Parlamenti në Belgjikë miratoi një ligj që lejon eutanazinë për fëmijët me sëmundje vdekjeprurëse pa asnjë kufizim moshe.
Ligji kaloi me 86 vota pro dhe 44 kundër.
Sipas BBC, pasi ligji të firmoset nga mbreti, Belgjika do bëhet i pari vend në botë që heq kufizimet e moshës për këtë praktikë.
Një gjë e tillë mund të kërkohet për fëmijët me sëmundje vdekjeprurëse, që kanë dhimbje të mëdha, por për të cilët nuk ka asnjë ilaç për trajtim.
Kundërshtarët argumentojnë se fëmijët nuk mund të marrin një vendim kaq të vështirë.
Në Hollandë, eutanazia është ligjore për fëmijët mbi 12 vjeç, nëse ka edhe miratimin e prindërve.
Një nga personat i pranishëm në lozhat e publikut thirri “vrasës” në frëngjisht kur u miratua ligji.
Drejtuesit kishtarë argumentojnë se ligji është imoral.
Anketat e publikut tregojnë se një ligj i tillë ka mbështetje të gjerë në Belgjikë.
Eshte si puna e ilaceve te cilat kane efektet anesore, por duhet pare nga anon peshorja!
esht e drejt vendimi, shum persona vujn dit per dit,
krim te quhet aborti me deshir
Pse krim aborti? A eshte me mire te mos e lindesh nje femije, apo ta lindesh e ta lesh rrugeve… Apo per nje cift qe ka shume femije e nuk ka si t’ua siguroje jeten, nje femije me shume mund te very ne rrezik edhe jeten e vellezerve e motrave qe jane tashme te rritur… nje cope mishi nuk ka as ndjenja as mendime…