Ditën kur këngëtari i njohur, Justin Bieber u arrestua, mediat thanë se në garat e paligjshme në rrugë ishte i pranishëm edhe babai i tij, Jeremy.
Pas lirimit me kusht nga qelia, Justin Bieber, i akuzuar se i jepte makinës nën efektin e alkoolit, drogës dhe antidepresantëve, nuk preferoi të largohej nga Majemi.
Së bashku me babanë e tij, ia shtruan me të pira sërish. Paparacët i fotografuan me tavolinën plot me shishe, ndërkohë që stafi që menaxhon Bieber i kishte kërkuar atij që të largohej për t’iu nënshtruar një rehabilitimi në një klinikë.
Edhe pse një avion privat ishte në pritje gjithë ditën, Bieber preferoi të qëndrojë me babanë e tij, të cilin disa media e quajnë thjesht një dembel që përfiton nga fama dhe paratë e të birit.
Me trupin e mbushur plot me tatuazhe, Jeremy është i njohur për policinë për shkak se pi shumë alkool dhe është përfshirë në disa zënka.
Dikur një simpatizant i arteve marciale, ai e braktisi gruan e tij kur Justin ishte vetëm 13 muajsh.
Mamaja e Bieber ishte aq e varfër sa shpesh ushqehej në strehat sociale, por thotë se e rriti djalin me vlera të forta morale.
Por sapo djaloshi u bë i famshëm, ja ku rishfaqet babai.
Jeremy Bieber
Bieber me mamanë, Pattie
Moma qenka per marshallah, si kumbull, e falte Zoti
Geld Verdirbt Charakter.!
stronco stronco bieberonco.Desha t’ia dua maman,por kur i pash baban nje mjeshter i arteve marciale, thashe yyyyyyt ndalova,do ma thye feqken do ma beje pershesh.
Hahahaha Z, ske faj mamaja qenka si shpirt. Dje degjova nje interviste te saj, ku thoshte se edhe ajo kish kaluar te njejtat probleme si Justin, droge, alkol, depresion..
Me mire rriji larg kesaj, boll telashe ke me L L