Partia Demokratike i cilësoi si justifike qesharake deklaratat e Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm, që sipas opozitës, po hedhin përgjegjësinë për gjendjen e rendit dhe sigurisë në vend, mbi institucionet e tjera.
Në një konferencë për mediat, deputeti i PD-së Arben Ristani theksoi se “vrasje mafioze, tritol në banesa, në makina në qendër të qyteteve e kudo, grabitje me maska, banda që qëllojnë autobusët e linjave interurbane, sulme brenda në komisariat, krime brenda shkollave, rritje galopante e vjedhjeve dhe krimeve kundër pronës, ky është bilanci i rendit sot”.
“Të paaftë për tu qëndruar përgjegjësive që kanë për këtë gjendje, Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, po tentojnë së fundmi të lajnë duart me një paketë justifikimesh që i nxjerr ata si personazhe komike në këtë situatë tragjike të rendit. Larje hesapesh e vetëgjyqësi, thotë Ministri i Brendshëm, Përgjegjëse është prokuroria, thotë Kryeministri, por nuk janë në gjendje të tregojnë sa raste kanë dërguar pranë këtij institucioni për hetim. Po kërkojnë t’ia kalojnë përgjegjësinë Shërbimit Informativ të Shtetit, ndërkohë, vetë Ministri, i ka shkrirë e degraduar sektorët anti-terror të policisë në rrethe dhe me zëvendësimet politike ka shkëputur çdo lidhje të policisë me informacionin në terren”, tha Ristani.
Në vijim ai shtoi se sipas Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, faj kanë kompanitë celulare dhe AKEP për situatën e rënduar kriminale pasi ekzistojnë numra telefoni pa pronar.
“Fajin për krimin në vend e ka Bashkimi Europian, sepse heqja e vizave ka sjellë trafikimin e femrave thotë drejtuesi i Policisë. Kjo është njësoj si ti kërkosh Europës të vendosë regjimin e vizave se ne kemi një qeveri të paaftë të bëjë punën e saj. Shqiptarët dhe Shqipëria janë sot vetëm në dorë të Zotit sepse Policia është zhbërë. Pasiguria e qytetareve sot mund të krahasohet vetëm me vitin e mbrapshtë 97”, theksoi ligjvënësi demokrat.
Sipas tij, situata emergjente e sigurisë në vend nuk mund të përmirësohet me lajthitje butaforike e larje duarsh nga përgjegjësitë.
“Është koha që përgjegjësit për këtë situatë të vihen para përgjegjësisë”, përfundoi deklaratën për mediat deputeti Ristani.
Foli ky pijaneci
kur dole ne koferenc ishe esell apo tap?
2 pyetje kisha une:
1. Dole vete me deshire per te pare veten ne TV apo te detyruan si gjithmone?
2. Kur fole sa gota kishe pire?
boll me fole si gore gam gam gam sdi me bo gjo tjeter ti pff
nuk di te besh na1 gjo tjeter me me rendesi pervec se te flasesh gjepura?
kur do mesosh te flasesh per dicka te hajdrit ti?
AHA NE NJE VRIME i bie fyellit ky!
hahaha, ky eshte me ordineri. Ka vjedhur si halldup vota sa smban me e per kete duhet te denohet me BURG
o qenstani…ke pi ndonje gote ti???
Kur flet dhe ky legeni mutit qe mori 180 metra katror shtepi nga Lulzime Bashaja per vjedhjen e votave tek kullat prapa stadiumit,mos ngelte kush pa folur.Ik ore rrusho futi ndonje dopio gjekundi se sje as per politike e as per te vjedhur me se te ka rene kallai.Ke qene per ne burg qe ne kohen kur vidhje tek Olimpi,por ja hodhe sumes me te qara e firmosje deklaratash bashkepunimi.
Po ik more pijanec i ndyre!
Si guxon te flasesh per sigurine dhe rendin…Turp te te vije!
ne dore te kujt kemi ngel qe te bej opoziten e ketij populli .
eshte turp qe vazhdojn edhe flisni ju per rendin qe 6 muajt si zv.minister i brendshem e degraduat policin e shtetit.
fajin e keni ju per kte gjendje qe jem,i se jeni ju ato qe e kni cuar ne kte moment.
militatnet me dy klas shkollle u zevendesuan menjerez me vlera edhe te punes jo si ju qe ne 8 vjet gomaret i bete drejtora.
O pijanec i ndyre po mbas vjedhjeve me maska, grabitjeve , tritolit dhe shume te tjerave ti dhe zoti juaj SALI jeni, se genjeni dot popullin ne kete menyre ndyrsira
perpara pergjegjsise duhet te viheni ju qe e shkatruat policin ne ato 8 vjet.
Ore po se kuptoj fare kete menyren tuaj idjote te deklaratave te tilla kur shume mire e dime se kush po i organizon keto ngjrje te tmerrshme ditet e fundit. Idjote!!!
O Ristan zari, po si s’te vjen turp nga vetja per keto qe thua more!!
Po ca faji kane kryeministri e ministri brendshem mer ristan, ju po i organizoni te gjitha e po ndihmoheni ti fshini gjurmet shume bukur!! Legena na tregoni dhe kush e ka fajin pale