Partia Demokratike i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me dy kërkesa për të ndaluar atë që e konsideron si sulm të mazhorancës ndaj ILDKP-së, si dhe për mosngritjen nga ana e Kuvendit të një komisioni hetimor parlamentar në lidhje me manipulimin e të dhënave tatimore. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi në një konferencë për mediat nga selia e PD-së sqaroi se dy kërkesat drejtuar Gjykatës Kushtetuese synojnë të ndalin përshkallëzimin e veprimtarisë antikushtetuese dhe arrogante të qeverisë Rama-Meta. “Së pari, Partia Demokratike ka kërkuar shpalljen si antikushtetuese të sulmit të hapur ndaj institucionit të pavarur të Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive të qeveritarëve si dhe të përpjekjeve të paligjshme për shkarkimin e kreut të këtij institucioni. Me shkarkimin e kreut te ILDKP, Rama dhe Meta po kërkojnë me çdo kusht të marrin nën kontroll këtë institucion të pavarur në mënyrë që të fshehin pasuritë e paligjshme dhe aferat korruptive të tyre dhe bashkëpunëtorëve të tyre”, tha Bylykbashi. Sipas tij, mazhoranca po shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën dhe Rregulloren e Parlamentit për t’ia arritur këtij qëllimi. Në kuadër të akuzave, Bylykbashi shprehet se duke ditur se Kushtetuta dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk lënë hapësirë për këto sulme ndaj një institucioni të pavarur, mazhoranca qeverisëse ka orkestruar një sulm me fletërrufe nga kolektivi i punonjësve dhe ka ngritur një grup kontrolli të paligjshëm që nuk e njeh as Kushtetuta dhe as Rregullorja e parlamentit.
Po kështu, Partia Demokratike ka kërkuar të shpallë si antikushtetues vendimin e mazhorancës për të rrëzuar kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar në lidhje me ndërhyrjen e paligjshme të njerëzve të Kryeministrit në sistemin kompjuterik të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe zhdukjen e miliona të dhënave dhe deklaratave të subjekteve tatimore. “Me arrogancë, mazhoranca ia mohoi opozitës këtë të drejtë kushtetuese, të cilën Gjykata Kushtetuese e quan si një instrument të fuqishëm kontrolli të opozitës mbi qeverinë dhe mazhorancën. Kjo gjykatë ka përcaktuar qartë se kërkesa e opozitës për të hetuar nuk mund të rrëzohet e as të kufizohet”, thuhet në deklaratën e PD-së.
Sipas saj, këto dy raste tregojnë dy standarde të mazhorancës Rama-Meta. “Ata kërkojnë që t’i mohojnë opozitës të drejtën për hetim parlamentar, kur vetë çirreshin se po u cënohej kjo e drejtë, edhe pse u është pranuar çdo kërkesë për hetim parlamentar sipas kushtetutës. Ata rrëzojnë kërkesën e opozitës me justifikimin se po heton prokuroria, ndërkohë kontrollin e paligjshëm mbi ILDKP e kryejnë paralel me nje hetim të prokurorisë. Partia Demokratike përsërit qëndrimin e saj të palëkundur dhe opozitën ballore me të gjitha instrumentet demokratike ndaj revanshit antikushtetues të kësaj mazhorance”, u shpreh Bylykbashi.
Po i vje fundi kriminelve vrasesve hajnave me tesra te PDs.
Tash kerkojn mbrojtjen me ligj te kriminelve
Dhe flasin perçart.
Dun me ndrru kreun e ILDKP per me fshef pasurit qe ka vjedh Rama Meta!!!!.
Estrada!
Post mir. Der me sot qe ka qen ne fuqi ky kreu pse s ka gjet pauri t vjedhme nga Edi?!? Dhe ka pas qen edhe Sala n pushtet!!
Kta demokratet s kan mo shonce se kan djeg cdo variant aqsa edhe me rrejt s kan mo mundsi, kshtuqe ja fusin mufka
Por ka plehra qe i besojn dhe i shkojn pas byths qençe.
Me kujtohet shpifje e Olldash plehres per makinen me tritol ke kryministria…
Me ne fund, PD po fillon te levize ashtu si duhet!
Perpara!
http://goo.gl/98Yxok
ju te pd,perse nuk i drejtoheni kushtetutes per zbardhjen e plote te pucit e 21 janarit,ju jeni te pafajshem perse nuk veproni sa me pare per te denancuar pucin e shtetit dhe vrasjen me cadra pistolete dhe me thika me helm,perse?ka kush te me shpjegoje perse demokratet nuk kerkojne hetimin e 21 janarit dhe gerdecin,cfare i pengone keta demokratet e ndershem me ne krye te ndershim e te ndershemve sali berisha,denonconi te gjitha keto krime shteterore ju te pd.cfare ju pengon or zotrinj te ndergjeshem.
Po ik o byli(bile) kur del edhe ti ne podium.
Ka nje keqkuptim kushtetues sepse nuk ka dhe nuk mund te kete institu cione te pavarura por te ndara ne kuptimin qe jane vetveprues ne kompetenca e fusha te caktuara por jo te pakontrollueshme . Prokuroria kur ka te dhena per veper penale kontrollon aktivitetin e dokumentit e cdo institucioni ndersa Kuvendi nuk ka pengese te kerkoje te dhena nga cdo institucion qofte edhe “i pavarur” Kushtetuta nuk permend pavarsi , por ndarje ne kuptimin e rrethit e menyres se ushtrimit te kompetencave gje qe nuk kufizon parimisht kontrollin nga orgai kompetent. Po te kish pavarsi te plote te institucioneve te caktuara bie thelbesorja e cdo shteti ,karakteri unitar i tij. Vetem feudalizmi i mesjetes se hereshme kish nje ndarje te tille
Këta duan t’i paraprijnë situatës, duke lëshuar “shashka” tymi, për të mbuluar gjurmët e tyre…
ehhhh more zogj kurvash , po ju vjen fundi, po ju iken toka nen kembe !!!
nuk te vjen turp ore Oerd qe je bere dhe ti vegel e rendomt e militantizmit idjot te Berishes. Pp kur flet per shkarkimet e bera ne administrate pse nuk flet dhe per shkarkimet dhe urdherat e paligjshem te Zana Xhukes???!!!
per cfare sulmi politik po flet zotrote kur jane renditur e zeza mbi te bardhe te gjitha shkeljet qe ka bere dhe vazhdon te beje cdo dite znj.Xhuka.
Pse nuk reagoni per emerimet e paligjshme te bera nga zonja xhuka???? !!!
Perse dhe ju mbani dy standarte kur flitet per administraten ne pergjithesi dhe ILDKP ne vecanti????
Ju nuk po mbroni zana xhuken por po mbroni “cerdhen” e bere ne kete institucion me njerez te partise. kjo eshte “cerdhja” e vetme qe ka mbetur per te punesuar njerzit tuaj sikurse keni bere deri me tani.
Pa na thoni zoti bylykbashi gjate ketij viti qe ka drejtuar zonja Juaj zana xhuka ILDKP-ne cfare pasurish ka “zbuluar”???? !!!
Ne vend qe te verifikoni te gjitha akuzat e bera ndaj kesaj zonje qe vetem zonje nuk eshte, e ktheni situaten ne nje sulm politik.
Mos kujtoni se keni te beni me budallenj … Tashme te gjith e dine kush jeni ju dhe se si e keni zbatuar ju ligjin deri tani.
Meruni me 21 janarin zoti bylykbashi, gjeni kush eshte pergjegjes qe jane vrare 4 qytetar dhe nuk eshte denuar askush, e mos vraponi pas interesave te ngushte personale.
degjohet rendom se vendimet e gjykatave nuk diskutohen, Kjo nuk duhet te jete e vertete pasi vendimi jepet ne prova dhe bindje te gjyqtarit. Ne duhet te diskutojme bindjen kur Gjyqtari e ka ne kundershtim me faktet .por edhe provat kur i inrterpeton jo drejte ose nuk i mer rte gjitha, pasi ne i japim shkolle . kjo duhet te ndyshojke ne drejtim te disklutimit te cdo vendimi, pasi e kunxderta do te ishte e demnshme.
Klasa politike aktuale nuk e ka deshiren qe ne krye te ketij institucioni paaftesia e te ciles,apo mungesa e deshires per te kryer punen per te cilen paguhet jo keq,te vendose njerzit qe duhen.Te njejtin qendrim ndaj ketij insitucioni ka mbajtur edhe ish-mazhoranca.Ne keto kushte kur kerkush nuk e lexon drejt mos marrjen e statusit,zgjidhja me e mire do te ishte qe kete institucion ta udhehiqnin perfaqesues te vendeve mike te shiptarve(Amerikane,gjermane,turqit).
Jeni bere qesharak..Jeni fryre aq shume, sa nuk keni se c’fare te beni dhe ju jane dhjamur trute..Keni ngelur 30 veta ne parlament dhe s’dini nga t’ja mbani por vetem qeshni dhe shtrengoni dhembet me pahir..
Po eshte e drejte nuk ka pavarsi absolute por te gjith varen nga ligji.
Por ne rastin e institucioneve te pavarura eshte e pecaktuar me ligj kur shkarkohen drejtuesit e tyre.
Ato nuk mund te shkarkohen kur don kryeministri dhe mazhoranca por ku permbushin
ndonje shkelje te parashikuar ne ligj.
Me te vertete kuvendi si institucioni me i larte legjislativ mund te ushtroj kontroll vetem per ceshtje te caktuara dhe jo apriori.
Qe ky kontrol te jete bindes duhet te mbeshtetet ne fakte e prova paraprake dhe jo apriori.
Nderhyrja me qellim per te uzurpuar institucionet e pavarura eshte jo vetem
antikushtetuese por edhe e rrezikshme per shoqerine.
Kjo qeveri ne emer te popullit qe e ka votuar ka shprehur hapur qellimin per te marre cdo qelize te shtetit ne sundim te pushtetit.
Por ne demokraci shteti si garanti i lirise dhe te drejtave te qytetareve pa dallime politike mbrohet nga kushtetuta me ane te institucioneve te pavarura
duke i mbrojtur ato nga nderhyrja arbitrare e pushtetit.
SA i besueshem eshte ky parlament kur me votat e mazhorances e ngren komisionin e kontrollit kur i do qefi dhe ja mohon opozites e cila ka vetem kete mjet per te kontrolluar qeverine?