INTERVISTA/ Meta: Ka ardhur koha për ndryshime Kushtetuese. Ja pse e toleroj Berishën në Kuvend

19 Janar 2014, 18:37Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shpreht pro ndryshimeve në Kushtetutën e vendit, ndërsa thekson se pas 15 vitesh të miratimit të saj, ka ardhur momenti për një qasje serioze ndaj dokumentit themeltar të shtetit. Meta në një intervistë për ‘Java’ komenton ecurinë e koalicionit qeveritar dhe raportet mes LSI dhe PS-së, sikundër nuk ndan të njëjtin mendim me kryeministrin Rama, sipas të cilit në këto 100 ditë të qeverisjes nuk është gabuar asnjëherë.

Qoftë ju, qoftë zoti Rama keni kaluar Rubikonin dhe jeni bashkë në qeverisjen e majtë duke lënë pas një histori të gjatë miqësie dhe kundërshtimesh. Sa duket se po funksionon aleanca e re?

Konstatimi juaj dhe më shumë se konstatimi, pyetja, duket se ngjallin habi. Në fakt, historia është më e thjeshtë dhe nuk ka vend për dilema. LSI dhe jo unë personalisht, që nga prilli i vitit të kaluar erdhëm në pozicionin tonë normal politik. Dhe kjo nuk ishte një lëvizje e një kahshme. Edhe PS bëri të njëjtën lëvizje gjithashtu të natyrshme për të majtën dhe siç dëshmuan zhvillimet politike në vend, kjo ishte lëvizja e duhur. Nuk ishte një akt politik që synonte vetëm dhe thjesht rotacionin politik. Nuk ishte vetëm mekanizmi i nevojshëm për rikthimin e të majtës në pushtet. Për mendimin tim ishte shumë më shumë se kaq. Ishte nevoja për t’i dhënë vendit një qeverisje ndryshe, një qeverisje që do të mund t’i jepte vendit më shumë shpresë dhe një vizion të ri. Vota e 23 qershorit ishte noterizimi publik i kësaj domosdoshmërie që askush prej nesh nuk mund t’i shmangej. Më shumë se vendim i strukturave të partive që ne drejtojmë, ai ishte vendim i qytetarëve. Sa për Rubikonin – ai lumë ka pasur ngjyrë të purpurt si e majta evropiane – po t’i referohemi historisë sërish, mund t’ju them gjithashtu se as Rama dhe as unë nuk jemi Cezari. Në rastin më të mirë dhe fatlum, unë së paku, do të doja të isha shërbëtor i qytetarit. Në politikë miqësia dhe armiqësia personale është një faktor i nevojshëm për mbarësinë e punëve, por jo i domosdoshëm. Në politikë ka rregulla të tjera dhe ajo funksionon sipas kodesh të shkruara e të pashkruara morale dhe etike. Këto rregulla, por sidomos programi i përbashkët qeverisës bëjnë që aleanca jonë të jetë solide dhe të funksionojë normalisht. LSI do të vazhdojë të japë prova se respektimi i kontratave politike nuk varet as nga humori i çastit dhe as nuk zgjat vetëm për një çast. Ka dëshmuar se di të identifikojë dhe ndjekë si prioritete të saj, ato që janë realisht prioritete kombëtare, si për shembull integrimi i vendit, dhe të sakrifikojë për to. Po t’i lejoja vetes vetëm një grimë nostalgjie, për ata që kanë njohur të shkuarën dhe të sotmen e LSI-së, mund të jetë i vërtetë pohimi se askush tjetër nuk ka sakrifikuar aq shumë sa LSI në skenën politike sa kjo parti. Edhe përballë zhgënjimeve, edhe atëherë kur dukej se kishim edhe fatin kundër, edhe atëherë kur basti i skeptikëve kundër saj ngjante bast i fituar. Nga ana tjetër, në Tiranën politike shpesh ngrihen mure moskuptimi edhe për shkak të keqkuptimeve që vijnë nga mungesa e komunikimit. Për të qenë sintetik në përgjigje për pyetjen tuaj, po ju them se jemi në komunikim të vazhdueshëm me PS-në dhe kryeministrin Rama dhe vazhdimi i komunikimit është i garantuar. E them këtë sepse më shumë se për të shkuarën, do të doja të flisja për historinë e të ardhmes në marrëdhëniet mes dy partive tona.

Keni pranuar dhe vetë se shkelni rregulloren e Kuvendit me mundësinë e pa kufizuar që i jepni ish-kryeministrit për të folur. E konsideroni normale një gjë të tillë?

Kam folur për një fakt të tillë pothuaj çdo seancë plenare të Kuvendit. Duke u dhënë përgjigje të majtëve që e kritikojnë një gjë të tillë dhe të djathtëve që deri dje nuk para i kishin fort mirë punët me lirinë e fjalës në Kuvend. E vërteta ime ndodhet në mes dhe i kam dhënë shpjegimet e mia jo duke mbrojtur vendimin tim, por duke menduar shpesh se pse ende në kulturën tonë politike ne merremi pafund me detajin dhe formën dhe jo përmbajtjen. Çfarë ndodh në Kuvend? Ish-kryeministri i vendit dhe ish-kryetari i opozitës, por ende kryetari real e shpirtëror i opozitës flet pothuaj sa herë kërkon fjalën. Çfarë të keqe ka këtu? Vetëm nëse pranojmë si të drejtë traditën e keqe të së shkuarës kur opozitës i mbyllej goja deri dhe me përdhunë. Fjala e pathënë të ve në presion. Edhe atë që nuk arrin ta thotë, edhe ata që nuk arrijnë ta dëgjojnë. Në filozofinë time presioni i tillë është i dëmshëm. Përjashtimi për zotin Berisha vjen dhe vlen për Kuvendin: sot ka hapësira të pafundme për fjalën, edhe atëherë kur ajo nuk është ajo që do të duhej. Po të konsiderohet mëkat një gjë e tillë, unë jam i gatshëm të gjykohem për këtë mëkat, por jo të heq dorë prej tij. Dhe e fundit, është zgjedhja ime e pandryshueshme: pranoj më mirë të më akuzojnë për tolerancë sesa të shfaq arrogancë!

Ndryshime të mundshme kushtetute, nëse po, ku konkretisht?

Gjashtë vjet më parë LSI ka kundërshtuar fort ndryshimet kushtetuese, por atëherë ishte në pakicë. Kundërshtimi ynë i dikurshëm nuk kishte të bënte vetëm me pjesët e prekura të saj, kryesisht ato që kishin të bënin me ndryshimin e sistemit zgjedhor apo dhe zgjedhjen dhe kompetencat e Presidentit të Republikës. Ato kishin të bënin dhe me procesin sesi u kryen këto ndryshime. Por kjo është përsëri histori e të shkuarës dhe parapëlqej të flas për të ardhmen. Kushtetuta është si një vend i shenjtë në të cilën nuk hyhet as me arrogancë, as me zhurmë dhe as natën. Por nga ana tjetër Kushtetuta nuk është tabu. Ajo është një trup i gjallë, dinamik që duhet të përshtatet me dinamizmin e vetë shoqërisë shqiptare. Klasa politike vendase besoj se ka pjekurinë e nevojshme tashmë, që 15 vjet pas miratimit të Kushtetutës të ketë një qasje serioze ndaj saj. Ajo ka gjithashtu “luksin” e ekspertizës më të mirë të partnerëve ndërkombëtare, por dhe eksperiencën dhe traditën e saj. Kushti i vetëm dhe i panegociueshëm është që procesi duhet të jetë i besueshëm, transparent e publik. i ngjashëm me procesin që është bërë 15 vjet më parë me hartimin e dokumentit themelor të shtetit. Më lejo të përsëris diçka që e kam thënë dhe më parë: në politikë shpesh procesi është po aq i rëndësishëm sa dhe rezultati përfundimtar.

Rama tha se nuk ka gabuar askund në 100 ditët e para, ju si aleat strategjik i PS-së, shihni ndonjë gjë që mund të ishte bërë më mirë?

Nuk mbaj mend të ketë qenë kaq kategorik zoti Rama në këtë konstatim që ju citoni. Të përkryera janë vetëm idetë, realiteti nuk është gjithmonë kështu. E rëndësishme është që qeverisja e re e vendit ka ide të qarta për të ndryshuar realitetin e përditshëm dhe jetësor të shoqërisë shqiptare. Ka gjithashtu edhe vullnetin, edhe vizionin. Kundërshtari real i saj në këtë sipërmarrje shumë të madhe është pritshmëria e qytetarëve, e votuesve të majtë e të djathtë dhe atyre që nuk kanë preferuar të shprehin vullnetin e tyre me votë. Në këtë drejtim, në krahasim me pritshmëritë besoj se ka ende shumë hapësirë për përmirësim, në krahasim me realitetin, besoj se qeverisja ka hedhur hapat e parë të duhur e të nevojshëm. E rëndësishme është që ka progres dhe që progresi nxit dhe vetveten.

Si ndjeheni kur Rama dhe ministrat e tij sulmojnë ashpër dikastere që i ka drejtuar partia juaj përpara 23 qershorit?

Mungesa e insistimit tonë për të drejtuar përsëri ministritë që u drejtuan nga përfaqësues të LSI-së gjatë katër viteve të shkuara ishte një veprim etik, i përgjegjshëm dhe në kontribut të transparencës. Megjithatë, parapëlqej të flas më shumë për të nesërmen dhe ardhmen; ato kërkojnë përqëndrim maksimal tek reformat ekonomike të cilat duhet të përshpejtohen e sidomos, tek përmirësimi i klimës ndaj biznesit. Një vend pune më shumë që hapet është jo vetëm burim të ardhurash për një individ dhe familjen e tij, por është dhe një gëzim më shumë, një frymëzim më shumë për një shoqëri solidare dhe me të ardhme.

Intervistoi Ben Andoni per Revisten JAVA.

 

30 komente në “INTERVISTA/ Meta: Ka ardhur koha për ndryshime Kushtetuese. Ja pse e toleroj Berishën në Kuvend”

  1. sheik ben sali ramy al bathorja says:

    Sala te shpetoje nga burgu. Ti po ja shperblen.
    Sala do hyje ne burg nje dite. Ti sdo kesh mundesi ta mbrosh.

    1. Caf Teli says:

      Tolerimin e ke te drejte vetem ne shtepine tende dhe jo ne Kuvendin e Shqiperise. Mos shperdoro detyren qe duhet ta kryesh ne perputhje me Regulloren dhe pa dallime preferenciale te diktuara nd=ga miqesi, partishmeri apo detyrime.

      1. NjeQytetarOptimist says:

        “Tolerimin” e ka virtyt ky sidomos aty ku si digjet pilafi..

    2. besiana gushi says:

      TITUS LABIENUS META DHE GAIO GIULIO CESARE RAMA

      Në kohën e voneshme te Rrepublikes Rromane, lumi i vogel i Rubikonit i gjate rreth 29 km (dhe jo 80 km) ishte shenuar per një periudhë (në mes të 59 p.e.s. dhe 42 p.e.s.) si kufiri në mes të Italisë, e cila konsiderohej pjesë integrale e territorit të Rromës dhe provinces se Galise Çizalpine (Forli dhe Cesena e sotme).
      Nje ligj i asaj periudhe ndalonte çdo gjeneral te kalonte kete kufi me ushtri te armatosur.

      Episod historik, me te cilin emri i lumit është i lidhur, njeh si protagonist Gaio Giulio Cesare (ne shqip – Gajo Xhulio Çezari) në fund të luftërave gale ( 58 p.e.s. – 51 p.e.s.).

      Në fund të vjeshtës se vitit 50 p.e.s. (para eres sone) ose per te qene me te sakte para Krishtit (Avanti Cristo – A.C.), Senati Rroman urdhëroi Çezarin të shpërbënte ushtrinë, të braktiste pushtetin e jugut te Alpeve Apenine, Galine Çizalpine, në të cilën Çezari kishte rekrutuar pjesen më të madhe te legjioneve të tij dhe të shkonte në Rromë.
      Çezari , duke nuhatur komplotin kundër tij, që Senati Rrepublikan kishte pergatitur, për nxjerrjen jashtë ligjit te Partisë se Plebejve, të cilën ai përfaqësonte ne Senat, dhe duke pasur frikë për jetën e tij, ai refuzoi.
      Keshtu ngriti nje kampim ushtarak në krahinën që i ishte caktuar, jo shumë larg nga Cervia e sotme.
      Ushtria, duke i qendruar besnike Çezarit, sepse nga ai varej edhe paga e tyre, qendroi kompakte nën urdherat e tij.
      Vetëm zëvendësi i tij , Titus Labienus (me shume gjasa Ilir Meta – shenimi im – mjafton te kujtojme jo vetem lidhjet e tij te vjetra me Sali Ram Shiqere Berishen, pjerdhefoljet e pafund te lejuara ne Kuvend, fotua e fiksuar me “super attack” e BUJAR FAIK (i ati) ISLAM (gjyshi) MEHMET (katragjyshi) HAXHIA – ne art NISHANI si dhe biseden enigmatike te tyre koke me kohe ne sallen e Kuvendit kohe me pare) dezertoi dhe mbajti anën e Rrepublikës Rromane.
      Për siguri, Çezari (Edi AuNirthte Rama – siç shihet edhe nga fotua kuptimplote qe keni publikuar, shenje e “patjetersueshme” e arrogantit – shenimi im) forcoi ruajtjen e brigjeve veriore te bregut te lumit Rubikon me garnizonet e tij.
      Duke qene se Senati nuk mund te mblidhte me shume se dy legjione me ushtare, Çezari nuk rrezikohej nga nje sulm i mundeshem i Rromes.

      Çezari e kaloi lumin në orët e para të 10 janarit te vitit 49 p.e.s (A.C. – para Krishtit) ne krye te ushtrisë së tij, e përbërë nga 11 legjione, që arrinin në rreth 50.000 ushtare, duke depërtuar i armatosur në territorin e Rromës, duke manifestuar rebelimin e tij ndaj ligjeve te Rrepublikes Rromane.
      Sipas rrefimit te Svetonios para se të vendoste të bënte këtë hap duket se ka hezituar, dhe pastaj kishte marre vendimin e tij duke thënë ne latinisht nje proverb te vjeter grek:

      “alea iacta est” – ( Dadua u hodh – shorti u hodh – zaret u hodhen – ne shqip).
      Edhe nje kuriozitet historik: lumi i Rubikonit te sotem nuk eshte ai i atij te hershem te Çezarit: – sepse lumenjte jane dy dhe derdhen ne detin Adriatik duke ju bashkuar lumit Arno. Njeri quhet Rubikon dhe tjetri Pisciatello (lume-shurra) te cilin arbitrarisht Mussolini ne vitin 1933 e vetequajti Rubikon, per te nderuar ne kete menyre zonen ku ai kishte lindur.

      1. rodolfo says:

        te gjithe lumejt ….rrjedhin….

        1. BABAQEMUA says:

          Edhe ai i sat’eme….

    3. Axhimi says:

      ky përfundim është pjesë e shantazheve të mendësive të kriminalizueme

  2. FIORI says:

    TË ECIM MË SHPEJT!

    Lëvizja Socialiste për Integrim

    http://goo.gl/9ZtSnK

    1. Agim Tare says:

      Ha ha ha aha ha ha FIORI, me shpejt ?

  3. Analisti Politolog Qim Nurellari says:

    Krylope – drejtesia do te vendoset nje dite.
    Mjere ti dhe kasta jote.

  4. shtetari says:

    thjesht Z. Meta, ne asnje vend te botes nuk i lihet te abuzoje me fjalen nje kriminel dhe nje person qe vetem shpif dhe shan – mqs me lejon edhe mua te flas kam mundesi te shaj ty edhe me rob shpie … a te pelqen besoj se POOOOOO. !!! Ti vetem abuzon me voten e shqipareve – dhe nuk eshte se ta kane dhene ty voten po ja kane dhene PS!!! Dhe je aty me votat e PS ne shumice or ti …

  5. like kokmadhi says:

    po more like ka ardhur koha te shkosh brenda bashke me nusen tende …

  6. Hedija says:

    Na honksh jashteqitjet o koklope.

  7. Ajet Delaj says:

    January 19, 2014

    DREJTESINE E VENDOS NEPERMJET LIGJIT VETEM SHTETI LIGJOR I SE DREJTES .

    Te nderuar bashkombas.

    Se pari per cdonjerin qe synon apo rekomandon nje organizim e bashkim te diaspores ne Amerike gje qe une jam plotesisht dakort duhet te kete dy parakushete lehtesisht te realizueshme : Te shkruaj e komentoje me emer pra te parashtroje mendimet, idete apo deshirat poshte nje identiteti lehtesisht te identifikueshem ,se dyti ne forume replika te qendroje brenda etikes qytetare edhe atehere kur nuk je dakort me medimin e tjetrit.
    Une nuk mendoj se ka gje filozofike ne shkrimet e mia kur mundohem te jem sa me i qarte. Deshirat e njerzve mund te jene te ndryshme por jemi para dy fakteve mjaft kokeforta ku asnjeri nuk mund ti mohoje e ndryshoje.
    – Presumimi i pafajsise eshte nje e drejte kushtetuse ne nje shtet demokratik e shoqeri e lire.
    Cka do te thote se hetimi shkon nga veprimtaria kriminale drejt personit dhe jo e kunderta.
    – Shoqeria shqiptare ka zgjedhur nje pushtet me vote te lire qe ka premtuar ne fushate ndeshkimin e krimit e rithemelimin e shtetit. Pushteti duhet te realizoje pritshmerite e popullit nepermjet drejtesise ligjore e jo hakemarrjes primitive qe nuk te shpie askund.
    E para drejtesia nuk vendoset me seleksionim te vraret e mi e te vraret e tu pasi kalojme ne shoqeri tribale megjithse nuk e mohoj se te vraret ne bulevard jane te fresketa e dhembin me fort.
    Nuk eshte hetuar e zbuluar realisht as te vraret e 2 Prillit ne Shkoder te deputeteve Hajdari , Xhindi e Olldashi e po te doni edhe vdekja e Mehmet Shehut.
    Megjithate te qendrojme te 21 Janari meqe po vjen edhe pervjetori i kesaj date. Sipas FBIse 21 Janari eshte mjaft kompleks gje qe eshte e vertete.
    – Ka kater te vrare te pafajshem me duar ne xhepa ne bulevard
    -Ka prishje te provave (shkaterrimin e serverit te Kryeministrise} e moslejim te mbledhjes se provave nga prokuroria Brenda rrethimit te Kreministrise pergjate nates qe pasoje krimin.
    – Ka grusht shteti te pranuar nga ish-Kryeministri pasi ka bllokuar hapur zbatimin e urdher arrestit per zhinxhirin komandues te gardes e moslejimin e prokuroreve Brenda Kryeministrise mbas krimit.
    – Ka plagosjen e komandantit e Gardes brenda Kryeministrise besoj cdonjari e ka shikuar syrin e nxire te z Prendi
    – Dhe ne fund ka edhe nje proteste te dhunshme.
    Qe te dyshuar kryesor per tera keto eshte ish-Kryeministri e Ministri i tije i Brendeshem besoj se nuk e ve kush ne dyshim pasi ata ishin atoritetet kryesore ne Kryeministri pergjate 21 Janarit e ne vazhdim.
    Une do doja te dija gjate 4 muajve te qeverisjes e 6 muajsh te fitores se te majtes e z Rama si kryesues I kualicionit e Kryeminister a jane thirrur ne Prokurorine e Repuplikes zoterinjte Berisha e Basha thjesht per te dhene sqarime rreth kesaj ngjarje madhore e sensitive per shoqerine shqiptare e me ndikim te madh ne humbjen e pushtetit nga njera nane e fitimin e pales tjeter.
    Se dyti a eshte e turpshme per Kryeministrin Rama qe ben memorandum me Kryeprokurorin per te arrestuar ndonje fshatar qe hedh nje tel te paligjshem ne shtyllen e tensionit e nuk therret Kryeprokurorin per bashkepunim per te hetuar ceshtjet madhore qe shqetesojne shoqerine shqiptare me “Gerdecin”, “21 Janarin” “Cacin, Tacin e Nanon” e shume te tjera.
    Une mendoj se nuk duhet harxhuar asnje sekond kohe kunder Berishes Bashes Nanos e kompani asi ata ligjerisht nuk kane asnje fuqi ekzekutive ne Shtetin Shqiptar por i duhet kerkur Kryeministrit Edi Rama qe te beje reforma te thella ne te tera drejtimet pasi shteti shqiptar i ngjan nje thesi te kalbur qe ku ta kapesh e leshojne penjte dhe thellesisht mendoj se per kete arsye eshte votuar e mandatuar.
    Nese i ka duart e lidhura duhet te dali para shqiptareve e te tregoje sa projektligje ka te bllokuara nga Kryetari i Parlamentit e Komisionet Parlamentare kur dihet se projekt ligjet i inicon Qeveria dhe i aprovon Parlamenti.
    Mbas kesaje te kerkoje zgjedhje te parakoheshme pasi zgjedhjet e parakoheshme nuk jane fundi i botes kur dihet se Italia ne 50 vjet ka realizuar 50 pale zgjedhje dhe eshte fuqia e peste e botes.
    Nese nuk eshte i zoti per asgje apo thjesht eshte loje e Berishes te largohet sa me pare pasi vendi po shkon me shpejtesi te madhe drejt kaosit total nga mosqeverisja pasi Shqipria ka qene ne kaos permanent
    Bota eshte teater njerzit jane aktore mjere ata qe nuk luajne rolin e vete ka thene Shekspiri I madh. Kjo vlen per kombe popuj qeveri e natyrshem edhe per individe qofshin keta e Kryminister i nje vendi.

    AJET DELAJ
    NEW YORK

  8. peshkatar says:

    [email protected]
    nuk jam dakort ,
    me mire ta hane pulat , se na japin vese ,
    Se ky nuk te jep gje

  9. shqiptari says:

    Per ate qe shprehet z.Meta per qendrimin ne parlament nuk jam hiç dakorte.Kete e them pa hipokrizi sepse kjo eshte nje realitet i pashem,i prekshem dhe ugurzi mbi te gjitha.
    Ne qofte se ne po ndertojme institucione pa rregulla,pa norma,ku sejcili te beje çfar te doje dhe kur te doje atehere une jam i bindur se kjo nuk eshte demokraci por ashtu siç e ka cilesuare vete z.Edi Rama shume vite me pare eshte nje rrumpalle e organizuare me se miri me te gjitha strukturat qe funksionon si e tille.Si ta kuptoje une more z.Ilir kur nje kreminel i deklaruare si brenda dhe jashte vendit del dhe tallet,shan ,ofendon nga libri i shtepise si ja merr mendja nje te marri por ne thelb ai kryen detyren e tije qe ka marre nga padronet e tije per te mbajtur shqiperine gjithe jeten e tije ne keto ujra.Kujt i sherben kjo more zoti kryetar,si mund te dalesh para deputeteve sa here te do qejfi per te shkaterruare punimet e parlamentit dhe se kryetari qenka tolerant se ka frike se e akuzojne per diktator.Kjo per mua eshte e turpeshme dhe kam frike se lepuri fle gjetiu ne vend tjeter.Kini mendjen kjo qe po beni nuk eshte fare e drejte para popullit dhe kombit.

  10. Tomorri says:

    Per hater te kombit dhe ne emer te Zotit z. Edi Rama duhet te rrise shume vigjilencen, dhe se ka probleme, shume mire thone disa ti drejtohet popullit, thjeshte dhe hapur ashtu siç di ai ti drejtohet.
    Problemet qe ngrihen ne kete forum per ne duhet te merren ne konsiderate pamvarsishte nga pesha e tyre,se shumica me sa dime gabon shume me pake se individi.

  11. shpiragu says:

    Me gjithese rregullat jane te njejta per te gjithe deputetet e duhet t’i zbatoash zbatosh ato,po hajde se ashtu e ke gjykuar e mbase eshte mire . PO problemi nuk eshte shqetesues pse ja jep fjalen sa here te doje,po nuk thot nonje gje te pjekur qe ta degjosh me vemenje,po o behet shume qesharak me ato qe thot. E me e keqa eshte se vetem shan Edi RAMEN e perte thene se i ka te drejta u thumbon eddhe juve ndonjehere.PO CESHTE E VERTETA LERE SE EDHE SHPLOSHENI PAK DUKE DEGJUAR BUULLALLEQE. SHIKO,PO BEN 4-5 MUAJ QE VETEM SHKRUAN NE FSB,E THOT TE NJEJTAT GJERA. I KA NGELUR NE MENDJE VETEM THIRRJE PER DEMOSTRAT,KY QE KRITIKONTE SE POZITA LUTEN E BEN NE PARLAMENT E JO NE RRUGE. po lereni te flas sa te pellcasi ndonje dite e shpetojni ju he ne .

  12. Qemal says:

    EDI RAMA beri gabim te madh qe u lidh me Ilir Meten,tani Meta i ben zbor atij ,Meta te dashur lexues nuk e le EDIN te arrestoje Berishen se i dalin lakrat e veta,se te dy kane henger dhe hane ne nje sahan. Cila eshte zgjidhja? Ta arrestoje pa marre parasysh asnje gje qe mund te thote apo te beje Meta, ose te beje zgjidhje te parakohshme pa u bashkuar me Meten , perndryshe keshtu do te vazhdoje loja, loje qe luhet me fatet e ketij populli e ne kurrizin e tij. DUHET DETYRUAR RAMA QE TE BEJE NJE ZGJIDHJE,PATJETER. FALEMINDERIT.

  13. miku says:

    Shiko Ti zbato ligjin e rregulloren e parlamentit ate beje ,nje per te gjithe dhe je ne rregull se sa per nendetese nuk ka nevoje me ky vend – boll.

  14. morava says:

    Ilir dorezoju( drejtesise rihap dosjen)kjo eshte drejtesia ne kete vend .jep llogari per 700mijshin,pastaj fol per ata qe jane te pa krahasushem me ty ne ndershmeri.Te fala shitesi i votes per LSI.

  15. shtetari says:

    shkruaje ne rregullore qe kriminelet te llapin sa here te duan ne Kuvend dhe mos shperdoro voten e popullit o or ti…

  16. Ali Baba Tomori says:

    Perse nuk te vjen mire te flasesh per te kaluaren, apo pse je zhytur ne para te pista. Ti, or zoteri, i ke borxh Saliut ndajnuk ta mban nga ai. E kini gjetur fjalen shume mire dhe ini ne krah te njeri tjetrit. Rama pa larguar Ilir Meten nuk do te beje kurre prokopi. Perkundrazi, do te futet ne rruge pa krye dhe, sigurisht, me nje deshtim spektakolar.

  17. nastradin says:

    NJE APEL PER TEGJITHE SHQYPTARET NGA NASTRADINI:

    FLAKENI O SHQYPTARE KETE BOS KOPUK REZILI, RYSHFETI DHE KORRUPSIONI!

    Mos i besoni ASNJE fjale Mbretit te Ryshfetit dhe Korrupsionit Ilir Meta, qe ka 25 vjet qe po ben kerdine dhe po vjedh shqyptaret me tefter ne dore, sic e tregoi ashiqare edhe videoja e Dritan Priftit dhe ky kopuk i shpetoi Drejtesise me finte komunistesh alla Sali Berisha.

    MOS I BESONI ME O SHQYPTARE PJELLAVE VAMPIRE TE PARTISE SE PUNES!

  18. Dashnor Kozaj says:

    Jam dakort ,me Ju zoti Ajet Delaj .
    Nuk kam se cfare te shtoj nga komenti Juaj.
    Te pershendes, nga Italia .

  19. emigranti says:

    Z.Ilir.Kryetari i parlamentit eshte nje menazhar qe vepron ne perputhje me rregulloren e parlamentit e te shtetit dhe n uk i falet apsolutisht te na tregoje gjoksin me virtutet e tij “morale” e “burrerore”.Keshtu ti ve vehten ne dyshim para popullit.Lexoi pak komentet se si te arsyeton populli.Ne fakt je i dyshimte ne historine tende politike,qe ti mund ta quash strategji apo diplomaci .Ne fakt me tej akoma populli din te dalloje mire diplomacine me akrobacine.Prandaj urgjentisht duhet te vet koregjohesh,ose duhet te votbesohesh si kryetar.Nuk ke lindut ti si i pazvendesueshem dhe te na dalesh me teorira te tilla qesharake qe me mire te kritikohesh si liberal ,se sa konservator.Ligji i shkruar ben perjashtim nga keto terma pasi nuk e njeh rolin e individit.Nuk te ze njeri ne goje ty i nderuar,[por diskutohet ligji,i cili eshte shume i drejte per te gjithe.

  20. jan says:

    parlamenti eshte i shenjte!askush ska te drejte te dale mbi ligjin!

  21. Oberst GF says:

    Berisha gaboi qe e mori aleat Meten se ishte i majte. Rama beri faj qe e mori aleat Meten se ishte i korruptuar dhe minoi moralin e qeverise tij.

  22. I.Troplini says:

    Ilir Meta “preferon” me mire te flase per te ardhmen. E kaluara nuk i intereson me. Per te personalisht, eshte “metoda e vetme e drejte” per te menaxhuar miliardat qe u arketuan nga ajo e kaluar, per te cilen Zoteria nuk ka qejf te perqendrohet.
    E kaluara e Ilir Metes dhe e ardhmja e tij shkojne ne kah te kundert me interesat e ketij populli te cfilitur.Ato do te perputheshin, nese hajduteria e tij do te kishte marre denimin qe meriton. Qenia e ketij njeriu, pjese e planeve per “RILINDJE”, con me teper ne humbjen e cdo shprese sesa tek besimi i popullates per frutet e punes se kesaj qeverie.
    Naiviteti i shqiptareve nuk mund te jete aq i theksuar, saqe te besoje ne figura te tilla.Personazhe te tilla mund te jene burim inspirimi per regjizoret e filmave me teme mafien dhe kapien e shtetit por jo per ngritjen e nje Republike nga rrenojat qe e kane hedhur njerez si ky.

  23. Dike Mullai thote- says:

    Te besojme Meten ne kete INTERVISTE, dhene Ben Andonit APO:- “Ilir Meta, kush eshte Edi Rama.MP4” te dates 17/01/2011 (?!) Shiko http://WWW.youtube.com/watch?v=-UI1mgU7j88 KAMELEONIZEM!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje