Reforma Territoriale/ Basha udhëzon drejtuesit vendorë: Nisni konsultimet me qytetarët

30 Janar 2014, 12:59Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i kërkon të zgjedhurve vendorë që të nisin konsultimet me qytetarët në lidhje me reformën administrativo-territoriale.

Ndërsa akuzoi mazhorancën se po i vë shkelmin marrjes së statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian, Basha theksoi se Qeveria nuk mund të miratojë një reformë të tillë jo vetëm pa konsensusin e opozitës, por edhe pa një konsultim të gjerë me qytetarët.

“Dua të ndalem në propozimet për të ashtëquajturën reformë territoriale, ku qëndrimi i opozitës është i qartë. Reforma territoriale që është reformë elektorale, që është dhe reformë qendrore nuk mund të hedhë asnjë hap përpara pa rivendosur konsensusin e plotë në çdo hallkë të vendimmarrjes midis mazhorancës dhe opozitës. Kjo është një vlerë tashmë e ndërtuar dhe tjetërsimi do të përbëjë dhe shkelmin e fundit që i jepet standardit të fundit. Është vendimi për statusin e vendit kandidat.

Sot nga pikëpamja e bashkisë më të madhe në vend, dhe vendorëve dua t’i përcjell një mesazh tjetër qeverisë Rama-Meta. Jo vetëm konsensusi me opozitën por edhe konsensusi i gjerë qytetar  përmes konsultimit, transparencës , gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies është kusht i domosdoshëm dhe kushtetues për të ecur përpara me këtë reformë. Asnjë reformë nuk mund të ketë dhe nuk mund të tjetërsohet përmes një reforme ilegjitime pa dëgjuar zërin e qytetarëve dhe qytetareve të saj. Për këtë së shpejti do të nisim tur të tërë konsultimi me këshilltarë të majtë e të djathtë me qytetarët që kanë dhe do kenë të drejtë sovrane për të vendosur mbi cdo ndarje dhe bashkimi territorial mbi territorin e kësaj Republike”, theksoi Basha.

Në një takim me të zgjedhurit vendorë të Partisë Demokratike, Basha gjithashtu u ndal tek situata e rendit dhe sigurisë, për të cilën tha se kjo gjendja ka ardhur si pasojë e uzurpimit të policisë së shtetit me militantë partiak.

“Krimi i organizuar po godet haptazi qytetarët, biznesmenët, zyrtarët madje edhe komisariatet dhe po godet brenda oborreve të shkollave të fëmijëve tanë. Kjo situatë është produkt i kapitullimit të policisë përballë krimit. Jo si përgjegjësi të atyre mijëra të policisë së shtetit por si rezultat i një vullneti të mbrapshtë politik që policinë e shikon si një domen të pushtetit që duhet komanduar dhe duhet të vihet në funksion të pushtetit dhe jo të qytetarëve. Kjo ka ardhur si rezultat i uzurpimit të policë me militantë politik, rikthimi i personave të larguar nga vetë zyrtarët socialistë dhe keqpërdorimi i policisë, i janë disa nga shkaqet e zhbërjes së efektivititetit të punës së policisë. Shfajësimet në këtë drejtim vetëm na dëshpërojnë sepse janë treguesi i qartë që nuk kanë asnjë vizion por kërkojnë të lajnë duart nga kjo situatë”, tha Basha.

Gjithashtu në emër të të zgjedhurëve vendorë, kreu demokrat kërkoi nga zyrtarët e Policisë së Shtetit të mos i nënshtrohen presioneve politike por të punojnë për ruajtjen e rendit publik për qytetarët.

“Në emër të të zgjedhurve dua të bëj një apel ndaj zyrtarëve të policisë, dua t`ju them që në punën e tyre ka vështirësi për shkak të një presioni të paprecedentë politik dhe në detyrën e tyre në mes të kësaj katraure nuk janë vetëm. Ne si pushtet vendor vendosim interesin e qytetarëve tanë dhe do të vazhdojmë t’i japim gjithë mbështetjen tonë. Ne e dimë që s`ka asgjë më të çmuar sesa paqja sociale, ndaj mos u trembni dhe mos u tërhiqni, zbatoni ligjin. Viroza politike që ka kapur shtetin nuk është e përhershme por mund të bëhet shumë shpejt e djeshme. Mos u nënshtroni presionit politik. Bashkëpunoni me të zgjedhurit vendor, bashkëpunoni me qytetarët”, theksoi Basha.

14 komente në “Reforma Territoriale/ Basha udhëzon drejtuesit vendorë: Nisni konsultimet me qytetarët”

  1. Velva says:

    opozite regresive.. keta jane per te ngrene fara

    1. Mandi nishtulles says:

      Opozite leshi ? Opozita me e degjeneruar ne gjith boten: TURP!!

    2. Korca lalke says:

      O lushke po c thuaa oo?? Temen e semes po ju i vrate njerzit ne mes te veenditt :/ Njerzit e hoqen Salken ne qershor o fare e shuar, juve s duhet t’ju degjohet zeri fare me ato qe i bete ketij vendi. Na rrenuat fare

    3. Devolli Channel says:

      O luli vocerr po kujdes kto dite se do keni ndonje problem me tritolin e do shpertheni vete ? Opozite mortje ?

  2. Genti says:

    Ik more njeri i ulet, Basha ben mire ta lere opoziten nuk di tjaa dale mbane

  3. Kriminel duhet ti jepesh gjykates lart per krimet qe ke bere ne 21 Janar ku urdherove vrasjen e 4 shqiptareve dhe 100-ra Miljonat ne rrugen durres kukes ,ne marreveshje me mafien amerikano-turke Bechtel.
    Mos kujtoni se do kaloni palagur ne kte bote kurr me .ke per tu pergjigje per gjithcka edhe per kontratat e fshehta te armeve me Gaddafin edhe
    firmen e hedhur per dhurimin e teritorit Detar Shqiptare Greqise o kurv bir kurve i paatdhe .

  4. _simona_ says:

    esht shume per te qeshur kur degjon se si kryetari i bashkise lulzim basha kerkon qe shqiperia te futet ne BE me ate gjendje qe ata e lane vendin. do pak kohe qe vendit ti kthehet oksigjeni i mohuar. mos prisni qe gjithcka te behet ne pak muaj.

  5. arsen says:

    Nuk eshte shkelmi i fundit per konsensus, por eshte grushti i fundit qe duhet te marresh ti KOP-ist i Sali gerdalles
    Reforma do behet dhe nese jeni kaq te fort dhe nese e doni PD-ne te forte, synoni te beni per vehte elektoratin nga Konoispoli ne Vermosh,,,,, mos kuni me shpresa ke Fushkruja, Laci Kamza dhe komunat me 200 banore!
    Plehra!

  6. _endi_ says:

    a ka pare tv kohet e fundit basha? a e ka pare qe policia po ben nje pune shume te mire me kapjen e nje sere kriminelesh. si mund te flasi opozita per venie tritoli kur ata i vene vet ato per te njollosur qeverine e re. por qe heret ose vone drejtesia do te dal ne pah

  7. shpatar says:

    Si mund tja ndricojme mendjen Bashes? Ka marre dhe merre cdo dite keshilla por mendja nuk i ndryshon.Sigurishte kur i jep besen bac Saliut si verior qe jane zorre se ky Basha do ndryshoje.
    Ne keto rrethana opozite nuk ka dhe mos u mundoni qe Parlamenti te funksjonoje nga te dy krahet. Vetem nese Meta i shet disa deputetet Bashes mund te kemi nje opozite qe Rama te mendohet mire kur te marri nisma te tilla. Nese Meta nuk shket ,per te cilen nuk i ve duarte ne zjarre ,Basha duhet te beje llogari arithmetike e jo bojkot te reformave.
    Kjo gjendje deputetesh ne Parlamente duhet te ndryshoje per mire e jo ti biesh murit te votave me koke sic po bejne deri tani te Pd.Nuk i ve faje Rames por popullit qe i shkaktoje kete humbje te thelle te Djathtes. Duke mos patur kulture demokratike shkojme nga nje ekstrem ne tjetrine me shprese per te ndryshuar .
    Sjelljet e Bashes e te Pd ne pergjithsi jane shenja qe kjo force do te qendroje ne istikamin e kultures qe mbolli Sali Berisha.Politika shqiptare u ngjane situatave te shekujve te me parshem; ku ne Amerike luftonte Veriu me Jugun per sundim .Eshte nje kulture qeverisje qe tani nuk ka vlera aplikimi por studimi.Per rrjedhoje ne do te mbetemi perseri ne nje udhekryqe qe per fate te keq nuk zgjidhet me format e se shkuares por me kulturen e pranimit te humbjes.
    Pamvarsishte se Saliu pranoje humbjen defakto veprimet e tije dhe te pd jane mospajtuese.Vet me budadallekut e nje Kryenocke ka deklaruar se Ramen do ta gjeje si Papandreun e Greqise . Duke shpresuar tek situatat e qellimshme ekonomike qe la pret qe Rama te jap dorheqje sic dha Papandreu. Sala i ka bere kete radhe llogarite keq.Harroje qe perballe nuk ka Nano -Katovicen por nje brez te rinjesh qe si lidh fare me marifetet e se shkuares .Nuk po e kupton Berisha.
    Rama, edhe pse kohet e fundit jane shtuar aktet kriminale, nuk po prononcohet ashper e te cfaqet i tronditur .Thote me vete :Jepi jepi.Ketu me ke hipur e nuk kam per te te zbritur me. Minjte nje nga nje do te bien vete ne carqe.
    Ky kabinet edhe pse eshte kritikuar ka nje ane shume pozitive.Jane te rinje e te nderthureur mire qe nuk mposhten nga Tritoli.Nuk vuajne per karrike mandat pas mandatit qe te llomotisin ne Parlament pa marre pergjegjsit e nje perfaqsuesi populli.Nuk shohin refatin e te mendojne per forma te rrushfetit sic kane bere te paret. Mos qenja deputet eshte shume reale per kushtet e Shqiperise.O do triumfoje profesjonalizmi ose do mbetemi tere jeten bishtmiu.
    Keto qe shkrova jane per ty O Bash burri.Jepuni doren shqiptarve Veri e Jug te eci Shqiperia per te miren tone te perbashket.Nuk them te ulni koken e te mos beni gje por te mbani qendrim dashamires edhe kur punet nuk shkojne mire.Cirreni e bertisni sikur eshte trgu i zarzavateve e jo Kuvendi i burrave te mencur qe ka zgjedhur populli.Mos e lini Shqiperine ne duar te tjera se do ta paguajme shtrenjte nese Evropa detyrohet te na lidhi nga pas .Pa shihni se cpo ndodh me shtetet qe ju lidhen si bishte miu.Hapi syte se ne i shohim dhe trembemi po ndodhi kjo dhe me ne.

  8. Kush do te ndryshoje teritori keta injorat qe zgjidhen krytar komunash se jane te forte dhe marrin fonde per te blere makina per vete dhe familjaret jo qe duhe te shkurtohen komuna por dhe qetete si psh qeyte Divjaka dhe shume te tjere qe kane qene fshatra dhe fshatra jane po per interesa te politikes u kthyen ne qetete duke punesua administrate te fryra qe rendijne ne kurriz te gjithe shoqerise.Mazhoranca te mos pyes fare per Lulushin dhe partin qe perfaqeson se prandaj populli votoje ne sistem propocional me 84 depoutet mazhorancen se po te ishte sistem mazhoritar vetem 10 deputet do merrnin keta palaco po te beje te gjitha reformat si ne territor dhe ne gjykata qe te shpetojme nga keta Visho Ajazat me shoke.

  9. Gezim korcari says:

    O lulush po si s’te vjen turp nga vetja more zar i felliqur ?

  10. yqmet says:

    po q e eka neterezi ky ne nje brim i bie fyellit. ik o berish i 2

  11. LUL- DROG -BASHA says:

    per sa kohe asht vrasesi i 21 janarit i lire keshtu ban ai zagar mafiozi i ekstrremit te djathte smerlapi luli turpin e ka hanger qe ne 2011 kur futi kriminelet me vjedh zgjedhjet ne tirane dhe kur dha urdher te vriten 4 veta ne bulevard zoti te marroft o dobiçi i sales

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje