“Daft Punk” janë fituesit e mëdhenj në Grammy Awards

27 Janar 2014, 10:33Lifestyle TEMA

Dyshja franceze “Daft Punk” ka arritur të dominojë në ndarjen e çmimeve muzikore “Grammy Awards” duke marrë pesë çmime, përfshirë atë për albumin dhe këngën e vitit.

Dyshja e muzikës hip- hop, Macklemore dhe Ryan Lewis kanë marrë katër çmime, përfshi artisti i ri më i mirë dhe atë për albumin më të mirë rap.

Justin Timberlake fitoi tre çmime, kurse adoleshenti nga Zelanda e Re, Lorde, mori dy çmime.

Sir Paul McCartney ishte mes fituesve të dyfishtë dhe u ribashkua në skenë me kolegun e tij të Beatles, Ringo Starr.

Në skenë u këndua një himn kundër homofobisë nga Madonna dhe Macklemore dhe Lewis.

Kënga “Get Lucky”, që u shpall edhe kënga e vitit, ishte një nga hitet më të mëdhenj të vitit që lamë pas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje