FOTO/ Policia dokumenton një rast të pushtimit nga djalli

28 Janar 2014, 11:27Lifestyle TEMA
FOTO/ Policia dokumenton një rast të pushtimit nga djalli

Një djalosh 9- vjeçar në SHBA i ka befasuar anëtarët e stafit mjekësor në një spital kur nisi që të ecte në mur me kokë poshtë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, në dokumentet zyrtare, punonjësit e shërbimeve sociale dhe infermierët kanë pranuar se e kanë parë djaloshin duke e bërë një gjë të tillë.

Por historia bëhet më e tmerrshme për shkak se ka vërtetuar deklaratat e mamasë së djaloshit se shtëpia e saj është e pushtuar nga djalli.

Madje Latoya Ammons thotë se tre fëmijët e saj janë pushtuar nga djalli.

Ajo thotë se vajza e saj 12 vjeç mund të qëndrojë pezull në ajër, ndërkohë që fëmijët e tjerë kanë buzëqeshje djallëzore dhe një zë të thellë jo natyror.

Një prift është dërguar për të bërë ekzorcizëm në shtëpi, me urdhër zyrtar nga dioqeza e zonës.

Policia vetë e ka pranuar se në atë shtëpi ndodh diçka e çuditshme.

Madje kapiteni i policisë thotë se shtëpia është e mallkuar. Ai pranon se nuk futet aty brenda pasi bie nata.

Nëna e tre fëmijëve thotë se tani fëmijët e saj janë më mirë, pasi janë larguar nga shtëpia dhe i janë nënshtruar disa seancave të ekzorcizmit.

20 komente në “FOTO/ Policia dokumenton një rast të pushtimit nga djalli”

  1. teuta says:

    Lajm interesant,per te harruar hallet tona.

    1. besa says:

      Eshte lajm i rreme, i pabotuar ne asnje media serioze. Te jepet burimi nga eshte marre ky lajm. Ka gjithashtu mijera media sociale qe duan te joshin lexues. Perralla!

  2. kaurri says:

    Djalli?? Si ka mundesi?? Po keto jane “bestytni” e zakone “prapanike”?? Jane perralla priftash e pleqesh te “genjyer” e te “mashtruar” nga feja e krishtere…….

    1. seferi says:

      Si e spjegon ti qe kete e pranon edhe policia , apo edhe keta police jane prifta te krishtere ?!

    2. zxyv anticensurë says:

      o kau rri e mos na hap barkun!!
      tërë ajo që është thënë deri më sot është e pëhapur nga marksist-leninistët me në krye enver hoxhën,thjeshtë për të ruajtur sundimin mbi popullin shqiptar!!por amerika e shkatërroi dhe sot po vërteton se është një superfuqi!!të paktën në nivelin popullor është superfuqi e budallallëkut masiv!megjithatë nuk e di përse hedhin aq shumë para në kërkimet shkencore!mjafton ndërpresin ndikimin e djallit,me sa duket lidhjet me zotin janë të vjetra,e pastaj do të rrojmë në parajsë!!si gjat të famshmes mesjetë!!ku çdo njeri rronte në lumturi të plotë!i zhytur në mutin e tij fetar!!

    3. leonardi antwerpen says:

      Nuk jan bestytni shoku po mese e vertet.
      Lusim Zotin dhe njekohsisht hiersin ton Janullatosin pasi qe veç do nderohet ne nju york te ndikojn sado pak me lutjet e tj ne largimin e djallit siq e ke ba te ortodokset shqiptar.

      1. Wendy-B says:

        I lutemi Zotit dhe hiresise se tij ,ti beje ekzorcizem Leos tone, se gjysma e trunit i punon( dhe ajo me nderprerje), tjetren e ka rehat.
        Amin

        1. WEB says:

          WENDY,,,,Hahahahahahahahaha ka nevoje leo per te shpetuar nga femijeria e tij ,,,e trazuar

        2. leonardi antwerpen says:

          nuk e di per çfare gjysme e ke fjalen????
          por sido qofte te une e ke komplet.

  3. sorry says:

    nga po ja nxjerr djallin ai moj aman?????

  4. predatori says:

    Pak halle kemi, por edhe Djallin kemi mangut tani. Nuk pret dot ky deri sa te veje mileti ne Ferr por duhet te zbresi vete ne Toke?

  5. paraziti says:

    Ku esht kjo shpija qe nuk hyn policia? Ne lazarat te Amerikes?

  6. bullshit says:

    xhenet ekzistojne.

    ju jeni aq injorante sa edhe faktet e disa njerezve qe i kan pare me sy te vete (ne kete rast policet) nuk i besoni.

    Por kur te ju kapin juve e te ju vendosin neper tavane atehere ndoshta nuk talleni por fo filloni te besoni ne Zot

  7. sit back and relaks says:

    mire loqe ata qe i botojne po superloqe ata qe i besojne. si eshte e mundur qe sot kur dhe nje pordhe te besh ta fotografojne, filmojne dhe ta nxjerrin ne youtube dhe keta pehlivanet akrobat nuk i paska filmuar apo fotografuar njeri kur bejne keto aktet akrobatike? se mos me thoni qe foto e fundit eshte e atyre femijeve se poshte thote warner bros.

  8. Genci says:

    Halucinacione quhen ne gjuhen mjeksore, nuk ekzistojne as te mbinatyrshmet dhe as paranormalet vetem fetaret i besojne, ne fakt asnje media serioze spo e jep kete fakt vetem idiotet e rjeteve sociale

  9. tani says:

    perralla me mbret jane po nqs doni “verifikim” te lajmit eshte me poshte. perralla me mbret te njerezve qe nuk punojne e rrine gjithe diten duke menduar si te behen intresante.

    http://www.indystar.com/story/news/2014/01/25/the-disposession-of-latoya-ammons/4892553/

  10. petri zela says:

    Jane ligje, dhe fenomene te natyres,qe shkencat e te sotmes dhe te se ardhmes,kurre nuk do te jene ne gjendje tu japin pergjigjen dhe me argumenta te bazuara nga themelet e vete natyres..
    Psikologjikisht njerzimi duhet te jete indergjegjsuar;;Se ne menyren me komplekse, duhet ta pranojm..Se Mbretersha e mistereve e ka sunduar
    dhe do te vazhdoji ta sundoi njerzimin me te panjohurat e saj…

  11. Shqip says:

    Hahaha çfarë nuk bëjn fetarët e shkret, për të besuar të pabesueshmen.

  12. baci says:

    E ka shpifur Berisha me frikesuar qeverine e Edushkes

  13. AP says:

    Lexova 19 komentet qe ishin shkruar deri tani dhe me pushtoi nje ndjenje krenarie!
    Sikur e kishin bërë me fjale te gjithe komentuesit- te gjithe me tru analitik, racinale, realiste, shkencore.. Nje reagim te tille zor se e gjen ne shume vende, te ashtuquajtura moderrne!
    U kënaqa, i falënderoj të gjithë!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje