Shqipëri-Japoni, intensifikim për bashkëpunimin ekonomik

29 Janar 2014, 14:36Politika TEMA

Shqipëria dhe Japonia duhet të intensifikojnë bashkëpunimin ekonomik në fusha prioritare si energjia, turizmi, bujqësia dhe infrastruktura. Kështu u shpreh Kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjatë takimit të zhvilluar me Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri (Rezident në Romë) Masaharu Kohno.  Meta bëri një vlerësim të veçantë për mbështetjen e Japonisë gjatë  viteve të fundit, përmes aktivitetit të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunimin Ndërkombëtar (JICA), duke theksuar se Japonia përfaqëson një vend me rëndësi të veçantë për Shqipërinë dhe se investitorët japonezë janë të mirëpritur në Shqipëri.

Ambasadori i  Japonisë shprehu mirënjohjen e tij për punën e bërë në drejtim të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe shprehu vullnetin për të zgjeruar bashkëpunimin ndër-parlamentar përmes shkëmbimit të vizitave të grupeve reciproke të miqësisë dhe në nivel Kryetarësh. Kryetari i Kuvendit Meta dhe Ambasadori i Japonisë Masaharu ndanë bindjen se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet konkretizuar më tej në kuadër të intensifikimit të shkëmbimeve ekonomike, inkurajimit të investimeve japoneze në Shqipëri, si dhe në drejtim të mbështetjes reciproke në organizatat ndërkombëtare.

11 komente në “Shqipëri-Japoni, intensifikim për bashkëpunimin ekonomik”

  1. genci says:

    ishallah vine e investojne ?

  2. ---- says:

    Mos trego gje per bllokun Muti Ilir Meta!!!!!

  3. Aba says:

    Pse jo nje partner strategjik ?!Frymezim Rilindas!

  4. Gezimi says:

    Mendoj se jane vetem dokrra, pasi pervoja jone kete tregon!

  5. Aristidhi says:

    Te vendosesh marrdhenie me Japonine eshte fatmiresi. Japonezet jane realisht popull i bekuar (e them kete sepse kam banuar ne ate vend dhe e njoh mire ate civilacion te vecante dhe me vlera kolosale). Zoti ju ndricofte mendjen drejtuesve te shtetit shqiptar per kete tentative. Vetem ky qe ka takuar ambasadorin Japonez asht ai i 700 -shit qe u ba sebep te ikin nje grup japonezesh qe punonte per projektin e sistemimit te ujrave te zeza te tiranes. Keto lloj si ky kalif i korrupsionit nuk iu a hedh dot japonezeve inteligjente.

  6. Obergruppenfuhrer says:

    Japonezet jane nje popull me edukate dhe kulture te vecante. Jane nje popull i shkelqyer nga te gjitha drejtimet. Qeveria shqiptare duhet te beje cmos te terheqi sa me shume investitore japoneze. Bashkepunimi me Japonine vetem te mira n’a sjell.

  7. altin goxhaj says:

    Po ne fo investojme ne japoni?
    Kushedi sa do perfitojne japonezet nga ky bashkepunim?

  8. Korabi says:

    Ku te investojne ata ne Shqiperi e? E imagjinoni nje investitor japonez qe punon si milingone 16 ore ne dite, me punonjes shqiptare qe ose vijne verdalle si pordha neper breke, ose pine kafe, ose e shtyjne kohen duke shkuar ne banjo etj etj ? Ai ben hara-kiri me wakizashin e gjyshit brenda javes. Po thuaj te vije ndonje investitor Italian dhe mundesisht nga Roma e poshte, mire jemi ne.

    1. Pelasgian says:

      hajt o Korab mos duken Japonezt si jashtokesor se dikur u bashin shaka me mallrat ” Made in Japan ” sikur sot me ato Made in China .

      Italiant bajne ma shume ore pune se Gjermant , sidomos Italiant e veriut por Gjermant jan ma te organizum dhe ne fund produkti gjerman del ma i mire se ai Italian . Edhe Japonezt dikur prodhonin mallra te cilesise ulte dhe avash avash ja arriten te behen ata qe jan sot .

      Ne duhet vec me msu prej ktyne !

  9. NjeQytetarOptimist says:

    Duhet te bejme shume per te inkurajuar investimet Japoneze..Eshte nje popull I kulturuar dhe plot eksperience ne cdo sektor..Shpresoj tu jipet mundesia per koncensione serioze..

  10. veron dibra says:

    Do zoti punesojne te ri se,ne te vjetrit,nuk bejme as per sapun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje