Kryeministri kroat, Zoran Milanoviç, duke folur në një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ka thënë se Shqipëria duhej të merrte statusin e vendit kandidat për në BE. Ai ka thënë se nuk është e drejtë që Serbia ka nisur negociatat për anëtarësimin në BE, ndërsa Shqipërisë kjo gjë iu mohua.
Në konferencën e përbashkët për mediat, të zhvilluar në Tiranë, të dy kryeministrat vunë theksin në marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Kroacisë, ndërsa deklaruan thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe atë në fushën e turizmit.
Ndërkohë mundësinë për zhvillimin e një mbledhjeje të përbashkët mes Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kroacisë, kryeministrat nuk e përjashtuan, megjithëse pohuan se kjo çështje nuk është diskutuar.
“Natyrisht, dua që të jem krejtësisht i sinqertë, Shqipëria përjetohet edhe si shtet i cili ende në rrugën e tij drejt Evropës ballafaqohet me pengesa të caktuara, ku disa prej tyre janë subjektive, që Shqipëria duhet t’i ndryshojë, por disa janë jo korrekte ndaj Shqipërisë. Kur ju flisni për mbështetjen tonë ndaj Shqipërisë për kandidaturën e saj në BE, kjo nga ana e jonë është e sinqertë. Po aq e sinqertë sa ka qenë mbështetja jonë ndaj Serbisë. Nuk e konsideroj të drejtë faktin se Serbia i ka filluar negociatat për anëtarësim, gjë që e kemi përkrahur, ndërkaq që Shqipëria nuk i ka filluar negociatat për anëtarësim. Pra, qëndrimi ynë është se Shqipëria, si edhe vendet tjera të rajonit, do të duhet që sa më parë të fitojë statusin e kandidatit dhe të filloj negociatat me BE-në. Ky është qëndrimi ynë aktual dhe i tillë do të mbetet edhe më tej. Por, tek kjo duhet të kihet parasysh se ne kemi vetëm në zë (votë) dhe jo më tepër. Por ky zë do të dëgjohet me një racionalitet të matur, por gjithsesi qartë! Dhe sa më parë që do të filloni, më parë edhe do të përfundoni integrimin, sepse ky është një proces i gjatë dhe i vështirë. P.sh kriteret që i janë parashtruar Kroacisë kanë qenë më të ashpra se ato që është dashur që t’i plotësojnë anëtaret e mëparshme të BE-së! Duke e mbyllur këtë temë që për mua është më e rëndësishmja, thjesht duhet të filloni sa më parë negociatat, sepse çdo zgjidhje tjetër është lojë joserioze. Dhe atëherë do të shihni se ja të vështira janë këto negociata. Por ne zotohemi se do t’ju japim, nëse e kërkoni, çdo ndihmë dhe asistencë që është në mundësitë tona“, tha kryeministri kroat.
Bashkëpunimi
Kryeministrat Rama dhe Milanovic rikonfirmuan bashkëpunimin dhe thelimin e tij në fushat me interes të përbashkët, ndërsa vunë theksin se rajoni duhet parë si një tërësi në funksion të një të ardhmeje të përbashkët.
“Kroacia është për ne një model suksesi, shembull frymëzues dhe një partner që na inkurajon në rrugën e integrimit në BE. Por gjithashtu Kroacia është histori suksesi për të gjithë rajonin. Ne besojmë se anëtarësim i i Kroacisë në BE dhe paralelisht dhe marrëveshja e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë janë dy ngjarje të mëdha në funksion të një kohe të re për rajonin tonë”, theksoi Rama.
Në vijim, Kreu i Qeverisë shqiptare shtoi se “ne dëshirojmë shumë forcimin e bashkëpunimit në të gjitha planet dhe jam shumë i kënaqur që nga Kroacia lexojmë një vullnet të qartë për të shkuar mnë tutje dhe ta forcojmë këtë bashkëpunim”. “Sigurisht që e konsiderojmë pjesëmarrjen e përbashkët në projektin shumë të rëndësishëm të TAP, si një nisëm me potencial të lartë jo vetëm në zhvillimin energjitik, por edhe përsa i takon bashkëpunimit midis vendeve tona. Po ashtu edhe profili i dy vendeve tona, duke ndarë një vijë të mrekullueshme bregdetare të Mesdheut përbëjn një arsye të fortë për të bashkëpunuar së bashku dhe për të lexuar sëbashku perspektivën në këtë rajon”, tha Rama.
I pyetur nëse ambasada shqiptare në Zagreb do të mbyllej në kuadrin e ristrukturimit të diplomacisë shqiptare, Rama e cilësoi këtë si një lajm të rremë gazetash.
“Ne duam të forcojmë sa më shumë lidhjet. E kundërta është e vërtetë, ne po reformojmë shërbimin diplomatik, do ketë shkurtime, por do të ketë fuqizim të prezencës tonë në shumë nga vendet, ku përfshihet edhe Kroacia”, tha Rama.
Ndërsa Kryeministri kroat u shpreh se megjithëse dy vendet nuk kufizohen si fqinjë, ne i shohim shqiptarët nëpërmjet një minoriteti shqiptar që i përket Maqedonisë perëndimore dhe Kosovës.
“Jeni popull që keni merita të mëdha, sepse e doni punën. Jeni një popull shumë i suksesshëm”, tha Milanoviç.
Në vijim ai theksoi se hapësira për bashkëpunim midis dy vendeve është shumë e madhe.
turp per ne si komb,koroacia shprehet se ne do tju ndihmojme per antersimin per ne BE,po kush eshte kroacia,nje shtet qe u formua mbas vitit 1993 nga nje lufte e ashper me serbet,dhe keta na japin mbeshtetje maksimale,sa turp per ne,eshte sikur nje femije 10 vjecare te mesoje nje burre mbi 45 vjece,keshtu i bie kjo mbeshtetje e tille,megjitrhate bravo kroacise per mbeshtetjen,dhe turp per ne si shtet dhe popull qe presim nga femijet adolishente 15 vjecare sic eshte kroacia shtet i ri,rrofte parrulla jone,,,JEMI KRENARE QE JEMI SHQIPTARE,,,zgjebareker.
hajde se dhe tamem ashtu nuk eshte..kur JUGOSLLAVIA ISHTE NJE NGA SHTETET ME TE FORTA NE EUROPE, MOS HARRO QE KROACIA ISHTE MOTORRI I SAJ. CKENI MOS U DEMORALIZONI..SHQIPERIA KA SHPRESE, KA SHPRESE SA KOHE KA RINI QE DO DOJE NDRYSHIMIN! RAMA PO E BEN TE TIJEN, NE DUHET TE BEJME TONEN!
Ne turpin kemi ngrene me buke me kohe. Per ne e rendesishme eshte te bejme noi lek duke shit vendin tone per skrap. Ne mendjen e shqiptarit te sotem mesatar nuk ekziston ansgje tjeter pervec lekut. Dhe me e keqja eshte se as nga ekonomia nuk marrim vesh fare, as punen nuk e kemi qef dhe rrjedhimisht nuk dime asnje menyre tjeter per te bere leke pervecse duke plackitur. Meqe vende te tjere nuk kemi bythe te plackisim, plackisim vendin tone. Normalisht qe nuk mund te cuditemi pastaj pse vende si Kroacia, ku dashuria per atdheun dhe per te miren publike eshte e forte, arrine te behen anetare te BE-se dhe te na japing mend.
@loni, po cfar di ti per Kroacine mori zhabe grkljanose e knetave?
Kacaki
Paske problem me gjuhen e nenes, nje keshille te vogel, shko mesoje gjuhen, por edhe pak kulture, sepse nga gjuha qenke larg,por edhe me ato shprehje qenke larg kultures, pastaj bisedojme dhe debatojme ne menyre njerezore
Faleminderit.
Po turpe eshte per ne te na japin mende ne kroatet sepse populli shqiptare mashtrohet nga nje these mille ose per nje vende pune qe votuan injorantin sali berisha qe nuk dine me fole dhe e shkaterroi vendin ai e shkaterroi detin ja dha dhe detin dhe serbit ne ishmin e durresit dhe prape njerezit thojne sali berisha ose lulzime basha sepse nuk kuptojne tallen politikanet me popullin shqiptare po pse more qenkane me te mencem serbet qe jane si magjype apo jugosllavia qe jane te ardhur ne europe po politika shqiptare turpe te kete dhe edi rama po bene gjithcka por mose harroni qe partia demokratike nuk duhet te ekzistoje me sepse na lane fukarenj dhe e shkaterruan vendin zoti na ndihmofte rrofte shqiperia rrofte populli shqiptare dhe vdekje sali berishes sa me shpejte ta rrasin ne burge sepse vajza saliut po ben nje universitet te madhe ne durres me djersen e popullit hajdutet
Kroacia ka qene gjithmone perkrahese e Shqiptareve dhe Shqiperise .
Kemi nje miqesi te çmuar me kete shtet sllav por qe na ka dashur gjithmone dhe qe ne e kemi pare gjithmone si shembull te mire ne Ballkan .
Edhe fakti qe jemi dy shtete qe jane perballur kunder hegjemonise Serbe ne Ballkan na ka bashkuar .
Mjafton permendja e Milan Shuflaj albanologu i famshem Kroat qe u vra nga Serbet per zbulimet e tij dhe publikimet e tij ne perkrahje te tezave se vazhdimesise Iliro – Shqiptare .
Kroacia gjithsesi ka nje te kaluar Austro-Hungareze ne Osmano-Turke , qe per shume gjera eshte si nata me diten …
ANALIZE : E vetmja gje qe mund tu themi lroateve eshte : Faleminderit !!!
Madje ka disa vite tashme qe studiues kroate pretendojne qe jane Ilire dhe ata. Kush e merr vesh mbase prandaj na duan fort.
shqiptaret e kroacise treguan veten ne luften serbo-kroate sot kroacia dine se ke ka mik dhe armik lloqet e shumta fukarallek…
Rama.Arresto hajduterine e sali berishes dhe lulezim bashes,reforme ne drejtesi,elemine grupet terroriste te islamizmit ne shqiperi dhe Shqiperia do jete ne BE.Hiq Presidentin,Prokurorin e Pergjithshem,Kryetarin e Gjykates se Larte dhe te apelit,avokatin e popullit,KLD.Ata jane hajduteria e sali berishes.Nuk ke njers te afte ne Administrateen e Pushtetit.