Kryetari i Kuvendit Ilir Meta thekson se pa një Ballkan tërësisht të integruar, Evropa nuk do të jetë e plotë, dhe pa zgjerimin e BE-së, Ballkani nuk mund të jetë një rajon i sigurt dhe i qëndrueshëm. Kryetari i Parlamentit danez Mogens Lykketoft, shtroi të hënën një darkë zyrtare me rastin e vizitës së kryetarit Meta dhe delegacionit parlamentar që e shoqëron.
“Dua t’ju siguroj se ne e vlerësojmë bashkëpunimin tonë dhe dëshirojmë t’i zhvillojmë marrëdhëniet tona në një stad të ri më të lartë. Ju jeni një mik i mirë i Danimarkës, një vend që e njihni mirë dhe ku keni shumë miq personalë në spektrin socialdemokrat, të cilët i keni njohur që në vitet e hershme të lëvizjes evropiane socialdemokrate dhe që sot shërbejnë në jetën tonë politike. Dua t’ju uroj nga zemra kurajo në misionin e reformimit dhe modernizimit të vendit tuaj”, iu drejtua Mogens Lykketoft, homologut shqiptar.
Më tej, ai tha se Danimarka dhe Shqipëria janë bashkë në shumë drejtime, në NATO, në Afganistan dhe përsëri së bashku sot në Ukrainë.
“Dëshirojmë të jemi bashkë sa më shpejt edhe në BE, sepse të gjithë këtu në Parlamentin e Danimarkës jemi dakord se projekti evropian nuk do të plotësohet kurrë pa integruar plotësisht edhe Ballkanin Perëndimor. Ne kemi një perspektive të shkëlqyer të bashkëpunimit dypalësh mes Danimarkës dhe Shqipërisë, dhe jam i bindur se vizita juaj është një hap i madh në këtë drejtim”, tha kryeparlamentari danez.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, kryetari i Kuvendit vlerësoi vëmendjen e veçantë, që Mogens Lykketoft, i ka kushtuar Shqipërisë dhe rajonit, që kur ishte Ministër i Jashtëm.
“Vizita ime e parë jashtë vendit- vijoi Meta- ka qenë në Danimarkë, ku kam mësuar për parimet e demokracisë sociale dhe vlerat evropiane dhe ku kam njohur disa nga miqtë e mi më të mirë, të cilët tani shërbejnë në politikën daneze. Që atëherë, e kam patur shumë për zemër Danimarkën, një vend që ka qenë gjithmonë një shembull ekselence për mua”.
Për kryetarin e Kuvendit, Danimarka përfaqëson një model të qartë të zhvillimit demokratik, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë kontinentin evropian.
“Niveli juaj shumë i lartë i integritetit, ndjenja e përgjegjësisë me të cilën ju ushtroni politikën në këtë vend, niveli shumë i ulët i korrupsionit dhe standardet shumë të larta të jetesës, ju bëjnë ju jo vetëm një model të shkëlqyer, por dhe një partner shumë të rëndësishëm për Shqipërinë brenda BE-së, të cilit ne aspirojmë t’i përkasim një ditë”, theksoi Meta.
Ai më tej vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera politike mes dy vendeve, ndërsa shprehu besim se pas vizitës së tij në Danimarkë dhe pas një vizite të Lykketoft në Tiranë, në një të ardhme të afërt, shkëmbimet parlamentare dypalëshe të hyjnë në një fazë të re dinamike të marrëdhënieve konkrete dhe produktive.
Kryeparlamentari shqiptar shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Danimarka i jep Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, si dhe për kontributin shumë pozitiv të saj në rajon, veçanërisht në Kosovë.
“Unë kam ardhur këtu për të siguruar bashkëbiseduesit tanë danezë se prioriteti kryesor në axhendën tonë kombëtare, politike dhe parlamentare,dhe në axhendën e të gjithë spektrit politik është integrimi evropian i vendit dhe i të gjithë fqinjëve tanë në rajon. Sa i takon zhvillimit, ne kemi nevojë jo vetëm për asistencën dhe ekspertizën e vlefshme që Danimarka i jep Shqipërisë, por gjithashtu kemi nevojë që investitorët tuaj të vijnë dhe të shikojnë mundësitë që ofron Shqipëria, veçanërisht në energji, agro-përpunim, bujqësi dhe turizëm”, tha Meta.
Ai u ndal tek rasti i Ukrainës, i cili “duhet të na shërbejë për të na kujtuar se projekti evropian është ende i papërfunduar, se vlerat dhe standardet evropiane janë tejet të rëndësishme.
“Në këtë kuadër unë jam i bindur se pa një Ballkan tërësisht të integruar, Evropa nuk do të jetë e plotë, dhe pa zgjerimin e BE-së, Ballkani nuk mund të jetë një rajon i sigurt dhe i qëndrueshëm”, u shpreh Meta në fjalën përshëndetëse mbajtur në darkën zyrtare të shtruar nga Parlamenti danez, për nder të tij.
Ik ore hajdut, na meso teknikat e vjedhjes me mire.
Nuk di gje tjeter ti vetem si te vjedhesh
Po ndonje tende kishte ngritur ky danezi per te pritur Kokelopen?
bravo meta ,
une them qe ballkanin ta integrojme me ngjala , tek Tenda e gedafit tek gjiri i lalzit.
Vetem me ty integrohet ballkani , ashtu si integrove shqiperine me bllok ne dore .
nuk e di , me sa perqind munde ta integrosh ballkanin ?
…na ben liderin nder ballkanik…shqiperia teper e vogel per te !!!
…e masin fuqine me sasine e parase qe kane….shihni saliun qe spushon..kane siguruar disa breza…
Jo se Jozefina ishte lule per te marre ere,por ky eshte kryehajduti me permasa boterore,era qelb i vjen nga korrupsioni,…
Me hajduta si Iliri Shqiperia i afrohet gropes.
Njerez te pamoralshem, hajduta, mashrtrusa dhe kriminel dhe tradhetare si Meta-Berisha-Nano duhen te ndeshkkohen nga drejtesi per te gjithe veprat penale dhe vrasjet e kryera. Ato kane marre peng fatet e vendit tone keto 14 vjete
Na integroi ne ky plera dhe i mbeti pa integruar ballkani
kjo eshte pik e hallit, llogarisni o Shqiptare kush jep mend… ilir meta….hahahaaaa….copa e budalles..
Shqiperia po ecen me shpejt
Lsi po i mban premtimin qe shqiperia do te integrohet ne BE.
bRAVO ZOTI META JENI I VETMI I CILI MUND TE BEJ MIRE PER KETE VEND
para se te shani, mjafton te beni nje vleresdim te qeverisjes se Berishes, i cili paguante milione pe rte dale nje foto jahste se nuk e priste askush. Qe vete Meta jasht dhe takon kreret e atij shtetit, respekt eshte dhe per Shqiperine pasi e vlereosjne
Pas kaq vitesh shqieprise po i hapen dyert e evropes, por komunistet qe jane ne PD e kane orientimin vetem drejt serbise dhe rusise. nuk duan europe
ZOTI META NE JU MBESHTESIM PER CDO GJE QE BENI
BRAVO BRAVO BRAVO
po berishen e harruat ju qe nuk ia varte asnje, e linte si legen te dera e kancelarive. Duhet te vlereosni se po hapen dyert e kancelarive te evropes
Ilir Meta me i miri
Ilir Meta suksese
Eno, Eni dhe Erta jane4 te punesuarit e LSI-se. Mos ua merni seriozisht ate cka thone per hajdutin Meta. Edhe keta jane ca hajdute, por shume te veckel, tip hajdut xhepash. Me Ilir Meten nuk shkohet kurre ne Evrope. Eshte kanceri i politikes shqipetare.
Likja integroj ngjalat
likja integroj gjykatat
likja integroj floririn
likja integroj bllokun , ku mbante perqindjet
Likja integroj sali bereshin
Likja integroj skrapin
Likja integron Tendat
Likja u integrua tek gjiri i lalzit
Likja u integrua me 600 metra katror shtepi ne bllok
Likja
po integron edhe edi ramen
kUR DO TE INTEGROHET likja tek deklarimi i pasurive ?
Me ç’fare te ardhura e justifikon likja integrimin e pasurise qe e demostron ne menyre si Faraoni ?
Z.LUKKETOFT,SHQIPERIA DO TE BEHET VETEM KUR TE LUFTOHET MAFIA E VJETER JUVE JU GENJEN MENDJA
pas ismail qemalit, je i vetmi burre shteti
Po sa popull i trashe ne shqiptaret politikanet si Meta Rama Berisha apo Basha na vjedhin ne si popull e tallen pa fund Kurse ju beni komente ku njeher mbroni mutin e heres tjeter bajgen
Bravo z.Meta per angazhimet e reja ne politike . Shqiperia duhet dhe besoj se do te ece edhe me shume gjate ketyre viteve