Fryma e Re Demokratike e cilëson anëtarësimin e Shqipërisë në NATO jo si një medalje që i takon një grupimi politik apo një Qeverie, por një arritje e disa qeverive për vite me rradhë, të administratës së shtetit shqiptar. Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së Gazmend Oketa në një deklaratë për mediat në kuadër të 5 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, theksoi se arritja e këtij objektivi ka rritur sigurinë për të gjithë Ballkanin Perëndimor.
“Një falënderim shkon edhe për të gjithë shqiptarët. Një mirënjohje shkon për të gjithë vendet anëtare të NATO-s për mbështetjen që i kanë dhënë Qeverive shqiptare dhe forcave ushtarake. Anëtarësimi nuk duhet parë si një kartë në duart e politikës, por të gjithë duhet që me përpjekje të përmbushin një detyrim tjetër, atë të integrimit në BE”, u shpreh Oketa.
Duke iu referuar situatës politike në vend, Oketa shpreh keqardhjen që edhe pas 5 vitesh si vend anëtar i NATO-s konfliktet politike mes maxhorancës dhe opozitës, mes maxhorancës dhe presidentit, si dhe problemeve për zaptimin e institucioneve, janë evidente.
“Janë këto probleme, për të cilat na është refuzuar statusi i vendit kandidat. FRD dënon gjuhën e rrugës që përdoret në parlament, si dhe mbajtjen peng të reformave si pjesë e interesave personale. Është mirë të festosh arritjen për këtë anëtarësim, por ky anëtarësim nuk duhet përdorur nga politika si flamur për të mbuluar problemet e tjera”, tha Oketa.
Ne emer te kujt falenderoni shqipetaret ju pleherat e shqipetarizmes qe ju ka tredhur antishqiptari e mjeku i Simon Stefanit qe pa lindur.
Angazhimi i nje ‘shteti’ ne organizma ushtarake te kujdo lloji eshte antikombetare e anti shqipetare kur behet pa referendum popullor.
Berisha jeton ne pavdekesi se tere jeten i japin oksigjen salisjanet mender te ‘majte’ apo ‘topet e qendres’.Zgjedhje te parakoheshme ndryshe do tallin akoma b..keta plehra me fjalen nato dhe integrim.
SA JANE DENUAR PER KORRUPSION KETO 6 MUAJ?
Në fakt meritë e asnjë qeverije, sepse i deshi bytha amerikanëve pa u futëm në NATO.
Imbecilat. Tarallaket mendojne se kishin merita qe hyjne ne NATO. Ha…ha. Shqiperia hyri ne NATO sepse deshen antaret e saj dhe jo se donte Shqiperia. Zgjerimi i NATO eshte thjeshte shtrirja e murit mbrojtes drejt Rusise dhe perdorimin e vendeve te lidhjes, perfshi Shqiperine, si mish per top ne ras nevoje.
Anetaresimi ne NATO eshte nevoja per Sazan e Pashaliman,jo merite e ndonje qeverie.
Shqiperia eshte bere SALLATE RUSE-Janullatos,Fazlliq,Erdogan,Dule,Bollano,Bregoviq,…ja qe i erdhi radha perseri ketij boshnjakut Oketoviq.
Bravo Sala. I ke rene pikes. E ka thene edhe xhaxhi Enver-SAZAN E KARABURUN jane “celesat e Otrantos”, dhe keta celesa i do ne dore Amerika.