VIDEO/ Meta- Berishës: Pse nuk bëhesh bashkëkryetar i Komisionit për reformën Territoriale

30 Janar 2014, 20:16Politika TEMA

Një tjetër debat i prodhuar në Kuvend gjatë seancës plenare ishte ai mes Kryetarit të Parlamentit Ilir Meta dhe ish-Kryeministrit Sali Berisha. Duke marrë fjalën në Kuvend në emër të grupit parlamentar të LSI-së, Meta kërkoi nga opozita që të mos sulmojë Policinë e Shtetit për inat të Kryeministrit apo ministrit të Brendshëm.

“Dëgjuam shumë fjalë për tritolin dhe vetëm për tritolin e Milotit nuk u fol fare. Në një status në Facebook, thuhej se fajin e kishte qeveria Rama. Flitet shumë për Lazaratin. Por ai kanabis që kapet sot është mbjellë dje. Të mos sulmojmë policisë për inat të Saimirit, Ilirit, Ramës apo cdo kujt tjetër. Tritoli që kërcet na dëmton të gjitëve, si demokratë, socialistë, etj”, tha Meta.

Në vijim Kryetari i Kuvendit ka kërkuar konsensusin e opozitës për të bërë reformën administrative dhe ka kërkuar nga opozita që të bëhet pjesë e komisionit bipartizan për këtë qëllim.

“Është koha për të bërë disa reforma. Është koha për një reformë territoriale që të gjithë qeveritë e kanë pasur përparësi por nuk është bërë. Kjo mazhorancë i ka votat por prej dy javësh është duke kërkuar konsensin tuaj, si opozitë se nuk duam që ta bëjmë me votat tona. Është koha për të reflektuar dhe bashkëpunuar”.

“Kemi dëgjuar shumë fjalime këtu që nga kjo qeveri nuk morëm statusin në dhjetor. Nuk është koha që duke dëmtuar vendin, dëmtojmë Edi Ramën dhe Ilir Metën. Nga përvoja ime kam mësuar se nervozizmi është këshilltari më i gabuar në politikë e për këtë merreni me qetësi”, deklaroi Meta. Në vijim ai shprehu keqardhjen për mungesën e seriozitetit të treguar nga deputetët gjatë fjalimeve të mbajtura që përpiqen të bëjnë akuza të paqena ndaj Qeverisë ‘Rama’. “Dëgjova deputetët duke akuzuar se kushtet në shkolla janë skandaloze. Kur u bënë skandaloze këto kushte brenda 4 muajve, e u prishën kushtet e mrekullueshme të 8 viteve. Po u gjet arka bosh dhe u mor një borxh. Është e vërtetë se deficiti buxhetor dhe borxhi janë legalizuar nga qeveria e re, pasi ajo njohu borxhet e papaguara nga qeveria e kaluar që janë ende një litar në fytin e kësaj qeverie. Dëgjuam për lëvizjet në administratë. Çdo rast që nuk respekton ligjin, duhet që të dënohet drejtuesi i institucionit. Por kolegu nga Elbasani duhet të pranonte genocidin që ka bërë ai në qarkun e tij”, u shpreh Meta.

Pas fjalës së Kryetarit të Kuvendit, ka reaguar ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili u shpreh se  qeveria në vend që të luftojë krimin hedh akuza ndaj opozitës. “Bashkëkryetari i kësaj mazhorance vazhdoi me akuzat ndaj opozitës, që i trajtoi me akuzat armiqësore ndaj opozitës bashkëkryetari tjetër. Nuk ka diskutim që krimi është në një revansh të madh. Çfarë ndodh këtu. Bashkëkryetari i mazhorancës nuk flet për krimin, por për opozitën. Nuk flet për bandat, por për opozitën. Politikanët e djathtë të mërzitur urdhëruan valën e terrorit. Nuk të kujton kjo bombën në ambasadën sovjetike”, deklaroi Berisha. Sipas tij, ftesa për dialog është e llojit makbethian sepse ju brenda 2 muajsh keni shkatërruar konsensusin e arritur.Në vijim Berisha ka folur për shkarkimet nga administrate, duke thekusra se 35 punonjës të sigurimeve shoqërore u shkarkuan brenda një dite në Gjirokastër,  ndërsa  Anila Shehu në drejtorinë e konvikteve ka shkarkuar brenda një dite 71 punonjës. “Keni filluar një betejë ndaj Autoritetit të Mediava Audivizive.  Për ne ka rëndësi që të funksionojë shteti ligjor, por nëse ju doni të shkoni drejt shtetit policor dhe ne do të përgatitemi t’ju përgjigjemi”, deklaroi Berisha.  Sipas tij, edhe ftesa për komisionin e reformës nuk ishte e sinqertë. “Ftesa juaj ishte shumë e pa sinqertë. Të gjithë komisionet bipartizanë të kësaj natyre kanë funksionuar me të drejtë vote dhe që mazhoranca të mos përdorë vota për të kaluar këtë reformë. Konsensusi duhet të rivendoset dhe kjo bëhet pasi të bëhen korrigjimet e nevojshme, por ju nuk jeni të gatshëm që të bëni këtë gjë. Thuaji këtu bashkëkryetarit tënd që ka çuar një letër ndaj teje në kancelaritë europiane”, tha Berisha.

Pas ish-Kryeministrit, ka reaguar me një batutë Kryetari i Kuvendit duke u shprehur se do të mërzitej shumë sikur një letër të tillë në kancelaritë europiane ta conte Berisha. “Meqë jemi tek komisioni i Reformës Territoriale dhe meqë ju keni eksperiencë, pse nuk bëheni bashkëkryetar i Komisionit. Po i kërkoj Kryetarit që ke në seli që t’ju propozojë juve në këtë pozicion, pasi ne kemi një ish-Kryeministër të nderuar si Bashkim Fino me të cilin ju keni bashkëpunuar shumë mire”, tha Meta.

7 komente në “VIDEO/ Meta- Berishës: Pse nuk bëhesh bashkëkryetar i Komisionit për reformën Territoriale”

  1. Pelasgian says:

    KULMI !!!!! O ZOT SI NUK KAN TURP SHQIPTARET NGA KTO VEMJE …SI ARRITEN TI VOTONIN PERSERI !

    PARLAMENTI = FOLE KRIMINELESH ! Hajduti i drejtohet Kriminelit si Romeo Giulietes !

  2. haviza says:

    Saliu te behet bashkekryetar me Julian Sinanin nga Elbasani te 7 penxherete e Gjirokasterstanit.

  3. Brenda Marsit ,,,,,do te behet bashkekryetare me cetniket e tij ,,,por me nji ndryshim,jo ne kuvend
    por nen nivelin e tokes !!!!!!!!!rrethuar me tela me gjemba dhe nen
    ruajtje dhe te partnereve ,si kafshe e rralle.

  4. LUSHNJARI says:

    cdo dite qe kalon ILIR META po ngjason gjithnje e me teper me GIULIO ANDREOTIN .

  5. annu says:

    Kur bejne edhe trashaniket drama…

  6. J. says:

    Nuk e kuptoj pse skandalizohen shqiptaret kur shikojne Meten me Berishen!
    Po pse kur shikoni Meten me Ramen ju vjen mire (sidomos PS)?
    Ndoshta nuk ja ndjen fare per ne, po per kolltuqet e tyre dy lekeshe!

  7. J. says:

    Pyeteni cik Meron,cfare mendon per ftesen qe po i ben Meta Berishes (qe Meroja i thote kriminel) per te bere reformat territoriale bashke me PS?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje