Vajzë e një familjeje qytetare prej brezash, me tradita e emër të mirë, ku gjenden të kombinuar shpirti sipërmarres me atë artist. Ajo fillimisht filloi të njihej si rast unikal, ku një studente 22 vjecare arrin të ndërtojë një nga bizneset më të sukseshëm në fushën e tekstileve, jo vetëm në Shkodër, por edhe në Shqipëri, e ku sot janë të punësuar më shumë se 600 persona, duke u kthyer kështu në biznesin më të madh punëdhënës në veri të Shqipërisë. Më vonë angazhimi politik me Partinë Socialiste, sigurisht ka rritur profilin e saj publik, falë individualitetit dhe qasjeve më të drejtëpërdrejta në lidhje me cështje të nxehta të jetës politike në vend, por edhe se ajo është vajzë e një të persekutuari nga rregjimi dictatorial në vend që angazhohet me të majtën, e mesa duket kjo shume kujt I bën cudi.
Fatmirësisht për të, e jo vetëm, ajo është shumë më tepër se kaq, është shembulli I një njeriu që suksesin nuk e ka arritur rastësisht, është shembulli I dikujt që punon përditë, determinuar nga idetë për punë, drejtësi e dije dhe që beson se secili prej nesh do ndihej më I plotësuar dhe do merrte më shumë nga kjo jetë, nëse do të jepte më shumë, e që beson fort në dhënien e mundësive për të gjithë.
Ditë më parë ajo është vlerësuar me “Cmimin për Filantropinë” për kontributin si individ,dhënë nga Partnerët Shqipëri.
Duke mos patur kritere te forta seleksionuse, por duke testuar besueshmërine e rasteve, ajo ka vite që veprimtarinë e saj në biznes e ka shoqëruar ngushtësisht me kontribute në fushën e filantropisë e të bamirësisë. Vecanërisht pas vitit 2009, kjo veprimtari është strukturuar në disa drejtime kryesore ku mbështetja financiare realizohet sistematikisht dhe e mirëorganizuar, duke asistuar në fushat e artit, veprimtarive sociale dhe grupeve të margjinalizuara. Kontributi filantropik i dhënë në qytetin e Shkodrës orientohet drejt mbështetjes së komunitetit të artistëve për pasurimin e jetës kulturore në qytetin e Shkodrës në përgjithësi, e vecanërisht për veprimtari të artistëve të rinj e që organizohen për herë të parë e pa mbështetje të institucioneve shtetërore (festivali i jazz-it, shfaqjeve teatrale, ekspozita pikture, shfaqje kulturore per femijë, botime e promovime librash),mbështetjes së individëve e grupeve të margjinalizuara, fëmijeve jetimë, grave të dhunuara, personave të sëmurë e me aftësi të kufizuara, ish-të përndjekurve politikë, veteranëve te LANC-it, shoqatës së pajtimit të gjaqeve, për përmirësimin e cilësisë së jetesës, shkollimit, zënies me punë, asistencës mjekësore, veprimtarive përkujtimore, si dhe mbështetjes së individëve në raste emergjence si përmbytjet e vazhdueshme në zonat periferike e informale të Shkodrës, sëmundjet e papritura, fatkeqësive natyrore e familjare.
Gjithë kjo veprimtari na bëri ne që të hulumtojme më shumë, prandaj zgjodhëm ta kishim personazh në këtë numër të parë te revistës”Psikologjia “për këtë vit, në një rrëfim në vetë të parë, me detaje interesante të botkuptimit, jetës reale e besimit të saj:
Znj.Bazhdari,biseden me ju zgjodhet ta benim ketu ne shtepine tuaj ne Shkoder.Pikerisht ketu do te doja te nisnim te familja, te ndikimi I saj ne formimin e personalitetit tuaj.
Në realitetin e kohës sime mundohem të jem gjithnjë në harmoni me vetveten dhe besoj se ky ka qene orientimi më i mirë që më është bërë që nga fëmijëria,orientim drejt lirisë së qënies dhe gjykimit të pandikuar. Shpesh biem në gabimin e përsëritur dhe themi që lindim të lirë, në fakt maksimumi i lirisë kur lindim është se vijmë në jetë si individë të vecantë secili dhe jo një pjesë e së tërës, sic tenton të jetë përgjithsisht këndvështrimi i njerëzve kur bëhen prindër dhe që i rrethojnë fëmijët me një përkujdesje të tepruar.Të tepruar në kuptimin që përkujdesen përtej nevojave të qenies së tyre duke shkuar deri aty sa tu marrin frymën e mendimit dhe tu ndikojnë cdo hap të nxënies, nga imagjinata, forma e perceptimit, përpunimi i mendimeve, gjykimi e deri tek formimi i opinioneve, duke nxitur kështu te një pjesë e madhe e fëmijëve një lloj parazitizmi, i cili i detyron pastaj ata, që përgjatë jetës së tyre të marrin të gatshme modele shabllone të të menduarit, gjykuarit apo të bërit opinion, që unë do t’i quaja baraz me një formë indoktrinimi. A nuk është kjo ajo që ne vuajme cdo ditë, mentaliteti i prapambetur, vendnumero, i pathyer, quajeni si të doni, e që në të shumtën e rasteve është strumbullari kryesor i së keqes që na rrethon?! Eh pra e them këtë sepse ndjehem vërtet me fat dhe i falenderoj shumë prindërit e mi, të cilët kanë lejuar të zhvillohet i qetë dhe i lirë individualiteti im ndër vite duke më dhënë alternativat e një rritje të shëndetshme, e formimit të personalitetit, por duke mos ndikuar kurrë drejtperdrejtë në vendimin tim. Jo gjithmonë vendimet e mia kane qenë në sintoni me mendimet e prindërve, por ndërhyrja dhe argumentet kanë shkuar deri aty sa une të ndjehesha e qetë dhe e pacënuar qoftë dhe moralisht në marrjen e vendimeve të mia.
E njejta gje ndodhi edhe kur ju vendoset te angazoheshit majtas ne politike?
E dija që do të vinim këtu.E thashë gjithë këtë për t’iu përgjigjur më shkencërisht pyetjes , që prej katër viteve që unë merrem me politikë ,nuk rresht së “persekutuarmi” “Si ka mundësi që babai yt ka bërë burg politik në rininë e tij dhe ti je bërë pjesë e së majtës?!”
Babait tim kur iu mor një pjesë e rëndësishme e lirisë, duke e burgosur në një nga burgjet më të tmerrshme të diktaturës, atë të Burrelit , ishte vecse një djalë i ri, ende pa i mbushur 17 vjec, plot me ëndrra e shpresa, një muzikant dhe student i talentuar i liceut artistik në Tiranë e që formimi që kishte marrë gjatë rinisë së tij nuk ia lejonte dot të pajtohej me diktaturën.Prandaj bashkë me 2 studentë të tjerë të Liceut, në kuader dhe të lëvizjeve të përgjithshme politike në vendet e Europes lindore, u solidarizuan me studentët e Revolucionit Hungarez të vitit 1956 duke shpërndare trakte nëpër shkollë dhe në institucionet kryesore të kohës. Kuptohet, kjo lëvizje si shumë të tjera në atë periudhë, u pre shumë shpejt duke burgosur 3 të rinjtë nismëtar dhe duke mos lejuar përshkallzime në komunitet. Në atë izolim që solli dhe gjeti diktatura në Shqipëri, por jo vetëm, ku u shfrytëzua sa injoranca e njerëzve, aq edhe imponimi i doktrinës në të gjithë nivelet e edukimit, e gjitha kjo e zhytur në rrethana dhune, është e kuptueshme që turmat e njerëzve të arrinin deri aty sa të mos guxonin as të mendonin ndryshe.Por ajo që më habit e nuk më duket aspak normale, është se si ka mundësi që sot njerëz, të cilët janë lindur apo rritur në pjesën më të madhe të jetës së tyre në kushtet e lirisë, të jenë aq të indoktrinuar sa ta asociojnë dhe ta shohin të majtën si një zgjatim të diktaturës, madje shkojnë deri aty sa të më pyesin se” si ka mundësi që babai i juaj e pranoi që ju t’i përkisni të majtës?”! Unë do i përgjigjesha: po si mendoni ju se ai djali 17 vjecar pothuajse fëmijë, me një trup të imët, pa kurrfarë mbështetje në aparatin e kohës, por me shpirt sfidues dhe kulturë të fortë demokratike e që s’iu tremb as burgut dhe as diktaturës, do të ishte pengesa që unë sot t’i përkas një force politike apo një tjetre?! Jo vetëm që ky paradoks s’ka asnjë bazë ku të zhvillohet, por përkundrazi unë sot i falem nderës për dy gjëra babait tim, atë që pati ndricimin dhe kurajon e duhur për t’i përkitur desidencës në periudhën e egër të diktaturës komuniste dhe faktit që më edukoi me dashuri pa kushte për Zotin dhe vendin tim. Cdo gjë tjetër i është lënë vetëm zgjedhjeve të mia dhe për cdo vendim tim unë kam patur vetëm mbështetjen pa kushte të familjes sime.
Angazhimi juaj politik duhet të ketë hasur patjetër me dyshime, paragjykime, ju kanë stepur ndonjëherë?
Gjatë këtyre viteve që unë jam angazhuar në politikën e majtë shqiptare kam konstatuar që në Shqipëri shumë njerëz janë rritur të kompleksuar, qofshin këta majtas apo djathtas, nën presione doktrinash dhe s’janë lënë të lirë të zhvillojnë idetë e tyre, as në këto vitet postdiktatoriale, duke zhvilluar brenda vehtes një agresivitet, që nuk i lejon ata ta shohin vehten dhe Shqipërinë jashtë kontureve të diktaturës dhe jashtë një lufte klasash të përhershme me figura mjerane, qesharake, të paditura dhe që në paditurinë e tyre të rrezikshme kanë ngritur e drejtuar për 45 vite e kusur një nga sistemet më të dështuara dhe më të egra të regjimeve në Europë. Mirëpo këta njerëz sot, të ndikuar nga ky mentalitet dhe gjykim i stisur, në mënyrë të pavetdijshme nuk lejojnë, që koha e këtyre “gjigandëve prej bezeje me vaj”, sot,të perëndojë. Ka kohë që ne duhet ta kishim hedhur vështrimin para drejt sfidave të reja, jo për të harruar të kaluarën, por as duke mbetur peng i saj. Cdo plagë e së kaluarës ka nevojë për kurën e saj adeguate dhe pikërisht kjo duhet të jetë një nga sfidat tona. Kështu është dëmshpërblimi dhe integrimi i njerëzve që vuajtën nga regjimi diktatorial dhe që fituan pafajësinë në vitin ‘91, apo atyre që iu mor jeta gjatë 50 viteve dhe më pas ia shkatërruan krejt familjen, si dhe cfarë është më e rëndësishmja vlerësimi nga ana kulturore duke bërë njohjen dhe nxjerrjen në dritë të periudhës, veprës dhe figurave që përfaqësuan desidencën antidiktatoriale shqiptare. Këto janë dhe duhet të jenë ndër cështjet e ditës në grumbullin e madh të cështjeve për tu zgjidhur nga politika shqiptare.
Duhet t’i ikim klisheve dhe slloganeve që na përcajnë kot më kot si komunistë,veriorë,jugorë etj. Shqiperia është e vogël dhe ne na duhet të bashkëpunojmë fort për të arritur dicka. Ne duhet patjetër të jemi pjesë e Europës sa më shpejt dhe për të ecur në atë drejtim ne na duhet të përqafojmë një tjetër mentalitet, atë të punës, përkushtimit dhe të tolerancës në drejtim të pritshmërive personale, në mënyrë që t’i japim kohë Shqipërisë të bëjë përpara. Ne s’na duhet protagonizmi, por përkushtimi, s’na duhet agresiviteti,por empatia, s’na duhet tifozllëku politik, por kërkesa e llogarisë. Dhe këto fjale nuk i them për lexuesit e revistës “Psikologjia”, për të cilët jam e bindur që i mendojnë pjesa më e madhe kështu, por këto mesazhe duhet t’i përcojmë në cdo komunitet sado skeptik qoftë, që t’ia fillojmë menjëherë nga puna. Sic thotë Einshtein “është më lehtë të ndash një atom se sa të thyesh një mentalitet.”
Dukeni e qartë, e determinuar e madje e guximshme në atë që shprehni.Kështu keni qenë gjithnjë?
Për aq sa mbaj mend, që nga fëmijëria ime e hershme, më duket se I kam patur idetë e qarta. Këtu do të shtoja dhe faktin që në vitin ‘98, ndërsa pothuajse të gjithë të rinjtë me ose pa mundësi tentonin të iknin nga Shqipëria për tu shkolluar ose punësuar jashtë Shqipërie, unë pavarësisht mundësive të mia për të qëndruar dhe ndjekur studimet në degën që në Universitetin e La sapienza në Romë, një natë pas shumë betejash të brendshme e të jashtme me të afërm, vendosa të kthehem, tamam sic i thonë shprehjes natën për hënë, e bindur për të mos ta lënë më kurrë vendin tim. Ishte një zgjedhje e detyruar, e egër, drastike dhe pa kthim, duhej të zgjidhja mes 2 pasioneve që në shumë realitete të tjera mund të bashkëjetonin shumë mirë me njëri-tjetrin, pasionit tim për shkencën dhe atij për vendin dhe pavarësisht se I dyti arriti të bëhej jetik për mua, dhimbjen për të parin e kam konservuar përgjithnjë brenda meje. Gjithsesi ndoshta ai ishte momenti I parë kur kuptova se nganjëherë zgjedhjet që jemi të detyruar të bëjmë mund të rëndojnë dhe sa vetë jeta, por jeta prapë fiton dhe asokohe isha vetëm 19 vjec. Jeta në Shkodër në vitin 1999, s’ishte dhe aq e lehtë. Nuk dija nga t’ia filloja. Fitova një konkurs për në degën e Juridikut, që them të drejtën ishte tepër larg pasionit tim, por që tani duhej të bëja një fakultet, jo për të nënvlerësuar juridikun, por ishte dicka krejt tjetër me pasionet e mia për studimet. Pas 3 muajve e lashë,duke nënshkruar vetë që tërhiqem nga ajo degë se vetëm kështu mund t’i jepja mundësinë për të hyrë dikujt që ishte poshtë vijës fituese të konkursit dhe për këtë mora shumë kritika nga të afërm e miq që e kishin ëndërr për ta fituar Juridikun, ngaqë konkurronin shumë veta dhe fitonin shumë pak. Pas një viti konkurrova në degën e Financës, dukej që dalëngadalë jeta ime po merrte rrjedhën që vetë kisha dashur t’i jepja. Në imagjinatën time më të cilën kaloja shumë kohë, isha në kërkim të një biznesi, pavarësisht se më mungonte cdo bazë e nevojshme duke filluar nga Shkodra që asokohe ishte një qytet i izoluar dhe shpesh i dhunuar nga bandat e deri te mundësitë ekonomike, por ajo që kisha plot ishin idetë dhe pasioni,e vetëm falë tyre ia kam dalë të bëj shumë gjëra në jetë. Unë që në momentin që jam kthyer e kisha ndarë mendjen se do bëja një biznes, që të fuqizohesha ekonomikisht dhe pastaj do i hyja politikës dhe përmes politikës do bëja ndryshime të mëdha në vendin tim. Shumë njerëzve mund t’i ngjajë e pabesueshme, shumë të tjerëve naive, por unë jam ndjerë dhe ndjehem gjithnjë aq plot përbrenda sa nuk kam asnjë thirrje as për pushtet ekonomik e as për pushtet politik, unë i shoh të dy si mjete teknike për t’i përdorur në shërbim të një vizioni. Unë nuk shpreh delir, pothuajse kurrë, por idetë dhe përvojat i kam patur tepër delirante, se po mos të ishin të tilla, s’do kapërceja vështirësi që edhe të du t’i kujtoj se si ia kam dalë, se mbaj mend dot. më duket sikur një dorë e padukshme më ka nxjerrë nga situata ekstreme, në fragmente kohë që nuk i kujtoj fare.
Meqë erdhëm te biznesi:sa pjesë të jetës suaj ju merr e si ndikon në tërësinë e veprimtarisë suaj?
Jam sot me një biznes të madh të cilin ka 4 vjet që e kam deleguar plotësisht tek drejtues të tjerë për cështje kohe dhe interesi, por që më jep shumë suport ekonomik për të qëndruar dhe kontribuar në politikë, si dhe në atë që e kam pasionin tim të madh mbështetjen e njerëzve në nevojë dhe të artistëve që jo vetëm të jenë vetë të pavarur financiarisht, por dhe të prodhojne art të pavarur. Kontributi im në fushën e artit dhe kulturës në mbështetje të artistëve të rinj e pasurimin e jetës kulturore në qytetin e Shkodrës, si dhe mbështetja e vazhdueshme për grupet në nevojë, sigurisht që mbëhteten tërësisht në të ardhurat e mia nga kjo punë e madhe në kompaninë që unë kam ngritur kur isha 22 vjece.
Qofte politikën, qoftë filantropinë, mund të duket paradoks, por unë i shoh nën një optikë. Qysh nga fillimi I botës njëra dhe tjetra kishin funksion altruist, për t’I shërbyer të tjerëve. Asnjëra dhe as tjetra nuk duhej të shërbenin si opsione për të përmbushur nevojat dhe interesat personale, por si përmbushje personale përmes të shërbyerit ndaj njerëzve. Kur shërben si politikan, njerëzit të lënë në mirëbesim, ëndrrat e tyre dhe të fëmijëve, pasionin, jetën. Nëse cdo politikan do të ishte I ndërgjegjshëm për këtë, në shumë momente të ditës, atëherë ose do e bënte mirë punën e tij ose do e linte, se do ta kuptonte që nuk I takon.
Dukeni vërtet e ngarkuar në jetën tuaj të përditshmëm. Po një ditë pushimi e juaja si është?Cilat janë shijet, pasionet e hobet për ju?
Verës më pëlqen deti, kryesisht ai i Velipojës, e cila si për nga virgjëria edhe për nga shtrirja e bregut me rërë, mund të jetë ndër plazhet më të vecantë në Europë. Sigurisht edhe aty janë bërë shumë abuzime gjatë këtyre viteve dhe ku investimet janë të një niveli qesharak, kjo jo aq për fajin e bizneseve, sesa për mungesën e politikave orientuese nga shteti. Megjithatë Velipoja ofron shumë, sidomos për pushuesin e ri dhe kjo është arsyeja pse më tërheq më shumë, ngaqë mund të bëhen shumë lojra sportive si beachvoley, futboll, ëaterpol, plus ka shumë mundësi për të gjitha lojrat e ujit. Dimrit, të them të drejtën preferoj Alpet e Italisë, sepse unë i kam shumë qejf sportet e borës.Shqiperia nuk ofron asgjë në këtë drejtim, me përjashtim të 3 pistave amatore në Dardhë të Korcës, që janë hapur dhe mirëmbahen me përpjekje titanike nga një familje korcare që duhet nderuar për punën e bërë. Vendet e tjera janë për të ardhur keq dhe imagjino që Shqipëria e ka mbi 70% të relievit të saj male dhe që disa kanë një pozicionim dhe bukuri mahnitëse për cdo vizitor që ka kaluar në ato anë, sic është psh Thethi.
Normalisht në të gjithë botën infrastruktura për sportet e borës investohet nga privatët, por subvencionohet në shumë drejtime nga shteti, sepse kërkon investime të medha në fillim dhe mirëmbajtje. Mirëpo për fat të keq në Shqipëri, në këto 20 vjet njerëzve dhe shtetit u ka rënë ndërmend të investojnë dhe të mirëmbajnë kazino, në pjesën më të madhe .Kjo frymë ka nisur dhe duhet të ndërrohet një orë e më parë.
Ju flisni e unë kam ndërmend vec një pyetje të thjeshtë për ju:Si ia dilni mbanë?
Gjithnjë kam shfaqur prirje të fortë në shkencat ekzakte dhe kryesisht në fizikë. Kam qenë fituese olimpiade në fizikë dhe pikërisht gjatë kësaj sfide kam konceptuar për herë të parë efektet e korrupsionit dhe se sa të forta i ngre barrierat në shoqëri, aq sa nuk kursen as talentin, atë që kemi dhuratë nga lart dhe që askush nuk duhet të kishte kurajon ta cënonte.
Por ajo që mbaj mend është se kjo gjë nuk më pati demoralizuar shumë, por kjo ka qenë sfida e parë e jetës sime që më ka mësuar se dhurata më e madhe që na është dhënë në njerëzve është pasioni, është ai që thyen cdo barrierë negative në jetë. Të gjithë e kemi pasionin brenda nesh, por duhet të dimë ta clirojmë, nëse ne biem në përsëritjen vicioze të spirales me kahje nga gjërat e vogla, quajeni cdo betejë të humbur, por nëse ne do hapemi drejt botës dhe nëse këndvështrimi jonë nuk tenton që ne të na fusë në një pikë të botës, por botën brenda nesh, atëherë betejat do të na duken gjithmonë e më të kapërcyeshme. Kjo filozofi jete dhe besimi në Zot kanë qenë 2 shtyllat kryesore mbi të cilat është ngritur një funksion perfekt mes qetësisë dhe suksesit tim në jetë dhe për këtë mendoj se kam qenë shumë me fat dhe për prirjet e mia në fizikë, që sipas mendimit tim më kanë bërë ta shikoj botën në mënyrë më të ekuilibruar.
Unë jam udhëhequr gjithnjë nga një moto në jetë, që përfitimi im si individ ka ardhur që në momentin kur kam lindur, sepse mendoj se në këtë botë s’ka të pasur a të varfër, por njerez me fat dhe pa fat. Fat është edhe inteligjenca. Asnjeri nga ne nuk e zgjedh vetë. Ajo na takon. Mundësia dhe besimi që më është dhënë për të bërë dicka më të mirë për vendin, për njerëzit që më rrethojnë, më bën të ndjehem njeri me shumë fat dhe s’do doja asgjë tjetër nga kjo botë, përvec se të rrethohem nga dashuria.
Vrite veten Ket…
Edison Ypi
Mos u beni banal. Keti eshte zonjush e vertet dhe pertej bindjeve politike une gezoj respekt te plote per te. Ka qene bizneswomen me nje PD kunder dhe ka qene e suksesshme!
shoku gojendyre Keti Bazhdari eshte e bija e Ndreke Bazhdari dhe i ati s’ka punuar kurre ne bonifikime dhe s’ka as vile ne Velipoje, shtepia e saj ne lagjen Gurakuqi eshte blere ne 1878 kur i eshte djegur shtepia e pare ne lagjen arra e madhe, ne shtepine e Bazhdareve ne kete lagje (kole Hiqimi) ka qene nje nder shkollat e para ne vitin 1860, ndaj merrni mire informacion para se te nxirrni helm nga goja
Keti = Inteligjence + pune
Eshte nje zonje qe nderon qytetarine shkodrane, biznesme e suksesshme, aktiviste per te drejtat e ish te persekutuarve politike.
Kam shume respekt per kete zonje dhe dua te tjem, se Keti Bazhdari, eshte fytyra me e bukur ne shpirt e Shkodres.
Bravo Keti, nuk mund te krahasohesh kurre me patrijoten tjeter Jozezhelen Topallin,te lumte vazhdo keshtu siç je e do te arrish çdo gje te mire.
Cfar do kerkonte me shume per tu quajtur nji Idhull per shume te tjer ne ate Bote ?
Nji femer e cila padyshim meriton vemendje /rrespekt ,e pare vertet si Idhull . Inteligjente – e bukur -humane – e suxseseshme – e dashuruar mbas Artit – Aktive ne jete ,..nah, mundet me then vetem nji gje ;Super, Bravo.Z.Keti Bazhdari .
Nji shembull i prekshem i botes se suxsesit.
Shume e vertete lol.
(Per cudi shkodranet me emrin Kati jane me sy bojqielli dhe inteligjente.)
Kati Bazhdani eshte shembulli me i mir i qytetarit ne Shqiperi,
eshte Modeli Qytetar ne ate shoqeri te coroditur e pa asnji model te njeriu te vertete ,vleres njerezore.
CA BEN KJO?
SHKUMA?
Je tamame si engjell
Qenka “qytetare” tradicionalisht! Se po te ishte katundare do ishte turp! Vetem fjalia e pare tregon mjaftueshem per mentalitetin e atij qe e ka perpiluar kete “spot” publicitar te pafund! Shpresoj te jete paguar mire te pakten!
Keni shume te drejte! Nuk jam shqiptare, por sinqerisht, jam shume e frikesuar per te lexuar gazetat shqiptare per shkak te politizimit te tepruar.Dhe pyes veten: ne qofte se nuk kemi asnje orientim politik, sa larg mund te shkojme ne jete?
Te dashur shqiptare, para se te beni politike, doni vendin tuaj dhe pastaj zgjidhni.Keni nje vend te mrekullueshem,por duhet te pagoni me shume vemendje per te.
Draculette; ju mund te mos jeni shqiptare por shqipen e flisni dhe e shkruani me mire se 90% shqiptareve. Bravo!
Jam dakord me ju — nje komb kaq i vogel dhe kaq i polarizuar politikisht ne nje kohe kur te gjithe duhej te luftonim per te drejtat themelore qe nje sistem demokratik ofron. Te kesh bindje te majta apo te djathta ne nje kohe kur vuan per gjerat me elementare rrezaton vetem injorance.
Falemnderit per repliken.
Shume faleminderit per fjalet tuaja. Gjithe te mirat.
Znj.Bazhdari eshte nder per te gjithe qe shohin qytetarin e virtytshem pavaresisht ngjyrimit politik,gjithsesi ne morem Islamin dhe kaluam Bazhdarin ne kahun tjeter, ashtu si morem Shehun dhe kaluam Ramen ne vitet 90. Duke patur parasysh origjinen dhe aktivizimin e Znj.Bazhdari mu krijua pershtupja sikur do te ishte ne nje post qe te merrte persiper trajtimin e ish te perndjekurve, mbase Shkodra e ka ruajtur per kryetare te bashkise.
Nuk mund te merrte ndonje post qeveritar, as deputete, se do ti duhej te hiqte dore nga biznesi, prandaj Keti Bazhdari, preferoi biznesin qe e ngriti me duart e veta.
znj Bazhdari duhet te ishte e tashmja dhe e ardhmja e Shkodres. Qytetaria, kultura, inteligjenca dhe vullneti i hekurt behen rradhe bashke. Kjo zonje vertete sic e thote edhe vete ka qene me fat t’i kete bashke, por edhe ne si shkodran dhe partia socialiste jemi me fat te perfaqesohemi dhe te mbeshtesim nje imazh ndryshe nga ajo cfare na eshte imponuar nga politika deri me sot. Une degjoj shume njerez qe e kane idhull Ketin e jo vetem ne Shkoder dhe me te vertete eshte personalitet per tu cmuar ndaj i uroj qe t’i ecin sa me mbare edhe per te miren tone!
Dua te shtoj dhe dicka, njerezit ne vendet e frustuara si ky i joni shpesh behen skeptike ndaj te mires dhe te virtytshmes si disa lexues me lart dhe kerkojne ta ulin ose cvleresojne me komente banale dhe pa vlere, ndersa po te njejtit njerez kerkojne te gjejne te miren tek ca figura qe jane ba kurum te zi me ze e figure nder vite. Kjo te len me kuptu qe gjithe keto vite shtypje e keqtrajtime kane deformuar shume qenje nga shqiptaret ne shpirt, kane frike nga e mira si djalli nga temjani. Kur s’arrini ta perceptoni e lexoni te miren ose nuk doni, me mire mos u merrni fare me komente se demtoni gjithe shoqerine shqiptare dhe e shtoni dozen e helmit qe keni perbrenda. Na lejoni qe te pakten femijeve t’i ndertojme nje Shqiperi me imazh ndryshe.
rrespekt per ty moj bije nga nje tropojan e vec perpara mos u ndal.
Urime znjBazhdari! Ndjej respekt mbas kesaj interviste. PS. Ju lutemi gazeta Tema, eshte mire te seieksionohen komentet fyese.
Njerez si Keti nderojne Shkodren e Shqiperine. Buzeqeshja e saj rezaton vetem miresi dhe altruizem.Urime per punen e bere dhe ate qe do besh ne te ardhmen!
Komplimente Keti! suksese te metejshme ne realizimin e projekteve te tuaja
Bravo. per njerez si Keti Bazhdari ka nevoje Shqiperia. Lum Shkodra qe ka nje Filantrope kaq te denje.
Suksese Keti, je nje shembull per tu ndjekur jo vec nga rinia shkodrane por e mbare njerzve qe aspirojne te bejne dicka te mire dhe te drejte ne kete bote
je me plot goje nje femer e mrekullueshme,njerez si ti sjellin rilindjen e shumpritur. suksese dhe pac fat ne rrugetimin tend si politikane e devotshme.
Ti je yll dhe sic ke fytyren te embel ke dhe zemren te embel.
Ju vleresojme per thjeshtesine e per karakterin plot fisnikeri.Urimet me te mira Keti Bazhdari,pac perhere fat dhe mbaresi !
MIRNJOHJA kjo vlere aq e deshirueshme per njerzimin ne cdo kohe qe s’ka cmim, qe lumturon ate qe e meriton! Respekte dhe mirenjohje!
Urimet me te mira! Vleresimet e merituara rrisin pergjegjesite dhe shtojne dashamiresit e respektin reciprok!
Znj.Bazhdari jeni shpresa e tane Shkodres.shpresojme qe ne nje te ardhme te afert njerzit te kuptojne dhe te mesojne qe duhet te vleresohet zgjuarsia,inteligjenca,zemergjeresia,dashamirsia e shume virtute filantropike te juajat. Amen!
.Imazhi juaj eshte shume pozitiv ndaj beni shume mire qe percillni mesazhet tuaja shpresoj qe te mirkuptohen dhe pse jo te perdoren nga disa… Urime te perzemerta.
Zj Keti! jam shume dakort dhe me pelqejne pa mase qendrimet Tuaja politike,shoqerore e sociale.Jeni ne rrugen e duhur,suksese te metejshme!
Figure e komletuar ku kryqezohen me se miri karakteri,morali, kultura,edukata, shpirtemadhesia e te mrekullushmes Keti Bazhdari e cila eshte distributori i vlerave njerezore kryefjala e qytetarise shkodrane ku tek e mrekullushmia Bazhdari mbizoterojne fisnikeria. gjithe jeten mirenjohje te sinqerte per Keti Bazhdarin ikone e vlerave njerezore !!
Znj Bazhdari ne nuk njihemi personalisht por duke ju ndjekur nga larg, kam krijuar nje mirnjohje te vecante per kontributin tuaj qe jepni ne vazhdimsi njerzeve ne nevoj. Respekte!
Urime Keti Bazhdari. pergezime per pjekuri kurajo dhe vendosmeri.
Shpirti i madh e bujar i juaji qofte levizja e madhe e mbare rinise shqiptare.
Respekte per ty Keti,je e mrekullushme.
Bravo Keti! shoqeria civile e kultivuar do ta shpetoje vendin! “Shprese” duke e filluar nga ti. suksese te metejshme.
Shkodrane te tena i ban.
zj.Kata gezon shume respsket nga komentet dhe po kuotoj qe paska vetem miq.Gjithkush e ka anderr me ken si ju me kaq miq t’mir qe paske. Fitorja nga Shkodra vjen vetem me ju. Sa keq qe njerez kaq te mire nuk vendosin ne parlament apo nuk kane nje vote atje. zoti te bekafte!