Ja si është e vërteta e helmimit të marinsave britanikë në ishullin e Sazanit

3 Prill 2014, 09:29Politika TEMA

Një grup marinsash të ushtrisë britanike, që po merrnin pjesë në një stërvitje në ishullin e Sazanit, kanë vuajtur disa probleme me lëkurën.

U raportua se mund të ishte helmim me gaz mustard për shkak se baza e vjetër ka shërbyer për prodhimin e armëve kimike.

Por Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka raportuar se bëhet fjalë për një bimë helmuese, e cila mund të shkaktojë edhe verbim, nëse lëngu i saj shkon direkt e në sy.

Kjo bimë e egër lëshon një lëndë toksike, që irriton lëkurën në mënyrë të dhimbshme.

Ushtarët britanikë të rajonit Plymouth thonë se nisën që të kenë probleme pasi bënë stërvitjen, ku përfshihej zvarritja në bar.

Pas shfaqjes së problemeve, ata u dërguan në anije dhe pas një jave njollat e shfaqura në lëkurë u zhdukën.

Edhe pse komandantët thonë se ambienti në Sazan ishte ideal për një stërvitje ushtarake, Ministria e Mbrojtjes thotë se nuk ka planifikuar ndonjë stërvitje tjetër, për shkak se prioriteti i tyre është shëndeti i marinsave.

9 komente në “Ja si është e vërteta e helmimit të marinsave britanikë në ishullin e Sazanit”

    1. GopNgrenesi says:

      Madison Ivy ? edhe vijne ushtaret ne forme prape

      1. albi says:

        hahaha, e bukur kjo e Madisonit

  1. Vladimir says:

    Sazani eshte nje resors turstik i pazevendesueshem, mjaft te menaxhohet e ti jepet me qera nje kompanie serioze. Veç bukurive natyrore te paperseristshme, Sazani eshte vet historia e shekullit te kaluar. Aty jane tunelet, bunkeret, pozicionet e topave,vendkomandat e ushtrise shqiptare dhe te asaj italiane para vitit 1943. Aty eshte nje qyteze e tere e braktisur, ashtu siç qe ne vitet 70-80. Te gjitha atracione turistike. Mund te çohen atje ku kane qene armatimet, duke i bere te paperdorshme per qellime luftarake, ndonje mjet origjinal lundrues, ne se ka mbetur, nendetsja e veteme qe ka mbetur. Pa shume investim, mund te gjenerojme te ardhura, por edhe te ruajm e te bejem te njohur historine tone.
    Nuk jemi aq te pasur qe ta leme si toke ne shkretetire Ishullin.

  2. analist says:

    Mos e diskuto, nuk ben me manovra ushtarake ne keto kushte Ministria Britanike se rrezikon lekuren e marinsave…me mire ti nisi direkt ne Afganistan se tje duket tamam cmimi i lekures se tyre.

  3. Nje shqiptar says:

    I nderuar Vladimir, keni mendime dhe propozime qe i vlejne vendin dhe popullit por dalin jashte horizontit te njerezve qe qeverisin

  4. KUJDES VIGJILENCEN says:

    nje lajm qe te le me goje hapur cdo shqiptar sidoms ata qe kan njohuri per ate vend fantastik kurre aty s eshte heluar njeri qe ne krijim e tij nga zoti ai ishull fantastik me ujin e ditet kristal kjo eshte loje e britanikve gjoja stervitje ushtarke dhe ketej derdhin tokside pastrojne anijet e tyre atje se keshtu i bie tani na doli dhe lulja helmuese po lerini keto budallalleqe une ka qen ushtar ne sazan dhe asnji su ka helmu nga lulet helmuese kan qen breza te ter ushtaresh i pyesi tju tregojne por keta matrapazet shqiptar me britaniket gjoja kushedi c kan derdh atje nen preteksin e stervitjes ushtarake ne ato ujra te deti jonian qe eshte nje pasqyre e vertet krmi krim qe maskhet nen emrin e stervitjes dhe asnje nuk flet ne po i prishim gjerat otna pasurit tona me duar tona si kudo pyje male lumenj shkaterim normal qe sdo i shpetoj dhe ai vend i vitgjer erdhen britaniket, kinezet, ruset ,italiant, porte e hapur shqiperia per te gjith t vjedhi kush t vjedhi vend pa zot Asnji nuk na i do te miren cdo vend i botes do qytetaret e vet dhe mendon per ta e jo per te tjeret keshu mos mendoni qe te huaj na duan .Per kosh plerash po normal na duan dhe shume biles te pasrojne mbeturinat dhe plerat e tyre .

  5. zhironi says:

    Jane djegur me hidhsa trapat.

  6. Klevis says:

    Ne nga anet tona i thome “HITHRA” ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje