Ja zyrtarët që kanë përfituar kredi të buta për shtëpitë

28 Janar 2014, 12:14Politika TEMA

Janë 145 zyrtarë të qeverisë së shkuar, që kanë marrë kredi të buta për të blerë banesa.

Skandali është publikuar nga mazhoranca e re, e cila ka deklaruar se do të bëjë drejtësi për këtë abuzim.

Ata thonë se dosjet e zyrtarëve janë të paplota dhe me shkelje.

Në listë është edhe ish- ministri Spiro Ksera.

Deputeti socialist, Erion Braçe e ka publikuar dokumentin e plotë me emrat, por edhe me inicialet e këtyre zyrtarëve.

 

Në drejtim të kreditimit të zyrtarëve dhe funksionarëve me 4% interes, në zbatim të VKM nr. 600, datë 12.09.2007 “Për trajtimin me strehim të nënpunësve civilë të administratës së lartë shtetërore dhe funksionarëve të politike” i ndryshuar, në EKB gjenden vetëm 2 (dy) urdhra të nxjerrë nga ish-Kryeministri Sali Berisha, përkatësisht në vitet 2010 dhe 2012, ku janë përcaktuar gjithsej 215 kuota për marrje kredi dhe në momentin e kryerjes së auditimit rezultonin të lidhura 145 kontrata; proces i cili vijon.

Sipas dokumentacionit të disponuar nga EKB-ja deri në momentin e kryerjes së auditimit, rezulton se janë lidhur 145 kontrata nga zyrtarët e lartë dhe funksionarët politikë, nga 215 të miratuara gjithsej.

Në lidhje me planifikimin e fondeve, ndonëse në pikën 14, të VKM nr. 600/2007, është parashikuar që fondi për subvencionimin e këtyre kontratave të planifikohet në buxhetin përkatës vjetor të MPPT-së, në fakt rezulton se ato nuk janë planifikuar si zë i veçantë, pasi EKB-së fondi vjetor i pagesave të subvencionit i çelet i pa detajuar.

Edhe në PBA-në e vitit 2011-2013 nuk është parashikuar asnjë fond për mbulimin e pagesave të subvencionit të kësaj kategorie përfituesish, duke e lënë këtë zë të buxhetit jashtë parashikimit buxhetor të PBA-së.

Nga verifikimi me zgjedhje i sistemit të dokumentave që janë pjesë e dosjes së kredimarrësve, u konstatua se:

– Z. F A N, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, shuma e kredisë së përfituar 5 milionë lekë, kontrata e lidhur me datën 26.9.2011.

– Z. I S K, trajtuar nga Këshilli i Ministrave, shuma e kredisë së përfituar 5 milionë lekë, kontrata e lidhur me datën 28.7.2011.

– Z. Kleves Simon Bitro, Drejtor Kabineti i Ministrit të Punës, Çëshjteve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, shuma e kredisë së përfituar 5 milionë lekë, kontrata e lidhur me datën 28.9.2010.

– Znj. K T C, Drejtor i Agjencisë së Prokurimit Publik, shuma e kredisë së përfituar 5 milionë lekë, kontrata e lidhur me datën 5.9.2010.

– Z. A V Ç, Drejtor Kabineti i Ministrit të Drejtësisë, shuma e kredisë së përfituar 5 milionë lekë, kontrata e lidhur me datën 12.7.2011.

– Znj. E M V, Këshilltare e Ministrit të Bujqësisë, shuma e kredisë së përfituar 5 milionë lekë, kontrata e lidhur me datën 12.6.2011.

– Znj. V L V, Kryeinspektore e KLD, shuma e kredisë së përfituar 5 milionë lekë, kontrata e lidhur me datën 26.7.2011.

 

5/1. Në 3 raste kreditë e dhëna nga Kuvendi i Shqipërisë dhe në 1 rast nga MTKRS, ato rezultojnë jashtë kritereve, pasi kategoria e përfituesit përgjegjës sektori, nuk përfshihet në cilësimet e pikës nr. 1, të VKM nr. 600/2007, i ndryshuar. Në tabelën e mëposhtme paraqiten shkresat e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Shqipërisë Marlind Myftiu, ku evidentohen këta përfitues:

Nr.976/1, date 28.7.2010 Pergjegj sektori K V F 5 milion leke,

Nr.3209/1 date 30.12.2010 Pergjegj sektori E E T 5 milion leke,

Nr.1671/1 date 20.7.2011 Pergjegj sektori A R N 2.5 milion leke,

Burimi: EKB 2013

Nga MTKRS është trajtuar përfituesi J F P, në shumën 5 milionë lekë sipas kontratës me BKT të datës 24.5.2011, pozicioni “përgjegjës sektori”, dëshmuar nga vërtetimi i depozituar në dosjen respektive të kredimarrësit, pranë EKB.

5/2. Nga ana e Keshillit Drejtues te EKB për periudhën 2003-2012, janë trajtuar me kredi për strehim me afat 25 vjet me interes 0% dhe 4 %, disa zyrtare.

Kështu,

z. F R K ka përfituar dy kredi me përqindje të ulët interesi, një nga Enti Kombëtar i Banesave dhe një nga Banka Kombëtare Tregtare.

Për kredinë e marrë nga EKB, disponohen vendimi i Këshillit Drejtues nr. 18, datë 30.09.2009, nënshkruar nga Kryetari i këtij Këshilli z.Orhan Sakiqi dhe kontrata e kredisë, datë 27.1.2010 për blerje banese, në vlerën 5 milionë lekë. Deri në fund të vitit 2012, nga shuma e kësaj kredie janë shlyer vetëm 349,507 lekë.

Ndërsa, për kredinë e marrë nga BKT nëpërmjet Këshillit të Ministrave, me kontratën nr. 1248 rep dhe nr.663 kol, datë 10.6.2011, në shumën 5 milionë lekë, në dosjen e kredimarrësit në EKB, nuk ka asnjë dokument që t’i bashkëlidhet kësaj kontrate, përveç kontratës së bankës dhe planpagesave të kredisë.

 

5.3 Në listën e përgjithshme të 145 përfituesve të kësaj kredie, në numrin 22, rezulton se është trajtuar me kredi lehtësuese nga shteti në shumën 5 milionë lekë, ish-Ministri i MPÇSSHB z.Spiro Ksera, sipas kontratës së lidhur me BKT me datë 04.11.2010, në Dhomën e Noterëve Tiranë, me nr. 3638 rep dhe nr. 1155 kol.

 

5.4 Nga verifikimi i dosjesve të kredive për zyrtarët B F K nga Ministria e Drejtësisë dhe z. A V D trajtuar nga Këshilli i Ministrave, rezulton se në bazë të pikës 9.5 të Kontratave të kredisë të lidhur me BKT,

 

Konkretisht:

– Z. A V D, trajtuar me kredi sipas kontratës së kredisë bankare të lidhur me datën 20.08.2010, (data e fillimit të kredisë 24.8.2010) në shumën 5 milionë lekë me 4% interes. Kontrata është lidhur në Dhomën e Noterëve Tiranë Nr. 2527 Rep dhe nr. 854 kol. Për z.A D janë regjistruar në kontratë si dorëzanës zj.B K, z.F K, zj.F K. Në Aneksin e Elementeve Specifike të Kredisë, shprehimisht thuhet se “kredia e miratuar nga autoritetet përkatëse të bankës do të përdoret si më poshtë: ”Shuma e kredisë prej 5 milionë lekë, do të përdoret për likujdimin e vlerës së mbetur të çmimit të apartamentit dhe shuma e disburduar do të transferohet nga llogaria e kredisë në favor të shitësit të objektit të kredituar, shoqërisë “Lura” shpk me transfertë bankare nëpërmjet BKT-së.”

– Zj.B F K trajtuar me kredi sipas kontratës së kredisë bankare të lidhur me datën 20.08.2010, (data e fillimit të kredisë 24.8.2010) në shumën 5 milionë lekë me 4% interes. Kontrata është lidhur në Dhomën e Noterëve Tiranë Nr. 2528 Rep dhe nr. 855 kol. Për zj.B K janë regjistruar në kontratë si dorëzanës, z.F K, zj.F K dhe z.A D.

Në Aneksin e Elementeve Specifike të Kredisë, shprehimisht thuhet se “kredia e miratuar nga autoritetet përkatëse të bankës do të përdoret si më poshtë: ”Shuma e kredisë prej 5 milionë lekë, do të përdoret për likujdimin e vlerës së mbëtur të çmimit të apartamentit dhe shuma e disburduar do të transferohet nga llogaria e kredisë në favor të shitësit të objektit të kredituar, shoqërisë “Lura” shpk me transfertë bankare nëpërmjet BKT-së.” .

Në dosjen e kredisë së znj.B K, gjendet fotokopje e deklaratës noteriale e datës 21.7.2010, ku në pikën nr.1 ajo deklaron se “jam e martuar, me 2 fëmijë të moshave 8 dhe 2 vjeç , dhe nuk kam person tjetër në ngarkim”.

Në dosjen e kredisë së z.A D nuk ka asnjë dokument tjetër përveç kontratës origjinale me BKT dhe kredia është përdorur për blerje banese në Durrës.

 

5.5. Në 3 raste kredimarrësit kanë marrë kredi lehtësuese, për të shlyer një kredi tregtare të marrë më parë, mbi bazën e të cilës ata kanë blerë banesë.

1. Z.A Y S, Këshilltar i Ministrit në MTKRS, trajtuar me kredi sipas kontratës së lidhur me datën 11.04.2011,me nr. 811 rep. dhe nr. 405 kol. në shumën 5 milionë lekë me 4% interes. Në Aneksin e Elementeve Specifike të Kredisë, thuhet se: ”Shuma e kredisë prej 5 milionë lekë, do të përdoret për likujdimin e kredisë ekzistuese që klienti ka marrë pranë BKT dega “A.Frashëri” për blerje shtëpie”.

2. Z.P Xh P, Drejtor Drejtorie në Ministrinë e Drejtësisë, trajtuar me kredi sipas kontratës së lidhur me datën 09.08.2011, në shumën 5 milionë lekë me 4% interes.Në Aneksin e Elementeve Specifike të Kredisë, thuhet se: Shuma e kredisë prej 5 milionë lekë, do të përdoret për likujdimin e kredisë ekzistuese që klienti ka marrë pranë BKT.

 

5.6. Kredia për z.Rexhep Osman Polisi, lidhur në datën 19 shkurt 2013, në vlerën 5 milionë lekë, është përfshirë në listën e familjeve të funksionarëve të dërguar nga ana e MTKRS me shkresën nr. 6295 prot, datë 25.08.2010 të nënshkruar nga ish-Sekretari i Përgjithshëm z.Bashkim Shehu, dhe ripërcjellë me nr. 1094/1 datë 15.02.2013 nga ish-Sekretari i Përgjithshëm Murat Mehmeti. Në numrin rendor 4 të kësaj liste, është shënuar emri i z. Rexhep Polisi me 3 anëtarë, pozicioni sipas pikës nr.1 të VKM nr. 600/2007 –personalitet dhe vlera maksimale e kredisë që përfiton: deri në 5 milionë lekë me interes 4%. Në dokumentacionin e paraqitur në dosje bëjnë pjesë çertifikata familjare, deklarata personale dhe e bashkëshortes se nuk ka pronësi dhe detyrime si dhe vërtetimit të Drejtorisë Rajonale të Tatime Taksave Tiranë të datës 08.02.20013. Gjithashtu, në dosje ndodhet dhe vërtetimi i datës 08.02.2013 lëshuar nga Gazeta “Rilindja Demokratike”, që konfirmon se “Z.Rexhep Polisi punon gazetar në gazetën “RD” që nga viti 1998 me kontratë pune dhe me pagë mujore 65 mijë lekë”. Nuk ka asnjë dokument që e vlerëson z.Polisi personalitet të një fushe, mbi çfarë kriteresh është etiketuar si i tillë ky përfitues etj.

 

5.7. Në 1 (një) rast është trajtuar me kredi për zgjerim shtetasi Ç S D, nga listat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, me datë 7.7.2011, mirëpo nga 2.5 milionë lekë që i takon në bazë të pikës nr.10 të VKM nr. 600,2007, është trajtuar me 5 milionë lekë, në kundërshtim me kërkesat e këtij vendimi. Po kështu, znj.L M (nr. 75 në listën me 145 përfitues) është trajtuar nga Kuvendi me kredi me datën 15.6.2011, në shumën 5 milionë lekë si drejtore e përgjithshme, ndërkohë që znj.Mlloja ka deklaruar se ka një banesë por “sipas VKM nr. 600 jam e pastrehë”. Në fakt nuk ka asnjë lloj dokumentacioni për të gjykuar nëse duhej trajtuar me kredi për banesë apo për zgjerim.

 

5.8. Për rastin e z. O E B, trajtuar nga Këshilli i Ministriave (nr. 46 në listën e EKB me 145 kredimarrës) konstatohet se:

-Në dosjen e dorëzuar pranë EKB ndodhet vetëm kontrata e kredisë bankare lidhur më datë 12.02.2011, (data e fillimit të kredisë 17.2.2011) në shumën 5 milionë lekë me 4% interes. Kjo kontratë është lidhur në Dhomën e Noterëve Durrës nr. 753 Rep dhe nr. 241/3 kol. dhe për z. Bylykbashi është regjistruar si dorëzanës znj. V F.

– Në pikën 9.1, të nenit 9 të kësaj kontrate, është referuar se: “Kredimarrësi dhe dorëzanësi kundrejtë kredisë së dhënë nga banka, sigurojnë këtë të fundit me anë të garancisë përfaqësuar nga barra mbi depozitën bankare:

9.1.1 “Depozitë Bankare me titullar z.O B në shumën totale 40.000 (dyzetëmijë) euro, në Degën/Agjencinë Shkolla e Baletit, e cila do të barrësohet në favor të BKT, Agjencia Shkolla e Baletit”.

-Bazuar në Aneksin e Elementeve Specifike të Kredisë, shprehimisht thuhet se “kredia e miratuar nga autoritetet përkatëse të bankës do të përdoret si më poshtë: ”Shuma e kredisë prej 5 milionë lekë, do të përdoret për likujdimin e vlerës së mbetur të çmimit të apartamentit dhe shuma e disburduar do të kalojë nga llogaria e kredisë në favor të shitësit të objektit të kredituar, Shoqërisë “2S” shpk me transfertë bankare nëpërmjet BKT-së. Pas marrjes së titullit të pronësisë për apartamenin objekt kredie (aparatmenti 72 m2) kati i parë i banimit, pjesa e objektit godinë banimi dhe shërbimi me 5 kate mbi tokë dhe 1 kat nën tokë podrum, Lagjia Nr. 4, Rruga “Skënderbej” Durrës, ndërtuar nga Shoqëria“2S” shpk me leje ndërtimi e miratuar me Vendimin e KRRT nr.02, datë 31.03.2009 Bashkia Durrës, z. O B duhet ta paraqesë këtë dokument pranë BKT Dega Shkolla e Baletit”.

5.9. Në 1 (një) rast është trajtuar me kredi lehtësuese për banim shtetesja E Z H, nga listat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, me datë 06.12,2011 në shumën 5 milionë lekë. Në dosjen e kredisë, dokumentet dhe vërtetimet janë fotokopje të panoterizuara, ndonëse ato i janë përcjellë EKB-së nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Ministrie me nr. 9691 prot, datë 09.09.2011. Madje, dokumentet janë të palexueshme dhe vërtetimet nga Dega e Tatim Taksave Tiranë dhe ZRPP për znj.E H dhe bashkëshortin G G, janë të vitit 2008.pektore e KLD, shuma e kredisë së përfituar 5 milionë lekë, kontrata e lidhur me datën 26.7.2011.

37 komente në “Ja zyrtarët që kanë përfituar kredi të buta për shtëpitë”

  1. arsen says:

    KENI HARUAR KRYESORIN….SALI BERISHEN
    KY NJERI MORI ME KREDI GJYSMEN E SHQIPERISE, PA PAGUAR ASNJE LLOJ INTERESI.
    MOS KAPNI VETEM VILAT E SHQIPERISE,
    REMONI… SE KA EDHE NE SHTETE TE TJERA

    1. barbarosa says:

      Këta duhet në një lloj mënyre të detyrohen me ligj të rikthejnë ate që kanë marrë, kjo do të ishte drejtësi.

    2. klevis says:

      tani keta matrapaz DUHET TE BURGOSEN NGA GJYKATAT!!!

    3. ALBAN ALIAJ says:

      PYETJE: KUSH JANE DY “KREDITORET” ME TE MEDHENJ TE HISTORISE SHQIPTARE?

      PERGJIGJE: http://goo.gl/eRU0Ar

  2. A T Z says:

    Edhe ska per tju ndodhur asgje.

    1. demokrat i fillimit says:

      Ne qoftese kredit e buta kombesohen nga buxheti i shtetit ,keto kerkojne nje hetim, nje ballafaqim te plote me ligjin se bashku me oficeret e kredise se bankave, te cilet mendoje se kane qene instruktor te perfitimit te ketyre kredive, shtytes direkt per taperfituar ate qe nuk te takon. Keto kompensime nga nga ana e shtetit se paku duhet te nderpriten urgjentisht.Ne si popull kemi nje difekt te madh ne lidhje me sinqeritetin qe duhet te na karakterizoje me njeri tjeterin, dhe me kedo Shume here ne nuk jemi te sinqerte as me shoket e miqte tane me te ngusht,tjeter themi e tjeter mendojme. Ne nuk duhet te kemi frike nga askush,por ne radhe te pare nga ndergjegja jone.Nje pjese opinionistesh dalin neper televizore duke genjyer hapur, duke mashtruar opinionin, duke i orjentuar turmat tek e paverteta, te cilat pjellin konflikte dhe konfliktet sjellin pasoja.O my god cfare specie jane keto mbetje, sa qesharake do te duken neser keta mashtrues opinionesh kur keto turma do kene nje tjeter kultur.

  3. engjell says:

    Ne sater ata qe e dhane dhe parate keta qe i moren t’i kthejne sasine fillestare plus interesat

  4. Mergim tari says:

    Ketyre duhet tu SEKUESTROHEN shtepite, te futen ne burg per mashtrim publik, per perfitime mbi varferine dhe vuajtjet e te pastreheve, por edhe te mbajne mbi vete pagesen te cilen kane qene gati ta marrin si kredi ne kurriz te HALLEXHINJVE te vertete.
    MASHTRUESIT, HAJDUTET, FELLIQESIRAT, duhet te paguajne per krimet e tyre me burg por edhe financiarisht.

  5. Ja pra plasini syt o poltikan ci kan ber ktij populli
    bijte kurvave minsitrat e zyrtaret gjasme te bordellos se kombit sali berisha .
    Cohuni e ja rrembeni c’kane edhe femijet edhe grate mos i lini kusur se ju kane vrare jeten kto monstra shpellash qe degjeneruan njerezimin ,,
    e sot kerkon destabilizim duke shperthyer e sulmuar shqiptaret me tritol kudo .

  6. fshatari says:

    Ky eshte skandal me permasa apokaliptike.Ne asnje vend tjeter te Europes ky skandal nuk mund te kalonte pa denime nga gjykata.
    Ne nuk jemi republike bananesh.Kush ka perfituar duke shkelur ligjin duhet te pergjigjet

  7. malesori says:

    Zoti Edi Rama cfare pret . Keta ti jepen me njehre drejtesise se bashku me kryebanditin Sali

  8. sopiqoti says:

    Nuk e di ne se i bejne pershtypje keto veprime anti ligjore te kryera gjate qeverisjes se PD-s Sali Berishes dhe Lulzim Bashes,i cili te mos na dali neper TV dhe podiume apo emisione per te bere kercenime dhe thirje per protesta,por te ulu koken per bemat e qeverise Berisha dhe te stafit te tij,t’u kerkoje llogari dhe te kerkoje edhe ndjese per keq qeverisjen.MASA TE RREPTA PER ATA QE KANE PERFITUAR KREDI TE BUTA.T’U KTHEHET KREDIA ME NORMEN E INTERESIT JO TE FAVORIZUAR.DHE KJO TE BEHET MENJEHERE.

  9. Horri i i Bulevardit says:

    E keni zgjatur shume, duhet te jepni emrat te rreshtuar, qe ti shofim, ska nevoje per referat.

    1. Milua says:

      E dini se cfare deklaroi zv ministri A.X.K.? I tha:M.N.DRCRTGLXH! Dhe pastaj vazhdoi te shfryje kunder deputetit te PS zotit EB qe flet vetem me iniciale: Zoti E.B. Ti, more E.B. T.R.T.TKTRAOBLCDRDRQIPATE!
      Dhe per mua ia beri mire! E meritonte kete te share Bracja! Pika neve qe ju degjojme e ju lexojme ju!Kcaertprtubnj!

  10. po qenka bere nami me keto kredite moreeeeeeeeee….po blloku 700 mije euro ku shkoi?????

  11. GJINUSHI says:

    ILACE I BEFSHIN, HAJDE VALENTINA LESKAJ TE KEQEN BACA HAJDE , EDHE TI O ZEMER???

  12. ilirjani says:

    Cfare jane keto iniciale Z.Mero Baze. Gazeta Juaj nuk eshte kod i sigurimit shtetit. Nxjerri paster me emra mor burre mos u frikeso personat se ashtu eshte me mire per lexuesin dhe per ato vete. Nuk eshte se po u nxjerr sekretin se po u futesh ne dhomen e gjumit e po ju shkel privatesine. Bile do te ishte mire puna, profesioni, vendlinda , aresimi etj.Ose dorzoje flamurin dhe lere fare gazeten.

  13. mira10 says:

    Po hapen petët e lakrorit të Saliut. Sa bukur e “ndershmërisht” ka qeverisur! Prandaj filloi tritoli, për të mos ju dëgjuar krisma bëmave tê tij.

  14. aldo says:

    Po kredi kan marre se nuk kan vjedhur , nuk e kane interesin te larte asgje me teper . Gazetari duhet te informoje me mire se sa eshte interesi dhe pastaj njerezit te hidhen ne sulm por kjo eshte ushqim per ata qe lehin cdo dite . Ne te gjitha qeverite e botes administrate ka avantazhe nga shteti per keto gjera

    1. Apartiac says:

      Ne fakt, Aldo, po te lidhesh vetem tek kredia, kjo eshte sikur te shkosh mbas kokrres se ullirit dhe te mos shikosh barren e vajit. Kredia eshte dicka e ligjshme. Gjithe puna eshte se kjo kredi mund te jete marre me shume per te maskuar prona te patundshme shume me te medha se sa mund te te siguroje nje kredi. Te gjithe e dime se nuk mund te blesh prona te medha as me 25, as me 50 milione leke te vjetra. Nje miku im e perfitoi nje kredi te tille sepse itakonte, por kur beri llogarite se sa i binte te paguante qofte edhe me 4 perqind interes, e refuzoi sepse nuk i dilte hesapi. Jo te gjithe jane te korruptuar. As rroga, as kredia nuk te bejne pasanik. Mgjt, ligji i parashikon edhe penalizimet per perfituesit pa te drejte. Puna eshte se cfare fshihet pas kredive, ketu duhet germuar, nese ka vullnet per te luftuar korrupsionin… Nese ngelemi vetem tek kredite, kjo eshte nje vere ne uje dhe shume zhurme per asgje.

    2. Brusko says:

      aldo —

      Ketu eshte perfitimi se nuk kane interes te larte vetem 4%.
      Ata qe kane mare kredi kane depozituar parate e tyre ne banka me 4-5 % dhe ju bie shtepine ta marin pa Leke.

      Sikur keta pushtetaret te kene te depozituara minimumi 5 milion i bie qe kredin ta paguaj vetem me perqindjet e bankas ,pra per 25 vjete ai e ka shlyer dhe parate i ngelen dhe shtepine e mere xhaba.a

  15. tepelena says:

    O tema ,ci kini keto targa makinash qe shkruani ahhahahahah mtc,cmv ,pkl …Po i shkruani ore emrat te plote …Po nq.s vertete nuk e kan meritur kredine ….mos i gezofshin ato pasuri ..se ka njerez qe po vdesin rrugeve …Palo shtet

  16. ira says:

    Informim per publikun do te thote qe te jepen me emer dhe mbiemer te plote te gjithe, me punen qe kane patur kur e kane marre kete kredi. Dhenia me iniciale nuk eshte transparence.

  17. Drini says:

    Keto jane bemat e saliut qe humbi ne zgjedhje, jo arroganca qe thote lulezimja.

  18. OBL says:

    Lista vazhdon… por pjesa e dyte eshte me te gjithe emrat e funksionareve politik te PS duke u mbyllur me emrin Edi Ramen qe eshte akoma pa shtepi…hahaha

  19. Shkodrani says:

    Cfare pret qeveria ? Te veproje ligji sa me shpejt ! Ne hallexhinjve na japin kredi me 12-14%.Qeveria te veproje urgjentisht,mbi qeveritaret e personat e tjere ,qe tallen me popullin e favorizojne veten e tyre. Keshtu kane vepruar edhe per ligjin per pensionet: Per te gjithe mesuesit, punonjesit e shendetesise,administraten etj..kane vendosur tavan per pensionin,21000 leke.Kurse per :Ministrat ,deputetet,drejtuesit e medhej etj…pensioni nuk ka tavan,pra dalin me 75%te pages qe kane.Ja cfare behet tek neetj.etj…Deri kur do te durojme kete diskriminim qe na behet…

  20. . says:

    ***************************************************************************************

    …. Dhe keto para te mara nga banka do ti paguaj populli i thjeshte ?
    Ja pra pse krimineli Ali Bisha duhet arrestuar …. Ai ka lejuar qe dhe para te tjera te jene larguar apo fshehur jashte Shqiperise.
    …. Dhe sot na cirret si ato kurrvat e malesise.

    ***************************************************************************************

  21. I.Troplini says:

    Ne kohen e xhaxhait kishim ” MENSAT VETESHERBIM”.Frekuentimi i tyre ishte i shpeshte sepse edhe cmimet ishin jo fort te shtrenjta.
    Jane te njejtat VETESHERBIME, tani ne vitet e Sali Gerdecit,,me “ndryshimin e vogel” se nuk behet fjale per kuzhina apo mensa,per gjellra apo makarona,,,, por per kredi te buta (te gjitha nga 40 mije Euro) qe nuk jane asgje tjeter vecse forma me perfide e te zhvaturit apo te perdorjes se buxhetit te shtetit per dhjamosjen e atyre qe keshtu e ashtu e kane nje vend pune dhe marrin nje rroge ne fund te muajit. Langojt dhe zagaret e oborrit te Kryeplakut, duhet te ushqeheshin mire, per ti blere “besnikerine”. Nuk i funksionoi plakut te rrjedhur edhe ky dobicllek. Me duket se ka ardhur koha te kthejne parate e vjedhura mbrapsht.
    Z.Brace.!! Ata qe nepermjet te dhenave te rrema, marrin kredi te buta qe sigurohen me parate e taksapaguesve, duhet te perballen me ligjin. Cojeni deri ne fund kete gje dhe beni denoncimin ne prokurori. Le te merret Z.Llalla me ta. E dime qe nuk do te ndodhe gje, por do jete edhe nje fakt me shume mbi filozofine e drejtesise shqiptare, te emeruar nga kryeplaku i Vucidolit.

  22. Cala says:

    Mese normale ,kto jane vitet e vazhdimsise ku Qeveritaret bejne gjithshka duke sunduar me ligjin per te perfituar ne menyre te paligjeshme / per tu pasuruar /?
    Gjithkushe munde te mendoje se ndryshimi i Qeveritarve munde ti ndryshoje duke ju mare interesat e bankes nga dita e perfitimit apo abuzimit te kredise ,por a do te kete sanksjone per abuzimin per ta ?

  23. pepe says:

    jepini pergjigje OBL

  24. Teuta says:

    n

    uk inxjerr me emra sepse ka dhe ngapartia socialiste si psh deputeja e shkodres paulina hoxha

  25. lili says:

    Ckan bere… sa eshte abuzuar e pse na i thoni ? sinqerisht ndjehemi shume keq – cfar behet ? Une isha ne shtepi me pronar dhe kam ikur pa asnje gje dhe qe kam punuar nje jete te tere …… Sot ankohej zv/ kryetari Bashkise se na jan bllokur ne kundershtim me ligjin …. Ky qe i mbron shkelsit e ligjit te shkoj ne burg – Ata te kthejne leket ashtu sic i kan marr dhe plus interesin —- ta marrin vesh qytetaret shqiptar dhe ne vecanti te zgjidhet problemi ite pa streheve e ata ne shtepi me pronar dhe ish pronaret marrin shtepite tyre . A KA DREJTESI……

  26. kel ukaj says:

    Sa i varfer eshte kombi shqiptar. Mua me 4% kredia me duket e mire, megjithese Une per kredine time nuk kam paguar kurre me shume se 2.8% interesa. Nga shuma e interesave shteti me zbret 36% te interesave dhe mi kthen ne Gusht me deklarimin e te ardhurave. Mua nuk me duket ndonje krim, se eshte shkaktuar dem ekonomik mund te ngarkohen personat pergjegjes.

  27. Arti says:

    Ore lerini keta se pamvaresisht c`kane bere, ne fund te fundit, kredi kane marre; d.m.th. borxh ne banke. Kjo tregon se nuk kane patur aq para sa duhet…
    SHikoni ata peshkaqenet e medhenj qe i beje gjerat me para ne dore dhe jane bere me pallate. Ata jane hajdutet me cizme. Keta te kredive jane peshq te vegjel…

  28. Alban Iliri says:

    Tani faljauni edhe ate qe duhet te paguajne se ju vetem llogje dini te beni jo pune.

  29. Mondi says:

    SALI BERISHA ESHTE PJELLA E KORRUPSIONIT, AI MBOLLI GJITHçKA NEGATIVE NE KETE VEND,DUKE E KTHYER NE NJE VEND TE VARFER E TE KORRUPTUAR, INTRIGAT E TIJA JANE TE PAFUND, AI ZHDUKU MBRAPA KRAHEVE SHUME PERSONA QE NUK I SHKONIN MBAS FIJES. EDI RAMA NUK KA GUXIM TI VERE PIKAT MBI “I” PER DY ARSYE: 1-O ESHTE I KORRUPTUAR DHE AI OSE 2- KA FRIKE SE SALIU ME MAFIEN E TIJE E ELEMINON. KETY DUHET NJE REVOLUCION POPULLOR QE TI FUSI TE GJITHE NE BURG DUKE SEKUESTRUAR GJITHCKA TE TYRE, DHE ZGJEDHI FILIZIN E RI TE PAK KORRUPTUAR. AMERIKA KA THENE HAPUR NE GAZETEN E SAJE DHE MBARE BOTES QE NE QEVERINE SHQIPTARE JAN TE GJITHE TE KORRUPTUAR E MAFIOZ, DUKE I BERE 1 E NGA 1 BIOGRAFINE TE GJITHEVE, KETYRE PUSHTAVE E BIRA KURVASH QE HERET A VONE DO TA MARIN ATE QE MERITOJNE.

  30. CAMILA PEDRO says:

    A jeni duke kërkuar për një kredi? ju jeni në vendin e duhur për zgjidhje tuaj të kredisë të drejtë këtu! Global Finance Limited japin kredi për kompanitë dhe individët në një normë të ulët dhe të përballueshme interesi prej 2%. ju lutem na kontaktoni me e-mail nëpërmjet [email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje