Shefja e BB: Pse rritja ekonomike do jetë 2%. Të vazhdohet me reformat strukturore

19 Janar 2014, 15:29Politika TEMA

Menaxherja e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Tahseen Sayed, flet për situatën ekonomike në vend, gjatë një interviste për “Monitor”

 

Cili është parashikimi juaj për ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2014?

Banka Botërore parashikon që rritja reale e PBB-së për vitin 2014 të jetë 2%, pak më e lartë se në 2013-n (1.3%). Shlyerja e planifikuar e detyrimeve të prapambetura publike gjatë vitit 2014 do të mbështesë rritjen ekonomike përmes përmirësimit të likuiditetit për sektorin privat.

 

Ku duhet të tregohet e kujdesshme qeveria? Cilët do të jenë sektorët që do të “vuajnë” më shumë dhe cilët mund të ndiejnë njëfarë frymëmarrje?

Industritë nxjerrëse, bujqësia dhe shërbimet do të vazhdojnë të mbështesin rritjen në periudhën afatmesme, por në kushtet e konsumit dhe investimeve private të ulëta në Shqipëri dhe rimëkëmbjes graduale në Eurozonë, rritja ekonomike për periudhën afatshkurtër, ka të ngjarë të mbetet modeste në nivelin 2-3%.

 

Si e parashikoni klimën e biznesit vendas, nisur edhe nga masat e reja të paketës fiskale, si dhe ecurinë e investimeve të huaja?

Niveli i borxhit publik i Shqipërisë arriti në rreth 71% të PBB-së në 2013-n. Me paketën fiskale të 2014-s, e cila përfshin rregullime të normës së tatimit të të ardhurave për korporatat, normës së tatimit për të ardhurat personale, si dhe përjashtime nga TVSH-ja, qeveria synon të reduktojë nivelin e borxhit në përqindje të PBB-së në 2015-n dhe ta ulë atë në rreth 60% në periudhën afatmesme. Investimet e Huaja Direkte (IHD) kanë qenë modeste me rreth 3% të PBB-së deri në 2007-n, por gjatë viteve të fundit janë rritur në rreth 6% të PBB-së, të nxitura edhe nga investimet në industrinë nxjerrëse (naftë dhe miniera) dhe rikapitalizimi i sektorit bankar. Ne presim që Investimet e Huaja Direkte (IHD) të vazhdojnë në të njëjtin nivel në vitet në vijim nëse qeveria nuk do të ndërmarrë reforma të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin e biznesit.

 

Cilat do të ishin disa nga këshillat që do të jepnit?

Këshilla jonë është e dyfishtë:

Zbatimi i buxhetit të 2014-s, si është miratuar, për të zgjidhur disbalancat e mëdha fiskale dhe për të vënë nën kontroll borxhin publik. Përshpejtimi i reformave strukturore, p.sh. (i) trajtimi i nivelit të lartë të kredive të këqija për të rikthyer rritjen e kreditimit në sektorin financiar, (ii) marrja e masave reformuese dhe investimeve të nevojshme për të kapërcyer pengesat në infrastrukturë, veçanërisht në sektorët e energjetikës dhe transportit; përmirësimi i së drejtës së pronësisë në mënyrë të veçantë i asaj mbi tokën, si dhe rritja e cilësisë së kapitalit njerëzor (arsimi dhe aftësitë). Këto hapa do të jenë shumë të rëndësishme për të rivendosur një rritje ekonomike të fortë dhe të qëndrueshme për të përmirësuar nivelin e jetesës së qytetarëve të Shqipërisë në periudhën afatmesme.

 

9 komente në “Shefja e BB: Pse rritja ekonomike do jetë 2%. Të vazhdohet me reformat strukturore”

  1. rritja ekonomike bazohet shume tek domatja dhe Bostani,?
    RRitja ekonomike bazohet shume tek korrupsioni ?, dhe tek ngritja e taksave ? .
    Perralla .
    Shqiperia , qe nuk prodhon as gozhde.
    Shqiperia ku konsumohet vetem kafe , raki e thashetheme neper klube.
    Ku endra e njerzve eshte te pasurohen ,
    por si do te pasurohen , kur pune nuk ka , por edhe kur gjejne punojne te pa siguruar ?
    Nga dalin keto shifra ?

    1. Lil Toronto says:

      Jo vetem nuk prodhon por duhet te vazhdoje industrial nxjerrese(per “ke”)? Apo per nje shqiperi te “paster”!

    2. MM says:

      Po zbatohet skenari grek,

      por duan me na hedh hi syve.

      Poplli nuk i han ma kto rrena.

      Protesta popullorie mjeti i vetem per te rrzue edvin ramen.

      http://goo.gl/ckqjJb

  2. Paradoks says:

    RRITJA EKONOMIKE ? :
    A INTERESOHET shteti se ku i gjen leket , dhe me se jeton nje familje qe nuk punonje ?
    A pyet shteti se si jane pasuruar nenpunsat e saj me rroga qesharake shteterore ?

  3. TASO says:

    INVESTITORET jane gati te vine menjehere por presin te minimizohet korupsjoni,te zgjidhet pronsia e tokes ,kriminaliteti,dhe abuzimet ne te gjitha aspektet ekonomiko socjale.

    1. salah says:

      Turizmi sabotimi, konkrete, mjedisi, investitori sabotim Marina, zhytja investitorët sabotim, shkatërrimi nga kriminelë, të ujit lokal dhe i poshtër mbeturinave: asnjë punë

  4. lumi qe na mori says:

    askush nuk mund ta kuptoje se si rritet ekonomia pa prodhuar asgje. kjo eshte nje genjeshter per te justifikuar pasurimin e vazhdueshem te politikaneve dhe gjykatesve.

  5. Koco says:

    Si qytetar i ketij vendi me duhet te them ne vija te trasha se , ne se nuk gaboj Buxheti per vitin 2014 duhet te realizoje 400 $ miljone qe te kete nje rritje prej 2 % . Mendoj se qeveria n . q . s do punoje e vjele vetem faturat e energjise elektrike e ka mundesine te faturoje 300 miljone $ te pa paguara , po keshtu vetem ne pretjen e nderprerjen dhe derdhjet ne arken e shtetit detyrimet nga sektori i Karburanteve , Mineraleve Krom , Baker , Hekur , konfiskimin e pasurise te pushtetareve dhe fuksjonimi i administrates , doganore , tatimore , portuale , eksporteve te bimeve Medicinale , Agro – Eksportet , Turizmi garantojne jo me pak se 800 miljone $ te pa diskutueshme ose te perkethyer ne jo me pak se 4 % do jete rritja ekonomike per vitin 2014 pa c’ka eshte trasheguar gjendja dhe maturia e modestia e qeverise se dale nga zgjedhjet e 23 qershorit dhe nga viti 2015 e ne vazhdim rritja ekonomike do jete jo me pak se 6 % .Kam mendimi e bindjen se vitet qe lame pas do ngelen si nje ender e keqe e pa kethyer me per mbare shqiperine sigurisht me strategji zhvillimi jo me kopupsjon, shkaterim e veprimtari mafjoze anti kombetare .

  6. rebeli says:

    Duhet te gjeni qofte edhe nje rast te vetem ne historine boterore ku nderhyrja e bankes boterore dhe e fondit monetar nderkombetar te kete patur sukses.A e dini cilet gjigande financiare dhe cfare interesash fshihen pas ketyre dy institucioneve?RRuge te mbare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje