Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë e Durrës, nuk raportohet pë dëme

20 Janar 2014, 08:50Politika TEMA
Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë e Durrës, nuk

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në Tiranë dhe në qytetin e Durrësit.

Mësohet se epiqendra e tërmetit të parë, me magnitudë 4.5 ballë i shkallës Rihter, ka qenë 8 km në verilindje të Durrësit. Thellësia e tërmetit ka qenë 10 km, me koordinata 41.39 në veri dhe 19.48 në lindje të qytetit të Durrësit.

Ndërkohë rreth 1 orë e 30 minuta më pas lëkundje tërmeti janë ndjerë edhe në Tiranë, por nuk dihet ende epiqendra e tij.

Sipas informacioneve të para nuk raportohet për të lënduar dhe as për dëme materiale.

Disa shkolla në Durrës kanë ndërprerë mësimin për shkak të lëkundjeve të shpeshta. Mësohet se mësimi është ndërprerë në gjimnazet “Naim Frashëri”, “Leonik Tomeo” dhe “Gjergj Kastrioti”.

11 komente në “Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë e Durrës, nuk raportohet pë dëme”

  1. ardi says:

    Edhe termeti i duhet Durresit dhe Tiranes.

    1. Termete Artificiale says:

      Keto duken si Termete Artificiale nga ata qe e kane shpikur shkaterrimin me shkence…

    2. Anni says:

      Durresi eshte quajtur “Kryeqyteti i Termeteve “

  2. komiti says:

    Zoti ju paralajmeron silluni mire.

  3. Bubureci i Kolorados says:

    Këta ja këpusin kot. Po të qe termeti 4,5 ballë Rihter dhe me largësi 8 km e thellësi 10 km. do të kishte sheshuar të paktën gjysmën e Durrësit…

    1. Anni says:

      Sa kot qe e fut ti ! Ne durres ishe ti kur ra termeti ???

  4. LEDI says:

    NUK E DI,MIQTE E MI, E KA PERJETUAR NDONJERI PREJ JUSH TERMETIN E VITI 1979? .LEVIZTE TOKA NEN KEMBE,AQ I FUQISHEM ISHTE.MREKULLISHT NUK PATI SHUME VIKTIMA SEPSE NE ATE KOHE NDERTIMET PLANIFIKOHESHIN MJAFT MIRE. NUK TE LINTE NJERI TE NDERTOJE SIPAS QEJFIT.
    PO SOT? SOT KA MARE FUND C’DO GJE,TIRANA ESHTE BERE MBRETERIA E BETONIT SA TE BEN TE RENQETHESH NGA LEMERIA, KUR MENDON SE MBI NE MUND TE PERSERITET TERMETI I 1979.MOS E DHENTE ZOTI.
    ALLAHU NA RUAJT TE GJITHEVE

  5. nurja says:

    e mbaj mend o Ledi.Ishte dite e djele dhe ne lezhe e shkoder mileti kishte dale ne fusha per te punuar token se i nxirrte xhaxhi..se penrdryshe numri i viktimave do ishte disa here me i madh.Me duket se ka qene 15 prill,lere lere u tund toka qe cte te them por shtepi nuk u shkaterua te pakten ne Tirane ,pasi ne shkoder me duket se po por u ndertua bahcalleku me i bukur se c;ishte.Mire thote Ledi,tani mund te shkosh per lesh me keto ndertime leshi qe jane bere.Ruajna o zot !

  6. melja says:

    e e mbaj mend edhe une.Nami u be,dolen mileti ne Tirane ne xhiro qe ne pik te mengjesit nga frika.

  7. Gezimi says:

    U ndertuan shtepite e reja ne nje kohe rekord! Tani nuk e di a e besojne keta te rinjte, por u ngrit populli i gjithi ne kembe. Na u ofrua ndihme nga te huajt, por Enver Hoxha u a preu shkurt: Nuk kemi nevoje per ata lloj ndihmash qe neser do i paguajme disafish. Asnje shenje e atij termeti shume te fuqishem nuk mbeti ne siperfaqen e tokes. Ky ka qene realiteti. Ai qe nuk e pranon kete fakt, eshte i lire te flase c’te doje!

  8. kaurri says:

    Mos ardhte ajo dite, se po erdhi, Tirana si do mos i ka punet pisk…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje