Presidenti i rrëzuar i Ukrainës, Viktor Yanukovych deklaroi se aneksimi i Krimesë është një tragjedi.
Ai tha se shpreson që Krimeja do bëhet sërish pjesë e Ukrainës.
Në një intervistë për Associated Press dhe kanalin rus NTV, ai tha se nuk ka dhënë urdhër për të hapur zjarr mbi protestuesit në Kiev.
Yanukovych tha se do përpiqet që të bindë presidentin rus, Vladimir Putin që të rikthejë Krimenë tek Ukraina.
Ai tha se nëse do kishte qenë ai në pushtet, diçka e tillë nuk do kishte ndodhur.
Sipas tij, referendumi ishte një formë proteste kundër liderëve pro- perëndimorë në Ukrainë.
Ndërkohë, një komandant i lartë i NATO-s tha se forcat ruse mund të pushtojnë copa të mëdha të Ukrainës brenda tre deri në pesë ditë.
Komandanti kryesor i NATO-s në Europë, Philip Breedlove tha se Rusia i ka të gjithë elementët në vendin e duhur për një pushtim të shpejtë.
Moska ka insistuar se nuk ka ndërmend që të pushtojë Ukrainën.
Nga ana tjetër, Kremlini ka konfirmuar se presidenti rus, Vladimir Putin është divorcuar nga e shoqja, Lyudmila, me të cilën kishte 30 vite i martuar.
Çifti ka dy vajza.
Deri javën e shkuar, 61- vjeçari Putin ishte i martuar zyrtarisht.
Ka pasur spekulime në media se Putin është lidhur, madje edhe martuar me gjimnasten Alina Kabayeva.
Janukovic e tha kete gje??!! Si keshtu, ishte tjeter Janukovic ai qe kerkoj nga popullsia ruso-folese ne jug e jug-lindje te Ukraines te veprojne si ne Krime, pra referendum per vetvendosje??!!
Do me thene qe Ukrahina do humbi me shume pjese te tjera dhe Putanka nuk do ndalet me Krimene. Prisni tani te fillojne nga Moldova etj
Besimtaret e feve Abrahamike. Martojne grate, i mbajne derisa shkojne ne te 60-at,pastaj i divorcojne.
Ta dhjefsha Jezusin o Zikeeeee…
Yanukovych eshte fiks si Pinoku. I levizin gjymtyret me tela te komnaduara prej Putinit.
Pse deklrata e vet Yanukovych eshte kjo? hahahahaha….
Cfare do i bej Putinit qe do i ndryshoi mendjen per Krimene?
Putini flet nepermjet ktij palles. “Vini prap Yanukovych qe te rikthej Krimene”
sic mund te divorcohet nje cift, keshtu mund te divorcohen edhe bashkesi njerezish, te jetojne vec apo bashke ne nje shtet.
kush ligj nderkombetar e ndalon te drejten e popujve per vetevendosje?
referendumet i predikon perendimi, si ka mundesi qe tani jane kunder referendumeve, por dhe kercenojne ata popuj qe votojne per te drejtat qe iu takojne.kjo eshte pseudodemokraci
po ketij tani i doli vodka ?