Kampioni i Formula 1, Michael Schumacher, thuhet se ka humbur 25 përqind të peshës së tij trupore dhe tani peshon diçka më shumë se 50 kilogramë.
Kampioni është në koma artificiale prej 83 ditësh, pas aksidentit që pësoi duke bërë ski në një resort francez.
Ai u dërgua me helikopter në spital dhe iu nënshtrua dy operacioneve.
Edhe pse familja dhe menaxherja e tij thonë se akoma shpresojnë që Schumacher do e marrë veten plotësisht, u bë kohë që nuk ka të dhëna konkrete për gjendjen e tij mjekësore.
Mjekët deklaruan një muaj më parë se do nisin procesin e zgjimit nga koma, por nuk ka ndonjë shenjë pozitive nga gjermani.
Mjekët thonë se kur ai të zgjohet, do ketë nevojë për një terapi intensive.
Mjekët druhen se ai vetëm mund të jetë i zgjuar në koma, ose ndryshe në gjendje vegjetative, ku është i ndërgjegjshëm, por nuk mund të flasë ose lëvizë.
Ky është një skenar shumë i keq, thonë mjekët.
Zoti i Madh i dhëntë shërim dhe jetë. Amen!
Kjo eshte ironia e qenies njerezore, kampion bote 7 here me rradhe, ka ecur me 360 km ore dhe ngec ne nje grumbull bore!! respect e sherim te shpejte!!