’21 Janari’, Rama: Do t'i japim kuptim fjalës drejtësi (VIDEO)

21 Janar 2014, 11:54Politika TEMA

Disa qindra qytetarë sfiduan paraditen e sotme reshjet e shiut për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 4 viktimave të 21 janarit 2011. Ceremonia nisi në mjediset e Këshillit të Ministrave, ku Kryeministri Edi Rama përballë familjarëve të Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Aleks Nika dhe Hekuran Deda, bëri një premtim të qartë për të zbardhur plotësisht krimin shtetëror të 21 Janarit. “Pa u vendosur drejtësi, asgjë s’do të ndryshojë për familjarët e të vrarëve të 21 janarit”, u shpreh Rama në fjalimin e mbajtur pak minuta përpara nisjes së ceremonisë për zbulimin e 4 pllakave përkujtimore të vendosura në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

“Vetë nuk e kam harruar për asnjë çast, që nga dita që kam hipur këto shkallë se nuk u votuam për të zëvendësuar një qeveri me një tjetër, por të ndryshuar rrënjësisht Shqipërinë. S’do ta harrojmë se ky i yni është një mandati për t’i dhënë kuptim fjalës ‘Drejtësi” Për të luftuar që drejtësia të bëjë drejtësi. Që e drejta të mos jetë një mall që blihet dhe shitet në dyert e prokurorisë apo gjykatave. Shumë gjëra kanë ndryshaur por një nga gjërat që s`ka ndryshuar për Shqipërinë është ferri i sistemit të sotëm të drejtësië. Është ferri ku përpëliten nënat që kërkojnë hakun e djemëve të vrarë. Është ferri ku treten shpresat dhe kur përqeshet një Shqipëri e tërë përpara sprovës mes të drejtës dhe organeve të drejtësisë” ka theksuar Rama.

“Kjo godinë nuk është më fasada ku dilnin tytat e armëve për të qëlluar mbi njerëzit në emër të pushtetit të vjetër, por qeveria e zgjedhur nga njerëzit, që punon me njerëzit dhe për njerëzit. Ky bulevard nuk është kufiri i frikës, dhe qytetarët protestojnë pa frikë. Kanë ndryshuar shumë gjëra nga 21 janari i 2011”, u shpreh Kryeministri.

Ndërsa e cilësoi si një pushkatim pa gjyq, pa ligj dhe pa mëshirë vrasjen e 4 demostruesve, Rama theksoi se  “21 janari 2011 la shenja për të gjithë ata që ishin aty atë ditë, shenja për të gjithë shqiptarët. Dhe gjeneratat të tjera do ti prekin me sy ato shenja, si plagët e një ngjarjeje që nuk duhet të përsëritet më kurrë. Harresa nuk duhet të jetë alternativa jonë përballë drejtësisë”.

“Ne nuk u votuam për të zëvendësuar një qeveri me një tjetër, por për të ndryshuar rrënjësisht mënyrën e sjelles së qeverisë me qytetarët e këtij vendi”, tha Rama.

Në vijim Kreu i Qeverisë u shpreh se mes organeve të drejtësisë dhe të kapurve me presh në duar, me një sistem drejtësie që jo vetëm Shqipëria, por e dhe Bota e sheh si një kërcënim për demokracinë, kjo gjë duhet ndryshuar shpejt dhereforma e drejtësisë do t’i japë zgjidhje kësaj situate.

“Ne s’mund të harrojmë se mandati ynë do t’i japë kuptimin e duhur fjalës drejtësi dhe  për të luftuar me çdo mjet kushtetues dhe ligjor, që e drejta të bëjë drejtësi, që njerëzit të jetë të barabartë përpara drejtësisë,  që e drejta të mos të blihet në dyert e prokurorive. Një nga gjërat që nuk ka ndryshuar për Shqipërinë në mes të Europës, në rrugë drejt BE-së, është ferri i sistemit të sotëm të drejtësisë. Shqiptarët e kërkojnë këtë me ngulm, edhe bota e kërkon këtë nga Shqipëria, dhe Parlamenti ka për detyrë ta bëjë këtë. Vendosja e drejtësisë në binarë është ultimatum i popullit”, tha Rama.

Sipas tij, ky popull nuk është më peng i një votë të vjedhur, i një qeverie të pazgjedhur,  i një pushteti që e grabit sa të mundet, që e tradhëton si të mundet.

“Ende Shqipëria vuan varfërinë, papunësinë, borxhet e një qeverie të shkuar, por sot Shqipëria as rrezikon të kthehet më aty ky ishte në 21 janarin e tre viteve më parë, as rrezikon të mbetet aty ku ishte,  pasi sot pushteti është kthyer në duart e popullit”, theksoi Rama.

57 komente në “’21 Janari’, Rama: Do t’i japim kuptim fjalës drejtësi (VIDEO)”

  1. Flogerti says:

    Drejtesia do behet. Drejtesine ta lere te qete Nishani e berisha. Denoje BErishen.

    1. Desara says:

      Familjaret besojne ne drejtesi. RAma zotohet per me te miren e mundshme . I lumte qe eshte krah tyre e besnik i se drejtes

      1. Resmali says:

        Ajo qe eshte e drejte te rrije ashtu sic duhet. Te vendoset drejtesi. Rama eshte vertete sic duhet korrekt. Besojme

        1. Muca says:

          Drejtesi duhet … Drejtesi do te jete .

          Ne te kundert, kushdo do e pengoje, do paguaje!

          E kupton vete BErisha cpo i them

          1. Albani says:

            21 janari nuk harrohet.Nuk mund te harrojme aktin barabar te qeverise se asaj kohe e cila qelloi mbi kater trupat e protestuesve.Burg per qelluesit e urdheruesit.

            1. Finish says:

              Drejtesia eshte ajo qe po vuan akoma nga saliu. Kjo duhet te rregullohet menjehere

            2. Dario says:

              Fajtori i vetem per kete ngjarje eshte Saliu dhe Lulezim Basha. Te dy kete njerez me 21 janar vrane per te mbajtur pushtetin e tyre te kalubur dhe plotesisht te korruptuar.
              Pushteti qe te vret duhet te denohet nga gjykata sepse populli ia dha denimin me 23 qershor.

            3. ERTA says:

              reforme ne drejtesi..vetem ajo do sjelli shpetim…

          2. Shqiptari i Italise says:

            KUPTIM DO TE KETE VETEM NESE FUT NE BURG Z. SALI RAM BERISHA!

            1. albi says:

              kuptim do te kete vetem nese fillohet nga hajduti meta qe ishte dhe shkaku. pastaj organizatoret, ne fund te mbyllet me vrasesit

      2. Ulim says:

        Kjo qeveri erdhi ne pushtet me premtimin se do te beje drejtesi per kete ngjarje. E kuptoj qe jane vetem 4 muaj nga marrja e qeverise por ajo nuk duhet ta lere ne pas dore dhe duhet te punoje fort per te cuar paradrejtesise te gjithe fajtoret.

        1. Afroviti FM says:

          Ska asnje shanc te behet ndryshe. Do behet drejtesi se sben, sepse kjo eshte ajo qe meriton shpirti i atyre qe prehen ne parajse. BErisha do paguaje shtrenjte

          1. Buda says:

            Eshte e tmerrshme qe ende nuk eshte vene drejtesi per keta 4 heronj. Ka te drejte z.Rama kur thote se nuk ka ndryshuar ferri i sistemit të drejtësise ende. Deri sa fajtoret te ndeshkohen per cdo gje, nuk do te kete paqe.

      3. ALpini says:

        Rama do boj drejtesine i ndihmuar nga Ilir Meta.Ja si shprehet ky per Edin dhe sa kuptim ka kjo mazhorance.http://www.youtube.com/watch?v=WLsrXNxYY_8

      4. HDD says:

        kesaj i thine: Te vras dhe te vajtoj une!

      5. Lisander says:

        Drejtesia ka pjerdhur qe diten kur Ilir Floriri per korrupsionin e te cilit u vrane kater njerez u be kryetar parlamenti.

    2. besnik says:

      Drejtesia do te vendoset per kete ngjarje dhe nuk ka asnje shans qe te ndodhe ndryshe.

      Por ama dhe presidenti dhe prokurori i pergjitheshem duhet te beje me shume per te zbardhur kete ngjarje.

      1. Andi says:

        Ngushellimi i vetem per kete ngjarje eshte vendosja e drejtesise. Keta njerez qe dolen sot ne shesh eshte nje thirrje qe shteti duhet te beje me patjeter drejtesi.

        Ajo nuk duhet te vonoje per asnje arsye.

        1. Nandi says:

          Kam besim qe drejtesia do te vendoset sepse reforma ne drejetesi po behet dhe te gjithe fajtoret per kete ngjarje do te shkojne para drejtesise. Kjo qeveri ka premtuar qe do te beje drejtesi per kete ngjarje dhe ne nuk e harrojme kete premtim.

      2. gozhda says:

        Drejtesia do vendoset.Saliu i cili urdheroi vrasjen e kater personave te pafajshem ne 21 janar do perfundoje para drejtesise.

      3. helena says:

        Eshte normale qe drejtesia do behet. Duhet ta kuptoje presidenti e te gjithe se nese pengojne drejtesine populli do reagoje. Ndaj e pergezoj Ramen. Drejtesi te jete

    3. Adela says:

      21 Janar nuk harrojme ! Nuk mund te harrohet lehte masakra e 3 vite me pare kur njerez te pafajshem u vrane padrejtesisht e per “kaprico” te atij qe nuk ka bere gje tjeter vecse ka “vrare” gjithe shqiptaret ne menyra te ndryshme per 8 vite me rradhe . Ne kemi besim ,Drejtesia do vihet ne vend !

    4. gertjan says:

      Askush nuk harron 21 janarin.Qelluesit dhe urdheruaesit do vihen para drejetsise.

    5. Taras says:

      Fare e keqe
      qe e ketij vendi.Felliqesire!!!!!

  2. Bubureci i patates says:

    Fjalët janë të bukura e shpresëdhënëse…Presim veprat…

  3. 21 janari says:

    bravo edi rama , ate po presim drejtesine.
    LUlzimin mos e prek se eshte djale i bukur.
    Ilir meten e ke krietar ne parlament.
    Tek saliu qe eshte koka nuk arrin dote .
    Une them deno pastruset e kryeministrise , qe ishin diten e 21 janarit ne pune, sepse ndikuan per keq ne humorin e saliut.
    Na rruaç ti , qe populli te dha besimin dhe shpresen.
    Gjatesia jote na frymeson dhe na mbane me shprese per drejtesi.

    1. Velva says:

      Drejtesia do vije pasi te shporret saliu e luli. Te futen ne burg, atje ku ka vendin krimineli. Rames i lumte per gjithcka, eshte thjeshte njeri fantastike. Kete e tregon kudo

  4. Frank Sinatra says:

    vetem me drejtesine nuk ka lidhje ky njeri. mbase do vazhdosh te mashtrosh per nje kohe jo te gjate te ngratet njerez, derisa edhe ata te kuptojne se cfare demagogu je. Te besh politike me viktimat que pasi i cove ne gryke te pushkes, kujtohesh ne pervjetore vdekjesh per drejtesi, eshte rivrasje.

    1. tik says:

      e kujt ishte ajo grykë pushke dhe kush e tërhoqi këmbëzën zoti shpellar?

  5. Juli says:

    Laboratori shkencor i PS sot arriti kulmin e hipokrizise. Bejne politik ne emer te heronjve qe thane jeten per ti sjelle ne pushtet!! Cfare reforme do te beje PS kur flet per drejtesine, dhe si mundet qe kjo ‘reforme’ te zgjidhi ceshtjen e ’21 janarit’? Keto jane deklarata propagande qe njerzit e pushteti i bejne me qellimin e vetem qe te qeverisin te qete, dhe kur te nderrohet pushteti mos te kene probleme me qeverine e re. Komplimentet me te mira per hartimin kaq te bukur ne kete dite kaq te zeze!

  6. Genti says:

    I pavdekur qofte kujtimi i atyre qe rane per demokracine. Te denohen autoret e vrasjeve dhe pergjegjesit qe dhane urdherat, Lul Sali Berisha

  7. loni says:

    ti mire flet z kryeminister,je nje politikan egoist,po me fjale nuk ndryshon asgje,kryeprokurori i pergjithshem te largohet sa me pare per mos kryerjen e detyres,21 janari thote llalla eshte ceshte e nderlikuar,po gerdecin cfare e pengon kete prokuror te filloje nga hetimet,edhe kjo eshte e nderlikuar,po per grushtin e shtetit qe saliu sulmoi ne vitin 1998 me kundratank edhe kjo eshte e nderlikuar,po per piramidat,po per 4 heronjte e shkodres 1991,po per votat e vjedhura si ne vitin 1996 dhe me pase,po per korrupsjonin galopal,po per shkelje te kushtetutes se RSH,po per shitjen e shqiperise,po per thyerjen e embarkos ne perkraje te miloshevicit,po po po per shum te tjera te gjitha te nderlikuara jane per kete prokuror leshi,largoje sa me pare kete pengese dhe duhet ta hetoni edhe kete prokuror perse nuk zbardh asnje krim shteteror qe kane ndodhur ketu e 23 vjet ne shqiperi edhe fatosin qe sote po jeton si kond neper vjene edhe ai duhet te perballet me drejtesine,po deshe te beshe shtet,pastaj merru edhe me ate ilirin qe ke ne krah per korrupsjon,se pushket drejt turmes nuk i drejtoj lsi por pd,iliri te hetohet per korrupsjon,nga komunizmi z kryeminister nuk ka ndryshuar asgje,ne ate kohe askush nuk guconte ta hetonte enver hoxhen,edhe tani dhe 23 vjet pluharizem vazhdon e njejta melodi,askush nuk po guxon te hetoje sali berishen,te pakten ne komunizem peshqit e vegjel i hante vete enveri keshtu qe u pastronim nga ca qelbesira,kurse tani nuk po hame dote as peshqit e vegjel,se te medhenjte as qe u beka fjale,si mziu pershembull qe doli pa u lagur,bashke me ate socialistin tuaj te vlores gjika,po vazhdove keshtu me kete ritem z rama jemi duke na cuar ne nje shtet qe do te drejtohet me kacaker si ne afriken e somalise,kur as te pasurit JU,dhe as te varferit nuk do kene me siguri per jeten,duke hengur njeri tjetrin dhe me ju bashke.

    1. redi says:

      Cfare shteti po drejton z. Rama? Qe kur e mori pushtetin gjerat ishin ne gremine dhe ajo cka po perpiqet te beje ai eshte qe te vere cdo gje ne vendin e vet. Duke perfshire dhe drejtesine per keto 4 viktima te pafajshme.

  8. PO PRESIM says:

    mE FJALE je ngopur o edi rama . duam vepra o shoku.
    endra e shqiptarve pas bashkimit me kosoven eshte denimi i sali berishes tani qe eshte gjalle , qofte edhe nje dite burg.
    Saliu duhet te berballet me gjykaten. ,
    Ose edi me mire shko e beje ndonje sport me kembe , se ndoshta eshte me i lehte per ty.

  9. Meri says:

    I PA HARRUAR QOFTE KUJTIMI I DESHMOREVE TE 21 JANARIT .
    Zoti Rama na u drejtua sot ne diten e homazhit te 4 Deshmoreve te 21 Janarit dhe 1000000 shqiptareve, qe i dhane voten, se kjo vrasje politike nuk do rri pa ndeshkuar, ose ne te kundert edhe vete rilindja do te digjet ne ferrin e drejtesise qe la pas krye/krimineli dhe armiku zyrtar i shqiptareve Sali Berisha. Te uroj kurajo te forte zoti Kryeminister dhe pune te mbare ne misionin tuaj fisnik per te Rilindur Shqiperine.

    LILOLABJA

  10. meli says:

    Nuk duhet te mjaftojne fjalet per familjaret. Jam e sigurt se ata jane lodhur duke degjuar sepse boll ka folur Berisha. Drejtesia do te vihet ne vend dhe kjo eshte e padiskutueshme. Rama ka treguar se po ben ndryshime ne sistemin e drejtesise duke nisur qe nga masat qe ndermerren e deri te fakti qe do te ndryshoje menyren e konceptimit qe ka populli. SHpresa nuk shuhet.

  11. elinor says:

    Bla bla bla bla….

    1. maneci says:

      Shka ki qe ban kshtu si maned o elinor, ta paska pre Salihi gjuhen bre

  12. unknown says:

    Ah keto “Rilindasit” jane ca te mbaruar fare. Ore po per ate Ilir Meten qe e keni “kryetar parlamenti” pse nuk shkruani ndonje gje? Ikni ore legena.

  13. asik says:

    ne metingune qe beri lili me berishen skishte kaq populle sa kishte kjo perkujtimore qe eshte e perbashkete me PS jo qeverine se qeveria eshte e perbere me ata qe mbeshteten vrasjene dhe qe ketu dukete qe sdo te kete drejtesi per viktimate e pafajshem dhe mbrojtjene e popullite mbeshtetes te demokracis qe eshte populli qe mbeshtete PS dhe prandaj them qe amerika ti hap rruge drejtesise mose te mari me qfe kete vende dhe populle ne mose mbi sliun apo llin mbi peshqite e vegjel qe shkrehene armete duhete te behete drejtesi prandaje rama i pafuqishem eshte bashke autore ne kete poshtersi

  14. kosov says:

    — a i ke menduar gjykatat ?

    — DO TA SHOHIM EDHE BURRERRINE TENDE .

    – PO NUK E BERRE DOT ME MIRE KERKO DOREHEQJE .

  15. burgu rrogozhines says:

    Do zoti ,te vihet drejtesia ne vend per ata ,dhe per gjithe popullin mjeran qe nuk ka te paguaj gjykatesit e koruptuar ….po zor te beeht ne kete vend ..,DREJTESI =GJYKATES I KORUPTUAR …DHE I PA AFTE ! Deri tani kjo eshte …Te shikojme si do te rjedhin ngjarjet …Fjala jote ne vesh te perendise Edi Rama .

  16. "A" says:

    Te shohim. Une kam besim.

  17. Pergjigjen ta dha prokurori shoku Rama. Ti kerkove amnisti per veten dhe per Tahirin si organizator qe ishit. Sa per vrasesit ti Ilir Meten e bere shok te ngushte dhe po ndan pushtetin me ate.

  18. 21 Janari eshte ceshtje e mbyllur ne momentin qe Edi Rama ndau pushtetin me simbolin e korrupsionit ne shqiperi Ilir Meten.
    Edi Rama sulmoi kryeministrine sepse Ilri Meta u kap ne video duke vjedhur 600 mije euro. Edi Rama thirri te gjithe alabaket ne Tirane dhe dha urdherin sulmoni godinen e qeverise. 4 vete dhane jeten per te rrezuar Ilir Meten dhe 2 vjet me vone Rama shkeli mbi gjakun e tyre duke u bere shok i ngushte me Ilir Meten. 21 Janari eshte ceshtje e mbyllur. I pari qe duhet te shkoje ne burg eshte preteksi i kesaj ngjarje Ilir Meta.

  19. Nje vajze me femijen mbrapa ne makine ne kushtet e tronditjes psikike goditi murin e jashtem te shtepise se bardhe qe ndodhej 370 metra larg nga rezidenca Obames.
    Vajza u qellua me 2 plumba ne surrat dhe nuk kishte as arme dhe as edhe nje thike te vetme ne makine.
    Sipas llogjikes suaj prej piktori a duhet Barak Obama te shkoje ne burg pse qelloi ne fytyre nje vajze te paarmatosur vetem pse gotiti murin e jashtem te shtepise se bardhe 370 metra larg nga rezidenca e tija?
    Na jep ndonje mendim si piktor qe je.

  20. Nuk ka 21 Janar. Vrasesi i vertete Edi Rama

  21. Te lumte goja o Edi.Kemi besim se do te besh gjithcka.

  22. "AUTORI I BALASHIT" says:

    Ngushullime familjeve te viktimave! Une jetoj me dhimbjen e tyre. Kryeministri im i nderuar me jep force e shprese per te besuar. Eshte njeri. Nuk shoh nje kryeminister inatçor, te shtremberuar e qe vret me fjale e me arme, tere kohen prej 23-24 vjeteve.
    Reforma ne drejtesi eshte urgjente, mbi gjitheçka ne Shqiperi, ndryshe shteti i kapur nga mafia do te perfundoje ne mish mash, ne çorbe qensh. Eshte e tmerrshme se çdo te ndodhe. Zemerimi i shumices se ndershme te ketij populli, ndsj pakices mafioze te majmur padrejtesisht, eshte i pabesueshem.
    Presidenti, Prokurori dhe gjykatat te mos bejne me shaka. Ti therrasin rradakes. Nuk pret me populli zgjedhjet tuaja pas 4 vjetesh, por do beje referendumin e saj me format qe te shkarkon menjehere ish mafjen ne pushtet qe e pengon qellimisht drejtesine e qe i ka ne dore akoma keto intitucione.
    Presidenti te mos luaj me fjale kinse po vendos te duhurit ne drejtesi. Prokurori te veje ti shese ne fshatin Llalle te Gramshit ato shprehjet: “Se 21 janari eshte gjithe perfshires!” Dhe po te jete keshtu, beje. Kryetaret e gjykatavekane deklaruar deri ne TV, faqe te gjithe popullit se: “Gjyqin e fiton ai qe paguan me shume!” dhe se vete Nenkryetari i Gjykates se larte eshte shprehur se: “Sistemi gjyqesor tek ne ka deshtuar!”. Dhe pas gjithe ketyre menxyrave, ne dem te popullit fukara, por te ndershem, rrine ne shtet e paguhen akoma nga taksapaguesit per ti varferuar edhe me shume keto shushunja. Dikush ne ato vende do paguhet, por populli eshte dakort qe le te paguhen edhe 5 here me teper se deri tani, por te kryejne detyren.
    Dikush nga te miret e te nderuarit komentues, ndoshta i mençuri LONI, i numeronte bemat e pushtetit te rrezuar me vote me 23 qershor, autorin e kesaj gjendje kaq te zeze, qe eshte Sali Berisha. Une nuk dua ta perseris, por kete poshtersi ai e nisi qe me 2 prill ne shkoder, se kur u çvarros trupi i Brozit doli se ishte qelluar nga afer dhe me nje plumb 9.3 mm e jo 7.62 mm qe dipononte policia e ushtria e kohes. Madje ate dite vrari, pishtar i demokracise, siç i ben Saliu pasi i vret, nuk ka qene fare ne proteste, por ne pune. Ai u thirr nga bashkepuntoret e Saliut dhe sa erdhi e vrane…!!! Te tjerat e se mos vetem ato i thoshte bukur mire LONI. Une dua te sqaroj vetem pak gjera… Madje vetem dy ngjarje…
    Saliu ky strateg i te keqes ne Shqiperi, beri dhe strategun ushtarak ate darke te 21 janarit 2011. I shkumbavitur, tere haluçinacione, i tjetersuar si djalli vete, se mbolli e vrau perfundimisht demokracine, e quajti grusht shteti. O Sali, i ashtuquajturi njeri, degjo njehere te vetme specialistet per grushtin e shtetit. “Grusht shteti quhet sulmi qe ben nje grup terrorist njerezish pa ideale kombetare, te armatosur deri ne dhembe, qe nuk kane kurrefare lidhje me popullin e thjeshte te vendit, duke e mbajtur te fshehte qellimin deri ne fillimin e veprimeve, godet ne menyre te rrufeshme tere institucionet e shtetit, vret pa meshire kush i del perpara ata qe e pengojne e njerez te rastesishem, i merr institucionet dhe deklarojne fitoren e tyre duke marre komanden dhe rrezimin e pushtetit”. Ja ky eshte grushi i shtetit e jo broçkullat qe hodhe ate nate e tere kohen. Grusht shteti ishte ai qe bere ti Sali ne 1998, se godite me fallangat e tua kriminale institucionet, madje u mburre e mburre se ate ti mund ta besh ne çdo kohe me Mamurrsit. Po Mamurrsit, laçianet qe i perdore e i perdor ende nuk do te degjojne me. Ata duan buke, qetesi e jo vetem ti perdoresh per pasurimin tend. Gjithesesi edhe ai GRUSHT SHTETI i 1998 nuk ishte i plote se i mungonte elementi i vrasjes se njerezve qe i del bandes perpara. Perfundimisht pra, edhe ti aso here bere nje gjysem grusht shteti. Kurse 21 janari, hiqe nga truri jot i semure, nuk ishte grusht shteti dhe njerezit urdherove per ti vrare se ruajte karriken.
    Keto te dy momente kisha merak per ti sqaruar. Te tjerat, bemat e perbindshme te te rrezuarve me vote me 23 qershor dihen. Ai dhe qe humbi fajin na i hodhi ne qe nuk vazhduam rrugen e tij, “parajsen e genjeshtert”.
    Presidenti, prokurori, Gjykatsit te mos vazhdojne me shakane qe kane vazhduar tere keta vjet. Kryeministri dhe sidomos Kryetari i Parlamentit qe ka me shume detyrime te shpejtojne per te bere reforma ne keto institucione.

  23. analfabeti says:

    KRIMINELET PARA GJYQIT,QOFSHIN ME PUSHTETIN EKONOMIK, OSE ME ATE POLITIK QE SAPO E HUMBEN NGA VOTA E QYTETAREVE SHQIPTARE. NE BURG I CMENDURI QE SHKATERROI SHQIPERINE.

  24. unknown says:

    Zoti “Analfabet”, po per ate Ilir Meten cfare mendimi keni?

  25. my name is taken says:

    Beje shalgjati Cfare te pengon tani?A harrova Ilir Meta……

  26. Analisti Politolog Qim Nurellari says:

    Pirdh o komandant pirdh…

  27. leo says:

    Mund te me shpjegoj njeri pse u ngriten ne demostrate, se e kame harruar???????. mos kini merak se drejtesine do ta vendosi ILIR META, se per me teper kane edhe ministrine e drejtesise te tyren, ore njerez mblidheni mendjen dhe bejeni top, shqiperia nuk behet.perderisa ne loje te jene aktoret e vendosur nga RAMIZ ALIJA

  28. Leone-53 says:

    Imoraliteti i 21 Janarit “quhet” Ilir Meta!

  29. Gezimi says:

    Keni te drejte Leone-53. E kam theksuar qe mbreme kete fakt ne nje koment timin, por moderatoret e ketij forumi te nderuar nuk ma botuan komentin. Theksoj se jam i qarte dhe shume korrekt ne komentet e mia, asnjehere nuk fyej dhe denigroj njeri, por kjo me ndodhi. Shpresoj te pakten, qe keto fjale te mi botojne. Ju pershendes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje