Lëvizja Socialiste për Integrim, aleati kryesor i qeverisjes, e ka quajtur të rëndë çështjen e devijimit të lumit Radika dhe ka kërkuar interpelancë urgjente me ministrin e Jashtëm shqiptar.
Madje LSI ka shkuar më larg kur e ka akuzuar qeverisjen, ku bën pjesë, edhe për mungesë transparence për këtë çështje. Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se qeveria duhet të reagojë.
Përmes një konference për mediat, në emër të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili kërkoi një interpelancë urgjente me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, në lidhje me projektin e palës maqedonase që parashikon devijimin e lumit Radika. Në këtë kuadër Vasili theksoi se transparenca dhe interesat e vendit duhet të jenë mbi cdo gjë.
“Në vijim të shqëtësimeve të thella nga deputeti Spahiu dhe me shqetësimin e ngritur në mjaft takime me qytetaërt e Dibrës dhe nga mospasja e një qartësimi nga autoritet maqedonase, grupi i LSI-së kërkoi interpelancë me ministrin e jashtëm Ditmir Bushati që të njihen se si kjo çështje e rëndësishme të ecet më përpara në mënyrë që vënia e interesave të vendit të vihet në prevalence mbi çdo gjë. Projekti nga ana e palës maqedonase është një kundërshtim me marrëveshjen Drini një vizion strategjik i përbashkët e arritur në vitin 2011. Me këtë interpelancëne bëjmë detyrën tonë ndaj pasurisë së përbashkët kombëtare. Bashkohemi me shqetësimet e mëdha të opinionit publik, i cili kërkon transparence” tha Vasili.
Ndërsa deputeti demokrat i Qarkut të Dibrës , Roland Keta në emër të PD-së i kërkoi Kryeministrit Edi Rama të dëgjojë shqetësimin mbarëkombëtar për devijimin e lumit Radika.
“Partia Demokratike i kërkon qeverisë shqiptare të bëjë transparencë në lidhje me një projekt të qeverisë maqedonase që parashikon devijimin e Lumit Radika. Nëse ndodh, ky devijim sjell dëme të pallogaritshme për territorin dhe jetën e më shumë se 20 mijë banorëve të Dibrës së Madhe, të cilët janë në mazhorancë shqiptarë. Por gjithashtu, sjell dëme të mëdha jo vetëm ekologjike por dhe ekonomike, edhe në rrethin e Bulqizës dhe Dibër”, tha Keta.
PD e cilëson të dënueshëm heshtjen e qeverisë shqiptare për këtë shqetësim që është bërë tashmë shqetësim kombëtar. “Ne i kërkojmë Ministrit të Jashtëm dhe Kryeministrit të dëgjojnë zërin e banorëve të Dibrës, të Bulqizës, por dhe zërin e shqiptarëve që banojnë në Dibrën e Madhe, të dëgjojnë zërin e intelektualëve dhe shoqërisë civile në vend, dhe të reagojnë menjëherë e të bëjnë publike, se çfarë po ndodh, cfarë është ky projekt i palës maqedonase, dhe cila është zgjidhja që nuk sjell dëme për qytetarët tanë. Këto janë problemet reale të shqiptarëve, dhe nuk mund të trajtohen me politikën e zero problemeve me fqinjët”, vijon deklarata e PD-së.
Sipas forcës më të madhe opozitare në vend, shurdhëria e qeverisë para këtij shqetësimi në rritje të banorëve që preken drejtpërdrejt, por dhe gjithë qytetarëve dhe opinionit publik, e nxjerr qeverinë shqiptare në rastin më të mirë të paaftë për të kuptuar rëndësinë dhe përmasat e asaj që po projektohet nga pala maqedonase.
Një ditë më parë shoqëria civile dhe qytetarët e Dibrës e Tiranës zhvilluan një protestë përpara Piramidës në kryeqytet, kundër devijimit të lumit Radika, për ndërtimin e hidrocentralit në Fushën e Lukovës. Protestuesit kundërshtuan devijimin e lumit, duke hedhur idenë që të zhvillohet një referendum lokal për këtë çështje.
Thirrjet për protestë dhe ftesat për pjesëmarrje u bënë publike përmes rrjeteve sociale, ndërsa ato u mbështeten edhe nga pushteti lokal i komunës Dibër.
Në Tiranë gjithashtu është krijuar edhe Aleanca Kundër Devijimit të Lumenjve, që ka marrë përsipër sensibilizimin e kësaj çështjeje. “Stop devijimit të Radikës” është një prej parullave që janë vendosur në shumë zona dhe në rrjetet sociale. Qytetarët thonë se nuk do të lejojnë devijimin e asnjë centimetër/kub të këtij lumi. Ata i bëjnë thirrje për reagim dhe qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë, që të mos lejojnë zyrtarizmin e një projekti të tillë.
Pika qe sju bie o kafshe po ju nuk jeni ne qeveri .Ade thoni pastaj qe te bejme shtet neve.
haha PS + PBDNJ + PDIU = 71 … haha e di si leshohen keta te lsi te Rama sa ti largoj nga koalicioni? hahaha po prisni prisni se eshte i zgjuar i gjati o socialista ?
Cfare paskeni qene more njerez, tipike shqiptare, qe perhapni panik kot pa qene te informuar…
Se ku e nxorret kete gje, se morem vesh, deshira e maqedonesve mund te jete e madhe, por qeveria shqiptare s’ka per ta lejuar kete, e ka treguar me se miri se do t’i mbroje trojet tona dhe per me teper s’ka asnje kerkese zyrtare.
Gjiknuri foli qarte. Sdi pse duhet te hamendesojme e trembemi kot per kete ceshtje ku Rama ka treguar se eshte krah popullit dhe interesit kombtar
E drejta dhe ligji nderkombetar e mbron shqiperine ndaj mos perhapni asnje lloj paniku se asgje sdo ndodhe. Boll me me teori konspirative
Ore eshte Bob ED Rama, sben gje pa na e thene neve se kete e ka thene e mua me eshte mbush mendja TOP qe eshte i papare
Po nuk ndryshon ai lumo joooo, se dihet qe Rama nuk eshte shtetshites. Mos mendoni se te gjithe politkanet jane legena, do provohet e verteta, po ne shqiptaret llapim shume
Ligji e mbron Shqiperine nga devijimi i lumit, po skane cte bejne keta te LSI se rrojne si parazite, dhe i fusin ndonje pyke sic bente saliu.
Po ska mundesi te devijohet lumi, se edhe vete ministri e tha qe sdo ndryshoje lumi i radikes
E bete bajat kete ceshtjen e radikes, boll tani, u tha njehere se ska devijim, dhe ska per te patur devijim, perse merreni me llafe si gore lagjieje????
ore keta te LSI jetojne ne ndonje planet tjeter apo ku? a kane qene keta ne qeveri apo si eshte kjo pune?
Me sa di une ka nje ligj dhe te drejte nderkombetare qe e mbron Shqiperine dhe s’kemi pse te kemi frike fare.
Eshte e rendesishme qe te mos hallakatemi kot me kto budallalleqe. Ska asgje zyrtare. Edhe me armet kimike keshtu moret dallge kot.
Keta qe akuzojne qeverine per mungese transparence, a kane ndonje informacion qe dalin e derdellisin?
Kur do t’i japim fund thashathemeve dhe intrigave qe perhapin panik e s’kane per te na lene ndonjehere per te bere perpara.
Po cfare transparence, mire qe keni mesuar nje fjale ju.
Cfare transparence doni, kur s’ka asnje vendim, kur s’ka asnje kerkese zyrtare nga pala maqedonase…
Pastaj ne s’kemi frike sepse Edi Rama nuk do beje asnje gje asnjehere kunder Shqiperise dhe shqiptareve.
Sajesa te kota. Protesta e ide te sajuara nga opozita qe s’ka pune tjeter vetem te sajoje. Ligji nderkombetar mbron Shqiperine dhe qeveria s’ka per te lene askend te preki lumenjte tone. Po keta duan ate Berishen qe po te ishte ende ne pushtet te dera do na i sillte armet kimike!
Si do lejoka ky kryeminister qe i tha jo armeve kimike dhe greqise t’i thote po prishjes se lumenjve tona? Brrockulla te klanit Berishian
Ska asgje per te bere kot lloj lloj deklaratash. Aman ca i keni keto more aman. po asgje nuk eshte . Skemi pse trembemi fare,
Aman mo o aman se e bete balte me keto tani..ku doli ndonje artikull zyrtar, ku eshte ky zyrtari i larte pse snxirrni nje video, edehe nese eshte KA LIGJE NDERKOMBETARE!!!! NUK KA SHPRESE TE BEHET GJE!
Ore ska shance fare fare kjo.. Rama sben nga keto perrallla. Rama sben lojra ne keto gjera e asgje seshte zyrtare
po cfare kerkese doni , ata duan qe ta bejne edhe pike. po te mos ishte e vertete maqedonasi do te dilte menjehere qe ta pergenjeshtronte lajmin.
Asgje se cenosh shqiperine e asgje. Skeni pse beheni merak e trembeni nga trumpetat qe godet Altin goxhaj me shoke
Ska asnje gje per tu merakosur. Eshte rama ai qe ka thene :” Me degjoni mire sot e mbajeni mend, se une nuk do t’u tradhetoja kurre, per asnje arsye, e asnje qellim, sado i larte qofte ai” . Kam besim
Po le te flasin sa te duan, por asnje s’ka asnje arsye pse te frikesohet, sepse kryeministri yne i zgjedhur Edi Rama, na ka premtuar se s’do na tradhetoje kurre, per asnje arsye e per asnje qellim sado i larte qofte ai, dhe deri me sot e ka treguar me se miri, si me paktin detar, si me ceshtjen e armeve kimike, ai s’do te bente asgje qe te ishte ne dem te vendit tone.
Ska asnje gje zyrtare e ska asgje per tu shqetesuar. Sme besohet se jemi kaq te dobet e te biem pre e lojrave politike
shikoni ketu ju te gjithe mosbesuesit, thate per Ramen do i marri armet kimike, dopio gjashten ne dore si mori, e akuzuat per grek do i shesi detin, E PRISHI MARREVESHJEN, e akuzuat se do merrte plehrat nga italia, DITA E TRETE E QEVERISJES E NDALOI IMPORTIN! KAM BESIM TE KRYEMINISTRI IM ?
Nuk ka Rilindje me LSI. Ata Jane te gjithe kriminel e hajdut. I pari eshte Ilir Koklopa, meta. Ja pyeteni kush e vrau Sokol Olldashin. Si do pergjigjet.
dikur nga shtatori kur qeveri e re mori drejtimin e shqiperise,shume zera dolen se mbas 6 muajsh LSI do largohet nga PS,dhe me duket se qenka e vertete,mgjth mire do beni te dilni nga kjo qeverie me PS se po na pengoni per te bere nje shtet normal duke mos bere reformat akoma ne drejtesi,votat te parakohshme do ishte nje ide shume e mire per tju shporrur edhe ju hajdutet,se kriminelet e PD i zhdukem,keni ngelur ju te LSI hajdutat dhe te korruptuarit per tju shfarosur qe te marri fryme lehte kjo SHqiperia e SHqiptareve,se ne kohen kur ishit me saline nuk bete asnje kundershtim morr horra.
META IK!
CFAR THONI HER BURRA?SI BON RILINDJA KTO GJONA…
qarkullojne fjale qe sot Tom Doshi do kaloje me LSI.
Filluan kta nga shqelmat,po therrisni ministrat tuaj dhe kerkoini hesap,ah po nuk behet ky vend or jo,ne kte vend ka me shum kaçak se njerez qe duan shtet.
Me mire zgjedhje te parakohshme , se sa integrimin me Liken.
me liken nuk munde ta behet shtet ligjor.
Populli nuk votoi per buken , por votoi per shtetin ligjor.
ILIR META MBAN peng shtetin ligjor , dhe drejtesine.
kane shume te drejte LSI-ja dhe PD-ja qe protestojne per lumin. Keto dy parti jane MORALI me i larte i shqiptareve.
O mortja qe s’ju fshi qe te dyjave!!!! Ku na keni rene per hiser. Si nuk j’u fshi dheu!!!!
Plehra, jashteqitje!!!!!!!!!!
Qeveria e LSI po i ben opozite qeverise se… Rames! Kaq e pat edhe Lirindja me duket; ky ishte fillimi i krisjes!
elinor
Sigurisht qe LSI dihet se kush eshte.Por kur kane te drejte dueht tju japesh hakun.thjeshte po kerkojne te dine qe cka bere qeveria per nje ceshtje me kaq sensibilitet sic eshte puna edevijimit t elumejve.
persh
Me gjith keto Edi Rama do tja dale dhe shume mire bile.Populli te hapi syte dhe veshet dhe ta vleresoje edhe LSI edhe EDI RAMEN.Ketu eshte sheshi ketu eshte mejdani,ketu eshte dhe popull kapedani.
Fatkeqesisht ve re qe shpesat e vaketa qe Shqiperia mund te behej perseri shtet, po veniten dita dites. Ketu nuk eshte puna se calon gomari ne nje kembe, por me sa duken bathet gomari s´ka kembe fare.
Me kete dua te them qe po qe se nuk del nje force e re e pa molepsur nga ish Pardesybardhet, qe te rifitoj besimin e popullit, Shqiperia do te rrij pejete ne TRANZICION.
Populli thote Ujku mjegull do.
Kete gje po bejne dhe Pardesybardhet shqiptare.
Teater me popullin dhe Europen.
I thone nje fjale : Ku eshte balta me e embel se mjalta? Ne shqiperi.
Po, por kur sheh qe Ilir Meta , Sali Berisha dhe se fundmi Edvin Rama
e kane bere Shqiperine jo balte por mocal per interesat e tyre, detyrohesh si emigrant ta ndiesh vetem dyfish pa atdhe.
Uroj qe zoti ta shpetoje shqiperine nga kjo klase sharlatanesh politike.
Plasi peshku!
Po i tunden bythet LSI-se
Halli eshte gjetke
Do shohim gallate dhe me pak kujdes e shans, mund edhe te fillojme te bejme shtet
Ah Ilir META ! ……te shpetoi Saliu o i zi nga burgu, duhet te flisje nga Peqini – Rrogozhina … e jo aty ku je ! cfar te thuash Turp qe nuk e lini rehat kete popull. Gjen rrugen me te keqe per te jetuar se cdo njeri e gjen nje mynyre jetese .
Keta te LSI jane si puna e Shvejkut. Gjithmone kane si devize shprehjen e Shvjekut “çfare me duhet mua se çfare bej une”. Harruan qe jane vete ne qeveri. Po te pakten Shvejkun e mbanin per budalla, por kete te LSI jane shejtan budallenj.
Ilir Meta e verteta
Petriti (V)aty e ka Panaritin, (ish ministrin e jashtem te LSI).Problemi ka qene evident ne kohen kur ka qene ministri i LSI.Cilat jane veprimet qe ai ka kryer ne ate periudhe, nese nuk ka vepruar,Vasili te kerkoje doreheqjen e Panaritit si pergjegjes per mosveprim per rastin ne fjale.
PD plus LSI! Pa kujtohuni njehere se kush e nenshkroi ate paktin e shitjes se detit dhe kush I cilesoi sharlatane gazetaret dhe specialistet kurajoze kur u pyet per paktin detar? Kete te keqe kemi ne. Harrojme
E kemi thene qe kaheret qe LSI eshte kolone e peste brenda PS-se. Duhet urgjentisht per te bere llogarite mire sesi mund te qeveriset pa Ilir Meten. Edi Rama duhet ta kuptoje njehere e mire se me LSI nuk qeveriset. Ajo eshte gjysma me e keqe e everise se Sali Berishes.A mund te me thote kush, mua Baba Ali Tomorit, se kush, cila pjese e koalicionit e shkaterroi ekonomine e vendit. Cila parti e ka patur Shendetesine dhe Ekonomine? Ore si nuk del nje gazetar dhe te thote te verteten me cka ngjare ne kete vend vetem nga Ilir meta dhe LSI?