Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pati një sërë takimesh në Berlin. Ai fillimisht u prit nga presidenti i Bundestagut Norbert Lammert, nga kryetari i grupit parlamentar Volker Kauder, nga kancelarja Angela Merkel, nga zëvendëskancelari dhe ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Sigmar Gabriel, zhvilloi bisedime me përfaqësues të disa bankave dhe kompanive të njohura gjermane. Rama, pas Berlinit, këtë të mërkurë po qëndron në Bruksel. Në prag të udhëtimit, ai zhvilloi një bisedë me Deutsche Welle-n në Berlin.
Zoti Rama, vizita juaj në Berlin ndodh, para se ju të shkoni në Bruksel. A do të thotë kjo, se për të hyrë në BE duhet të kalosh nga Berlini?
Sigurisht që nuk shkohet në BE pa kaluar nga Berlini. Por nga ana tjetër këto dy vizita janë bashkuar për të fituar sa më shumë kohë.
Zoti Rama, kancelarja Merkel u shpreh me shumë nota pozitive për Shqipërinë në konferencën për shtyp.“Ne duam që Shqipëria të ketë një zhvillim të mbarë, sepse perspektiva europiane është e nevojshme për një zhvillim të mbarë të të gjithë rajonit, edhe për Shqipërinë”, theksoi ajo. Si e vlerësoni këtë mesazh të Merkelit, zoti Rama?
Sigurisht që interpretimet ju takon t’i bëni ju, por ajo që mund t’ju them me plot bindje është, që ka qenë një takim i paharrueshëm për nga intensiteti i shkëmbimit të opinioneve mbi ecurinë e gjërave në Shqipëri, mbi ecurinë e gjërave në rajon, mbi ecurinë në tërësi të procesit të integrimit europian për vendet e dala nga rrëzimi i perandorisë komuniste. Por nga ana tjetër ka qenë shumë motivuese dhe inkurajuese për gjithë ne, si të thuash të vetëdijes, që kemi arritur të krijojmë për seriozitetin e qeverisë, kurajon dhe vullnetin për të bërë reforma, që kanë munguar prej shumë vitesh, si dhe për vetë rezultatet, që flasin dhe kanë tërhequr pozitivisht vemendjen e partnerëve tanë.
Zoti Rama, edhe politkanët gjermanë nuk i mohojnë zhvillimet pozitive të Shqipërisë, reformat e marra, apo projektet, që po ndjek vendi. Por ata kërkojnë më shumë prova konkrete të realizimit të tyre në jetë. Ju kishit prova të tilla në tryezën e bisedimeve gjatë takimeve, që janë vënë në jetë dhe janë bindëse për rrugën e duhur të Shqipërisë drejt integrimit europian?
Unë mendoj se prononcimi i kancelares ishte mjaft i qartë dhe kuptimplotë. Sigurisht që këtu nuk bëhet fjalë për një stacion, ku mbërrihet dhe pastaj mund të ulesh. Bëhet fjalë për një proces dhe procesi është i mbushur me sfida. Ne ndamë bindjen e thellë se pa një reformë reale të drejtësisë, synimi për t’u anëtarësuar plotësisht në Bashkimin Europian mbetet në fund të ditës një iluzion, kështu që rruga e integrimit është e lidhur domosdoshmërisht me rrugën e reformimit rrënjësor të sistemit të drejtësisë dhe ne jemi shumë të vendosur ta bëjmë këtë gjë, aq më tepër me mbështetjen e plotë të partnerëve tanë, SHBA, BE dhe sigurisht edhe të Gjermanisë, mbështetjen e së cilës lidhur me këtë reformë kancelarja e konfirmoi edhe në mënyrë shumë eksplicite.
Pra ju do të shkoni në Tiranë me një sërë, le ta quajmë “këshilla, apo sugjerime nga Berlini, sa i përket reformave, veçanërisht në sektorin e drejtësisë?
Këtu nuk bëhet fjalë për sugjerime të natyrës teknike, por bëhet fjalë për një vizion të përbashkët dhe plotësisht të dakorduar, lidhur me çfarë do të bëjë Shqipëria për të ecur më shpejt në rrugën e integrimit dhe për të bërë të mundur që anëtarësismi në Bashkimin Europian, kur do që ai të vijë, të vijë si pasojë e një trasnformimi real të jetës së vendit. Nga ana tjetër me kënaqësi kam ndarë me kancelaren edhe bindjen tonë se integrimi në Bashkimin Europian nuk është një udhëtim për diku, por është një udhëtim brënda nesh, për të nxjerrë më të mirën nga ne dhe për të modernizuar vendin tonë. Vendi ynë është në Europë, do të bëjmë gjithçka, që të meritojmë atë vend, që shqiptarët aspirojnë dhe që me ndihmën e kancelares dhe partnerëve tanë europianë ne do të mund t’ua japim, duke bërë të gjitha detyrat tona, duke shprehur vetëdijen, që procesi i integrimit është proces i patjetërsueshëm.
Zoti Rama, ju u takuat edhe me përfaqësues të bisnesit gjerman, të sipërmarrjevetë njohura gjermane. Madje në takimin me zëvendëskancelarin dhe ministrin e Ekonomisë, Sigmar Gabriel, ai sikur premtoi që Gjermania do të rrisë prezencën ekonomike në Shqipëri. A u fol për sektorë të veçantë të Shqipërisë, që ju do t’ia besonit pikërisht këyre investitorëve nga Gjermania?
Ne folëm shumë qartë dhe hapur jo vetëm në takimin me kancelaren, ku sigurisht edhe në këtë takim është prekur çështja e nevojës për një rritje reale ekonomike të rajonit dhe pa dyshim të Shqipërisë si pjesë e rajonit përmes rritjes së investimeve të huaja direkte. Kemi pasur disa takime me përfaqësues të firmave dhe kompanive të njohura gjermane, nga sektori i energjisë, i turizmit me përfaqësues nga banka gjermane, që kanë interes të investojnë në Shqipëri. Takime mjaft interesante, inkurajuese, do t’i shtjellojmë në mënyrë më të strukturuar, për këtë kemi biseduar në të gjitha nivelet në kontaktet me sipërmarrjet gjermane dhe në vijim do të kemi stacione të tjera në një rrugëtim, që besojme se do të na sjellë më pranë investimeve gjermane në Shqipëri.
A kanë interes vetë gjermanët për të investuar në Shqipëri, zoti Rama?
Sigurisht që çështja e rritjes së investimeve të huaja është një çështje, që kërkon jo vetëm interesin e një pale, por edhe garancitë e palës tjetër. Ne jemi të gatshëm për pjesën tonë të sfidës dhe jam i bindur që dorë pas dore do të shikojmë gjithmonë e më tepër sipërmarje gjermane të gatshme, që të bëhen pjesë e rrugëtimit tonë për të rilindur Shqipërinë ekonomikisht dhe për t’i dhënë vendit tonë atë mirëqënie, që aspiron prej kaq shumë kohësh dhe që i mungon prej kaq shumë kohësh.
Ju përmendet modelin gjerman të kulturës së punës. Mos do të thotë kjo që me ardhjen e investitorëve gjermanë në Shqipëri, vjen edhe ky model kulture?
Sigurisht që po. Për ne është dyfish e vlefshme të kemi më shumë investime nga Gjermania, më shumë kompani gjermane, që vendosen në Shqipëri, sepse nga njëra anë është sigurisht vlera e investimit, por nga ana tjetër është edhe vlera e kulturës së punës, që i dallon padyshim gjermanët në mënyrë të posaçme dhe që me siguri është patjetër një vlerë e shtuar për këdo, që punon me gjermanët.
Por nëse do t’i referohesh modelit gjerman, ju duhet ta dini që gjermanët dallohen edhe për respektimin e ligjit. Para ligjit gjunjëzohet, presidenti, kancelari, njësoj sikurse qytetari i thjeshtë. Dhe për këtë ka shembuj konkretë. Kur do të ketë një rast të tillë konkret edhe në Shqipëri, zoti Rama?
Përgjigja ime është shumë e shkurtër dhe e qartë: Nëqoftë se Shqipëria do të kishte arritur atë nivel të barazisë para ligjit dhe të ndëshkueshmërisë për çdokënd pavarësisht hierarkisë, siç e ka Gjermania, ne praktikisht do të ishim bashkë me Gjermaninë në kyre të punëve të Bashkimit Europian, por Gjermania është Gjermani dhe Shqipëria është Shqipëria.
Zoti Rama, roli i Shqipërisë në rajon sigurisht që është shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet me vendet fqinjë. Por ndërkohë ende nuk ka një shkëmbim të vizitave mes Beoogradit dhe Tiranës në nivel kryeministrash. A do të ishit ju i gatshëm për ta bërë këtë, pra për të hedhur hapin e parë në këtë drejtim?
Edhe kjo temë u prek edhe në bisedën, që pata me kancelaren Merkel. Sigurisht që është një kohë e re për Ballkanin. Unë e kam thënë këtë qysh në krye të herës, që qysh me nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është mbyllur një epokë dhe është hapur një epokë. Ky është viti i parë në historinë e Ballkanit, që nis pa asnjë konflikt mes shteteve dhe vendeve dhe nga ana tjetër përkon me 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore. 2014-a është një vit i jashtëzakonshqëm për Ballkanin, i pari vit, ku s’ka një fqinj me pushkën drejtuar ndaj fqinjit tjetër.
Kështu që në këtë hapësirë të re, ku bashkëpunimi dhe ndërveprimi rajonal është në rend të ditës për të mirën e gjithë popujve, sigurisht që edhe marrëdhëniet tona me Serbinë do të zhvillohen në një trajtë tjetër, në trajtën e një marrëdhënieje mes njerëzish, popujsh, shtetesh që jetojnë me të njëjtin rajon, me të njëjtat sfida dhe që së bashku mund të bëjmë shumë më tepër se sa të ndarë. Me siguri në këtë aspekt do të kemi edhe vizita të nivelit më të lartë./DW
sa te jete gjalle ne politike ilir meta me kompani shqiptaret rilindas do shullohen ne rrezet e diellit
Duhet reforme e thelle sepse me pinjolleet e saliut sdo behet kurre drejtesi ne kete vend.
Jemi me ty edi.
ME vjen mire qe kemi nje kryeminister te tille kaq realist dhe kaq te gateshem per te punuar e cuar shqiperine ne BE.
Urime kryeminister
Rama kryeministri qe na nderon sot ne bote e pritet nga kancelarite me te medha ne europe dhe me gjere.
Rama ka te drejte per gjendjen e drejtesise e cila eshte e kapur nga presidenti me pinjollet e tjere te saliut
Rama eshte shpresa e popullit qe e votoi e sot e mbeshtet masivisht.
Edhe sot i themi edi rames te beje drejtesi pa ju dreidh qerpiku se populli eshte me te
Gjermanet nuk kane shume llafe, por kane shume pune e vepra. Edi Rama duhet ta shkruaje ne nje leter e ta mbaje perpara ne tavolinen e punes kete…
Kjo foto aty e ka emrin :
…Love is in the Air….
…dikush duhet ta njoftojë Edi Ramën se është kryeministër me një mazhoracë prej 84 votash. Saliu me këtë numër deputetësh do ta kishte shpallur dhe Anxhela Merkel-in puçiste!…
66 ka o lum miku . se te tjerat ja shtrengon nga koqet likja qe pi vere te shtrenjte.
I degjon Sala keto gjere dhe i hypin xhindet ….lol
UNE I KAM NJOHUR EDHE GJERMANET
Eshte nje idiotesi te kerkosh nga gjermanet nje model pune, shteti, drejtesie. Paskemi mberritur deri ne kete pike sa te pergjerohemi per tu ndihmuar nga gjermanet e Merkelit ?
Gjithe kjo “overture teutonike” e Edi AuNirthte Rames, qe kembengul te edukohet ne shtet-berje nga Merkeli i DDR-se eshte konfirmim i mungeses se minimumit te pergjegjesise individuale e kolektive te tij e rilindasve qe zgjodhi per te drejtuar shtetin shqiptar drejt integrimit.
Gjermanet nuk kane asgje te veçante ne drejtimin e shtetit, jane thjesht te pasur si komb dhe zoterojne nje tradite disa shekullore ne industri, shkence e bujqesi, ndersa drejtesine e kane te imponuar si vend i mundur pas luftrave shkatrrimtare boterore qe bene.
Si shembull domethenes mjafton te kujtojme qe shteti gjerman nuk ka nje ligj “antimafia” kunder kriminalitetit te organizuar, edhe pse aty jane zhvendosur klanet mafioze me te rrezikeshme ne bote, ku kane investuar te gjithe parate e trafikimit te droges, korrupsionit, shitjes se armeve, prostitucionit e sa te tjera pislleqe.
Keni pare ndonjehere ndonje film gjerman? Jane me te pranueshem ato japoneze e kineze se sa filmat gjermane. Jane filma te ftohte, pa ndjenja, pa karaktere te forta, gati gati ne pershkrimin e jetes te duken edhe idiote.
Edhe Greqine e “ndihmoi” Merkeli per te dale nga kriza: borxhin qe i akordoi prej shume miliarda euro ja kushtezoi me blerjen e nendeteseve berthamore, avioneve, tankeve etj. Gjermane jashte çdo llogjike ekonomike, duke e fundosur shtetin grek ne mizerje.
Uroj qe “ndihmen” ekonomike Edi AuNirthte Rama te mos e kanalizoje ne keto lloj allishverishesh fitimprurese per Merkelin e shkaterruese per ne.
Nuk di nese Kryeministri yne gjatosh i foli edhe per projektigjin efundit qe pergatiti me ndihmen e hajdutit-kriminel Fullani per ti dhuruar bankave me aksioniste edhe deputete te Kuvendit, parate e djerses e te sakrificave tona.
Te mos prezantohemi si “kokeleshe” ndaj gjermaneve, sepse ate qe duhet bere e dime me mire se ata dhe te tjere qe po perdoren “per te hequr analfabetizmin ne zyrat e Tatimeve shqiptare”.
Ne fillim te shekullit te shkuar perendimoret derguan edhe nje fare princ Vidi per te na drejtuar, por i treguam kufirin tek thana edhe asokohe, ne shqiptaret “me bisht” te Bismarkut.
Me kujtohet nje here nje “nderhyrje nga lart” per te perdorur aparatet skadente te SIEMENS-it gjerman ne nje biznes te teknologjive te fundit. U futen me aparaturat e tyre .. per te kopjuar teknoligji te te tjereve. Keta jane gjermanet qe Edi AuNirthte Rama i adhuron deri ne te qare.
Sigurisht ajo qe kemi nevoje eshte mbeshteja e tyre ne dhenjen e votes pro hyrjes tone ne BE. Dhe kaq.
O Besiana o injorante, e ke lexuar Remarkun, e ke degjuar Bahun, po Scorpionsat, po Mercedesin e njeh si makine. Gjernania eshte shtet o injorante, ty te paska ngel sahati filmat…
Te lumte takU!Besiana te rregulloje ata te ngujuarit me femijte mbrenda kullave pastaj te flasi per Gjermanine….
TI PASKE MARE AJER ME KOHE. KUJDES KUR TE PJERDHESH SE DO ASFKSOSH EDHE HIPOPOTAMET.
Me fal por ky eshte nder komentet me te painformuar qe kam lexuar ketu.
“Gjermanet jane thjesht te pasur si komb dhe zoterojne nje tradite shekullore ne industri, shkence dhe bujqesi.”
Uau!!! Po kjo qenka gjeniale! Gjermanet s’kane asgje industrine, shkence dhe bujqesi.
Sulu Edi, kjo eshte e thjeshte fare sipas Besianes: bejme industrine, shkencen dhe bujqesine dhe vitin tjeter dalim ne krye te Europes dhe botes nga niveli i zhvillimit ekonomik e shoqeror.
populli shqiptar do t’i jete mirenjohes per jete Besiana Gushit, qe na tregoi sa thjeshte qenka rruga per ta vene Shqiperine ne radhen e vendeve me te zhvilluara te botes.
Shume interesante eshte edhe ideja e Besianes se Gjermania e fundosi Greqine qe i dha borxhe dhe po i shet mallra gjermane (por kete mund te mos e kete origjinale Besiana, se duket si nga radio Athina). Gejrmania ka faj qe i dha borxhe dhe nuk ia fali Greqise.
E po ce’eshte Gjermania ne fushen e artit e letersise se mos i ka dhene gje botes ajo?
Boll me keto paditurira. Nuk e di ti se gjermanet kane prire keto dy shekujt e fundit jo vetem ne shkence por edhe ne arte, pikture, skulpture e arkitekture. A mund te kuptohet muzika klasike pa Bahun, Beethovenin, Bramsin, Wagenerin, Mocartin, etj. A mund te kuptohet filozofia boterore pa Kantin, Hegelin, Fihten, Fojerbahun, Hegelin, Fajerabendin, Tomas Kunin etj. deh historiografia pa Mommsenin, Niebuhrin, et. A e di ti ku jane bere transmetimet e para televizive qe para luftes se dyte boterore?
Eshte fat i madh qe me daljen e mediave sociale mund ta ekspozojme me mire injorancen tone.
Ti vesh-shpuar i Adolf Hitlerit paske harruar 6 milion hebrejte qe masakroi nungji yt, evgjitet, homoseksualet e popujt e tjere perfshire shqiptaret qe i vrau ne trevat e tyre gjate shekullit te kaluar.
Ke harruar Nitczen si filozof, e muzika e autoreve gjermane eshte “elitore” e ashtuquajtura “muzike dhome”., pra per nje publik te ngushte, te rrafinuar, te pasur. Te rakomandoj te hedhesh nje sy ne te tjere kompozitore me popullaritet te pafund, jo gjermane.
Gjithe filozofet qe permende ishin udherefyesit e politikes naziste te hitlerianeve qe erdhen pas tyre.
Shqiperia nuk do i jape leksione gjermaneve, ajo vetem duhet tu thote se di te beje shtet, qe kishte nje KOD kanunor nder me te vjetrit ne bote, dhe kaq. Jo te imitoje apo te kerkoje ndihme per te drejtuar, por ti tregoje se cilat jane arritjet ne shtet-berje.
Asgje nuk na lidh me kulturen e te jetuarit me gjermanet, kemi traditat tona, kemi menyren tone te jeteses, kemi krenarine tone, paçka se sot perfaqesohemi nga sharlatane injorante qe i gjunjezohen Merkelit te ish nazizteve teutonike.
Une ju dhashe pergjigjen qe meritoni por jeni te ndihmuar nga Merua i Bazes qe i fshin ato. Vazhdoni te llomotitni si dordolece se ashtu jeni te pjelle-formuar : totollake e qelbesira.
shyqyr qe e kuptove, tani te shikojme nese do te mund te besh gje…
Dolen kulufat e mesazheve me sms. Jane bere si puna e cercizit kur e rrethuan turqit qe i nderronte frengjit per t’u dukur sikur ishin shume. Jazek ju qofte bythlepirsat e fresshit ?
Ka shume padrejtesi gjthandej ne kete Shqiperine tone dhe duhet reformuar rrenjesisht .Jemi me ty zKryeminister per nje Shqiperi europiane . Te lumte.
Apeli BE-se eshte shume i qarte,hetoni 21 janarin,denoni fajtoret.
Ne raste se drejtesia nuk vepron,si nuk ka vepruar deri tani,duhen reforma te thella ne drejtesi !
mjaft me konstatime.pa ndeshkueshmeria e gllaberimeve dhe abuzimeve eshte reforma qe duhet te ndermerni ose shume shpejt do hapni krahun.
Eshte mjaft e veshtire jane te nderthuara do kohe qe te arrihet ajo qe do EUROPA nuk eshte kollaj do vullnet politike por kjo mungon se eshte i qelbur peshku nga koke eshte shume e veshtire te arrihet te behet shtet ligjore u permbyse nje regjim por u ndertua ne baze te interesave individuale e ekonomike eshte krijuar nje vakum i madhe qe nuk zgjidhet kollaje sepse te gjithe e kane ngjyer gishtin ne mjalt
Duke pare kroniken e lajmeve mbi viziten e Z.Rama ne Gjermani , cdo shqiptar patriot mbushet me gezim dhe krenari. Pritja ishte shume miqesore dhe ne nivelet me te larta me te gjitha nderimet. Te te nderoje Gjermania ne kete menyre eshte gje e madhe per ato qe njohin diplomacine dhe politiken. Don Zoti , shance te reja per Shqiperine ne te ardhemen.
O Z. Kryeminister!
Meqe me fjale je ne rregull dhe meqense po shkon ne pune me kembe…..
DIL I HERE NGA POSTA E TIRANES!
Njerez qe po u digjen afatet se Ministria e Drejtesise VONON 1-2 MUAJ DESHMITE E PENALITETIT
Posta Shqipèetare vonon dergesat per PERKTHIM LEGALIZIM TEK AMBASADAT GREKE E ITALIANE, duke ju djegur njerzve afatet e dorzimit ne vendet ku punojne!
Z. Kryeminister!
PESHKU QELBET NGA KOKA
Cfare behet keshtu?
Me ate Minister Drejtesia qe ke tio Ram trimi harroje se mund te besh reforme ne Drejtesi .E shikon si skuqet Nacua, aty do Doc e bir Doci jo nje qullapite si Nacua apo nje monster se Bujar sakati.
7 muaj kaluan,asgje konkrete,shpresat e medha qe kam pasur po shuhen,per 7 muaj vetem pordha sovjetike kemi degjuar njelloj si pordhat e Berishes.
Shyqyr qe e kuptive o Rama, e mos degjo Besiana idioten me siper, une kam qene ne gjermania shume here, respekte per ate popull, lere Besianen qe do filma e nuk e di qe makinat me te mira prodhohen aty, pa ka pasur shkrimtare si Remark e kompozitore si Bah, e muzikante si Scorpions e ekipe si Bajern
Z.RAMA
Takimi me Kancelaren Merkel eshte shume kuptimplote.Prej Kancelares eshte kerkuar reforme e thelle ne Drejtesi. Pyetja qe une bej si nje qytetar i thjeshte eshte:
Me cilet do ta realizosh kete reforme ?
1.Me kryetarin aktual te KLD, dihet se cili eshte.
2.Me ministrin aktual te drejtesise, nje medioker.
3.Me prokurorin e pergjithshem qe eshte sot, nje person i mefshet.
4.Me drejtusit e sotem te gjykatave ne te gjitha nivelet, qe dihet se kush dhe si jane emeruar.
Te gjithe te siper permendurit nuk garantojne se mund te te ndihmojne. Zevendesimi i tyre duket i pamundur per shume arsye.
Rjedhimisht synimi i realizimit te kesaj reforme do ti perngjaj ngritjes se nje keshtjelle rere ne bregun e detit.