Gjykata e Lartë/ Kuvendi rrëzon dekretet e Presidentit

30 Janar 2014, 22:07Politika TEMA

Kuvendi rrëzon dekretet e Presidentit Bujar Nishani për dy vendet vakante në Gjykatën e Lartë.

Ashtu sikundër edhe propozoi Komisioni i Ligjeve, me shumicën e votave të mazhorancës, Kuvendi vendosi rrëzimin e propozimeve të Presidentit për kandidatët Gjovalin Përnoca dhe Petrit Ceno. Relacioni i Komisionit të Ligjeve kontestonte mënyrën sesi Presidenti kishte përzgjedhur kandidaturat duke mos respektuar ligjin.

Sipas relatorit Armando Subashi, dy kandidatët nuk kanë formim specifik në të drejtën administrative, kriter i domosdoshëm sepse ata do të jenë pjesë e Kolegjit Administrativ.

Ndërsa Eduard Halimi, në emër të deputetëve demokratë, u shpreh se ligji i ri për Gjykatën e Lartë, i miratuar me konsensus pas kërkesës së Bashkimit Europian, sot ka provën e tij të parë sesi do të zbatohet nga mazhoranca e re në Kuvend.

Halimi tha se kandidaturat janë përzgjedhur në një proces konsultativ me kryetarët e Grupeve Parlamentare dhe me frymën e ligjit të ri.

Gjatë procesit të votimit, ra në sy mungesa e shumë deputetëve, kryesisht të opozitës.

Në procesin e votimit morën pjesë 114 deputetë, ndërsa dekretet u rrëzuan me mbi 75 vota.

Në përfundim të procesit të votimit, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, shprehu keqardhjen për rrëzimin e dekreteve.

5 komente në “Gjykata e Lartë/ Kuvendi rrëzon dekretet e Presidentit”

  1. Eduart Halimi says:

    Th’keni thurp!
    Kandidatet Gjovallin Pellnotha dhe Pethrit Theno jane thpethialist me konthethuth.

    Thupa ethte thum e mir!

    http://bit.ly/1cAgpCJ

    1. Tironsi London says:

      O Mero,
      A ta boj nji pyetje?

      1. Tironsi London says:

        OK pra,
        A do ti duket prape thum e mire thupa Eduart Halimit, kur te jete banor i burgut?

  2. analist says:

    Ilir Meta votoi kunder dekreteve te presidentit, por ne fund te punimeve shprehu keqardhjen per rrezimin e dekreteve….
    Hajt gezuar!

    1. shpatar says:

      Mos u cudit .Me qe nuk kemi opozite dhe mendim ndryshe kete e bene Ilir -Floriri.Kjo na duhet qe Evropa te mos thote:Ska bashkpunim ne opoziten.Aq mire i kemi punet qe nevoiten dhe vota kundra. Sinjalin e dha Brahua dhe kjo nga LSI pritej.Friken e kam diku tjeter.Hapjen e lojes per vota kundra brenda Mazhorances.
      Dihet qe shume demokrat u shkeputen nga Pd dhe ju bashkuan LSI si xholi i politikes shqiptare.Megjithate me pelqeu deklarata e Brahos kur tha :Do tja heq petket lakrorit te Berishes .Po e bene kete them qe LSIse i falen te gjitha akrobacite .Hapja e lakrorit do qelbe dynjane dhe shqiptaret qe se kane kuptuar politiken Berishjane do mallkojne vehten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje