Një grua në Poloni, që ishte shfytyruar për shkak të një tumori gjigand në fytyrë, tashmë ka një fytyrë të re falë një operacioni.
26- vjeçarja Joanna iu nënshtrua transplantit të fytyrës pasi neurofibromatosis e kishte lënë atë me deformime në fytyrë.
Ajo nuk mund të fliste dhe as nuk mund të hante.
Gjatë një konference për shtyp, ajo falënderoi mjekët dhe familjen e personit që i dhuroi fytyrën.
“Tani kam vetulla më të bukura,” bëri shaka ajo.
Tumori nuk do i rikthehet më, për shkak se lëkura në fytyrën e re ka gjene të tjera.
Koment shume i veshtire per kete rast fatkeq. Shume mire qe nderhyrja ja mundeson nje fytyre te re, por perseri eshte nje fytyre ndryshe..!!
Nje mirenjohje pa fund per mjeket ne kete rast. Bejne vertete mrekullira.
Mrekullite nuk kan fund!
Kishat dhe xhamijat po bejne shum pak per te ndihmuar personat qe luftojne me jeten.
Urime ekipit te mjekeve qe shume shpesh (ashtu si kemi degjuar) nga humanizmi i tyre i bejne nderhyrje te tilla te veshtira perkundrejt pagesave qesharake. I krahasoj tani me keta kasapet tane qe pa u futur ndonje lek ne xhep nuk te masin as temperaturen, nejse …