Rama me sipërmarrësit italianë: Kapanone ose baza ushtarake me qira 1 euro

31 Janar 2014, 19:09Politika TEMA

Shqipëria është gati të mirëpresë sipërmarrjet italiane duke u dhënë me qira të përjetshme hapësira me vlerë një euro, deklaroi Kryeministri Edi Rama në një takim me sipërmarrësit, në filialin italian të kompanisë gjermane “Bosch” në Milano.

“Jemi gati të mirëpresim sipërmarrësit duke u vënë në dispozicion struktura ekzistuese si kapanone apo baza ushtarake, me qira një euro pavarësisht nga metrat katrorë me kontrata të përjetshme”, shpjegoi Rama duke nënvizuar se Shqipëria ka nevojë për të zhvilluar sektorin privat dhe për të krijuar vende të reja pune.

Për këtë çështje, Kreu i Qeverisë shqiptare ndodhet në Milano, etapa e tretë e turit të tij italian me qëllim thithjen e investimeve.

“Kemi disa kërkesa nga sipërmarrësit, sidomos nga ata që kanë fabrika, por edhe nga sipërmarrësit puljezë të energjisë së rinovueshme”, theksoi Rama.

“Kompania ‘Bosch’ duhet të hapë një qendër formimi profesional në Tiranë”, u shpreh ai.

Ndërkohë në një intervistë për gazetën italiane Republicca, Kryeministri Rama shprehet optimist për thithjen e investimeve italianë, pasi Shqipëria ofron mundësi të mëdha për bizneset.

Rama thekson se në Shqipëri ka shumë kompani apo investitorë italianë që kanë nisur investimet që nga ndryshimet demokratike në vendin tonë, por i cilëson ato të pamjaftueshme.

“Ne jemi duke punuar edhe me vendet e tjera, por qëllimi ynë është Italia, për shkak të afërsisë gjeografike dhe lidhjeve të ngushta mes dy vendeve”, shprehet Kryeministri shqiptar.

Sipas tij, interesimin më të madh e kanë treguar kompanitë që operojnë në fushën e hidro-energjisë, pasi Shqipëria është vendi më i pasur me ujë në Europë, pas Norvegjisë.

Një tjetër fushë me interes, sipas Kreut të Qeverisë shqiptare, është turizmi, duke vlerësuar në këtë aspekt mundësitë që ofron bregdeti shqiptar.

Po kështu, bujqësia dhe infrastruktura vlerësohen si fusha me interes për investitorët italianë.

“Bujqësia jonë është e pazhvilluar, por me pasuri të mëdha për t’u shfrytëzuar. Po kështu kemi një bregdet të mrekullueshëm, por ende të pazhvilluar”, thekson Rama.

I pyetur mbi hapat që do të ndjekë Shqipëria për t’u afruar me Bashkimin Europian, Rama thekson se “ne do të shkojmë përpara me agjendën tonë të reformave, luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi, korrupsionit, reforma administrative dhe reformat strukturore të nevojshme për hyrjen në BE”.

Korrupsionin, Kryeministri Rama, e cilëson si burimin e fenomeneve negative.

Gjatë ditës së shtunë pritet që Kryeministri Rama të bëjë një vizitë në Institutin European të Onkologjisë, ku do të takohet me themeluesin e tij Umberto Veronesi.

Bëhet me dije se kryeministri  Rama ka ndërmarrë iniciativën për të promovuar strategji në parandalimin e sëmundjeve tumorale, mbi të gjitha përsa i përket botës femërore dhe për të favorizuar evolucionin e cilësisë së strukturave sanitare, falë bashkëpunimeve me qendrat e ekselencës ndërkombëtare.

Në axhendën e Kryeministrit parashikohet të zhvillohet edhe një takim në ndërmarrjen Assolombarda.

Më herët kreu i ekzekutivit shqiptar, në një intervistë për agjencinë e lajmeve ANSA, u shpreh se “Shqipëria mund të jetë një horizont i ri për investimet italiane”.

Po ashtu, po në këtë intervistë, Kryeministri Rama tha se “do të përqëndrohemi për të nisur investime që krijojnë vende pune, si në sektorin e prodhimit, bujqësisë dhe turizmit”.

88 komente në “Rama me sipërmarrësit italianë: Kapanone ose baza ushtarake me qira 1 euro”

    1. Flogerti says:

      Bravo. Shprese per me shume investime e vende pune. Rritje mireqenie e jo shitje serbeve sic bente sali ziu

      1. astriti says:

        Kto politika ndiqen per te miren e shqiperise per rritjjen ekonomike jo per groposjen e ekonomis. bravo edhe pse ne 4 muaj po i hapni nje faqe te re kombit tone.

        1. Muca says:

          Epo ky paska qene per kete vend. ME ne fund po bna sjell pakez arome perendimi ne gjithcka ben. Ka shprese per investitoret e kedo. Rama, FALEMINDERIT

          1. Sajmir Tahiri says:

            Fajin. E paska pas – saliu qe shpiku shqiperine 1 euro. Po nuk vjen njeri kur rrit taksat, ve tritolin dhe prish koncesionet sepse askush nuk ka siguri

        2. Publiku says:

          Hera e pare qe nje kryeminister takon njerez konkret ne vendet fqinje, jo ne konferenca me homologet dhe vetem aq por ky kryeminister po takon kompanite per ti ftuar ne shqiperi.
          Me vjen mire qe ky kryeminister flet aq bukur per shqiperine hallall voten qe ta kam dhen, e kam vendosur qe tani voten time ne vitet 2015 dhe 2017. Ti e mertion, nuk uleret, bind hallall.

        3. anonim says:

          e keshtu tha dhe saliu ne 2006 per 1 euro po e pame ku shkuam.

      2. deni says:

        Kto politika ndiqen per te miren e shqiperise per rritjjen ekonomike jo per groposjen e ekonomis. bravo edhe pse ne 4 muaj po i hapni nje faqe te re kombit tone.

        1. alfred says:

          Shqiperia nje Euro Shqiperia e e ekonomise se lulzuar , ja vle qe kemi nje qeveri qe mendon per interesat e popullit edhe jo per xhepat e qeveritarve. Kjo eshte #rilindje.

          1. Makarona me salce says:

            Ca po na degjeneron me keta pepinot se boll na kane kthy ne koloni o fyll i gjate, mos u bo mo legen nga ai qe iku, se po na ktheni ne bordello fare.

      3. boooo qr. perfundimisht nuk beheni me. jeni mall i skaduar.

      4. Shqiptari, Itali says:

        Te lumtë Z. Rama, me ketë ftesë mund te ofrosh sa me shumë investimë të huaja.

        Kemi nevojë per investimë të huaja qe te hapen vende punë.

        1. u provua kjo metode nga berisha dhe nuk rezultoi efektive. mire me berishen e hengren ca se ishte fillimi por tani me ramen se ha me kush pasi e provuan njehere.

        2. ulsi memaj says:

          Une besoj se keto nisma jane te mira sepse shoh qe po behet shtet me se fundmi ne kete vend. Urime Rames per punen e deri tanishme e uroj te vijoje sic e ka nis

          1. sic e ka nis? me arme kimike, shitje lumenjsh, rritje taksash, rritje cmimesh, bllokim rritje rrogash per 3 vite? oh tani e kuptova. je si un dhe ti e i urren qelbesirat dhe deshiron qe rama te vazhdoje kete politike shkaterruese. ; )

          2. Iliri says:

            Jemi besimplote per punen e mire qe ka si qellim te beje kjo qeveri. JAm i bindur se keo gjera kerkojne vullnet e deshire qe saliu se kishte

        3. gega says:

          Ore ti 1 milion qelbesirat je mire nga trute e kokes ti? Saliu e beri Baterdine duke bere gjemen ne monopole. PAstaj cdo investitor qe vinte i jepte 20% Argites e XEnit more. Kaq shpejt harrove

        4. Aleksander says:

          Po lo so hape, vende pune. Ne shqkperi ja mundesi te hapen me minra vende pune. Pore para nuk ein. E dyta mendojne per te vjedhur e treta jan edhe injorant edhe arrogant

      5. xhixhi says:

        Hallall bob. Ashtu vazhdo te sjellesh pare ne shqiperi e mileti te punoje. Leri te gjitha keta banalet menjane e vazhdo sic je.. ka lezet

      6. Ilma says:

        Je i madh o ed rama, eshte vertete ajo qe i duhet ketij vendi per te bere hapa paraa. kemi shume besim tek ju, pasi jeni serioze

      7. Epiriiiii says:

        Shqiperia 1 Euro……… Ishte ide Koti Berishjane, tani po RiCiklohet nga Rama. Investitoret nuk i vret Qeraja e Kapanoneve or Burdallenj. Investitori kerkon Situate te Qete Politike, Konkurrence te Ndershme pa Favorizime te “dikujt” Burim Energjie te Siguruar dhe Jo te Stilit KESH CEZ. dhe Taksim te Ndershem pA Burrokratsira. Keto jane Kushte Optimale qe kerkon 1 Investitor dhe Jo Shqiperia 1 Euro.

        1. anonim says:

          + kesaj te huajt duan dhe gjykate ku te zgjidhin mosmarrveshjet nqs do kete.

      8. Sokrati says:

        ka rene dhe siguria nuk te vjen kush edhe ne ja fal kapanonin e Anetes

    2. edvin hasani says:

      intervista e plote e kryeministrit edi rama per la republica.
      me ne fund e beri zgjedhjen e duhur ky rama. syte nga perendimi. ja se cfare thote ky i uruari me ne fund

    3. Glad I left Albania! UK says:

      Bravo!!! Vende te reja pune ,,,po fundja fare 1 Eurome shume se qeveria hajdute qe na la.

    4. pjeter mustakuqi says:

      pleher!!!

      1. pjeter mustakuqi says:

        pleher,e kam fjalen per nje milion qelbesirat!

    5. Andi says:

      Kjo eshte cmenduri dhe shitje e vendit. Si mund tu japesh per nje euro te huajve per nje euro token e vendit tend. Edi mos u be si Berisha. Kjo eshte tradheti kombetare dhe dhenia falas e pronave te popullit one. Edhe pse une e kam pershendetur fitoren tuaj kjo qe degjij, nese eshte evertete, eshte tradheti kombetare. Edhe sikur nga nje veze te arte te benin ata italiane ne dite nuk e meritojne te marrin pronat e vendit per ate shume. E kuptojme qe jeni te deshperuar per investime por kjo nuk eshte rruga. Ngriheni dinjitetin e vendit dhe mos e ulni ne kete nivel. Kujdo qe ti thuash po ta jap me nje euro per gjithe jeten do te dyshoje qe ka dicka pas kesaj. Une them kjo eshte cmenduri shqiptare dhe tradheti kombetare. Mos bjer ne kurthe te atyre qe ta kane sugjeruar.

    6. Fatmir says:

      nuk jeni bere akoma 1 milion qelbesira,jeni aty ke 847680 debila qe i shkoni mbrapa atij MORTJES (shiko FB e bac mortjes)………….

    7. Admirues says:

      ahahahah…nuk behen njerez 1 milion qelbesirat, jo me 1 euro po edhe tua japi falas ky llozi

      Llozi i ofron me 1 euro perjet kapanone…ore lloz, po pse me ju do merren italianet gjermanet etj?? po pse re lloz, gjith jeten do rrish aty ti?? kur te japin voten kta injorantet ty pse mos te besh si te doj trapi ty!!

    8. Genci says:

      Ore e kini idene se cfare mbeshtesini. Shikoni paragrafin e dyte te ketij artikulli

      Permendet KONTRATA TE PERJETSHMEme 1 EUR

      Po sikur per nje moment te jemi GABIM me kete ide brilante???

      Te c’besh gabimin me SKILET korporative, do te thote te paguash pas gjyqeve qe do te fitojne ne Gjykatat e Arbitrazhit ne EUROPE

      Mos u gezoni o QYQARE

      UNE nuk jam i djathte, dhe kam votuar per kete Qeveri, por qe te japesh Kontrata Te Perjetshme me duket se jemi te paret qe po eksperimentojme.

      Kjo Qeveri nuk e ka autorizimin nga votuesit te beje kete.

      Gjithashtu, heqja nga fondi i Komisionit te Kthimim te Pronave te mijra hektareve toke, per tu dhene me Qira tek ata qe Jane Ne Biznes, eshte me te futur.

      Thirrini mendjes.

      Ata qe kane do te kene. Ju do fitoni nje M

  1. gent says:

    po pse xhanem ! pse me ja fale token.

    1. dessa says:

      punesim punesim kjo eshte motoja e ksaj qeverie.
      #welldone

    2. helena says:

      Keto jane politikat e mira qe e afrojne investitorin e huaj e i japin frymemarrje ekonomise. Kemi besim te palekundur qe Rama sdo eljoje monopole e korrupsion. Bravo Rama

      1. zana says:

        JEpi Rama,. Zhduke monopolin e Fazllicit. JEpi jete ekonomise. te lumte, premtues

    3. alfred says:

      nukk po falet toka po krijohet mundesim per punsim mdihme per shqipatert nuk po falet asgje.

      1. yllka says:

        Yll je o EDI. Kemi besim se ekonomia do rritet e papunesia do bjeri me qeverisjen tende. Jemi krah teje e te mbeshtesim sepse rruga qe po ndjek eshte ajo qe ne besuam e besojme. SUksese

  2. tiku says:

    Nuk i afron ai 1€ investitoret, jane politikat fiskale, jane zonat e vecanta me taksim te ulet etj, kemi 8 vjet qe e pame shqiperine 1 € se cna solli

    1. Buda says:

      O tiko, po e beri monopol Saliu o plako, ja dha te gjitha Fazlliceve serbe e XEni merrte me Giten para rryshfet per cdo inevstitor,. Se ka fajin !Euroshi, por ai qe ben politikat e mira e jokorruptive

  3. Tarras Zhapkoqi says:

    ou, ca do me thene kjo, maskara, Pa me jep mua 5 kapanone se po i paguaj jo 1 euro por 2 euro secilin. Dashke tua japesh italianeve, Mi jep mua, maskara dhe te punesoj punetore shume me teper se italianet, Me duket se edhe ky Rama, qenka xhahil si Berisha!

  4. pa emer says:

    per te gjithe politikanet shqipetare, Shqiperia jone vlen 1 Euro… f.ck them all!

    1. u zgjua nga gjumi dhe nje rilindas tjeter. duhet te ishe zgjuar qe te armet kimike por me mire vone se kurre

  5. Cani says:

    1-shiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

  6. Desara says:

    Kjo eshte shpresa jone. Cdo dite e me teper kuptojme se robi qe do e beje kete vend. KEmi besim te madh tek ky njeri. Bravo Rama qe po ndjell investitore e jo serbet e saliut qe zaptuan vendin

    1. pa emer says:

      shpresa jone eshte vetem kur ti futemi punes per veten tone e me mend ne koke dhe mos te shesim perjetesisht token tone per nje euro!

  7. Kico says:

    A ka mundesi ndonje morr I kuq te me sjegoj ku eshte diferenca midis” kontratave te perjetshme dhe shitjes se detit”? Ky paska harru te marre ilacet sot ose ka marre me shume se cduhet nga ajo e bardha.

  8. Tajson says:

    Si nuk doli njiher Shqiptari shkret nga ai mentalitet inferioriteti mer lol.
    Bota e shet veten sa me shptrenjt te jet e mundur ne mebtem ne kufijt e Xerro rurove – ne 1 euro.
    Na ja, qeverria di mir c’ben .

  9. edvin hasani says:

    i ktheu me ne fund syte ky i uruari nga perendimi. ja se cfare thote rama per la republica.
    http://dielli.al/lajme.php?id=37145&k=71

  10. Tajson says:

    Si nuk doli njiher Shqiptari shkret nga ai mentalitet inferioriteti mer lol.
    Bota e shet veten sa me shptrenjt te jet e mundur ne mbetem ne kufijt e Xerro eurove – ne 1 euro.
    Na ja, qeverria di mir c’ben .

  11. United Kingdom says:

    Jam shume dakort me mendimin qe po ecen Edi Rama por Jo kaq posht “1-€” Cfare jemi ne Afganistans! Edi Rama, shiqiperia ka shume toka qe ju mund te ndertoni fabrika dhe te punsoni popullin shqiptar. Pse ti marim veshmbadhjet, ushqimet, lend ndertimi etc etc nga KINA kur ti ke mundesi te hapesh shume aktivitete ne shqiperi. Shqiperia eshte nje shtet shume i vogel dhe ka nevoj sa te ngrihet ne kembe se pastaj di te eci vet.

  12. kodoshi says:

    Rama sillet si Sala, e trajton Shqiperine sikur ia ka lene baba!

  13. Hm... says:

    Shume mire qe ftohen sipermarresit italiane. Por.. pse 1 euro, pse perjete? Prona shteterore eshte prone e gjithkujt ndaj dhe ftesat duhet te kene me shume dinjitet. Po te jene te interesuar, vijne dhe paguajne edhe qera tregu. Ulja e pazarit eshte karte deshperimi ndaj qeveria duhet te beje te interesuar biznesin e huaj dhe jo thjesht ta tundoje ate, me te tjera mekanizma me dinjitoze. Dhe po nuk deshen, ka plot peshq ne det nderkohe qe e mira e punes e do qe te nxitet kapitali MADE IN ALBANIA sepse mbetemi nje treg I vogel dhe saturohemi shpejt.

  14. --- says:

    Rama po na del nje kopjac i rendomte pa pike fantazie, sidoqofte kot qe lodhet se ne Austri dhe Zvicer ia kane bere me kohe keto oferta sipermarresve italiane.

  15. tetova says:

    nuk shkruhet qera por qira

    1. tirona says:

      Dashke dhe me qira ti pale !
      Ste vjen turp mo zuzar .
      C’jan kto qira qe kerkon, uo .

  16. Albi says:

    Ej, keta cunat qe komentojne ketu mesiguri jane propagandiste te paguar se nuk ka mundesi. Po a e harruat ca i kemi thene Berishes per fiks te njejten teori apo jo?!!!!

  17. bashkim says:

    Ky po ja kalon edhe Zogut: Ai me kontrata 100 vjecare, ky me te perjetshme. Si luajne me mall pa zot, ju lumte se nuk ka burra ky vend.

  18. olsi says:

    Po ketyre investitorve vendas dhe te huaj qe jane ketu komandant si do tu shkoje puna? Kane investuar miliona per te blere truallin,kane marre kredi neper banka dhe paguajne kredite dhe interest e keshtu kostoja e prodhimit ju del shume me e larte se e ketyre 1 euroshve. Kjo nuk eshte konkurence e lire por preference e lire. A do te kemi “qira te perjetshme falas” per vellezerit tuaj te “Cosa Nostres”?
    Po shkon me larg se ai qe te ka shkerdhyer gjyshen, Zogu, dhe qe yt ate e quante tradhetar qe shiti vendin tek Italia.

  19. Emigranti says:

    Bravo Rama,1 euro eshte shtrenjte bile.Kontrata te perjetshme nje euro,po i ka shkuar ndermend psh qe ato kapanonet italianet mund ti mbushin me plehra dhe te mos i japin kujt llogari se i kane ne perdorim me 1 euro.Ja u zgjidh edhe problemi i plehrave te Italise.
    Pastaj si mund te diskretitosh Investorin vendas psh qe per te njejten sip ndoshta paguan 10000 euro qera.Ekonomist ske ci thua.

  20. AHA says:

    Shume ide interesante ,nuk me pelqen emertimi sepse me kujton dicka tjeter ,nejse,kam nje kuriozitet e po e drejtoj si pyetje direkte pergjigjen e te ciles e pres nga kryeministri ,qote edhe indirekt ,nuk ka rendesi,rendesi ka te sqarohet:eshte menduar ndonje fare filtri per keta investues apo kush te vije te vije e cte behet le te behet?Po per ne ,qytetaret shqiptare me banim jashte a parashikohet ndonje lehtesi ne se vijme te investojme aty modestisht apo thjeshtimet vlejne vetem per qytetaret italiane?(dy pyetje pra)

  21. SOT says:

    QERA TE PERJETSHME,HAHAH ZERE SE JA KE FALUR,PO CJANE KETO IDIOTE MORE NGELEN DUKE SHITUR TOKAT SHQIPTARE ,SI SALA NE NJE KREH ASHTU DHE KY NE KRAHUN TJETER,PO PSE MORE BABA JUA KA LENE JUVE KETO TOKA QE I SHISNI E FALNISA NE NJE KRAH NE NJE TJETER.PO CVENDE PUNE MO DO HAPIN KETO.CJANE KETO IDIOTSIRA.

  22. bravo cuna says:

    gjithnje e me tej te cosh projektet e berishes. kjo me nje euro, filim i mbare. qofte per hajer. edhe kopja shitet sipas marketingut

  23. genta says:

    Kot e paskam share salen, paska lene ca asete; i hyne ne pune edit tani, posi jo, do te “thithe” investitoret e huaj; me pronat qe ja la trashegim KUSH????

    VAJ VATAN’ E MJERE MILETI

  24. Treviso says:

    Vendi ka shum nevoje per investimet e huaja dhe nuk e quaj gabim shprehjen e kryeministrit per nje Euro metrin katror. Kryeministri e din shume mire se nuk munde te dali mbi kushtetuten dhe mbi ligjet ne fuqi, por qellimi eshte qe te thithi sa me shume investitore te huaj.
    Nje keshille kisha per qeverine e re: Sa per energjine e rinovueshme le te kalojne edhe 2-3 vjet deri sa te mbarojne veprat e nisura. Energjia e rinovueshme duhet stimuluar nga buxheti i shtetit, por momenti per stimulim nuk eshte.Kur te pasurohet buxheti i shtetit hapen dhe tratativat per energjine e rinovueshme. Energjija e rinovueshme ne Shqiperi arrihet brenda nje pesvjeçari. Te vendoset ligji i energjise se rinovueshme per ndertimet e reja, gjithmone te stimuluar nga buxheti i shtetit deri ne 55% te shpenzimeve. Te vendoset dhe nje ligj per energjine e rinovueshme qe te mos bllokojne terene qe mundet te shfrytezohen per buqsi.

  25. nuri says:

    Cfare legeni ! Pasi shkoi tek hidrocentrali qe po ndertohej njesoj si Berisha kur erdhi ne pushtet 2005 tek fabrika e cimentos qe akuzoi Nanon, Rama kopjon Berishen edhe per Shqiperine 1 euro. Pas dashurise me Meten po fillon te dashurohet edhe me Berishen.

  26. jimi says:

    Edi! Nuk ve ne dyshim vizionin dhe inteligjencen tende, por oferta qe shpalose para pales italiane per dreq sepse me krijon nje lloj alergjie,
    sepse me ngjason shum me shprehjen e dikurshme te te mallkuarit para disa viteve!
    Une besoj se gjeja me e pa pelqyshme per ty do te ishte te perserisje veten jo me te imitoje te tjert ,aqe me pak te mallkuarin!

  27. Zigur Qarri says:

    Nje nisme te tille(Shqiperia nje Euro) e provoi edhe qeveria Berisha,por nuk pati sukses.

    http://www.bbc.co.uk/albanian/regionalnews/2006/09/060920_albaniaoneeuroahmati.shtml

  28. shqiptar i ndershëm says:

    Ashtu si veproi paraardhesi tradhetar Sali Berisha 1 euro,

    Jepi edhe ti Tokat e fundit te Shqiperise me çmimin 1 euro,

    RROGA JUAJ SI KRYEMINISTRA NUK DUHET TE ISHTE AS 1 CENT.

    TE SHITUR !!

  29. shqiptar i ndershëm says:

    Po pse SHQIPERIA ?????

    -eshte prone e sat´ëme ??
    apo
    -eshte prone e tyt´eti ??

    Ti nuk je Perandor i Shqiperise,

    Ti je Sherbetor me rroge i Shqiperise.

  30. Sajmi says:

    O Edo o kopjac,po pse se beri Saliu 1 euro dhe cfar nuk i the.hahaha ketu te tema komentuesit jane stafi i Mero Bazes se nuk ka mundesi te jene kaq injorant.

  31. elinor says:

    Qeraja duhet te kolektohet me ndonje helikopter ushtarak per arsye sigurie!!!

  32. edi says:

    jam investitor shqiptar kam qen emigrant ne itali per me shume se 15 vjet me sakrifica kam hapur nje rrobaqesi dhe kam punesuar 200 punetore shqiptar paguaj qera 3 mije euro ne muaj tek ish uzina partizani aty afer pse nuk ma jep dhe mua qeveria RAMA nje kapanon pa leke se kshtu i bie nje euro por ja jep italianve kur ne te gjithe ne shqiperi paguajem sipas cmimit te tregut dhe qeras se objektit kudo ne shqiperi nga jugu ne veri ste fal njeri as nje cop toke kurse ky thote jua jap une po te hapni ju nje punishte kepucesh apo nje puloari apo nje rrobaqesi apo ku di une token e keni pa leke se keshtu i bie se kapanoni eshte ndertuar diku ose ke ish baza ushtarake ne vendet me te bukura te shqierise ku shkon cmimi per meter katror deri ne nje mije e 500 euro metri katror pse sa i japin ne shqiptarve kur dhe nje cop toke per shpi per femijet t fusdim koken e blejme qimet e kokes keta akuzonin ish ministrin arben imamin se kish shit per i cop buke ish repartet ushtarake tokat cmime qesharake tani del ky dhe flet i soj si sala dikur SHQIERIA 1 EURO E SALI BERISHES jane ne terezi keta apo ju ka zen syte dhjami e rakia po le t dali i talian se italia eshte 20 here me shume siperfaqe toke e ka vende kudo te pabanuara buze detit psh ne sicili e t thot o shqiptar merreni kete kapanon dhe kete vend ne sicili pa leke ose qera nje euro per gjithmon por me vrap do sulen te gjithe kush ta marri i pari jo nje euro por edhe 100 euro pergjithmon pastja tohte c eshte kjo flaja pergjithmon se kutopj si u falka toka? c jane keto ide dhe fantazi boshe si dikur n kohen e fatos nanos do lidh vloren me italine me tynel nen det u hodh ideja perralla edhe tani prapv keta me keto iditsi vazhdojne 1 ERO SALA 1 EURO RAMA na rrofsh o rame me keto ide gjeniale

  33. Treviso says:

    Tani po e kupton se jane propagandiste te paguar?Marrin leke per kete pune or ti!!!

  34. SHqiponja says:

    SHqipetaret duan qe te tjeret te punojne punet e tyre,ata vetem te bejne llogari.ndersa populli i gjore te behet skllave ne pasurin e vete.po ju more te uruar,kur nuk keni aftesi, qe vete ta ndertoni vendin,te hapni fabrika,te prodhoni e te punsoni popullin,perse merrni persiper shtetin.per te falur nje euro gjithsecili dine,por duhet te zgjoheni nga gjumi,ti pervjelni manget,dhe te punoni.nga ana tjeter, mendoje qe ka mjafte shqipetare te pasur e te interesuar, me keto kushte qe ja ofroni birit te dreqit.

  35. Lil Toronto says:

    Sikur nuk ia kemi degjuar ne fushate kete 1 euro.C’faer dmth
    kjo perjete nuk po u besoj syve.

  36. marshalli TITO za uvjek says:

    RAMA mos bej traplliqe! ska shqipri nje euro o toc kuklle dhe sidomos perjete! Jepi shpine tate po deshe por jo shqiprine kupton ? Shqipnis vetem nje shkurre hisklle nuk i vlen 1 euri jo me terrene apo pasuri tjera o dull! Si gjithmone koqe kanari politikanet tone eeeeee?

  37. marshalli TITO za uvijek says:

    Uej redaksia apo administrator cfar je! mos mi censuro msg se ska lezet

  38. leon says:

    ore si Sala si edi jane kelyshet e Nexhmijes,,,,C lind nga macja gjuan per minj,,, kryehajdut Saliu edhe EDi ashtu eshte…prisni se do fusi Salun ne burg hahahhaha ashtu ssic futi sala Nexhin, O popull budalla

  39. gjergji says:

    Shqiperia nje euro nuk pati sukses. Provojeni njehere shqiperia free.

  40. A says:

    Qe Shqiperia te zhvillohet, qe populli ti rritet mireqenia duhet ne rradhe te pare te zhvillohet ne menyre urgjente bujqesia, blegtoria, pastaj industria e lehte dhe ushqimore, industria e turizmit dhe industria e pasurimit te mineraleve. Pra, ne kete menyre forcohet ekonomia shqiptare dhe hapen me mijra vende pune. Pastaj prona duhet te shkoje tek i zoti. A e kuptoni si mund te zhvillohet turizmi detar ne Gjirin e Durresit kur ne nje kohe qe ambjenti eshte shkaterruar me ndertime pa kriter, ku nuk ka uje te pijeshem, ku plehrat dhe ujrat e zeza nuk riciklohen. Keshtu eshte kur ne krye te vendit, te shtetit dhe qeverive shqiptare kemi pasur disa rrjepacak, hajdut, grabites qe ne menyre te vecante me SALI BERISHEN dhe FATOS NANON ne krye futen ne kulturen shqiptarit ai qe eshte hajdut, grabites, i korruptuar, qe nuk deshiron te zbatoje ligjin, dallaveret, ryshfetin po quhen rendomte AH SA TE SHKATHET QE JANE, ne vend qe me i sekuestruar pasurine e tundeshme dhe te patundeshme dhe me i dergu prapa hekurave te burgut, bile duke i futur ne pune pa pagese qe te lajne zollumin qe i kane bere ketij populli. Shqiperia duhet ti mireprese investimet e huaja, por pas nje studimi te mirefillte dhe jo te jepet me qera per 1(NJE) Evro. Mbas gjithe ketyre “sukseseve” nga “drejtimi” i ketyre fare politikanesh dhe pusht/etareve shqiptari shikohet nga shumica e popujve evropine si “MASHTRUES PRIMITIV”, “MUSLIMAN FONDAMENTALISTA”, “ME ZAKONE TE MBRAPAMBETURA TE VENDEVE ARABE” ne nje kohe qe duhet te dalim e ti themi qe keto te mira e keni nga HEROI I MADH I POPULLIT DHE KOMBIT SHQIPTAR i krishteri GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBERU, qe per 25 vjet nuk lejoj qe Shqiperia tu pushtonte nga hordhite e ushtrive te Perandorise arkaike Osmane dhe nuk shkelen dot gadishullin e Apenineve, prandaj na jepni ate qe na takon dhe na vendosni vendin e duhur aq sa meritojme dhe jo te neperkembeve. Ne kete menyre merret statusi per te arritur me u be anetare me te drejta te plota ne BE.
    Kur te arrijme me be u anetar i BE-se ne vitin 2025, sipas disa studimeve BE-ja do te shperndahet. Pamvaresisht kesaj ne duhet te fusim si shtete strategjike GJERMANINE dhe AUSTRINE. Miqesi duhet te kemi edhe me KINEN qe u prishem kot per hire te disa politikave te mbrapshta te PPSH-se. Prandaj ne pergjithesi si popull, si qeveri shqiptare nuk kane shume besim sepse kemi edhe nje fenomen tjeter KUR KALOJME LUMIN TE THEMI TE DHJEVSHA KALIT duke shtuar edhe TE DHJEVSHA EDHE PRONARIN E KALIT. Shembujt per mireqeverisje ke plot duke filluar nga vendet NORDIKE si NORVEGJIA etj. ITALIA nuk eshte per tu marre per shembull ne shume drejtime.

  41. Gjergji says:

    E vetmja pike e pakuptimte ne viziten e Edi Rames ne Itali eshte Ogerta Manastirliu.

  42. Elton says:

    Po kur ben si investitore e madhe kjo Ogerta Manastirliu

  43. blendi.com says:

    ilir meta kur te behet kryeminister do e bej shqiperin

  44. Adrian says:

    Bravo per strategjine e afrimit te bisnesit, po pse kontrata te perjeteshme. Mos ndoshta me mire kontrata afat-gjata. Duke I lene dhe shqiperise nje dritare kthimi neqoftese dicka shkon gabim.

  45. t says:

    Rama po fal shqiperin ,ashtu si e fali zogu. rama po shterbezon shqiperine,ai po eliminon biznesin vendas .ai po skllavizon popullin me biznesin e huaj fantazem.

  46. i padituri says:

    pasi lexova artikullin dhe gjithe komentet dua te bej nje pyetje injoranti:

    mund te ma shpjegoni 1Euro eshte qira per meter katror ne muaj? ne vit? perjete??

    se Rama nuk e shpjegon ne asnje vend…bombe tymse….

    Faleminderit per pergjigjen

  47. Luana says:

    Ore s’e morrem vesh pse e mori me vete Edi kete Ogerta Manastirliun ne Itali , se ajo nuk eshte as investitore???? Apo……
    Hajde c’gallate qe behet hajde

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje