Fatura 26 milionë USD/ Zbulohet skema e mashtrimit me TVSH, urdhër arreste për 9 persona

30 Janar 2014, 09:59Politika TEMA

Drejtoria e Hetimit Tatimor, në bashkëpunim me Task-Forcën e Prokurorisë së Tiranës, zbulojnë një tjetër skemë mashtrimi me tatimet, ndërsa janë lëshuar 9 urdhër arreste.

Skema e mashtrimit me TVSH-në bëhej nëpërmjet krijimit të kompanive fantazmë dhe policia ka mundur të arrestojë 5 persona, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Burime policore bënë të ditur se të arrestuarit janë Xhelil Toshi nga Kruja, Besnik Daci nga Elbasani, Sokol Shatko, Roland Simolla dhe Pashako Muha nga Tirana, ku ndaj kësaj të fundit është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Mësohet se përfitimi i shkaktuar nga skema e mashtrimit kap shifrën e 26 milionë dollarëve.

“Nga hetimet ka rezultuar se këto subjekte tregtare kanë regjistruar në QKR dhe në Administratën Tatimore, në mënyre fiktive, persona të ndryshëm pa asnjë lloj aktiviteti tregtar, me qëllim tërheqjen e blloqeve të faturave të TVSH-së, duke kryer më pas blerje fiktive të skrapit dhe duke shmangur pagimin e TVSH-së në vlerën e sipërpërmendur.

Në këtë skemë mashtrimi me TVSH-në janë përfshirë një numër i madh subjektesh dhe hetimet kanë zbuluar dhe dokumentuar veprimtarinë kriminale që të pandehurit kryenin duke përfituar nga shitjet fiktive dhe duke bërë të mundur kreditimin e TVSH-së për çdo blerje.

Ky hetim është iniciuar nga strukturat e inteligjencës në Drejtorinë e Hetimit Tatimor dhe më pas veprimet procedurale dhe hetimore kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie, që shtrihet në Qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, etj,” thuhet në një njoftim zyrtar.

17 komente në “Fatura 26 milionë USD/ Zbulohet skema e mashtrimit me TVSH, urdhër arreste për 9 persona”

  1. miu says:

    nje pyetje per gjykaten: ku eshte ndryshimi kur vjedh 100 euro dhe 1 milion euro?

    1. Shqiptari says:

      Ay qe vjedh 100 quhet hajdut
      Ay qe vjedh 1 milion quhet investitor (ose politikan)

      1. Pilo Lala says:

        I pari duhet arrestuar Bodja, Ministri pergjegjes.
        Por mbase keta peshqit qe u arrestuan do tregojne kush jane shefat e organizimit, dhe ku i cuan parate.

        1. Nje Shqiperi e paster,pa politikanet tane pisa says:

          Po jane marre me blerjen e skrapit,ate sektor ne kohen e Sali Psikopatit, e mbulonte shoqata e LSI-se e Like Kokemadhit.Tani ai nuk merret me me skrap,se eshte i zene me drejtimin e bordellos,qe disa e quajne parlament.Cfare tragjedie.

    2. ardi-mamurrzaku says:

      ai qe vjedh 100.00 mrena,ai me 1 milion jashte,sepse si ka mundsi me e pagu gjykatsin.e thjeshte,shume e thjeshte…!!!

      1. Devolli Channel says:

        A more sali po te del era!! Te gjitha keto qe i ke bere ketij vendi do ti paguash shume shtrenjte. Hajdut i paskrupullt

      2. Korca lalke says:

        O sali o hajdut i ndyre! Na ke rrjepur te gjalle more i rrjedhur!! Por po te vjen dita dhe ty fare shuar

    3. pandi says:

      Avash avash po dalin te vertetat bravo e madhe per shtetin

    4. Articoka says:

      Ai bode qorri ai eshte i pare qe duhet mbas hekurave se ju kane pire gjakun shqipetareve ?

    5. Roja says:

      O Sale hajdut i modh paske qen mer jahu, po te jesh burr ishe dorzu vete tashi se mund ta bojn zemren e gure e te ulin vitet e denimit nga 70 ne 50 vjet ?

    6. Avniu says:

      O sali o hajdut paret tona ku i ke fut :/ BQ!

  2. ismeti says:

    po pse keta e jo kupollen e krimit fashistin sali e lul berishoviqin

  3. Liridon says:

    Sekuestrim pronash,gjyqi te transmetohet ne kohe reale,tu hiqet e drejta per dy breza te punojne ne administraten shteterore.

  4. iliri says:

    Edhe keta mund te jene, por Mafia e vjedhjes me tvsh-ne ka dy emra. Njeri quhet Dalip Sahitaj dhe tjetra Hava Muçollari. Per kete te fundit thuhet se eshte me arrest shpie po askund nuk del akoma emri i mafiozit tullac Dalip Sahitaj qe ushtronin aktivitetin e tyre ne nje zyre ne katin e dyte perballe pallatit me shigjeta ne TR.

  5. Dr.prof.Xhirja prej Sauku says:

    Shumica e bisnesmeneve serioze e dine qe per te perfituar rimbursimin e TVSH duhet te presin ngandonjehere me vite dhe te lene lesht e kokes duke paguar ryshvete poshte e lart. Si mund te rimbursohet nje shume kaq e madhe lekesh ne nje kohe rekord pa urdherin direkt te Ridvan Bodes?. Ky njeri i piste duhet te arestohet menjehere dhe ti sekuestrohet pasurija. Kur te dale nga burgu te cohet te banoje ne kasollen e dhive te tij ne Rakicke.

  6. ibrahim. says:

    Me kushte se dalin te gjithe socialiste-ndryshe si u bene 35 miljoner deputert.po sa televizionet kane e gazeta si i fituan.

  7. ilirjani says:

    Prokuroria duhet te arrestoje dhe punonjesit e Drejtorive Tatimore qe kryen kalimet e shumave fiktive, pasi asnje kalim per TVSH nuk behet pa miratim te tyre. Pastaj do te shikohet se si dalin edhe ata pjestare te vjedhjes gjigande.Dhe nuk kan pse shkojne ne Gjykata pse i hoqen nga puna dhe ne vend te tyre futen njerez te ndershem e te aresimuar. Eshte e thjeshte per ti zbuluar ato maskarenje te felliqur ( te cilet hiqen si patriote) po te duan: – 1. Emrat e punonjesve te TVSH ne drejtorite perkatese te dhjeteviteve te fundit ku kan kaluar keto dok., 2.Ne cfar shtepie banojne dhe komoditeti, 3.Sa udhetime kane jashte, 4.Sa llogari kursimi kane bashkeshortet ose femijte e tyre. Dhe nuk mendoj se lepuri eshte me larg…. Pastaj dihet se nga e kan burimin. Ok. kush don te punoje ! Ne te kunderten thoshte dikur nje Person “Rreh uje ne havan”. Ne keto momente per shtetin Shqiptar dhe Qeverine shtrohet ceshtja te punohet apo te dorezohet. Keto jane probleme qe shtypi ( edhe Z. Mero Baze ) duhet te merret me shume me to, jo me gjera vogelsira koti pa bereqet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje