VIDEO/ A do e ndihmonit ju një fëmijë që është duke ngrirë?

21 Shkurt 2014, 12:37Lifestyle TEMA

Një vogëlush qëndron i ulur në një stol në një stacion autobusi në Oslo, ndërsa temperaturat janë -10 gradë celsius.

Është i veshur hollë dhe po ngrin.

A do e ndihmonit ju Johannes Flaaten?

Gjithçka është pjesë e një kamera të fshehtë, realizuar nga Fshati i Fëmijëve SOS në Norvegji.

Është mbresëlënës reagimi i njerëzve ndaj tij.

Video është realizuar si pjesë e një fushate për të mbledhur sa më shumë donacione për fëmijët në kampet e refugjatëve sirianë.

Organizata bamirëse synon të mbledhë pallto, xhaketa dhe batanije për këta fëmijë.

14 komente në “VIDEO/ A do e ndihmonit ju një fëmijë që është duke ngrirë?”

  1. vala says:

    Se jane njerez te tille pa jane aty ku jane,me mireqenie, begati, qetesi, te bekuar nga Zoti…

    1. Drejtori says:

      Ne shqiperi e kishin sjelle kazanin e plehrave para stacionit te autobuzit i kishin vene flaken qe te behej nje zjarr partizan… Rezultati: U ngrohem u thekem, ndotem edhe ambientin me CO2

  2. Titi says:

    Fantastike!Ka ende njerez kjo bote

  3. fieraku4u says:

    EHHHH CFARE KULTURE KAN…GJIGANDE FARE CFARE RRIT KY VEND.

    KOT NUK ESHTE LIDER NE BOTE NORVEGJIA, NE KULTUR, EKONOMI, JETEN SOCIALE, MJEKSI ETJ…

    (GJEJA ME E BUKUR NE KETE VIDEO ESHTE SE SI “GJENERATA E RE” DJEM DHE VAJZA TE RINJ NDIHMOJN FEMIJEN NE KETE RAST).

    KURSE NE SHQIPERI “GJENERAT E RE” ESHTE KTHYER NE NJE GRUP PARAZITASH KAFESH, HAJDUTASH, VRASES, DHUNUES, GENJESHTAR ETJ…

  4. Fantastike…ky eshte humanizmi…kemi nevoje per kete

  5. kk says:

    nuk e hap dot, ma thoni pak titullin qe ta gjen ne youtube

  6. al says:

    As qe e ve ne dyshim qe edhe ne shqiperi do benin te njejten gje do e ndihmonin njesoj si ne Norvegji.

  7. elinor says:

    Ketij femijes do t’i hiqnin edhe kepucet ne Shqiperi.

    1. AC/DC says:

      Elinor,pse nuk thuaj do ta merrnin komplet femijen per ta trafikuar?

      1. elinor says:

        Hahaha, a cfare se AC/DC!

    2. Wendy-B says:

      Oh c’mon elinor.Jam e bindur qe gjithkush do ta ndihmonte.

  8. Qafe kuqi says:

    Ceshte e verteta ky eshte realiteti ne vendet Nordike,jane shume te ndjeshem perpara ketyre gjerave,psh edhe pse eshte nje dyndje e madhe te ardhurish te romeve dhe kane mbushur rruget e Oslos,Stockholmit e Copenhagenit me lypsa,e po ankohen tej mase per ardhjen e tyre,prap i ndihmojne duke u dhene leke a dicka tjeter.ndersa e kunderta eshte me moshataret e ketij djali,ose me mire me nxenesit e shkollave sidomos te mesme,psh ne autobus apo metrokur jane te ulur,as nuk denjojne tu lirojne vendin me te rriturve, sidomos moshes se trete,dhe e kunderta ndodh qe cohen ata qe jane te rritur,kjo eshte nje dukuri e madhe me kete moshe,nuk e kam idene se cndodh tani ne Shqiperi me keto veprime ne autobuzat e linjes urbane nga ky brez i ri.

    1. andrea says:

      Po keshtu ndodh me rinine dhe femijet e rritur ne Shqiperi. Nuk kam par ta harruar nje rast te ish mesuesit tim te shkolles se mesme, ndersa rrinte ne kembe ne urbanin e linjes, disa nxenes rrinin ulur. Po te ishte mesuesi i tyre jam i bindur se do te ngriheshin nga frika.
      Biseduam per brezin e tyre, dhe ndryshimin me brezin tone te para 20 vjeteve.
      Keshtu, si vepruan shume qytetare, sc me siper do te ishte vepruar, bile me propabilitet me te madh para viteve 80-te ne Shqiperi. Filloi me leshimet dhe bastardimet me Ramizin dhe Adilin ne Pushtet, vazhdoi me trasheg0z -shkaterrimin e gjithckaje te vlere dhe te bukur te krijuar per 50 vjete. Si pasoje sjellje te pahijshme qe shoqerojne veprimet jane karakteristikat e shoqerise sone “0

  9. etc says:

    Nuk e diskutoj qe edhe ketu do ta kishin ndihmuar po njesoj. te shohesh nje femije qe dridhet aq shume (sepse ai dhe po interepretonte pak) normal qe askush nuk do te qendronte indiferent.Mos ia ulni vlerat vetes kaq shume se nuk na pefaqeson nje pakice, por ne pergjithsi jemi popull me vlera dhe nuk e leme njeriun ne rruge si qen.Kam patur nje here nje aksident ne rruge dhe nuk mund ti harroj ata te panjohur qe mu ndodhen afer, me ndihmuan dhe nuk largoheshin pa u siguruar qe isha mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje