Kuvendi ka nisur punimet në seancë plenare ku do të diskutohen dhe miratohen disa p/ligje dhe p/vendime. Në rendin e ditës së punimeve të parlamentit është edhe votimi i dekreteve të Presidentit të Republikës për emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Petrit Çeno dhe Gjovalin Përnoca, të cilët u rrëzuan dy ditë më parë nga komisioni i Ligjeve me votat e deputetëve të maxhorancës. Gjithashtu në seancë është edhe miratimi i përbërjes së komisionit të posaçëm parlamentar për reformën administrativo-territoriale në Republikën e Shqipërisë, i ngritur një javë më parë nga parlamenti. Deri më tani vetëm mazhoranca ka paraqitur emrat e saj për përbërjen e Komisionit, ndërsa opozita kushtëzon pjesëmarrjen me kthimin e besimit mes palëve dhe nisjen e një procesi të gjerë konsultimesh me qytetarët dhe grupet e interesit.
Pikë tjetër e rendit të ditës është dhe interpelanca me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati kërkuar nga një grup deputetësh të LSI-së, për çështjen e devijimit të lumit Radika. Seanca e sotme përfshin dhe ratifikimin e dy marrëveshjeve për sigurinë dhe shëndetin në punë e në ndërtim”, si dhe të ”Traktatit për tregtinë e armëve”.
Debatet
Seanca nisi me debatet mes përfaqësuesve të opozitës dhe Qeverisë. Deputetët Igli Cara dhe Albana Vokshi të Partisë Demokratike akuzuan Qeverinë për mungesën e rendit dhe sigurisë. Deputetja Albana Vokshi, teksa diskutonte për projektligjin “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, tha se axhenda e punimeve të sotme duket shumë ironike, ndërkohë që në vend është instaluar tritol mania. “Ju nuk po bëni asgjë, ju po ripaketoni nismat e demokratëve dhe po na i shisni si tuajat”, tha Vokshi duke hedhur një sërë akuzash ndaj ministrit Veliaj mbi hapjen e zyrave të punës dhe mospagesat e ndihmës ekonomike. Ajo e akuzoi Veliaj se bën shoë në televizione dhe aspak punë. Ndërsa deputeti Cara u shpreh se nën drejtimin e Rames tritoli po na duket si paracetamoli. “Vrasjet, dhuna në familje, bandat dhe rrëmbimet, aktet të shumta kriminale, për të mos folur për aksidentet.. kanë shtuar pasigurinë në vend dhe kanë kthyer një kohë (të para 2005) që dukej se kishte vite që ishte kapërcyer.
Në se ka ndonjë arritje Saimiri janë dy-tre shkatërrimet në ndërtesa gjys me leje e gjys pa leje dhe gjobat në semaforët e Tiranës. Qeveria fasadë duhet të kuptojë që rendi kërkon strategji e taktika, por mbi të gjitha kërkon njerëz që karrierën e tyre e ndërtojmë brenda struktura të policisë, e nuk është as çështje mode dhe as shoqërie shokësh e miqsh”, tha Cara.
Në reagim ndaj opozitës, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj tha se do vazhdojmë të punojmë kështu sic e kemi nisur. “Zyra jonë e punës nuk është si zyra e Saliut, që thoshte futu në lokal, dhe në fund të lokalit, e matanë shtëpisë së Xhevries gjen zyrën ku nuk kishte asnjë gjë, vetëm foto të kryeministrit. Kjo ishte zyra e punës që kjo ministri përfaqësonte. Para zgjedhjeve duheshin vota dhe para zgjedhjeve i dyfishuat listat, e patë mirë kush përfitonte ndihmat, kush kishte mish në frigorifer, dhe ju vjen keq se këta njerëz ikën nga ndihma ekonomike. Këta njerëz e merrnin ndihmën ekonomike vetëm ti hidhnin benzinë makinës së tyre. Se po të ishin vërtet nevojtarë kishin dalë e kishin protestuar”, tha Veliaj.
bravo erion je i madh
Po bashkeshortja juaj nga eshte i dashur Z.Berisha ?
apo spo e veme ne diskutim kete temse , sepse dilni ju KEQ ?
Eshte me te vertete per tu pergezuar puna e bere gjer me tash nga z.Veliaj.Denoncimet e bera nga MMSR-ja mbi abuzimet e ndihmes ekonomike jane per tu pergezuar.Besimplote tek z.Veliaj.
Bravo Veliaj. Ju jeni njerezor
1-sh je veliaj ?
Bravo z. Veliaj, tregoju ketyre qenve se leket e popullit nuk jane per derrat e partive.
Ec aty veliaj. Bob je.. nomin ja bone berishe hunde derrit
nona je veliaj
Abuzimet mbi ndihmat ekonomike jane fenomeni qe e kane shoqeruar tere qeverisjen e Berishes.Horrat e horrit Sali nuk ia shperndanin njerezve qe e meritonin kete ndihme ekonomike por i fusnin ne xhepat e tyre.
Krenare qe ju zgjodhem si perfaqsuesin tone. Po na perfaqsoni de njesisht.
Vazhdo keshtu Erion,denonconi cdo rast pasi abuzimet me ndihmen ekonomike jane te pafundme,kelyshet e Saliut e kane bere corap kete vend.
Bravo Veliaj. Me njerez si ty Shqiperia do beje perpara ?
krenare qe ka akom njerez si ju
bravo Veliaj!
I papare veliaj.. hahahaha.. Ja tha te gjitha sali serbit
Bravo Veliajjj ! Saliu i tille eshte, dhe turp qe flet per patriotizem kur ai vec vendin e vet qe se do !!
I madh Erion Veliaj. I ke dhene ate qe i takon palacos sali
Bravo Erion VEliaj. Eshte ky pis plak qe eshte cmendur komplet e sdi cflet. Ky qe me Fazllicin beri kerdine ne pronat tona
klysh mbi klysha sali viqidol berisha
o katundare. mjaft u egzaltuat me pallavra se kjo qeveri spo ua jep ndihmat as invalideve. rrota kari. lat nam. si manipuloheni kaq lehte
kujdes se cfare flisni me komente. i mir i keq ai esht kryeministri juaj dhe duhet ta rrespektoni per aq koh sa eshte ne post. aq me pak qe ai esht njeriu i vitit dhe idhulli i shqipetareve. duke u nisur nga bindjet politike cdo kush mund te gjykoj per keq por mos u nisni gjithmon nga cfar partie politike i perket por cfar ben ai per shqiptaret
nuk eshte per ramen artikulli por per veliajn more qorr
Pavarsisht se jam nje socialiste nga ato qe Edin e kane idhull per menyren se si e drejton vendin..di te them se pas atij Erion Veliaj eshte shumm politikan i zoti , tepeeer punetor, teper njerezor dhe teper i drejte ne cdo gje qe ben .
nuk gjejn vend sharjet te nje person si erion veliaj. eshte thjesht nje shembull i mire per tu marre nga te gjithe. nje person i kompletuar teresisht. aq me pak qe esht i kendshem edhe ne aparence. nuk e kuptoj se si mund ti kundervihen nje njeriu inteligjent, me nje zemer te madhe, te shkolluar e aq me pak nje njeri qe ke qejf ta degjosh kur flet
Ke marre pushken,
dole malit,
Lule Velo partizani…
Kur te cele gjethja Komisar…