Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e tij të fundit disa vendime dhe p/ligje.
Qeveria përcakton rregullat për organizimin dhe funksionimin e Agjenisë Kombëtare të Mjedisit dhe të Agjenive Rajonale të Mjedisit. Sipas vendimit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) është institucion qendror publik në varësi të ministrit përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit.
AKM-ja ushtron funksionet e ngarkuara nga ligjet “Për mbrojtjen e mjedisit”, “Për lejet e mjedisit”, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, ky vendim dhe çdo akt ligjor dhe nënligjor, i posaçëm. Në vendim përcaktohet se AKM-ja ka pavarësi në marrjen e vendimeve dhe ushtrimin e funksioneve të saj. AKM-ja ushtron juridiksionin e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, përmes zyrës së saj qendrore dhe agjencive rajonale të mjedisit (ARM). AKM-ja, përmes zyrës qendrore dhe ARM-ve, kryen funksione rregullatore për lejet e mjedisit në përputhje me dispozitat e legjislacionit përkatës; monitoron dhe vlerëson gjendjen e mjedisit dhe përgatit Programin Kombëtar për Monitorimin e Mjedisit; përgatit dhe publikon raportin për gjendjen e mjedisit dhe botime të tjera që kanë lidhje me mjedisin; kryen kërkime shkencore që lidhen me mjedisin ose kërkime të tjera për zhvillimin e teknologjisë dhe inovacionin etj. Agjencitë rajonale të mjedisit, brenda kompetencave që iu njeh ligji, japin lejen e mjedisit të tipit “C”, sipas përcaktimeve në ligjin nr.10431, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”. Po kështu mbajnë dhe përditësojnë regjistrin me të dhëna për instalimet e kategorisë “C”, që ndodhen brenda territorit ku shtrihet fusha e kompetencave të tyre.
Një tjetër vendim i miratuar në mbledhjen e Qeverisë ishte ai për krijimin dhe mënyrën e organizimit e të funksionimit të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave.
ISHMPU-ja ka për mision garantimin e respektimit të kërkesave ligjore në fushën e mbrojtjes së mjedisit, pyjeve dhe ujërave, është përgjegjëse për të gjitha funksionet e inspektimit në fushën përkatëse në përputhje me përgjegjësitë e ministrisë përgjegjëse për mjedisin, ujërat dhe pyjet.
Gjithashtu ISHMPU-ja është përgjegjëse për çdo funksion apo kompetencë tjetër të përcaktuar nga legjislacioni në fuqi për inspektoratin shtetëror që mbulon fushën e mjedisit. Sipas vendimit,
ISHMPU-ja organizohet në dy nivele: në atë qendror dhe rajonal ku këto të fundit janë për çdo rajon të vendit.
Në një tjetër vendim, Qeveria i ka kaluar në administrim Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave fondin e tokës bujqësore me sipërfaqe 18 076 ha të ish – ndërmarrjeve bujqësore dhe ish – institucioneve kërkimore – shkencore të kësaj ministrie, e cila aktualisht është në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Sipërfaqet e tokave bujqësore, do të administrohen sipas ligjit nr.8318, datë 1.4.1988, “Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore”, të ndryshuar, ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik/privat”, dhe vendimit nr.460, datë 22.5.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe procedurave të dhënies me qira të tokave bujqësore në pronësi të shtetit”.
Qeveria ka miratuar gjithashtu kalimin në përgjegjësi administrimi të mjediseve, nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile dhe Komiteti Shtetëror i Minoriteteve te Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, sipas planimetrive bashkëlidhur këtij vendimi, për t’u përdorur si mjedise pune nga kjo ministri.
Po kështu është miratuar kalendari i menaxhimit të shpenzimeve publike për vitin 2014, si dhe kuadri makroekonomik e fiskal për periudhën 2015 – 2017, sipas lidhjes nr.1, “Treguesit kryesorë makroekonomikë”, dhe lidhjeve nr.2/1 e nr. 2/2, “Treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar”, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
Kjo eshte qeveria qe shqipetaret kane pritur. Me te veretete qe gjendja nuk eshte e mire sepse ajo gjeti nje shtet te mbaruar dhe te mbytur ne borxhe. prandaj ne duhet te kemi durim sepse kjo qeveri do te beje shume gjera te mira per te gjithe shqipetaret.
Vendime qe jane te gjitha ne te mire te shqipetareve dhe ne permiresimin e gjendjes ekonomike. Punet e mira vijne avash avash.
Shpresojme qe me keto kompetenca te reja qe ka ministria e arsimit te ndalet prerja e pyjeve pa kriter.
eshte qeveria qe ne besojme e qe populli e votoi masivisht. Ju lumte, eshte gjithecka duhet per kete vend
kemi besim sepse gjithcka eshte premtuar po behet realitet. Saliu dele bertet sic e ka per zakon i marri, por kjo te mos e shqetesoje Ramen, kjo eshte lengate prej te vdekuri
me ne fund po behet dicka me vlere per shqiperin.
pro shqiperise jeshile boll ndertimeve edhe cpyllzimit te shqiperise.
Bravo, sinqerisht pro mirtaimit! Nje pergjegjesi e madhe ju pret!
Bravo koment i drejte dhe me konsistence!
Bravo 1000 here! Vendime te drejta ne kohe reale, pergjegjesi te medha tregues pozitive!
Me vjen mire qe gjer tani qeveria po ben nje pune korrekte e te sakte sa i perket asaj qe quhet program e zotim. Urime, kemi besim
rilindja erdhi si pa pritur si pa dukur po vjen ne cdo cep te shqiperise.
Krenare per kete qeveri qe po punon per nje vend sa me te mire,per nje shqiperi te denje per ne
Krenare per Zyrtaret ne pushtet!
e bukur e pa pare kjo qe po i behet shqiperise jeshile gjithandje.
fryma qe i duhej ketij vendi. fryma qe i duhej per te rilindur nga ajo humner qe kishte ren nga sali berisah.
Miratime te drejta ne sherbim te te gjitheve!
Qeveria qe po udheheq duke pasur primare interesat kombetare …SUKSESE