Kryetarja e komisionit Parlamentar të Integrimit Majlinda Bregu deklaron mbështetjen pa kushte të opozitës në procesin e integrimit, ndërsa u shpreh e bindur se ftesa për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE për Shqipërinë, do të vijë në qershor.
“Partia Demokratike e ka deklaruar dhe e përsërit se marrja e statusit është e vonuar, por mbështetja jonë në këtë proces do të jetë pa kushte. Çfarëdo ligji apo reforme që Qeveria shqiptare do të sjellë në parlament, të cilat do të bënin që vendimi i qershorit të ishte pozitiv për vendin, opozita do tregohej e gatshme për ta votuar”, u shpreh Bregu.
Deklarata e ish-ministres së Integrimit u bë gjatë punimeve të Konferencës Ndërkombëtare “Bashkëpunimi Transatlantik për Paqen dhe Sigurinë në Ballkan: Axhenda shqiptare për integrimin në BE dhe NATO”. Sipas Bregut, integrimi nuk mund të jetë një proces i pavërtetë dhe sipërfaqësor, pasi ai konsiderohet një përgjegjësi kombëtare. “Ne na duhet ta bëjmë real dialogun, i cili është i domosdoshëm”, theksoi ish-ministrja e Integrimit. Duke shprehur bindjen për marrjen në qershor të statusit të vendit kandidat, Bregu gjithashtu pohoi se vendi ka humbur shumë kohë në këtë rrugë të gjatë. Besimin e saj për një vendim pozitiv të KE-së, ish-ministrja e Integrimit e mbështeti në dy raportet e fundit të Komisionit, ku prezantohet një pasqyrë e hollësishme e arritjeve të Shqipërisë në plotësimin e detyrimeve.
“Në rast se këto arritje u çertifikuan në tetor atëhere besoj se dhe raporti i qershorit duhet të jetë në vazhdën e kësaj fryme”, u shpreh Bregu.
Por, pyet ajo, para se të shkohet tek raporti i qershorit a është Shqipëria atje ku ishte në tetor apo dhjetor të vitit të kaluar? A kemi sot një axhendë shqiptare për integrimin e Shqipërisë në BE? “Nuk doja t’i pëgjigjesha negativisht kësaj pyetje, nënvizoi Bregu, por ndërsa deri dje ishin 12 prioritete për çeljen e negociatave, sot kemi vetëm pesë, që do të thotë se BE e bëri kapërcimin për Shqipërinë, duke i dhënë asaj mundësinë të ecë më tej në këtë proces”.
“Ndër pesë prioritetet e vendosura nga BE i pari lidhet me administratën publike, që duhet të jetë profesionale dhe jomilitante. Por, faktet nuk na bindin se ky prioritet është në rrugën e duhur të zbatimit. Pa dashur t’i hyj shifrave të të larguarve, por sikur edhe një individ i vetëm të ishte larguar nga puna në shkelje të ligjit, ky nuk do të konsiderohej një plotësim, por një shkatërrim standardi”, u shpreh Majlinda Bregu.
Gjithashtu, ajo shprehu rezerva dhe në plotësimin nga qeveria të prioriteteve të tjera që lidhen me reformat në sistemin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafiqeve,
Laura ‘dhelper e vjeter’. Shume ‘POR’ ne pak fjali.
Filluan laraskat e PD-se te japin opinion pozitive per marrjen e statusit,pas takimit mbreselenes te Edi Rames ne Gjermani!E si mund te ndodhte ndryshe kur ke mbeshtetjen e shtetit me te fuqishem ne Evrope per marrjen e statusit,edhe nese hienat dhe cakallet e opozites mos e japin kete mbeshtetje,asgje nuk ndryshon ne rrugetimin e kesaj qeverie per nje Shqiperi ndryshe nga ajo qe lane te paaftet e Saliut.
TITULLI I SHKRIMIT eshte i mbrekullueshem,po nuk e dim se cfare fshihet pas ketij shkrimi fasade.MOS VALE DO TE THONI SE JAPIM VOTEN TON PER TE GJITHA ATO QE DO VENDOSEN SIPAS DESHIRES TONE? A e pyete shefit numer 1 ,SALIUN PER KETE QE DEKLAROVE? ERDHI DITA E ENJTE ,A U KA NGELUR GJE PA SHARE?