrullës së Policisë Mamurras, menjëherë mbas ndodhjes së ngjarjes është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit, së bashku me armën e krimit e llojit Pistolet HS, me nje krëhër me katër fishek të kalibrit 9 mm. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një gëzhoj, kalibrit 9 mm”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Brendshme.

32 komente në “PD: Tahiri fsheu për 3 ditë plagosjen e një shtetasi në postën e policisë. MB: PD po shpif”

  1. SHIU says:

    Zoti TAHIRI,mos degjo çfar thot partia rrugaçve dhe e fundrinave te kti vendi, vazhdo punen siç e ke nisur,kjo esht e vetmja rruge e rivendosjes logjit dhe shtetit ne kte vend,mos mer per baz fjalet e kundershtarve te tu qe e dhjen kete vend, e katandisen ne vendin e krimit dhe kondrabandes, ku sundonte mafja dhe krimi ne te kater anet e vendit,mendoj se kyçi fitores kunder kriminalitetit ndodhet brenda ksaj partie dhe dirigjohet nga njerzit e saj,difekti qe nuk te le te hecesh me hapa te shpejta, eshte vetem drejtesia, qe drejtohet nga kjo parti dhe nga presidenti egzistus qe mendoj qe esht turpi kti vendi, se inkurajon kupolen e korrupsionit ne gjyqsor dhe prokurori,mos u dekurajo rrespekte.

    1. andi says:

      pikerisht sepse saimiri te degjon ty, kemi gjithe keto vrasje. sa mire po e vazhdon punen saimiri

      1. ardian says:

        la-u-ra po shko moj kllocke ngroh ndonje pale allate gjekundi cte duhe ty te besh pulen e maje t plehut,le qe ju te gjithe shpk plehu jeni me ne krye huliganin serb SRB qe te vjen peshtire ti permendesh he inicialet e jo me emrin..

    2. ibrahim says:

      shiu-tu paska bo koka me e la.laje pak o kokepalare po te dushe edhe te sajmiri po laje.

    3. SHQIP says:

      Laura ik e futi nonje filem porno e lere politiken se sben per ty tregon sa budallaqe je ..

    4. pehlivani says:

      O po,ty moj Laura të shpëlaftë panuklla ishalla, e të hangërt nji mortje!
      Të ka plasë cipa, e s’ke turp!

  2. gs says:

    a kishin mare vize kta jabanxhinjte apo ishin ilegal………………

  3. Rogerti says:

    Nuk me me duket se policia i fsheh krimet qe ndodhin ne vend.Keta qe flasin per fshehje krimesh jane ata qe e lane Shqiperine ne gjendje lufte.

  4. Arli says:

    Boshti i pandryshuar i PD-se si ne pushtet ashtu dhe ne opozite eshte genjeshtra. Strategjia “genje sa me shume se dicka do te mbetet” , e vendosur nga Berisha, vazhdon te udheheqe PD-ne. Por harojne qe njerezit jane me inteligjente se sa keta fare politikanesh dhe ne fakt bejne “autogol” duke patur efektin e kundert.

    1. andi says:

      sa te verber jeni ju komunistet, aq sa dhe faktet u duken genjeshtra. nuk e shikoni se sa vrasje ndodhin cdo dite? ku jane premtimet e tahirit?

  5. Andi says:

    Duket qarte qe PD po luan si ‘macja me miun’ me ministrin Tahiri dhe po praktikon parimin ‘genje, genje se dicka do te mbetet’. Ky eshte ministri qe po punon me mire ne kete qeveri dhe kjo eshte cka kriminelet e pushuar nga puna te PD-se po bejne cdo dite ne Shqiperi, rrembime, vrasje vjedhje, per te shkaktuar kaos. Eshte nje sulm i koordinuar per te ulur vlerat e arritjeve. Une do te thoja vazhdoni punen dhe lerini qente te lehin. MOs u merrni me ta. Komunikoni me popullin me deklarat tuaja. Situata e krimeve duhet te merret ne dore. I propozoj shtetit te vendose kamera ne rruge kryesore te qyteteve, si dhe te rrugeve nacionale per te kontrolluar rruget nga kriminelet. Po ashtu duhet krijuar nje task force e nderhyrjes se shpejte me helikoptere dhe makina te gatshme per te mbrojtur pronat e qytetareve dhe vete qytetaret. Nje telefon special i thjeshte me tre numra duhet te vendoset qe qytetaret te njoftojne per krimet. Policia po ashtu duhet te vendoset ne pikat kryesore te daljeve te qyteteve qe ne raste urgjencash te bllokoje daljet nga qytetet si edhe aeroportin. Fat te mbare. Sa per keta te PD-se ministri Tahiri nuk duhet tu jape vete pergjigje sepse keta po luajne me te. Duhet te vere nje zedhenes qe tu pergjigjet. Te gjithe e kuptojme qe Berishes dhe te tijve u ka hyre frika ne palce nga puna e mire e policise dhe e sulmojne qe te ulin vlerat e kesaj pune.

    1. ibrahim says:

      Andi-e ke zuri ky-po i ikin te burgosurit si lepuj dhe ti thua jane miza.greku ka vendos ushtri ne kufi per kriminelet e tahirit.

      1. Andi says:

        Burgjet dhe ministria e drejtesise duhet te ndalojne dhenien e lejeve per te burgosurit e rrezikshem. Te gjithe ata qe kane ikur nga burgu pasi jane liruar, i kane liruar drejtoria e burgjeve dhe jo ministria e brendeshme, por ajo e drejtesise. Prandaj faji per kete nuk mund ti jepet kesaj ministrie. Ne Greqi gjithashtu u arratis nje anetar i grupit qe vrau perfaqesues diplomatik te US pasi ju dha leje nga burgu per nje vizite ne shtepi. Largimi nuk ka te beje me krimet dhe parandalimin e tyre.

      2. pehlivani says:

        Ibrahim aga,kujdes se do ta hash prej sulltan Sulejmanit!Greku e ka vendos ushtrinë për kriminelët e sulltan Saliut që i ysht për ditë të bëjnë zullume për të minue qeverinë e re.

  6. A me te lumte moj laura vorpsi (gojorja e pd)
    Kritiko shtetin por jo popullin

  7. Mark says:

    Po per keta qe vrate ne bulevard kur do flisni moj shtrige apo ishin te ardhur ” jabanxhinje ” dhe nuk kishin visa nga qeveria e maskarenjeve.

  8. berat says:

    Kjo kurva e poshter na ofendoi te gjitheve,ne tironsve dhe gjithe shqipetareve kudo qe jane.

    1. ibrahim says:

      berat e paske nenen kurve se keshtu nuk flet njeriu.por nje kokepalare.

    2. Dervish Malluta says:

      @berat, mos e ofendo kete bukuroshe, se perndryshe e hongre mallute gojes, a more vesh?

  9. Iluministi says:

    Ore mire kjo eshte kurve, e morem vesh, Edhe qe ne kohe te sales vritu e pritu. TANI çfare po behet se perdite I njejti muhabet daku, vraj e prej.

    Per rendin asnje gje nuk eshte bere.

  10. favelas bidonvil says:

    Pas fjaleve ofenduese qe perdore per shumicen derrmuese te banoreve te kryeqytetit,duhet ta kuptosh se je shume antipatike kur flet ne emer te atyre qe shave.Je shume mendjelehte.

  11. perdebilat epandreqshem says:

    Lauraaaaaaaa mos fol vec dil ne foto. Je shume idh per ta prishur imazhin me germa….

  12. agostin says:

    Doli prap kjo pleher.Gjysem tiranse e gjysem talebanse .

  13. skelari says:

    ik moj pacavure. spaske as cip as turp.legene femer. ordinere

  14. zogu zi says:

    joqe fshe keto jane mete paktat por sajmiri vret naten efshe diten katetjera vrasje qekan ndodhe efamiljaret kujtojn qe njerzit svet ikan jashte shtetit por verifikoni mir keto pune kush ka njerz jashte shtetit sekesaj ithon rilindje ksaj ithon rilindje qete vret passhpine

  15. "AUTORI I BALASHIT" says:

    Z. Minister! Pergatitu se do degjosh shpifje me te medha nga PD. Ata te hedhin bemat e tyre te perbindshme persiper te tjereve. Nuk kane moral. Jane perbindsha. Puno e ji transparent si deri tani. Gjendja ka ndryshuar per mire, sidomos ne trafik e rregullat e levizjes. Vetem qorrat e PD nuk i shohin se s’ duan ti shohin. Populli eshte divorcuar me ta e ata prap bejne gam, gam…

  16. emingrati says:

    kjo eshte nje femer indjote turp per pd qe po e le te flase akoma megjithse pd eshte e mbushur plot me te tilla debile

  17. 21 JANARI THIK PISTOLET says:

    ta hangha zogun

  18. avokati says:

    IDJOTE.INJORANTE E VESHUR ME PUSHTET.PO I REZON VLERAT e PD.

  19. reli says:

    Nëse Ministria e ka dhënë njoftimin si shpjegohet që asnjë gazetë nuk e ka publikuar?

  20. Bubureci i Kolorados says:

    Kjo fushatë shpifjesh e baltosje nga PD-ja, e cila vepron si një klan mafioz, është shënjë se po përgatiten për kaos të tipit 97-98 në Shqipëri. Duhen marrë masa urgjente, përpara se të jetë shumë vonë…

  21. ELI says:

    TE PAKTEN TI MOS FOL MOJ LAURA SA TE HARROHEN BROCKULLAT E TUA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje