Të mbash një thes në shpinë nuk është një gjë e mirë.
Por kur thesi është i mbushur me 240 mijë euro, natyrisht që do e mbash me shumë dëshirë.
Këto skena vijnë nga një vend komunist si Kina, ku gjërat kanë ndryshuar shumë.
Gjithçka të kujton filma si “Ujku i Wall Street”.
Këta menaxherë po marrin bonuset për punën e bërë.
Dita e bonuseve ishte organizuar me kujdes dhe disa stjuardesa shpërndanin pagesat për menaxherët e një firme, të cilët kërcenin, ndërkohë që u thirrej emri për të marrë paratë.
Ata punojnë në një firmë për zhvillimin e vendit.
Bonuset e tyre vijnë në një moment që ndaj këtyre kompanive ka shumë akuza se nuk bëjnë kompensimin siç duhet të banorëve që shpronësohen për ndërtime apo vepra publike.
Fotot tregojnë edhe hendekun gjithmonë në rritje në Kinë mes të pasurve dhe të varfërve.
Te pakten atje po e tregojne vehten po mbushin thaset me leke ndersa ketu tek pronaret regjistrohen tek ndihma sociale dhe a thua valle jane ne pike te hallit
Edhe ky zhvillim i shpejte do ti degjohet krisma, dhe jo vone.
p..ropshat!
Drejt….nuk eshte zhvillim ky . Thelle shume thelle I ka rrenjet .
Keshtu me thes i mernin dhe pushtetaret e Sali Berishes,ne ditet e fundit te mbylljeve te Skemave Piramidale,kur Sali Berisha deklaronte qe leket e Shqiptarve jane te pastra,dhe ky Popull si koqe qe eshte e fjeti mendjen,ndersa keta bene kerdine me thaset me leke,dhe po ky Popull i solli ne pushtet e i mbajti dhe 8vjet te tjera ne kurriz u pasuruan akoma me shume,e prap se mbyllim halene goje bashke me sali berishen. E prap ky Popull koqe ka filluar te ankohet me Qeverine e Re ,per kaq pak muaj qe ka ne detyre.