Durrës, përplasen 2 makina, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

21 Janar 2014, 09:51Politika TEMA

Një person ka humbur jetën ndërsa 4 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në vendin e quajtur “Katër rrugët e Fllakës” në Durrës.

Dy automjete  janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë njëra prej tyre ka dalë nga rruga duke goditur për vdekje një këmbësor.

Viktima është 50-vjeçari Gëzim Muça i cili ishte duke kaluar rrugën në momentin e aksidentit. Të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit e mjeteve Bledar Pista 21 vjeç dhe Ardit Isufaj 29 vjeç si dhe 2 pasagjerë.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

1 komente në “Durrës, përplasen 2 makina, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur”

  1. disk says:

    Kjo eshte foto nga aksidenti ne Shkoder. Mos ja fusni kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje