TABELA/ Pagat dhe shpërblimet e punonjësve të policisë, sipas kategorive

19 Shkurt 2014, 19:02Politika TEMA
TABELA/ Pagat dhe shpërblimet e punonjësve të policisë,

Qeveria miraton në parim ndryshimin e pagave dhe të shpërblimeve për punonjësit e policisë.

Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave pagesat e reja do të vendosen sipas disa kategorive, ku në një kategori do të përfshihen punonjësit e Policisë së Shtetit në strukturat për krimin e organizuar dhe krimet e rënda dhe Policinë Shkencore, ndërsa në një tjetër kategori përfshihen punonjësit e Policisë së Shtetit në strukturat për sigurinë publike dhe rendin publik.

Sipas ndryshimeve, kategoria e 3-të është ajo e punonjësve te Policisë së Shtetit në strukturat për kufirin dhe migracionin, dhe ne fund për punonjësit e Policisë së Shtetit në struktura të tjera policore dhe administrative e mbështetëse.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, tarifat për punonjësit e rinj të Policisë së Shtetit janë caktuar sipas nivelit të tyre të shkollimit. Për punonjësit e rinj që nuk kanë përfunduar shkollimin, ata përfitojnë trajtim me pagë, në masën 8.000 lekë kur ka përfunduar arsimin e mesëm dhe 9.000 lekë kur ka përfunduar arsimin e lartë.

Ky projektligj hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare, ndërsa për zbatimin e tij do të jenë përgjegjës ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri dhe ministri i Financave, Shkëlqim Cani.

KLIKO ME POSHTE PER TABELEN

Rritja e Pagave Policia Tabele

 

3 komente në “TABELA/ Pagat dhe shpërblimet e punonjësve të policisë, sipas kategorive”

  1. Trimi says:

    Ku e keni tabelen o Temaaaaa, se nuk hapet gje ketu ?

  2. Gentian says:

    Tabela nuk hapet

  3. Mira says:

    Dhurata e ED Ramës për të shtypur Revolucionin e sotshëm….!
    Në sulm Barkdërra….!
    Në vënd të farave do të hanë koka njerëzish sot…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje