Vjen domatja- boronicë që ndihmon në luftën ndaj kancerit

25 Janar 2014, 11:11Lifestyle TEMA

Një domate e modifikuar gjenetikisht, me ngjyrë të purpurt, është gati për të dalë në treg.

Sipas BBC, pigmenti i errët i jep domateve të njëjtin potencial për përfitim ushqimor si boronicat.

Për herë të parë një domate e tillë u prodhua në Britani dhe tani po prodhohet në shkallë të gjerë në Kanada.

Më shumë se 1200 litra me lëng nga kjo domate janë gati për treg.

Pigmenti që i jep këtë ngjyra domates është një antioksidant. Studimet tek kafshët tregojnë se ky antioksidant mund të ndihmojë për të luftuar kancerin.

Shkencëtarët thonë se domatet e reja mund të përmirësojnë vlerat ushqimore të gjithçkaje, që nga salca e deri tek picat.

4 komente në “Vjen domatja- boronicë që ndihmon në luftën ndaj kancerit”

  1. KULUFI says:

    A është apo nuk është OMGJ?

    Përderisa themi që produkte të tilla janë të dëmëshme,pse për këtë bëhet kaq reklamë?

  2. Neorealizmi says:

    Nuk jam kunder novacioneve ose futjes se gjerave te reja ne jeten tone, por do te qendroj besnik i preferences per llojet rajonale dhe krahinore te frutave apo perimeve(duke futur ne pergjithesi ushqimin tradicional). Nese duam te ruajme njefare identiteti ne turizmin ushqimor, ku turistet e vleresojne si nje nga llojet autentike qe mund te shijojne, duhet te ruajme me fanatizem farat, llojet, rracat vendase. Ne kete menyre arrijme te qendrojme si produkt i vecante ne treg, duke konkuruar me cilesi. Fatkeqesisht vihet re se fshataret tane jane te prirur mbas fitimit te shpejte duke perdorur metoda te pandershme. Duhet te kuptojne se nese arrijne te ruajne dhe konsolidojne vecantine ne cilesi fitimi i tyre do te jete i vazhdueshem dhe mbase me i madh sesa duke u marre me sasine.

  3. Davide says:

    Sa na e do te miren kapitalizmi…
    Edhe gjenetikisht e modifikuar edhe luftuese e kancerit

  4. katarakti says:

    Thjesht reklame. Ketu ne Perendim jane mjeshtra te klasit te pare per ta shitur sapunin per djathe. Dhe kur dikush ta hedh, opinioni te denon ty qe ishe naiv dhe jo mashtruesin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje