FOTOT/ “Ja dashnori im politikan, ja fëmija ynë dhe...”

20 Shkurt 2014, 18:46Lifestyle TEMA
FOTOT/ “Ja dashnori im politikan, ja fëmija ynë dhe...”

Një kineze, e cila postoi online foto të dashnorit të saj, me qëllimin për t’i bërë shantazh, në fakt gabimisht hodhi edhe një foto që tregonte llogarinë e saj bankare me 4.4 milionë dollarë.

Li Shanshan pretendon se u detyrua që të bënte publike lidhjen jashtëmartesore me Luo Zhiyuan, pasi ai refuzoi që të paguante detyrimet për vajzën e tyre.

Zhiyuan është anëtar i Kongresit Popullor në provincën Henan dhe njihet si shumë i pasur.

E dashura e tij publikoi një foto në krevat me politikanin si dhe një foto të Zhiyuan me vajzën e tyre.

Por njerëzit u befasuan kur panë edhe një pamje nga llogaria e saj bankare prej 4.4 milionë dollarë, duke pyetur se sa para do ketë marrë ajo për këtë aferë.

Vetë ajo tha se llogaria bankare është një çështje private, që nuk ka lidhje me historinë e saj me politikanin.

Ajo tha se politikani i pasur pretendonte se ka manipuluar shumë njerëz për të kapur postin e rëndësishëm në Partinë Komuniste.

Në një mesazh dërguar asaj, Zhiyuan e paralajmëronte se nëse humbiste vendin e punës, nuk e imagjinonte se çfarë do i bënte asaj.

Ky është i fundit në radhën e skandaleve të korrupsionit mes zyrtarëve kinezë.

1 komente në “FOTOT/ “Ja dashnori im politikan, ja fëmija ynë dhe…””

  1. ari says:

    kjo histori te kujton pak vidjon prifti meta se ata filmuan veten duke ber pazare milionash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje