Basha, drekë pune me ambasadorët: Qeveria, shkelje të paprecedentë të ligjit dhe Kushtetutës

18 Shkurt 2014, 16:43Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzon Qeverinë për shkelje të paprecedentë të ligjit, Kushtetutës dhe konsensusit.

Basha organizoi një drekë pune me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, SHBA dhe OSBE-së, me të cilët ndau “shqetësimin për situatën në vend, për kursin anti-ligjor të qeverisë dhe për aktet e saj të fundit kundër konsensusit politik”.

Basha u tha ambasadorëve se “është e papranueshme dhe e paprecedentë në historinë e shtetit, nisma e re e qeverisë në dëm të administratës publike, që ka të bëjë me vonesën e botimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në fletoren zyrtare, vendim që ka hedhur poshtë Aktin Normativ që shtyu zbatimin e Ligjit për Nëpunësin Civil, si dhe hartimi pa asnjë transparencë i një projekt-ligji të ri që parashikon 16 nene anti-reformë që dobësojnë statusin e nëpunësit dhe cënojnë sigurinë juridike të administratës”.

Duke u ndalur tek reforma territoriale, Basha tha se konsensusi është i domosdoshëm për këtë proces, në mënyrë që rezultatet të jenë të qëndrueshme dhe të gjithëpranueshme.

“Kryetari i Partisë Demokratike, duke iu përgjigjur shqetësimit të ambasadorëve për gjendjen e rendit dhe të sigurisë, në veçanti të situatës alarmante të tranzitimit të drogës nga Shqipëria drejt BE-së, tha se kjo vjen si pasojë e dëmtimit të Policisë së Shtetit, nga shkarkimet masive që ka bërë qeveria, dhe nga zëvendësimi i profesionistëve me militantë partiakë,” thuhet në një njoftim zyrtar.

“Me ngritjen e Komisionit Hetimor për veprimtarinë e Policisë së Shtetit ne kërkojmë jo vetëm të evidentojmë rastet e shkeljes së ligjit, por dhe të kontribuojmë në korrigjimin e tyre,” theksoi Basha.

“Ambasadorët u informuan mbi aktet e vazhdueshme antiligjore dhe anti konsensus të qeverisë për vënien nën kontroll politik të institucioneve të paravura, si ILDKP dhe AMA si dhe për rastin më të fundit të prishjes së konsensusit politik, që është ndërhyrja e qeverisë në ligjin për financimin e partive politike.

Basha i njohu ambasadorët me pakënaqësinë që po krijon qeveria me mënyrën e saj të funksionimit, pa transparencë dhe me arbitraritet, dhe sidomos me faktet më të fundit që tregojnë se kjo mazhorancë i ka braktisur premtimet e saj kryesore të fushatës zgjedhore.

Kryetari i Partisë Demokratike i siguroi ambasadorët se opozita do të bëjë gjithçka për ta detyruar qeverinë të japë llogari dhe të bëjë transparencë para qytetarëve shqiptarë.

Basha i garantoi përfaqësuesit e vendeve të Bashkimit Europian, OSBE-së dhe SHBA-së, se Partia Demokratike do të jetë një mbështetëse pa rezerva e procesit të integrimit europian të Shqipërisë,” thuhet në njoftimin e PD.

11 komente në “Basha, drekë pune me ambasadorët: Qeveria, shkelje të paprecedentë të ligjit dhe Kushtetutës”

  1. adi_köln says:

    kush te beson mer palle,ambasadoret?!!!!!
    Me ke po flet me Bathoren eee?!!!

    1. Ramy says:

      Shamikuqi mou , per Edushken po flet

      1. toni says:

        lulzim CILJETA ikore hajduto-vrastare shiko punen ne bashki se e ke lone Tironen plera gjithandej si vetja jote ore fute ne tru e ne by.. se 97-98 nuk e ktheni me ore toksike serbije,ramyyyy shko e terhiqi nje orgji me lulushen ne SHQUP se patenten e shamikuqve ke kohe qe e mban neper xhepa o anadollak leri dokrrat po shiko a ta ka ngritur gje pagen eprori yt visho ajazi apo jo ate shiko….

  2. . says:

    ***********************************************************************************************

    -Ceta-Tritolit PD e krimit, me para “droge” vazhdon te shtroje dreka e darka kunder qeveris 5 muajore nga frika se po vjen dita te arrestohen.

    ***********************************************************************************************

  3. kosov says:

    – E DINE ATA E DINE QE ISHE MINISTER RENDI KUR U VRANE -4-TE PAFAJSHEM

    E DINE ATA SE SI U ZGJODHE KRYETAR I P D DHE KRYETAR BASHKIE .

    MJERE , MJERE ATA QE GENJEHEN ME – 10 – MIJ LEKE E TE NDJEKIN TY .

  4. NNari says:

    Nuk arrij te kuptoj asgje cfare po ndoll. Basha takon ambasadoret me te rendesishem te botes kurse Rama kryetaret e kooperatives nderkohe kur duhej te ndollte e kunderta.
    A nuk e kupton Rama se jane duke ja derguar kembet per pike. Te jeme i sinqerte jo si deklaron Berisha por i sinqerte tamam , nuk e kam besuar se Rama eshte kaq palle i paafte. Te vetmen gje qe beri i futi nje palle asaj Spiropalit diku ne Lezhe apo Shkoder e kontrolloje doganen e Hotit ne 7 te mengjezit a thua se per kete kishin nevoje shqiptaret.
    Sinqerisht eshte vonuar shume qe te iki nje njeri tamam i paafte tamam LGBT

  5. aro says:

    o lulushe me leket qe i viedhur POPULLIT shtron darka o ZAGAR @

  6. Billy says:

    Po ambasadoret? Nuk folen? Nuk thane asnje fjale? Dmth c’na cave bythen….

  7. . says:

    ———————————————————————————————-

    Ti ha e pi si derr me parret e VEFAS te gruas tende dhe pastaj kerkon njerez injorant “Mish per Top” qe te shpetosh koken tende.

    Me kot e ke, se Drejtesi do reformohet dhe do fillojene te denojne me burgim abuzusit si Ti dhe bab krimineli Ali Bishen.

    ———————————————————————————————-

  8. Mire ,qe ky ‘i pastri’ Basha po ankohet per administraten publike ,por ajo qe
    i ben pershtypje ambasadoreve e te tjereve, eshte qe pse kane ngjitur si
    muti pas kepuces ,keta qe ishin 8 vjete ketu ne pushtet ?
    Por besoj se ne sekonde do ta kujtojne turmen e debuar te administrates
    publike te vendosur sipas profileve te punes dhe sipas specialiteteve ne 2005 !?
    Dhe vendosjen e daullexhinjve me deftesa,diploma dhe tituj doktor profesora
    fallco ! Niveli i zhgenjimit edhe njihere prej mender opozites,besoj se i ka lene
    pa fryme ,te huajt ! Injoranca qe po tregojne perdite ,po i nxjerr jashte loje keta
    qe ne fakt duhen perzene me shqelma bythes !

  9. Tironci says:

    Me pas ata u larguan te kenaqur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje